Drita Lushi: E njëjta ngjyrë
| E Shtune, 23.01.2016, 04:55 PM |

E NJËJTA NGJYRË

 

poezi

 

Sa herë thoje se më doje,

unë bëhesha e gjitha një zemër brenda teje,

bëhesha një dashuri e rrjedhshme

nëpër dejet e tua,

dhe ti, zbardhje netët,

vargje bëje për mua!

Pastaj më thoje:

“dashuria i bën të gjithë njerzit të shkruajnë poezi”.

por asnjë poet në botë, s’dinte të dashuronte si ti;

Ndërsa unë,

të adhuroja në heshtje, pa të thëne kurrë

“Të dua”

Por ti, dije të lexoje ҫdo fije floku tek mua,

Ti më lexoje ҫdo qelizë të epidermës!

dhe ҫdo lëvizje të buzëve.

Ndersa mua, me mjaftonte vështrimi…

Sa herë shiheshim në sy,

Ata merrnn të njejtën ngjyrë!

***

@ Drita Lushi

Mbrëmje, 22 janar/2016



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: