Miqesoret e kombetares, si jane ndare 66 ndeshje ne 62 vjet histori
| E Marte, 03.06.2008, 07:04 PM |

image Trajnerët e kombëtares shqiptare nuk mund të ankohen të paktën për ndeshjet miqësore që kanë pasur në dispozicion. Rreth një e treta e 227 takime që ka zhvilluar ekipi ynë përfaqësues që prej ndeshjes së parë (jo-zyrtare) ndaj Malit të Zi në 1946-ën kanë qenë takime testuese që kanë vlejtur veçse për trajnerët kuqezinj. Deri në takimin e mbrëmjes së sotme ndaj Polonisë përfaqësuesja jonë ka luajtur plot 66 ndeshje miqësore duke sigluar 24 fitore, 17 barazime dhe 25 humbje për një golavarazh që rezulton në 83 gola të shënuar dhe 95 të pësuar.

 Ndonëse bilanci është negativ, kombëtarja shqiptare mund të krenohet të paktën për faktin se në ndeshjet miqësore ka kaluar ndjeshëm numrin e fitoreve kundrejt ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Evropian ose Kupën e Botës. Ndeshja e parë miqësore e kuqezinjve daton më 22 shtator 1946 ku kombëtarja zbriste në stadiumin e Shkodrës për t'u ndeshur me përfaqësuesen e Malit të Zi. Duhet theksuar se kjo ndeshje nuk njihet nga FIFA dhe UEFA për shkak të ekzistencës politike që gjendej në atë kohë Mali i Zi, as i pavarur dhe as komplet nën federatën jugosllave. Më pas duhej të kalonin plot tre vjet që kombëtarja jonë të zhvillonte një tjetër ndeshje miqësore. Më 1949 në Bukuresht Shqipëria luajti ndaj Rumanisë, takim i cili përfundoi në barazim 1-1. Pas jo më shumë se dy javësh, më 6 nëntor kombëtarja shqiptare siglonte edhe ndeshjen e tretë, e cila përkonte më një humbje në Varshavë pikërisht ndaj Polonisë me rezultatin 2-1, skuadër me të cilën do të përballemi sonte për herë të 11-të në Reutlingen të Gjermanisë. Por paradoksi i miqësores shqiptare qëndron në faktin se pikërisht në këto ndeshje kemi edhe rekordin më negativ dhe më pozitiv në historinë e futbollit. Në ndeshjen e nëntë miqësore kuqezinjtë humbnin 12-0 në Budapest më 24 shtator të 1950 me hungarezët e Pushkash. Ky i fundit u bë edhe autori i 6 golave ndaj kombëtares sonë. Ndërsa fitorja më e thellë e kuqezinjve vjen nga kombëtarja e drejtuar nga Hans Peter Brigel dhe Ljubisha Broçiç. Që të dy teknikët fitonin me të njëjtin rezultat 5-0 ndaj përfaqësueses së Malit të Zi në 1946-ën dhe ndaj Vietnamit në Norçia të Italisë më 12 shkurt të 2003-it. Ndërkohë që ndeshja e fundit miqësore e Shqipërisë ka qenë ajo e 22 gushtit 2007 në "Qemal Stafa" ndaj Maltës e fituar me rezultatin 3-0. Në drejtim të kuqezinjve ishte kroati, Oto Bariç.

10 përballjet me Poloninë

6 nëntor 1949, Varshavë
Poloni-Shqipëri 2-1
1 maj 1950, Tiranë
Shqipëri-Poloni 0-0
22 nëntor 1953
Shqipëri-Poloni 2-0
14 tetor 1970, Chorzov
Poloni-Shqipëri 3-0
12 maj 1971, Tiranë
Shqipëri-Poloni 1-1
31 tetor 1984, Mielec
Poloni-Shqipëri 2-2
30 maj 1985, Tiranë
Shqipëri-Poloni 0-1
19 tetor 1988, Chorzov
Poloni-Shqipëri 1-0
15 nëntor 1989, Tiranë
Shqipëri-Poloni 1-2
29 maj 2005, Szczecin
Poloni-Shqipëri 1-0

Haan, debutim në miqësore ndaj një skuadre elitare

Arie Haan bën sot zyrtarisht debutimin e tij në krye të kombëtares shqiptare. Holandezi në krahasim me paraardhësit e tij do të ndeshjet ndaj një skuadre jo vetëm elitare por edhe pjesëmarrëse në një kompeticion prestigjioz sikundër është EURO 2008. Bariç e pati nisur me një fitore ndaj modestëve të San Marinos, ndërsa Brigel ndaj U-23 të Vietnamit. Vetëm Dosena dhe Demollari në epokën e pas viteve 2000 e kanë filluar aventurën e tyre me në një ndeshje kualifikuese pa bërë më parë një miqësore. Ndërsa Medin Zhega e pati startuar me Turneun e Maltës duke fituar ndaj Andorës 3 me 0.

Medin Zhega
06.02.2000-06.06.2001
6 shkurt 2000 (Turneu Rothmans në Maltë)
Stadiumi i Valetës, Maltë
Shqipëri-Andorë 3-0

Sulejman Demollari
01.09.2001-17.04.2002
1 shtator 2001 (kualifikimet e Kupës së Botës)
Stadiumi: "Qemal Stafa"
Shqipëri-Finlandë 0-2

Xhiuzepe Dosena
12.10.2002-16.10.2002
12 tetor 2002 (kualifikimet e EURO 2004)
Stadiumi "Qemal Stafa"
Shqipëri-Zvicër    1-1

Hans-Peter Briegel

12.12.2002-30.06.2006
12 shkurt 2003 (ndeshje miqësore, jo-zyrtare)
Stadiumi i Norçias, Itali
Shqipëri-Vietnam 5-0

Oto Bariç
01.08.2006-21.11.2007
16 gusht 2006 (Ndeshje miqësore)
Stadiumi: Serravalle, San Marino
San Marino-Shqipëri 0-3

Arie Haan
03.01.2008-31.12.2009
27 maj 2008 (Ndeshje miqësore), Stadiumi i Reutlingen, Gjermani
Poloni-Shqipëri

Kombëtarja shqiptare
 
Portierë:
Arjan Beqaj, Isli Hidi
Mbrojtës:
Andi Lila, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Debatik Curri, Endri Vrapi
Mesfushorë:
Lorik Cana, Klodian Duro, Ervin Skela, Altin Lala, Ervin Bulku, Elis Bakaj, Gilman Lika, Paulin Dhëmbi, Blendi Shkëmbi
Sulmues:
Dorian Bylykbashi, Edmond Kapllani, Erjon Bogdani, Jahmir Hyka, Hamdi Salihi

Miqësoret e kuqezinjve

1) 22.09.1946, Shkodër
Shqipëri-Mal i Zi    5-0
2) 10.23.1949, Bukuresht
Rumani-Shqipëri    1-1
3) 11.06.1949, Varshavë
Poloni-Shqipëri    2-1
4) 11.17.1949, Sofje
Bullgari-Shqipëri    0-0
5) 11.29.1949, Tiranë
Shqipëri-Rumani    1-4 
6) 05.01.1950, Tiranë
Shqipëri-Poloni    0-0
7) 06.04.1950, Tiranë
Shqipëri-Bullgari    2-1
8) 09.17.1950, Pragë
Çekosllovaki-Shqipëri 3-0
9) 09.24.1950, Budapest
Hungari-Shqipëri    12-0
10) 10.05.1950, Bukuresht
Rumani-Shqipëri    6-0
11) 11.29.1952, Tiranë
Shqipëri-Çekosllovaki 3-2
12) 12.07.1952, Tiranë
Shqipëri-Çekosllovaki 2-1
13) 11.29.1953, Tiranë
Shqipëri-Poloni    2-0
14) 09.15.1957, Pekin
Kinë- Shqipëri    3-2
15) 01.05.1958, Tiranë
Shqipëri-RFGJ    1-1
16) 11.10.1964, Tiranë
Shqipëri-Algjeri    1-1

17) 03.22.1967, Tiranë
Shqipëri-Bullgari    2-0
18) 07.11.1973, Tiranë
Shqipëri-Kinë    1-1
19) 10.10.1976, Tiranë
Shqipëri-Algjeri    3-0
20) 03.28.1985, Tiranë
Shqipëri-Turqi    0-0
21) 08.06.1988, Berat
Shqipëri-Kubë    0-0
22) 09.20.1988, Kostanca
Rumani-Shqipëri    3-0
23) 09.05.1990, Patra
Greqi-Shqipëri    1-0
24) 09.04.1991, Athinë
Greqi-Shqipëri    0-2
25) 01.29.1992, Tiranë
Shqipëri-Greqi    1-0
26) 05.14.1994, Tetovë
Maqedoni-Shqipëri    5-1
27) 08.16.1995, Valeta
Malta-Shqipëri    2-1
28) 11.30.1995, Tiranë
Shqipëri-Bosnjë    2-0
29) 04.24.1996, Zenika
Bosnjë-Shqipëri    0-0
30) 08.14.1996, Marousi
Greqi-Shqipëri    2-1
31) 01.21.1998, Antalia
Turqi-Shqipëri    1-4
32) 02.06.1998, Valeta
Maltë-Shqipëri    1-1
33) 02.08.1998, Valeta
Gjeorgji-Shqipëri    3-0
34) 02.10.1998, Valeta
Shqipëri-Letoni    2-2
35) 08.19.1998, Nikosia
Qipro-Shqipëri    3-2
36) 02.10.1999, Tiranë
Shqipëri-Maqedoni    2-0
37) 02.06.2000, Valeta
Shqipëri-Andorë    3-0
38) 02.08.2000, Valeta
Shqipëri-Azerbajxhan 1-0
39) 02.10.2000, Valeta
Shqipëri-Maltë    1-0
40) 04.26.2000, Prilep
Maqedoni-Shqipëri    1-0
41) 08.15.2000, Tiranë
Shqipëri-Qipro    0-0
42) 11.15.2000, Tiranë
Shqipëri-Maltë    3-0
43) 01.05.2002, Manama
Maqedoni-Shqipëri    0-0
44) 01.07.2002, Manama
Shqipëri-Finlandë    1-1
45) 01.10.2002, Manama
Shqipëri-Bahrein    0-3
46) 02.13.2002, Hesperange
Luksemburg-Shqipëri 0-0
47) 03.13.2002, San Diego
Meksikë-Shqipëri    4-0
48) 03.27.2002, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan1-0
49) 04.17.2002, Andorë
Andorë-Shqipëri    2-0
50) 02.12.2003, Norçia
Shqipëri-Vietnam    5-0
51) 04.30.2003, Sofje
Bullgari-Shqipëri    2-0
52) 08-20-2003, Prilep
Maqedoni-Shqipëri    3-1
53) 10.11.2003, Lisbonë
Portugali-Shqipëri    5-3
54) 11.15.2003, Tiranë
Shqipëri-Estoni    2-0
55) 02.18.2004, Tiranë
Shqipëri-Suedi    2-1
56) 03.31.2004, Tiranë
Shqipëri-Islandë    2-1
57) 04.28.2004, Talin
Estoni-Shqipëri    1-1
58) 08.18.2004, Nikosia
Qipro-Shqipëri    2-1
59) 29.05.2005, Szczecin
Poloni-Shqipëri    1-0
60) 17.080.2005, Tiranë
Shqipëri-Azerbajxhan2-1
61) 22.03.2006, Tiranë
Shqipëri-Gjeorgji    0-0
62) 01.03.2006, Tiranë
Shqipëri-Lituani    1-2
63) 16.08.2006, Seravale
San Marino-Shqipëri 0-3
64) 07.02.2007, Shkodër
Shqipëri-Maqedoni    0-1
65) 25.05.2007, Burnli
Anglia B-Shqipëri    3-1
66) 22.08.2007, Tiranë
Shqipëri-Maltë    3-0

 

Isli Hidi, titullar ndaj Polonisë si tre vjet më parë
Isli Hidi mund ta fillojë takimin e sotëm si titullar, në vend të Arjan Beqajt. Tekniku Arie Haan dëshiron të provojë ish-portierin e Tiranës në katërkëndëshin kuqezi për sot. Për Hidin do të ishte një rikthim si titullar ndaj Polonisë, skuadër ndaj së cilës luajti po si titullar edhe në ndeshjen e fundit tre vjet më parë më 29 maj 2005 në Szczecin, ku vendasit fituan 1 me 0. Në mbrojtje, i vetmi ndryshim është Andi Lila, i cili pritet te aktivizohet nga minuta e parë. Kurse në mesfushë janë po ata lojtarë që ishin planifikuar. Ndërkohë që në sulm është preferuar Salihi mbi Kapllanin.
Formacioni i mundshëm
Isli Hidi; Armend Dallku, Andi Lila, Debatik Curri, Kristi Vangjeli; Klodian Duro, Altin Lala, Lorik Cana, Ervin Skela; Hamdi Salihi, Erjon Bogdani


Marre nga: T.O

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: