Tefik Selimi: Nuhi Ismajli na mungon fizikisht, por jo shpirtësisht
| E Enjte, 03.12.2015, 10:30 PM |

Homazh

Nuhi Ismajli na mungon fizikisht, por jo shpirtësisht…

Nga Tefik Selimi

Nga sot, nuk na cingërron telefoni për t’na ftuar njëri-tjetrin për të pirë kafe në qytet. Telefoni nuk cingërron më. Është ndalë. Ëshë ndalë përgjithmonë! Por, jo! Nuk e pranojmë këtë “vdekje” tinzare. Vërtet, tinzare, e cila na tronditi e na shokoi në shpirt e në zemër. Kështu e ka vdekja pa kohë. Ajo të merr para kohe, kur të don e kudo që të gjejë. Vdekje tinzare e me dhembje. Dhembje kishin sot të gjithë shokët e N. Ismajlit. Sot ishte një ditë plot me dhemje. Një ditë që nuk do të harrohet dot miku, kolegu e profesori ynë e i juaj, Nuhi Ismajli. Ai ishte një dritë që bënte dritë kah shkonte e ku shkruante.

Zeqa, një shok yni, poet gjilanas, kur ma kumtoi lajmin se sot ka vdekur Nuhi Ismajli, s’di si më erdhi ky kumt i rëndë. Mu duk se mu ndalë zemra. Mu errësuan sytë e mendja, sa nuk dita as të  bëj punë të mira në shtëpi. Dy herë kafën, që sapo fillova ta vloj, e mbusha me ujë. Dy herë dola gjer te makina për të dalë gjer në qytet, harroj telefonin dhe çelsat e makinës. E shoh se kjo ditë nuk është ditë e ditëve të tjera.

Më fton redaktori i portalin Rajonipress, M. S. të bëj shpejt një shënim. Ulem dhe s’mundem t’i filloj. Diçka më shtëngonte. Nuk mundesha t’i gjej shënimet, por nuk shkon. Mendja më rri te kolegu, miku e profesori Nuhi, i cili, sa herë dilte në qytet, aty kah ora 12-të e ditës, më ftonte me telefon. E kam edhe në mesazh e fjalët e tij të ngrohta: “Nëse ke kohë, dil aty te  hoteli, të priti...” Por, ja ai nuk bëzan më. Nuk flet. Nuk lëvizë. I ka mbull sytë. E neve, ky shok, na mungon. Na mungon të gjithëve.

Takoj Ilazin, mësuesin 81-vjeçar nga Nasala, por jeton në Gjilan. Edhe ai më ngushëllon. Vjen shoku i ngushtë i N. Ismajlit, Avdush Canaj, poet gjilanas. Erdhi i përlotur. Ai tërë kohën, sa qëndruam duke i pritur edhe shokë të tjerë, si R. Azemin, J. Mehmetin, N. Ramadanin e të tjerë, lotoi dhe lotët e tij s’u ndalën faqeve rrëkej. “Oh”- bën. Na iku një shok e mik i madh i jetës”. I dhemb zemra dhe shpirti për shokun që i mungon. Thotë, ai na ishte një njeri urtak, fjalë pak, por punëmadh. Ai ishte i sinqertë, por edhe i rreptë e “shpatë” në mendime, trajtime e reagime. Ishte reagues i mirëfilltë. Reagonte me argumente dhe me fakte. Por, ja ai sot na mungon. S’di çka bëjmë pa te, “oh...!”

Gjendemi te varret e  qytetit afër kodrës së djegur. Aty kolona e qytetarëve dhe shkollarëve vjen e shtohet. Vijnë shkollarët e tij, të cilët në zemër e në shpirt ju dhemb vdekja e profesorit të tyre, Nuhi Ismajli. Në momentin e  varrimit, aty afër ishte Elona Abdyli, nxënëse e klasës X-6 të e  Gjimnazit “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Kjo vashë e re, tërë kohën sa qëndroi afër varrit të profesorit të tyre, lotoi dhe lotët e saj i shkonin faqeve zvarrë. Tha: “O zot, si na morre yllin e jetës e të dritës, profesorin tonë të çmuar, Nuhi Ismalin! Ai na ishte një bilbil që na ligjëronte gjuhën e ëmbël të Naimit e të Fishtës. Ja vdekja! Ajo s’po pyet askënd. Unë fort, fort e kam dashur e respektuar profesorin Nuhi. Ai ka qenë një figurë e shenjtë e arsimit tonë”.

Sarë Gjergji, poet nga  Stublla dhe shok i ngusht i N. Ismajlit, tha: “Sa e porosita me telefon një shok tjetër që ta fton edhe N. Ismajlin e të pimë sot kafe. Por, pa një pa dy, ai shok imi ma kthej: “O mik i nderuar, zoti të lashtë shnëdosh, se N. Ismajli nuk është më. Ai ka ndërruar jetë”! U  shtanga, tha Sarë Gjergji. Nuk bëra asnjë punë dhe erdha këtu  ta nderoj shokun e mikun tim të shtrenjtë, Nuhi Ismajlin”. Në atë ceremoni mortore, Mulla Enveri, pos tjerash, tha: “Ata që po ndahen nga kjo jetë dhe kanë shkruar lënë pas vete vepra, ata janë më të nderuar se heronjtë. Ky ishte një pishtar i madh i arsimit, i cili ka ditur të shkruajë, por ka ditur edhe t’i arsimojë gjeneratat e reja”. Drejtori i Gjimnazit, z. Bekim Mustafa, tha se, sot të gjithë shkollarët dhe kolektivi i shkollës ka dhembje. “Kjo dhembje është e papritur dhe shumë e rëndë. Por, ishte kënaqësi që e patëm një koleg e profesor të shkëlqyeshëm në procesin mësimor, i cili, orën e mësimit e ka pasur të dorës së parë. Ishte e mbeti një njeri e punëtor i madh me ditar në dorë. I qoftë lehtë dheu!” Gati e tërë dita e sotit shkoi me dhembjen që ndjenim për shokun tonë që na mungon. Ai, nga sot, na mungon në shkollë, në orë mësimi, por na mungon edhe në kafe, e më së shumti i mungon familjarëve në shtëpi, i cili, sa herë vinte e bënte fjalë për veprat e ndryshme, ai e shikonte orën dhe shtonte: “Unë mjaft ndejta. Dua të shkoj në banesë se më pret puna. Kam edhe disa faqe tekst t’i lexoj. Dua ta përfundoj një lekturim e të tjera...”

Ai ishte një njeri që e çmonte kohën. Nuk e kalonte kohë kot së koti. Kur bënte fjalë për letërsinë, ai nuk lodhjej, por kjo “fushë” e dijes e ushqente dhe nuk u ndalte të fliste për Nolin, Kadarenë, Fishtën, Asdrenin, Migjenin, Mitrushin, Lasgushin e poetë të tjerë. Fliste dhe asnjë fjalë s’mundesh t’ia heqish nga ato fjali të rrjedhshme e plot kuptim. Ishte njeri e studiues i fort i arti letrar. Në vete posedonte dije e shkencë, ku ajo bisedë rasti ishte plot mendimesh fjalësh, që i lidhte me realitetin e jetës – sot.

Ai pati guxim të fortë  në vete. E luftoi të keqen e çdo kujt. E urrejti padrejtësitë e jetës së përditshme. Ishte një zë kryengritës, i cili të përkujton Hivzi Sylemnain apo Nolin e Madh. Dhe, Nuha na mungon, sot e nesë... Na mungon nëpër faqet e gazetave, portaleve, orëve letrare, por ai kurrë s’do të mungojë në shpirtin tonë, që aq shumë e deshëm dhe e respektuam si shok, mik, profesor e studiues i letërsisë shqipe. Ai ishte i vogël me trup, por i madh me dije. I qoftë i lehtë dheu!



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: