Bardh Nëngurra: Shqiptaret pas aktit terrorist në Paris
| E Merkure, 25.11.2015, 10:55 PM |

SHQIPTARËT PAS AKTIT TERRORIST NË PARIS

Nga Bardh M. Nengurra

Me dëshirë nuk do shkrueja këtë shkrim, por ec e durou pa e shkrue se.....!

Gjeneratën time na patën mësue në shkolë se Gjergj Fishta ka thanë vetë:..... le ta din bota mbarë se Gjergj fishta nuk asht ma shqiptar... andaj nuk duhet ta mësojmë as tja lexojmë shkrimet.

Na paten mesue se edhe Faik Konica ka thanë: ... ruje Zot Shqipninë nga shqiptarët.... dhe as këtë nuk duhet ta lexojmë.

Mirpo çka mesuem neve per 60 vjet në ato shkolla?! Ideologji marksiste-komuniste. Dhe derisa mesuem këtë ideologji neve patjeter se u bam ma bolshevik se vet rusët e Rusisë.

Na ndaluen Mjeshtrin e letrave shqipe Gjergj Fishtën dhe na ndaluen mendimin e Intelektualit ma të spikatun shqiptar në të gjitha kohnat Faik Konicën dhe mendësia e jonë u ba bolshevike, u ba e degjenerueme jo vetem mendësia , por edhe shpirti i shqiptarit sepse perndryshe nuk do shperfillej deri në shkatrrim fizionomia dhe krenaria kombëtare shqiptare. Perpak u krijue modeli i shqiptarit pa ZOT, pa besim fetar, pa histori dhe të kalueme dhe pa perkatësi kombëtare e me perkatësi klase , u krijue shqipfolësi proletar

Dhe nese vetem per 50 vjet pushtet komunist bolshevik kemi pesue aq shumë kush ma thotë se per 500 vjet pushtim turko-osman nuk e kemi pësue ?!

Me vjen keq që po detyrohem ta them se po duket se në qastet e fundit nderhymja me dekret shtetnor e pushtetit të ish Jugosllavisë komuniste per ta ndalue mbulesen per femna, dhe kerrcnimi me gjoba të randa per familjet qe nuk i dergojnë vajzat në shkolla na paska pas kendell dhe paskemi pas shpetue pa u ba të gjithë turq, osman, musliman e çka jo tjeter.

E quditshme se pikrishtë në këtë kohë pjesa e shqiptarve nën pushtetin Jugosllav komunist e okupueme nga shteti sllav, por e lirë ta jetojë jeten perkrah të tjerve pa petka fetar dhe pa ndalesa diskriminuese fetare ndërtojë vetdijen e madhe kombëtare , ndertojë nji shtresë të tanë aktivistësh dhe ideologësh qe kerkonin të drejta kombëtare mos ma shumë të pakten aq sa kishin popujt e tjerë qe jetonin në bashkësinë Federative të popujve sllav dhe të pakicave tjera.

Kështu në Kosovë vrapi pas shkollimit dhe arsimimit ishte i pandalshëm, u formuen fakultete, Universiteti, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Institutet e ndryshme arsimore. Objektet e kultit fetar ishin vetem si vend takimi i pleqve e pensionistve. Predikuesit fetar shifeshin si njerëz të thjeshtë dhe askush si trajtonte keq, ama as nuk perkulej para tyne.

Kaq per këtë shkrim si hymje në ate qe do e trajtoj tutje.

Ku asht sot populli shqiptar në pergjithësi në te gjitha trojet ku ata jetojnë?!

SHQIPNIA:.... shtet 100 e ma teper vjet, por shtet pa asnji institucion normal, shtet ku pushtetari asht sundues e jo sherbyes. Shtet ku pushtetari asht bosi , asht mafia, asht krimi, asht hajni, asht amorali, asht shefi i tregëtisë me qenje njerzore, asht tradhëtari qe shet hapsina toksore e ujore të shtetit sikur tishin ato livadhet e babes. Shtet ku jeta nuk ka asnji vlerë, ku jeten ta merr kujt ti teket per vetem 100 euro apo dollar. Shtet ku udhëheqës i njenes fe asht nji njeri u huej i cili ban çmos per ta greqizue shqiptarin e ati besimi dhe per ta gllabrue gjysen e teritorit të Shqipnisë. Asht shtet ku ndertohet xhamija ma e madhe në rajon, dhe asht shtet ku sa here vjen ndonji lider turk nga zyret e ministrave dhe të kryeministrit largohen bustet e Kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, mungon edhe Flamuri i jonë kombëtar. Asht shtet ku qytetari andrron të ik nga aty pergjithmonë. Asht shtet ku asht shkatrrue arsimi, shendetësia dhe ku gjendja sociale asht mjerim.

DARDANIA :.... po sikurse Shqipnia me te gjitha te metat e saja dhe nuk po i perseriti. Ama në Dardani ka edhe diçka qe asht pak sa ma mirë. Ende asht gjallë gjenerata e lindun dhe e arsimueme në frymen kombëtare arsimim qe e arrit me sakrifica të medhaja në kohen e okupimit sllavokomunist të ish Jugosllavisë dhe kjo shtresë asht taman shqiptare, asht atdhetare. Nji shtresë te tillë mjerisht nuk e shof në Shqipni, atje ka vetem individ qe per nji popull mbi 4 milion banor nuk mjafton dhe nuk jan në gjendje te ken ndikim fare.

Mirpo në Dardani ka shumçka qe asht edhe ma keq se në Shqipni. Në Dardani politiken e kan në dorë analfabet, njerëz me dosje si kriminel lufte, me akuza qe kan ba vrasje edhe të shumë shqiptarve ( sepse padyshim se këta lider partishë dhe të pushtetit në Dardani nuk e kan vra asnji serb pushtues e as polic apo paramilitar serb ).

E edhe ma keq se Shqipnia asht Dardania me mentalitetin fetar, ku quditrishtë pas lufte shqiptarët e saj na dolen muslimanët ma të devotshem të Europës dhe më këtë u ban shqipfolsa të cilët sado që nuk jan shumë megjithate kan ba dhe po bajnë dame të hatashme në ecejaket e shtetit të posa krijuem të Dardanisë.

Kjo ndodhi në radhë të parë per shkakun se para kësaj dukunie i mbyllen syt pushtetaret vendor dhe edhe ata nderkombëtar qe erdhen në forma të tyne institucionale të dala nga OKB-ja ( UNMIK dhe KFOR ) dhe nga BE-ja EULEKSI ma vonë. Rrolin kyq në perhapjen e mendësisë dhe trushperlamjes islamike e pati dhe e ka Bashkësia Islame e Kosovës ose BIK- sikur i thonë ndryshe. Myftiu i BIK-ut efendi Naim Ternava që në vitet e para të pasluftës leshoj nji qarkore apo sikur i thonë muslimanet HYDBE të cilen e shperndau në të gjitha xhamijat e Dardanisë dhe atë hydbe imamet e kishin per detyrë ta predikojnë te besimtarët e vet panderpre në secilin vakt të namazit . Hydbja kishte disa nene , por neni ma me randësi ishte të thuhet se SHAMI ( kupto Siria ) asht vend i shejt dhe neni i dytë me randësi ishte lufta e xhihadit. Se BIK-u në krye me Naim Ternaven e ka ba këtë e tregoj mbram në nji program në njenin nga TV-të e Dardanisë edhe ish imami i nji xhamije në Gjilan Dr. Mustafë Bajrami. Dhe falë kësaj hydbeje në Dardani u formuen shumë të ashtuqujtuna OJQ muslimane, u formuen edhe forume ku ma i zëshmi në propaganden islamike dhe trushperlamjen e rinisë dardane ishte FORUMI RINOR ISLAM. Ky forum vepronte haptas dhe pa asnji frikë sulmonte e kerrcnonte secilin shqiptar që distancohej nga kjo veprimtari e kobshme dhe antikombëtare.

Mjerisht ndertimit të mendësisë islamike te shqiptarët i kontribuen edhe disa arsimtar, disa profesor deri edhe disa akademik. Dallohej per zellin e veprimtarisë islamike Rexhep Qosja, Milazim Krasniqi, Muhamet Pirraku, Isa Bajçinca, Januz Salihaj ( profesor dhe politikan e ish minister ) e edhe disa tjer nga profesoret akademik ndersa numri i tyne në mesin e mesimdhansve të shkollave të mesme dhe fillore u rrit në numra kolosal dhe e tan kjo solli deri te perqafimi i islamit si diçka e domosdoshme dhe jetësore te rinija dhe nxansat shqiptar.

Andaj per mjerimin tonë kjo trushperlamje dhe ky krijim i nji mendësie antikombëtare, dhe krijimi i nji etniteti të ri fetar shqipfolës solli deri te krijimet e ushtarve antiamerikan, anti civilizim dhe anti Europë. Tashma i dim tentim aktet terroriste të vëllaznive Duka në kasermen ushtarake në Nju Xhersi bashk me disa arab. Rastin e shqipfolsit Arild Uka kur në aeroportin e Franfurtit vrau ushtarët amerikan. Dhe tutje edhe shumë raste tjera. Mirpo tanë kjo asht per tu quditë se si ka mundësi qe shqiptaret të jen aq jofalemnderues. Si pat mundësi qe aktin e tmerrshem terrorist të 11. shtatorit 2001 ta festoj me gezime grupe shqipfolsish në Prishtinë dhe në disa mjedise tjera urbane të Dardanisë? ! Dhe pasi ndodhen këto prapshti e maskarallaqe asht ma teper per qudi se si organet e shtetit , policia e Dardanisë nuk intervenojë, si nuk arrestoj në mos të gjithë pjesmarrsit e ahengjeve antiamerikane se paku organizatoret e këtyne ahengjeve e festave.  Asht per qudi se si nuk ju kerkue askujt llogari per këto veprime te poshtra e antikombëtare.

Veç këtyne dukunive të rrezikshme qe i ceka ma naltë, në Dardani dolen edhe disa individ të ashtuqujtun analist, gazetar, publicist etj. qe shpiken kombin e ri shqipfolës kombin KOSOVAR.

Ma të zhurmshmit ketu ishin Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi e per disa ide në lidhje me gjuhen qe e emnuen kosovarishte ketyne shpesh ju bashkohej edhe Migjen Kelmendi.

Mjerisht në Dardani u lejuen të formohen edhe parti politike njinacionale dhe edhe fetare. Në Dardani janë partitë politike etnikisht të serbve, të boshnjakve , të turqve, të romve, të ashkalive të egjiptasve si dhe partia fetare islamike PD qe e formojë fillimisht muslimani shqipfolës Fuad Ramiqi dhe Ferid Agani qe ky i pari ma von të largohet per ta formue edhe nji parti tjeter nji levizje fetare islamike . Këto parti fetare islamike ndikuen deri te perqafimi edhe ma i shpejt i islamit ekstrem i rinisë shqiptare të Dardanisë.

Kam percjell me dhjetra debate në TV -të tona ku jan ballafaque lider fetar islam shqipfolsa me politikaj, analist, publicistë dhe edhe historian dhe jam quditë se si asnjihere me perjashtim të dy  tre vetave asnjihere nuk doli per ta mbrojtë qashtjen kombëtare nji Akademik i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Dardanisë.

Asht teper e quditshme dhe e dhimbshme se si predikues fetar dhe tradhëtar të kultures e historisë shqiptare pothuej lehtë ngadhnjejn ne duele me të gjithë, pos me Prof. Frasher Demaj, Prof. Blerim Latifi, Prof. Muhamet Metaj. Te tjeret nxihen pisk dhe pranojnë heshtazi predikimet e fetarve , imamve, tradhëtarve shqipfolsa dhe gjithmonë thehen kur bashkbiseduesi perfid fetar i thotë:... feja asht ma e vjeter se kombi, dhe ju perkujton se nocioni komb asht krijue vonë ndersa fetë shumë ma heret. Unë quditem se si askush nuk ju thot atyne trushperlamsve se nuk flitet per nocionin KOMB, por flitet per nji popull, per nji kulturë, per nji popull qe ka pas kulturen, traditat dhe zakonet e veta shumë të vjetra dhe të perparueme edhe pa u formue fetë fare sepse jemi pasardhësa të popullit ma të vjeter në Europë?!

Quditem se si askujt nuk i shkon mendja e ti demantoj predikuesit e islamit në argumentimin e tyne banal dhe të pavertetë se shqiptarët do të asimiloheshin e do zhdukeshin sepse do shkriheshin në sllav e grek po mos të kishte pasue pushtimi turkosman dhe po mos te vinte me këtë pushtim edhe feja islame! Kjo teori antishqiptare qe burimet i ka edhe para luftës në Dardani te disa profesor Universitar sespe unë vet e kam pas ndëgjue nga Prof. Muhamet Shatri në nji strehimore refugjatësh në Suedi kur patem fatin të ishim bashk si azlikerkues. Dhe me këtë teori nuk ishte Prof. Muhamet Shatri i vetmi, këtë e kan thanë dhe vazhdojnë ta thonë edhe shumë e shumë Profesora tjer. Dhe me demantue këtë teori asht lehtë, mjafton vetem fakti i ARBRESHVE  në Itali e edhe në Dalmaci  të cilet shkuen atje si shqiptar ortodoks dhe shkuen në dy shtete katolike ku feja asht shumë e randësishme , por ata edhe pas 600 vjetve jetese atje pa pas asnji kontakt deri vonë me Atdheun megjithate asnjihere nuk u asimiluen as nuk u zhduken. Ata vazhdojnë të jen ARBNOR.

Dhe në mungesë te kuadrit të aftë e te dinjitetshem qe do mbronte kulturen dhe shtetin tonë atje perjargen shqipfolsit antishqiptar. Perjargja e tyne dhe predikimet e tyne per njifar shejti arab i nji fisi beduin të qujtun Kureshi solli deri te krijimi i masave primitive shqipfolse në Dardani të cilat masa i gëzohen secilit akt terrorist qe bante e ban ALKAIDA e Bin Ladenit , Al Nustra , Bokoharam dhe tash ma shumë se dy vite edhe ushtria e xhihadit qe po quhet IS apo ISIS. Nga Dardania si dhe nga Shqipnia shkuen si luftëtar të xhihadit si ushtar të IS-it edhe shumë shqipfolsa, te cilet pothuej per ditë edhe vriten atje. Nëpër Dardani shpertheu gezimi per aktin terrorist në redaksin Qarli Hedbo në Paris, per sulmet e shumta tjera terroriste ku humbin jeten qytetar e civli të pafajshem të shteteve prendimore dhe te Amerikës gjithandej. Dhe per qudi me gëzime e festime u prit edhe akti ma i fundit në Paris para disa ditve ku humben jeten 129 veta dhe i plagosen mbi 200 tjerë.

Dhe percaktimi i jonë në vitin 2015 me medyshje se a jemi shqiptar , popull i vjeter me dy shtete në Gadishullin Ilirik ku jetojnë diku 7 milion veta shqipfolësa apo jemi musliman shumicë e ku ka edhe pakica te feve tjera asht shumë i kobshem, asht shumë i pavertetë qoftë pernga paraqitjet me perqindje fetare qoftë nga faktet historike sepse feja qe pretendon se asht ma e madhja dhe shpetimtarja asht në realitet feja ma e keqe , asht tragjedia ma e madhe qe na ka ndodh sepse pikrisht kjo fe na ka pengue në zhvillimin tonë kulturor, e kombëtar dhe na ka lan të paarsimuem e të mbrapambetun me nji mendesi primitive orientale qe asht edhe shumë prapa vet kulturave të shumë popujve oriental. Dhe si të tillë neve duhet ta pranojme se Europa nuk e ka lehtë të na pranojë. Ato qaste kur ndodhi sulmi ne Paris unë isha në linje në facebook me nji shqiptare qe jeton në Amerikë dhe që atje ka post të naltë në nji nga sherbimet e sigurisë se shtetit Amerikan ( qellimisht nuk po ceku cilin shtet e as emnin e motres tonë  atje qe mban këte post të randesishem ) dhe ajo e tmerrueme derisa flisnim per rastin më shkruen edhe këtë:... jam në zyre o vëlla dhe ndegjojm TV-në bashk me koleget e punës, dhe papritmas nji reporter i CNN tha... nese terroristat kan arrit me ik nga Franca para se të mbyllen kufijtë e saj ata padyshim se kan shkue te mshifen në Shqipni .... Per mu kjo deklaratë asht e dhimbshme, asht e tmerrshme asht fatale sepse vetem per 10-15 vite edhe ata pak miq qe i patem ba po i shendrrojmë në anmiq. Se di se a do kemi forca dhe individ qe do deshmojnë edhe në praktikë se neve jemi popull europian dhe i perkasim kultures oksidentale e jo asaj të territ oriental.

Rreshtimi i jonë i gabueshem per vite na solli në pozicion të kundert me miqet tanë, me shpetimtaret tanë. Meshirona o ZOT.


Borgenhaugen : 24.11.2015

(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: