Lush Palokaj: Mallkimi i një djaloshi
| E Enjte, 28.01.2016, 07:51 PM |

MALLKIMI I NJE DJALOSHI  - ÇMENDURI PER SHUMICEN E PAKISTANEZVE!

( Marrë nga ASIA PACIFIC)

Nga Lush Palokaj

Në Lahore të Pakistanit vonë gjatë një nate, Imami Shabir Ahmad(hoxha) duke u lutur  në xhami e pa djaloshin 15 vjeqar i cili me dorën e majtë e mbante një pjatë. Në te gjendej dora e djathtë po sa e prerë  e djaloshit.

AHMADi fare nuk u brengos. Doli nga xhamija dhe u largua nga katundi i Provinces Lindore të Punjab-it për t'i ikur pasojave.

Heret atë mbremje me 10 janar e kishte nemur djaloshin dhe i tha se je i mallkuar. Për akuzë të tillë njerezit denohën me vdekje në Pakistan. Madje edhe nese  nuk ka fakte si në rastin e djaloshit.

Sipas deshmitarëve dhe familjës se djaloshit,  Anwar Aliu femij i divotshem  i një puntori të varfer kishte qenë duke i percjellë lutjet gjatë një tubimi në xhami në fshatin Khanaqah.  Hoxha  i luti të pranishmit  që t'a ngrisin dorën të gjithë ata të qe nuk e donë profetin Muhamed. I habitur Anwari pa hezituar ngriti dorën.

E kuptoj gabimin kur e pa se vetem dora e tij ishte e ngritur dhe menjehere e uli.  Jo vetem Ahmadi por edhe shumica e pjsmarreseve në xhami bertitën , "i mallkuar!" Ti je ai që  nuk e do profetin !" Ai u larguar nga xhamia i turpruar.

Anwari , djalosh 15 vjeqar shkoj  në shtepi, e gjet një kosë të mpreft dhe e keputi dorën e djathtë po të njejtën natë.  Ja solli hoxhës - deshmi për një mekat jo të bërë me qellim por s'e  kishte kuptuar se çka ka thëne hoxha.

Policija menjëhere reaguan.  E zunë hoxhën dhe e burgosën por  hoxhallarët vendas u ngtitën në protestë dhe e liruan.  Mediat nderkombëtare reaguan duke e treguar ngjarjën  rrenqethese gjatë fundjavës dhe Ahmadi te dielen  e kaluar prap e arrestuan i akuzuar për terrorizëm dhe krime tjera.

" Nuk ka të dhëna se hoxha është i perzier në këto punë, akuzohet për ngacmim dhe ngritje emocionesh të populli për veprën e shemtuar të djaloshit, thot kryepolici Faisal Rana. E pakapshme, prinderit e djaloshit kundershtuan duke thënë se hoxha ka pasë të drejt  dhe s'është dashte të denohej. " Jemi të lumtur që biri i ynë e do profetin Muhamed aq shumë," tha Muhammad Ghafoor babai i Anwarit në një intervistë telefonike. "Ne do të shperblehemi nga Allahu për këtë mirësi në botën e amshuar."

Edhe Anwari e pranon mekatin dhe nuk do qe hoxha të denohet. " Atë e bëra për hirë te profetit Muhamed," thot  djaloshi.

Blasfemia është temë e ndieshme dhe ofendim shumë i ashper në Pakistan ku një mori ligjesh të ngatrruara  denimin e saj e marrin si të shenjtë dhe s'ka shpresë qe i akuzuri të mbrohet ne gjyq.  As deshmitarët nuk arsyetohën shpjegimin e ngjarjës  - ligji qe e denon blasfeminë ka të drejtë në vetvete.

Gjykimët janë të pasukseshme edhe nese akuza  eshte pa bazë, vjen në shprehje dhuna në arsyetimin e 'krimit."

Qeveritari i Punjab-it, Salman Taseer u vra nga truproja e tij në vitin 2011. Ai ka kritikuar ligjet e shtetit për blasfemi duke e mbrojtur një grua të krishter të akuzuar sipas rendit religjioz islam . Vrasesin e moren si hero kombëtar shume besimtarë pakistanez. Qelia e ti e burgut është shendrruar në vend peligrinazhi dhe për t'a nderuar atë vrasës një  xhami mori emrin e ti .

Te henën e kaluar Pakistani ka hjekë ndalesën trevjeqare të You Tube e bllokuar nën arsyetimin se emitoheshin video anti -islame. Qeveria ka deklaruar se google pronë e You Tube-es është pajtuar me qeverinë për bllokimin e videove dhe web faqeve me permbajtje ofenduese.

" Jemi shendrruar në një shoqeri  thellë të zhytur me gjera negative në emer të religjionit dhe prinderit mburrën me dergimin  e femijeve të tyre në xhihad për të vdekur  në emer të Allahut" thot  I.A. Rehman, sekretar gjeneral i komisariatit per të drejta të njeriut në Pakistan. "Më se e nevojshme është që qeveria  të bëj më shum në edukimin e të rinjëve kunder ekstremizmit.

Madje as në spital nuk ka shkuar Anwar Aliu pas amputimit të dorës se tij por në një klinikë të fshatit e ka mbeshjellur me fasha dorën e cunguar dhe drejt në shtepi. Prinderit  vorrosen pjesën e prerë të dorës në varrezat e fshatit.

Raportim i Waqar Gillani nga Lahore dhe i Rod Nordland-it nga Kabul i Avganistanit.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: