Bardh Nëngurra: Franc Nopça ka faj për këtë shkrim
| E Marte, 08.12.2015, 07:25 PM |

FRANC NOPÇA KA FAJ PER KËTË SHKRIM TIMIN

Nga Bardh M. Nengurra

Lexoj këto ditë librin " FISET E MALËSISË SË SHQIPËRISË VERIORE DHE E DREJTA ZAKONORE E TYRE "  të Franc Nopça-së dhe turpnohem pse patjeter duhet ta pranojë se ato qe shkruhen aty janë të sakta qe si luen as topi.Që në fillim të librit autori Franc Nopça ka shkrue mendimet e 45 studjuesve të huej njohës të kulturës , dokeve, zakoneve , traditave dhe feve të popullit tonë.

Nese njeriu i lexon të gjitha ato mendime dhe në fund provon ta nxjerr nji konkluzion per të gjithë bashk vjen në perfundim se shqiptarët si popull jan kryeneq, mentalitet bajraktarllak, mentalitet të egër,  mendjemedhenjë, hajna, mashtrues, të pabesë, nuk njofin ligjet , nuk pranojnë urdhna, janë servil, morali asht i dobët, por e mbrojnë me mashtrime e rrena e sa e sa të tjera prapshti me të cilat populli ynë jetojë e jeton neper shekuj deri në ditët e sotshme.

Kur si i ri në moshen adoleshente shkaku i varfnisë u detyrova të shkoj në Lublana të Slovenisë dhe të punsohem pergjatë viteve të qendrimit tim atje disa herë jam perlesh edhe fizikisht me boshnjak të Bosnes , me serb, me maqedon që të gjithë këta kolegë pune qe perqeshnin kulturën , adetet, zakonet dhe doket shqiptare. Ma së shumti isha i ndishem po preku dikush nga ata në moralin e femnes shqiptare. Edhe kur shkova në sherbimin ushtarak në Zagreb me 06 janar 1981 disa herë jam perlesh fizikisht me ushtar të kombësive sllave pse ata shajshin apo ofendojshin diçka shqiptare. Kisha bindjen se jemi populli ma i mirë në botë, se jemi populli ma i ndershem në botë, se jemi populli ma besnik në botë , se jemi populli ma i moralshem në botë dhe populli ma trim në botë. Gjithmonë fajsojsha të tjeret per prapshtitë tona dhe nese dikush me fakte, me argumente tregonte pabesi shqiptarësh une kerceja si zorra në prush dhe mbrohesha se jemi i vetmi popull që kemi BESEN si kod zakonor të shejtë. Po na akuzonte dikush se kemi vjedh jemi hajna , unë " patrioti " mbrohesha se jemi të varfën dhe kjo na detyron të vjedhim. Nese dikush akuzonte shqiptarët se nuk kan moral sepse në plazhe deti, në bazene ngacmojnë dhe hudhin fjalë me perplot banalitete femnave kalimtare perseri unë patrioti arsytoja këtë prapshti me faktin se jemi të varfen, të shtypun dhe se nuk kemi pas mundësi të mesohemi me plazhe e femna te veshuna në kostume plazhi. Per secilen akuzë unë patrioti nuk shikoja faktet e argumentet por bahesha copë të gjej mbrojtjen, të arsytojë të keqen dhe fajin jua hudhsha kuj mundesha me e pa të drejtë.

Kur erdha në Suedi në vitn 1989 dhe zyrja per refugjatë e azilkerkues e Suedisë me plasuen ta ndaj jeten bashk me 48 shqiptar në nji hotel ku gjithçka e kishim pa pagësë, fjetjen , ushqimin, pijet frskuese dhe kafen, çajin dhe qumshtin si dhe mundësitë per argëtim dhe sporte e pos kesaj në muje edhe nga 750 korona suedeze mjerishtë aty pash se cilet janë shqiptarët dhe aty fillojë të me vie keq per veten time adoleshent qe nxihej me kolegë pune tue mendue se ata qellimisht me ofendojnë kombin tim , kulturen time, historinë time. Fillova të ndjej keqardhje edhe per dhambet e thyem të Miodrag Mihajloviqit kolegë pune i imi nga Zhitoraxha afer Vranjes në stacionin e trenit në Shkofja Loka të cilet dhamb ja pata thye unë pse tha se shqiptarët shesin femnat me para. Fillova të pendohem dhe të ndihem keq pse i pata ra në kokë me qyken e sopatës Janez Stanovnik-ut shofer kamioni nga Shkofja Loka vetem pse më tha a ke motër të mirë se po kerkojë nuse të martohem.

Fillova të ndihem keq per gjithçka sepse pash se cilet jemi neve si popull në realitet. Bile aq keq u ndjeva sa shava gjykatësin qe per rastin e Janez Stanovnik-ut me denojë vetem 20 ditë burg. Kam meritue vite burg mendoj tash. Per nji moment harrova unë " trimi shqiptar "  se ky Janez Stanovnik-u disa here me kishte dhan para uha me jua dergue familjes per bukë në Lubozhdë, disa here edhe mi kishte falë ato dhe se qindra here me kishte gjetë punë të punojë të dieleve e të shtuneve kur i kisha të lira nga puna e perhershme.

Me pyeti a kam motër dhe u rrotullue toka per krenarinë primitive shqiptare dhe kap sopaten dhe bjeri njeriut në ballë.

Tek pasi fillova jetën e re si azilkerkues në  VITSJÖ afer qytetit Markaryd në Suedi  dhe pash se cilet jemi neve shava dhe shaj edhe sot e kesaj dite vetveten time të para shumë viteve per veprimet e mia nga të cilat do turpnohem per gjithë jeten. Dhomat e hotelit aq luksoz u shenderruen në shitore konfeksioni të rrobave dhe edhe të shitjes së gjanave tjera qe shqiptaret i vidhshin gjithandej dhe i sillnin në dhoma e bajshin tregti mes veti. U binda se jemi popull hajn.

Dhe jo vetëm në VITSJÖ qe pash se cilet jemi neve, pash edhe në VEIBYSTRAND  në nji strehimore tjeter ku me derguen ma vonë dhe ku isha i detyruem të ulë koken pa pik faji pasi shqiptari gazetar me profesion atje në Prishtinë dikur, baba i dy djemve, me origjinë nga nji familje bukur në za nga nji fshat i Dukagjinit u akuzue per tentim dhunimi të vajzës 13 vjeçare të pronarit të shtëpisë ku neve banojshim dhe per neve kujdesej aq shumë jo vetem shteti, por edhe vet pronari i shtëpisë qe kishte dhan shtëpinë me qera per te na strehue neve azilkerkuesve dhe refugjatve.

U binda se qenkemi të pabesë, tradhëtar dhe amoral. Shqiptari flliqtan harroj se kishte gruen me dy fëmijë dhe se tradhëton ata tmerrsishtë. Epshe psikopati shqipfoles dhe sulmo vajzen e nikoqirit ku hajshim e flejshim dhe gjithçka pa pagesë. Sulmo vajzën femijë, athue kemi edhe prirje pedofilesh neve? ! Them se po , me kujtohet se si tregojshin se gjyshet tona, nanat tona jan martue dhunshem pa i pyet kush qe nga mosha e tyne 14 vjeçare e tutje. Por edhe tentim dhunimi i nje vajze qe tentimdhunuesi ja dinte moshen si dhe fjalët qe burrat shqipfolsa ju gjuejn vajzave të reje rruges kur  kalojnë pran tyne apo ato qe ju shkruejn në facebook dëshmojnë se ka diçka , ka nji defekt truni dhe mendesi pedofilie te neve. Dhe neve në vend se te mirremi me këtë të keqe neve i shajm popujt tjer se si qenkan pedofil , homofil mirremi me afera të priftërinjeve të smut qe bahen publike posa sigurohen prova dhe ata dalin para drejtësisë ndersa se shofim veten tonë se neve i mshefim dhe i mbulojm ato maskarallqe kur i bajm.

Në strehimoren MJÖLUM në Norfalsvikken afer Kramforsit tmerrsishtë u binda se shqiptari asht HAJN i paskrupullt kur bashk me nji Dr. shkencash ishim deshmitar se si shqiptarët kalojshin perbri vendpagesave apo kasave sikur ju thojnë me karrocet e shitores perplot me mall pa pague fare. U binda se as shkollimi dhe gradat shkencore qe mund ti arrin nuk e arsimojnë e as qytetnojnë shqiptarin. Pash te ky far Dr. i shkencave se sa i lig asht shqiptari pa dallim a asht Dr. shkence apo bari.

Nëper strehimoret tjera me radhë si në: Jönköping, Vittangi e Svappavara në Suedi pastaj në Narvik e Hamar në Norvegji ku jetova vet me familjen time por edhe në shumë strehimore tjera ku shkoja per vizita qoftë te dikush qe njifsha apo edhe si aktivist i LDK-së ma vonë kam pa se shqiptari me shqiptarin nxihet dhe rrifet, shahet dhe poshtrohet, e vretë besa , ja shikon bythet e grues kur i shkon musafir derisa ajo ja sjell kafen, ja ngacmon gruen, i hudh fjalë femnes shqiptare. Dhe pastaj ja pergojon femnen mikut qe ja han buken e perfol si të perdallë, si dashnore e ish dashnore te veten dhe të gjitha këto i ban jo pse asht realitet kjo qe e flet, por pse ajo asht kultura e shqiptarit. Dhe kur nji ditë ajo " kulturë " ndegjohet kacafyten mes veti dhe vriten.

Po si sillet shqiptari me të tjeret? He ... si sillet? Po si ndryshe pos me servilizem, me perlulje, e miklon, e rren, e mashtron e tradheton sa mundet vetem të perfitojë lekun apo ta realizojë qellimin qe patjeter duhet të jet qellim i keq, i lig dhe amoral. Trimninë shqiptari e ka vetem me vëllain, me shqiptarin e asnjihere apo shumë rrallë me të hujn apo me anmikun.

Shqiptari ka prirjen si askush tjeter që per deshtimet e veta ta kerkon fajin diku tjeter, nese se gjen fajtorin ai nuk ngurron ta fajsojë tan boten pos vetes së vet.

Shqiptari asht edhe shkatrrues i natyrës, nese guxon edhe i pronës së komshiut apo shoqnisë.

Kam pas mendue se nji ditë kur do jet Dardania shtet në vete dhe kur nuk do e sundojnë serbet pushtues atje do jet vetë parajsa. Do i rujm pronat shoqnore, do kujdesemi per natyrën, do e bajm Dardaninë kopsht me lule. Sa budalla isha se si nuk shikoja Shqipninë e cila 100 vjet shtet dhe asgja per ta lakmue aty. Gjithçka keq e ma keq.

Dhe ja tash gadi 16 vjet Dardania asht e lirë, por aty pothuej nuk ka ma mal per të pre nji dru sepse malet e bjeshkve tona i kan ba shkretina si Saharen shqiptarët. Lumenjët jan deponi e mbeturinave dhe ngulfaten me to. Kështu humbet uji dhe sakatoset vetë jeta. Prishtina dhe qytetet tjera gjithandej jan të pajisuna me kontajnera mbeturinash, por ata jan bosh sepse shqiptarët mbeturinat i hudhin per rreth kontajnerve. Deshmi e mjaftueshme kjo per joqytetarinë dhe shpirtin rrugaq të shqiptarit. Ligjet aprovohen në seanca të Kuvendit e edhe në asmbletë komunale. Ama askush nuk i ve në jetë ato. Duhani me ligj asht i ndaluem ne lokale , por njeriu ngulfatet po hyni mbrenda në to se duhan pijnë të gjithë duhangjinjet dhe sja varin ligjit. Deshmi kjo per shpirtin shtetmohues të shqiptarit.

Nëper lokale e ndeja flasin per pushtetin dhe ankohen sa ska. Ma së shumti ankohen pse nuk vepron ligji me i kap hajnat, korruptivet, matrapazet, kerkuesit e haraqeve, kriminelet, mafiozet etj.

Mirpo asnjihere nuk pajtohen nese dora e ligjit nxan dhe e ve para pergjegjësisë diken qe e ka shqiptari të afert, familjar, mik bashkveprimtar, bashkpartiak etj, etj.

Pata nji rast shumë të quditshem para disa ditve me nji burr mbi 70 vjeçar dhe farefis i imi. Jo fort moti ai burr me kerkon ta baj mik në facebook dhe pasi e pranova me shkrou me keqardhje pse në zgjedhjet e vitit 2013 nipi i ti me shkruen , me shan dhe me kerrcnon me jeten pse unë paskam lobue e votue LDK-në në Istog e jo motren e ti kandidate e nji partie qe unë se preferojë.

Pra tash ky burri qe dikur në fund të viteve 60-ta të shek. të kaluem bashk me gruen e vet ka pas ardh të studjoj në Upsalla të Suedisë ( nuk di a ka studjue a jo keshtu ai ka tregue atëhere kur u pat këthye në vendlindje ) por unë po e marr per njeri me shkollim universitar se vet keshtu prezantohet neper vite. Me shkruen se i vjen keq pse nipi i ti me paska sha, me kerkon falje dhe me ngrit mbi re per ato qe ( sipas ti ) unë i paskam ba dhe po i bajkam me shkrime dhe edhe me librin monografi per fshatin tonë të lindjes. Me premton se do mi dergon disa materiale per rastin e babës së ti per ti shkrue unë në vazhden e shkrimeve të mia per personalitete istogase. Bashkëshortja e ti ma dergon nji material shumë të mirë per të shkrue per babajn e sajë dhe ketë e kam ba, shkrimi asht në zemrashqiptare.net i arkivuem.

Ankohej ky far fakulltetliu se si në Dardani nuk po zbatohet ligji, se ja shef per të madhe mbesës së vet pse asht e kyqun në politikë dhe se i ka folë shpesh te terhiqet dhe per qudi ky fakultetli i " famshem " tash qe ajo mbesa e ti ra në duer të drejtësisë per veprimet e sajë të dhunshme në Parlament dhe pse unë diku në ndonji postim per rastin e sajë komentojë se mirë ja ban prokuroria dhe duhet të pergjigjet per veprimet e sajë te rrezikshme per vet shendetin e kolegve të saj deputet, paska pas pa ky axha fakultetli ato komente dhe papritmas me futet në boks të facebook-ut dhe me kerrcnon e ofendon. Harroj i shkreti fakulltetli se jo fort moti me ka quejt burr me dinjitet i Istogut me te cilin ai mburret. Mendesi tipike shqipfolse kjo. Kush shkel ligjin duhet të denohet, por jo familjari, miku, bashkpartiaku kolegu im edhe pse e ka shkel me të dyja kambet. Kush akuzon njeriun tim asht i keq dhe ate duhet me e sha me e kerrcnue dhe denigrue. Edhe ky fakultetliu me quejti budalla dhe iku nga boksi per pa ma dhan rastin ti pergjigjem. Ja them se nuk ka pas pse ik se unë sado qe nuk e kam at bagazh shkollimi si ai megjithate ma te vjetrin e respektoj dhe ate 60 vite e kam thirrë BACË , ama sikur tisha i lig sa asht ai kam mjaft material të ja numrojë qe ai të turpnohet me dalë per dere. Kam nji ish mesues timin qe kan qen shok ata bashk me vite, por pas demostratave të 81-tës atë mesuesin tim per secilin rast trazirash apo pervjetori demostratash ka shkue policia jugosllave dhe e ka izolue tue e vendos në arrrest shtepiak. Dhe din ky se ka edhe shumçka qe flitet per te. Unë vetem ja perkujtoj se ofendimet e nderojnë ate a sa per kerrcnime e ka gabim se nuk me ban terrt veshi per te as per askend te familjes ti. Unë as nuk shpifi as nuk ofendoj , unë vetem i gëzohem veprimit të drejtë të ligjit në Atdheun tim sepse di se pa shtet ligjor nuk ka mirqenje as liri. Di se askush nuk duhet me kan mbi ligjin. andaj edhe komentova me miratim arrestimin dhe venjen para drejtësisë se mbesës se keti far " fakulltetlije të famshem. "


Borgenhaugen 06.12.2015

(Vota: 18 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: