Drita Lushi: Në heshtje
| E Diel, 29.11.2015, 02:13 PM |

DRITA LUSHI

 

NË HESHTJE

Urim për festën e At-Dheut tim!

 

Sa zhurmë!

Sa zhurmë!

Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë se do më shumë.

Të bërtasësh më shumë, s’do të thotë se di më shumë.

Mund të duash në mënyren tënde, me heshtjen e qetësinë tënde,shtëpinë, familjen, Atdheun.

Nuk ështe e nevojshme të bërtasësh për të treguar që je.

Mund të shfaqesh bukur, edhe pa fjalë të mëdha. Ndonjëherë zërat të pengojnë të bësh atë që ndien, duke të marrë në jehonën e tyre e duke te çuar larg, atje ku s’të ndjen e sheh njeri.

E dua Atdheun sipas mënyres time.Nuk pranoj këshilla se si të dua Vendin që se kam braktisur për më shumë se dyzet vjet.

E dua Atdheun jo vetëm në festa, e nuk marr trumbeta të bërtas fort e t’i them :”Eejjj të dua!”, ose tu tregoj të tjerëve “Ejjj e dua At-Dhe-un”.

E dua pra në heshtje, por së pari dua shtepinë time, punën time, vendlindjen time…

 

Ndërsa Atdheun e konsideroj një trup, që s’e dua për formën e tij, nuk i dua sytë dhe fytyrën, këmbët apo flokët.

I dua çdo qelizë që më jep frymë e më mban hapat e mij tash’ e mot-mote që ecin mbi të, të vendosur.

Flamurin para se ta var në shtëpi, ballkon apo ambjent pune e mbështjell në zemër.

Sa zhurmë!

Sa Zhurmë!

Dashuria për At-Dhé ka nevojë për… dashurinë tonë.

Le t’ia falim çdo ditë nga pak, jo vetëm sot.

Jo vetëm…!

Gëzuar Dheu Im!


@ Drita Lushi.

(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: