Marjan Sebaj Sopi: Krishtlindja - gëzim për mbarë njerëzimin
| E Enjte, 24.12.2015, 07:50 PM |

KRISHTLINDJA – SHKËLQIM, SHNDRITJE DHE GËZIM PËR MBARË NJERËZIIMIN

(Fragment nga libri “Dhuroju Hyjit me tërë qënien tënde! Kjo është Krishtlindja!”, Amanda Edit Verlag, Bukuresht 2015)

Nga Marjan Sebaj Sopi

Bota ku nuk ka buzëqeshje është e tmurrshme. Unë po mesiguri se as ju nuk i dëshironi fytyrat e tmurrshme ( apo siç i quan Bibla, fytyra të “qartura”) e të pikëllueshme, mirëpo të tilla fytyra ka pasur gjithnjë. Nga momenti kur Adami dhe Eva “u vetdijsuan se janë lakuriq” që do të thot “ të mjerë dhe të varfëruar” shkaku i padëgjesës ndaj Zotit, pastaj përmes bijëve të tyre, Kainit të cilit Zoti nuk i’a pëlqeu flinë e tij egoiste, dhe kështuqë nga atëherë e deri më sot në fytyrat e njeriut ka shbërthye errësira e mëkatit.

Për fytyrën e tmurrshme (qartur) të Kainit kështu shkruan autori biblik: “Kurse as Kainin e as flinë e tij s’e pëlqeu fare: Kaini u zemërua për së tepërmi dhe u qart në fytyrë. Zoti i tha: Përse je zemëruar dhe rri kokulur? Sepse, nëse vepron mirë, në pritë te dera e ke mëkatin; ai të lakmon ty; porse ti duhesh ta mbizotërosh”. Ajo fytyrë e tmurrshme (qartur) ishte shkaktar i vrasjës së parë në historinë njerëzore (Krah,Zan 4, 5-8). E keqja e shkaktuar me mëkatin e padëgjesës ndaj Zotit, e bëri këtë botë të krijuar dhe njerëzimin shpeshherë tmerrsishtë të errët. Kështu shkruan profeti Isaia: “Do t’i qojë sytë kah qielli, do të shikoj tokën: dhe, ja, vuajtje dhe errësirë, terr ndrydhës e mug i dendur”(Karh. Is 8, 21-22). Njeriu e dëshiron dhe don dritën, mirëpo shpeshherë dëshira dhe shpresa e tij nuk janë të arritshme dhe realizueshme:”Presim dritën dhe, ja, errësira, ndriçimin e ecim në terr! (Krah.Is 59,9).”Shikon vendin; errësirë, ngushticë, dritën e mbulon errësira! Kurse psalmisti e kujton Zotin në Besëlidhjen sepse errësira i është e padurueshme: “Shiko me mirësi mbi Besëlidhjen tënde, sepse shpellat e vendit u bënë banesa dhune” (Ps 74,20).

Dmth se errësira në botë, errësira në fytyrë është shkak i mëkatit: “ Udha e të ligjëve është e errët, nuk dinë se ku do të hasin në pengesa.”(Fu 4, 19)

Mirëpo, në rrezet e të së keqës dhe mëkatit, askurr në historinë e njerëzimit nuk ka munguar dhe as nuk u shua një fije e dritës e cila ka nxitë në shpresë. Zoti pamvarësisht, si personave, pra individve ashtu edhe popujve kohë pas kohe iu “shkundëte” errësirat: “ Të ngushtuar i lëshuan kushtrimin Zotit dhe Ai i shpëtoi nga vështirësitë e tyre”(Krah. Ps 107, 13-14).Kurse, profeti Isaia paralajmëron dështimin, humbjen e errësirës: “Porse më nuk do të ketë errësirë ku më parë kishte ndrydhje” (Krah. 8, 23) .Kurse në vizionin e “Ringjalljes së Jeruzalemit” paralajmëron fitorën (ngadhnjimin) përfundimtare të dritës: “ Ngrehu, shkëlqe, se po vjen drita jote, mbi ty po len Lavdia e Zotit! Sepse tokën po e mbulon terri dhe një errësirë e madhe popujt, kurse mbi ty, dritë bën Zoti e Lavdia e tij mbi ty, do të shihet! Në dritën tënde, do të ecin popujt edhe mbretërit, në lindjen e shkëlqimit tënd!” (Krah.Is 60, 1-5).

Koha e Ardhjes, dhe ja ylli - Drita e njerëzimit!

Një natë vërejta në qiellin e hapur dhe të kthjellët yllin i cili ishte më i shndritshem dhe i ndryshëm nga të tjerët. Kjo më shtyri të mendoj në atë Ardhje të parë e cila zgjati shumë kohë, e veçanarisht “kah fundi” i asaj Ardhje së parë, kur mbretërit nga Lindja vërejtën dhe filluan ta ndjekin atë yll të veçant dhe i  cili,  i solli në Betlehem. Kush e din se sa zgjati udhëtimi i tyre?!

Ta kujtojmë përshkrimin e Mateut ungjilltar: “Pasi Jezusi leu në Betlehemin e Judesë, në kohën e mbretit Herod, kur qe, prej Lindjes ia behën në Jerusalem disa Dijetarë, e pyetën: ” Ku është foshnja e lindur, që do të bëhet mbreti i judenjve. Sepse e pamë yllin e tij duke lindur dhe erdhë t’i shpreim nderimet tona...” Atëherë Herodi i thirri fshehtazi Dijetarët dhe me kujdes mori hetime prej sish rreth kohës kur u ishte dukur ylli...Ata, si e dëgjuan mbretin, u nisën. Dhe ja, yllin që kishin parë në lindjen e tij, u shkonte përpara derisa s’ zuri vend aty ku ishte fëmija. Ata , kur e panë ylllin, u bënë shend e verë. E si hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marinë, t’ëmën e tij, ranë përmys dhe i shprehën nderimet e tyre. Pastaj hapën thesaret e veta e i dhuruan: ar, kem e mirrnë...(Krah. Mt 2, 2 – 12).

Pra, nga ky teks - përshkrim shkëpusim, veçojmë disa momente. Pse ndodhi që DIJETARËT ta shohin YLLIN e jo disa njerëz tjerë? Përgjigja është e kjarët. Ata përcollën shenjat e qiellit. Ata ecën me sy e zemër të hapur nëpër këtë tokë, kështu që edhe mundën të shohin dhe njohin veprat e mrekullueshme të Hyjit. Vet natyra në mënyrë të mrekullueshme flet për Hyjin. Të mrekulluhesh është fillimi i teologjisë. Njeriu i cili i mrekullohet gjithësisë, natyrës dhe vetë njeriut, i cili është i krijuar në mënyrë aq të mrekullueshme (Krah. Ps 139) -  ai njeri është teolog. Njerëz të ditur janë ata të cilët hulumtojnë, cilët KËRKOJNË TË VËRTETËN. Dijetarët nga Lindja janë ata cilët hulumtonin Shkrimet, vrojtonin gjithësinë dhe natyrën. Me afsh kërkonin e shkonin pas gjërave e në hulumtim të mbinatyrshmës... Dëshironin të dijnë dhe arrijnë tek njohurit e “mbinjohurive”  të së vërtetës dhe pikërisht kështu edhe të arrijnë tek gëzimi i vërtetë. Dhe e gjetën. “Ylli” i nxiti që të shkonin përpara pamvarrësisht vështirësirave dhe rreziqeve që i përcillnin ata. Ishin shumë të pikëlluar kur për një moment e humbën nga sytë yllin, mirëpo kur e vërejtën dhe panë përsëri, u gëzuan me një gëzim të pamasë. E përcollën yllin (kometën) dhe arritën te JEZUSI, e panë, e adhuruan, iu përklën dhe ia dhanë dhuratat e tyre...

Jezu Krishti, DRITA cilën duhet ndjekur!

Gjithë ne duhet ndjekur “yllin”. Cilin? Ndërgjegjen tonë. Kjo është më e shkëlqyeshme se vet ai yll të cilën ndjekën dijetarët. Shkëlqen e shndritë në çdo qenie njerëzore, mirëpo edhe na flet me shenja të kohës dhe përmesë njerëzve tjerë, veçanarisht përmes atyre, cilët na prijnë kah rruga e shpëtimit dhe shëlbimit. Zëri i ndërgjegjes xingërron në zemrën e çdo njeriu, sa që edhe në gjithësi dëgjohet eho i saj me pyetjen: Njeri – ku je? Si jeton këtë jetë? Ç’bëre për të mirë e në dobi të motrës dhe vëllaut njeri në nevojë? Apo,”Bëj mirë – e shmangëju të së keqës! Për ta pasur më të kjart se çka është mirë e çka keq, Hyji na dhuroi urdhërimet. Urdhërimet e Hyjit janë yll i shkëlqyeshëm që na përcjell gjatë tërë jetës sonë tokësore të lumtur dhe të përjetshme. Kemi Fjalën Hyjnore e cila është aq e kjart dhe “mprehtë”: “Vërtetë , fjala e Hyjit është e gjallë dhe vepruese. Është më e mprehtë se çdo shpatë dy tehesh; përshkon aq... Nuk ka krijesë të fshehur para saj....(Krah. Heb 4, 12 – 13)

Ata cilët ndjekin këtë “yll” do të arrijnë deri te Jezusi dhe te gëzimi pikërisht te ai gëzim të cilën e përjetuan dijetarët nga Lindja. Kurse kur ta takojmë Jezusin, atëherë gjithnjë do të kemi forcë “të shkojmë rrugës tjetër”, që do të thot të jetojmë një jetë të re të cilën na meritoi Ai vetë me ardhjen e Tij në tokë, por mbi të gjitha me dashurinë e cila shkoi deri në vdekje. Vetëm kështu dhe me Ate do të kemi forcë ta realizojmë dërgimin tonë në këtë botë: T’iu jemi dritë të tjerëve, pikërisht ashtu siç na mësoi e urdhëroi vetë Jezusi: “ Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t’i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.” (Mt 5, 16). Papa Benedikti XVI. do të thot: Kush zbuloi Jezu Krishtin, ke Ai duhet ti sjellë edhe të tjerët. Gëzimi i madh nuk mund të mbahet vetëm për vete...Duhet të bartet, të përqohet... Nëse mendojmë dhe jetojmë duke filluar me Krishtin, atëherë na hapën syt, dhe atëherë nuk jetojmë më për vetjen tonë, por qysh tani menjëherë shohim ku dhe si mund të jemi më të dobishëm. Nëse jetojmë dhe veprojmë kështu, menjëherë hetojmë se është shumë më mirë që të jemi në dobi (shfrytëzim) aty, për të tjerët, se sa vetëm të rrugojmë në kërkim të komoditetit që na ofrohet. Jam i vetdijshem se ju si të rinjë dëshironi gjëra të mëdha, se ju dëshironi të mirreni e angazhoheni për një botë më të mirë. Këtë tregonju njerëzve, këtë tregoja botës e cila pikërisht pret në dëshmi të nxënësve të Jezu Krishtit, dhe ku së pari e që në fillim përmes shenjave të dashurisë suaj mund të zbulojnë yllin të cilin e ndjekim” (drejtuar të rinjëve në Köln-Gjermani).

...Errësira po kalon e drita, ajo e vërteta po ndriçon.( 1 Gj 2, 8)

Mateu ungjilltar, ardhjën e Jezusit dhe veprimtarin publike të Tij, konsideron realizim të profecisë të profetit Isai:”...Populli që gjendej në errësirë, pa një dritë të madhe; atyre që banonin në krahinën e hijes së vdekjes u lindi drita.” (Mt 4, 16)

Me lindjen, ardhjen e Jezusit në tokë ndalet epoka e errësirës, kthehet drita e humbur, kthehet buzqeshja në fytyrat e gëzimi në zemërat e njerëzve, sepse “ errësira po kalon e drita, ajo e vërteta po ndriçon” (1 Gj 2, 8).” E Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi” (Gj 1, 5). Pikërisht, këtë se është ashtu do t’na vërtetoj Shën Pali i cili shkruan: “Po dikur ishte errësirë, por tani jeni dritë në Zotërinë; jetoni porsi bij të dritës...”(Krah Ef 5, 8).

Pra, me këtë vetdije të galdojmë dhe me gëzim t’i këndojmë këngët tona të Krishtlindjes: “Fetar ju shpejtoni” dhe, “Eni popuj me hare”, të gjithë, “O vëllezër eni me shpejti”, kah? “Eni , eni kah Betlehemi”, sepse, “Sot te shpella e Betlehemit”, “Krishti i vogël”, “Krishti erdhi ndër ne”, është kjo,“Shenjta natë”, oh,“Barinjë o fatlumë”, “Bukuri na duel kjo ditë”... e mbi të gjitha, të pajtuar e të pastër në shpirtë e zemër , të pajtuar me Hyjin dhe vëllaun e motrën njeri, në paqe e dashuri, dorë për dore e njëzërit të galdojmë e brohorisim: “LAVDI HYJIT NË LARTËSI QIELLORE E PAQE, MIRËSI, MIRËQENIE E MBI TË GJITHA DASHURI GJITHË NJERËZIMIT MBI TOKË!”



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: