Entela Binjaku: Një dhuratë- një fëmijë i lumtur
| E Marte, 29.12.2015, 11:11 PM |

Një dhuratë- një fëmijë i lumtur

Nga Entela Binjaku

  ditët e fundit të vitit mendimi i shoqërisë duhet të shkojë kryesisht tek kategorirë e brishta shoqërore që jetojë në  vështirësi falë specifikës:  sic janë të moshuarit, njerëzit e vetmuar, fëmijët pa prindër, të sëmurët, padyshim dhe të varfërit. Me të hyrë dhjetori shumë organizma planifikojnë aktivitete që kanë në qendër atmosferën e fundvitit.  Ditën e hënë më 28 Dhjetor në një nga mjediset më tërheqëse të kryeqytetit, i quajtur “Stela Resort” gjendur në km.7   të rrugës Tiranë- Durrës u organizua një aktivitet festiv  që kishte në qendër fëmijët por që vuri në lëvizje dhe në sprovë disa partneritete me rëndësi për një shoqëri sic janë: ai midis fëmijëve dhe të rriturve, biznesit dhe kauzave sociale, të rinjve dhe aktivizmit civil, shtetit dhe qytetarit dhe po kaq  institucionit të mbajtjes së fjalës së dhënë me të cilin në shqiptarët jemi mbrujtur për breza të tërë, etj.

Nën moton : “një dhuratë një fëmijë i lumtur” , nismë e organizatave “Leaders” dhe “E ardhmja jonë” aktiviteti mblodhi së bashku fëmijë nga Tirana, Durrësi dhe Burreli të moshës 3-13 vjec. Në sallë ishin rreth 300 fëmijë të shoqëruar nga nënat ose nga prindi. “E ardhmja jonë” ka në fokus fëmijët ku njeri nga prindërit nuk jeton, ndërsa “Leaders” është një organizatë që ka për synim të mbështesë sa me shume njerezit sipas pasioneve te tyre duke u krijuar mundesi dhe politika per zhvillimin e tyre ne shoqeri.

Brenda një muaji pune këto dy organizata me aktorë kryesorë Alfred Muharremin dhe Seli Burnazin ja dolën të realizonin konkretisht idenë për një ditë feste edhe për këta fëmijë.   Ky aktivitet solli shumë supriza per fëmijët jetimë si shtrimi i drekës, shfaqje me animatorë dhe shpërndarjen e dhuratave. Falë mbështetjes së aktorëve kryesisht nga biznesi u arrit që fëmijët të kalonin një paradite të ngrohtë, festive, duke ndarë sëbashku me njeri-tjetrin kohën, emocionet, argëtimin dhe mjedisin e zbukuruar

Nuk është e para herë që Fondacioni “Harriet Martineau” angazhohet në një fushatë mbledhjeje ndihmash për fëmijët duke gjetur mbështetjen e  kontribuesve vullnetarë të cilët ndihmuan me dashamirësi dhe zemërgjerësi.

Falë thirrjes së Fondacionit organizatorëve ju dhuruan rreth 30 pako me dhurata, një shumë modeste të hollash dhe një sasi prej 100 bluzash për fëmijë.

Nuk është e thjeshtë në Shqipëri të realizosh idetë e mira, sado të dobishme dhe të nevojshme të jenë. Ajo që i vështirëson është apatia që ka kapluar të rinjtë ku vetëm një në pesë merret me vullnetarizëm, indiferenca shoqërore e cila përkrah “më të fortët”  duke lënë në harresë të dobtit edhe kur këta janë shumicë dhe ajo është vetë pjesë, mosbesimi i ndërtuar në vite për të cilin kanë përgjegjësi të lartë të gjithë ata që e kanë shkatërruar besimin tek vlerat e traditës së shqiptarit sic është mbajtja e fjalës së dhënë  dhe më keq akoma mungesa e empatisë, aftësi e cila ka nevojë të kultivohet thellësisht në psikën e shoqërisë sonë.

Megjithatë në cdo rast ka mbështetës që i qëndrojnë premtimit të dhënë, që solidarizohen pa  hezituar  duke u angazhuar me përgjegjshmëri të lartë në kauza të tilla duke frymuar në vazhdim besimin  për një shoqëri më të mirë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: