Mehmetaj: Kisha e Milosheviçit dhe xhamia e Sulltanit
| E Premte, 09.10.2015, 08:00 PM |

Kisha e Milosheviqit dhe xhamia e Sulltan Mehmetit

Xhamia e Sulltan Mehmetit në Prishtinë, u ngrit mbi themelet e katedrales katolike të Arbërisë, aty ku u varros Pjetër Bogdani, personaliteti ynë më i madh pas Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kurse faltorja e Milosheviqit u ngritë afër rrënojave të kishës katolike shqiptare.

Nga Gani MEHMETAJ

Në përpjekjen për të arsyetuar veprimin e turpshëm të vënies së pllakës osmane në Kështjellën e Lezhës, një mercenar shqipfolës shkruan: merruni me diktaturën e Enver Hoxhës e mos u merrni me pushtuesit osman. Ai i amniston pushtuesit osman, por nuk i fal krimet e Enver Hoxhës! Shet dushk për gogla. Megjithatë, njëqind diktatorë të tipit të Enver Hoxhës, nuk kanë vrarë shqiptarë sa ka vra një Sulltan i vetëm me hordhitë e tij mizore. S’ka gjë që mund ta arsyetoj pllakën e turpit që e vunë në Kështjellën e Lezhës, në simbolin kombëtar të shqiptarëve. Shembull i tillë i shëmtisë, dhunimit të simbolit të bashkimit, përdhosjes së historisë, nuk është parë e dëgjuar në asnjë shtet a komb të Evropës së qytetëruar. Në shekullin XXI ndonjë gazetë e gazetar rreket të na bind se dhunuesit kombëtar duhet t’i kujtojmë me pllaka përkujtimore, sepse kjo është historia. Cila  histori? Historia e dhunës e terrorit. E gjenocidit dhe e plojës. Kjo është historia e tyre, e mercenarëve që identifikohen me pushtuesin, por nuk është historia e shqiptarëve.

Përgjërimi i një grupi shqiptarësh ndaj turqve, apo kohës së sundimit të osmanëve me ngjason me shembullin e gruas së përdhunuar që përgjërohet për përdhunuesin e vet.  Ky fenomen psikologjik, është shëmti, deformimet i mendjes njerëzore.  Gra të përdhunuara që përgjërohen ndaj përdhunuesve të tyre nuk kam pa, as nuk kam dëgjuar që ka, por burra që përgjërohen ndaj përdhunuesve të tyre osmanë, kam pa, dëgjuar e lexuar. Pështirosem kur i lexoj apo kur i dëgjoj, më duken monstra, mendje të sëmura, mercenarë të pacipë. Janë kategoria më e ulët e qenieve njerëzore.

Dallojmë disa tipa të këtyre shëmtirave: kategoria e parë janë mercenarë, që i kanë paguar të flasin e të shkruajnë për sundimin “e mirë” osmanë. Kategoria e dytë, janë të budallëllepsurit  nga feja islame e të kapluar nga sëmundja e pashërueshme e inferioritetit , ua kanë shpërlarë trurit, prandaj si dështak e pranojnë secilin, që u ofron ngushëllim.  Kategoria e tretë të ngjasojnë me raportet që kanë krijuar viktima e xhelati, personazhe tipike të regjisores Liliana Kavani. Kategoria e katërt janë ata që nuk e ndjejnë vetën shqiptarë, por tallen më shqiptarë e më simbolet kombëtare shqiptare, megjithëse i pranuam në mesin tonë, i ngritëm e edukuam. Janë kategoria më mosmirënjohëse. Me fjalë të tjera e mbajtëm gjarprin në gji.

Prandaj, jo me kot është thënë se një pjesë e shqiptarëve e kanë trurin e peshkut, harrojnë para se t’u kalojë rreziku.  E harruan pushtuesin e egër turk dhe e shpallën vëlla, apo aleat strategjik (!), e harruan pushtuesin serb, në kapelën e Jugosllavisë dhe kaluan vjet në euforinë e vëllazërim-bashkimit, i harruan krimet e Greqisë dhe flirtojnë me te me servilizëm të skajshëm.  Në përpjekjet për të harruar mizoritë pesëqind vjeçare  (pa mësuar asnjë gjë nga pësimi) arsyetohen se mizor nuk ishin turqit, por osmanët, ndërsa turqit mburren me lavdinë e osmanëve mizor. Shqiptarët më trurin e peshkut, minimizojnë mizoritë jugosllave, duke ia veshur krimet një ministri serb- Rankoviqit, megjithëse të gjithë e dinin se masakra e Tivarit, vrasjet e pesëdhjetë mijë shqiptarëve të Kosovës e të territoreve etnike, u bënë atëherë kur Rankoviqi nuk qe kurrfarë  faktori, përkundrazi sundimtar i Jugosllavisë ishte Josip Broz Tito.

Krimineli tjetër, Milosheviqi të cilin të gjithë e djallëzojnë, nuk ishte asgjë më i keq se sa Josip Brozi, të cilin grupe shqiptarësh me mendje të sëmurë e lavdërojnë.  Ku është dallimi në mes të Miloshevqit dhe Josip Brozit? Në kohën e sundimit të Titos, në Kosovë dhe në territoret etnike, ushtria jugosllave (serbo-malazeze) vrau pesëdhjetë mijë shqiptarë për tre vjet. Në kohën e sundimit të Milosheviqit, ushtria serbe vrau njëzetë mijë shqiptarë të Kosovës. Pra, dallojnë numrat.  Titos i ndërtuan përmendore, pagëzuan rrugë e qytete me emrin e tij. Millosheviqit nuk i ngritën përmendore, por ai e ngriti një kishë në Qendrën Universitare të Prishtinës, duke u përpjekur të përjetësojë sundimin e vet.

Sundimtarët osman i ngritën Sulltan Mehmetit II –Fatihut, xhaminë në Prishtinë për ta përjetësuar fitoren e tij mbi arbërorët. Xhamia e Sulltan Mehmetit II, sikurse shumica e xhamive në Arbëri u ngrit mbi themelet e katedrales katolike, aty ku u varros Pjetër Bogdani, personaliteti ynë më i madh pas Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, kurse faltorja e Milosheviqit u ngritë afër rrënojave të kishës katolike shqiptare.

Në xhaminë e Sulltan Fatihut  falen një pjesë e shqiptarëve myslimanë edhe sot e kësaj dite! Ceremonitë zyrtare të Bashkësisë Myslimane të Kosovës bëhen në përkujtimoren  e sulltanit, shqiptarë-vrasës.  Në këtë mënyrë u bëhet lavde krimeve osmane me përmendore myslimane.

Milosheviqi, kur e ndërtoi kishën “pravosllave” në Prishtinë, e kopjoi Sulltan Mehmetin e Dytë, me shpresën se një ditë edhe shqiptarët do të faleshin në këtë kishë, ashtu sikurse u falën në xhaminë e pushtuesit të mëparshëm. Fatbardhësisht pushtimi i Jugosllavisë së Milosheviqit nuk zgjati sa pushtimi i pasardhësve të Sulltan Mehmetit të Dytë, apo të Sulltan Sulejmanit, kështu që shpëtuam nga turpi që pasardhësit tonë të faleshin edhe në kishën e Milosheviqit, ashtu sikurse po falën në xhaminë e Sulltan Mehmetit. Sikur të mos e bombardonte NATO Serbinë, do të dilte ndonjë krye imam shqipfolës, që do të dërgonte porosi për “paqe e tolerancë” nga Kisha e Milosehvqit. Ndërkaq, mercenarët shqipfolës nëpër gazeta, televizione, etj. do të përgjëroheshin duke dhënë deklarata perverse në frymën: serbët na shpëtuan nga Perëndimi e nga asimilimi, serbët i kemi vëllezër e broçkulla të ngjashme, ashtu sikurse thonë për sulltanët e Turqisë. Palaço të tillë kishim dhe kemi. “Jo, po Sulltan Mehmeti apo Sulltan Sulejmani janë më të mirë”, thonë palaçot e gazetarisë shqiptare të shitur me lira turke. Fyti i tyre s’pushon se lavdëruari ish pushtuesin në shkallë të perversionit sadomazokist.

Ku është dallimi në mes të Miloshevqit, Mehmetit, Sulejmanit...? Nuk ka dallime, pos në numra.  Krimineli serb vrau njëzetë mijë shqiptarë të Kosovës, por prapë vrau njëzetë herë më pak se krimineli osman Sulltan Mehmeti, të cilin një pjesë e shqiptarëve me mendje të sëmurë e pranojnë për mbret, sepse xhamisë në Prishtinë i thonë Xhamia e Mbretit, madje  i falën xhamisë, të ndërtuar në kujtim të krimeve të tij.  Mbase diktatori osman e ai serb dallojnë edhe në kohëzgjatjen e sundimit. Serbi sundoi kohë më të shkurtër, nuk iu dha mundësia të vazhdonte mizoritë, sepse Perëndimi e bombardoi dhe e arrestoi, kështu që na shpëtoi nga gjenocidi. Mizoritë osmane nuk i ndaloi askush, prandaj kemi këtë trashëgimi të shëmtuar.  Milosheviqi nuk arriti t’i përmbyllte mizoritë e veta, ashtu si i planifikoi, nuk arriti as të ndërtonte kishën e vet, sepse trupat e NATO-s ia prishen planet. Ndërkaq, emnaku i tij në krime, Sulltan Mehmeti, sundoi gjatë, bëri shumë krime, arrit të shpërngulte shqiptarë më shumë se askush tjetër në histori. Sundimi i osmanëve i shndërroi arbërorët kryengritës në shqiptarë servil, i konvertoi me dhunë në myslimanë. Një grup shqiptarësh me gjen të shprishur e morën ideologjinë e pushtuesi dhe u bënë islamikët më të tërbuar në Evropë. Grupi tjetër apo shtresat e njëjta puthadore, morën ideologjinë komuniste dhe u shndërruan në pushtetarët më mizor. Të dy këto ideologji antishqiptare jetojnë pranë e pranë, duke e ushqyer njëra-tjetrën.

Edhe faltoret kushtuar këtyre dy kriminelëve kanë dallime: Kisha e Miloshevqit është shndërruar në rrënojë që kundërmon, xhamia e Sulltanit  është rinovuar, përtërirë dhe shkëlqen më shumë se sa në kohën kur u ndërtua, është transformuar fare. Xhamin e Sulltanit e rindërtoi organizatat turke TIKA, e lidhur me organizatat terroriste islamike. Lidhjet e tyre u publikuan në gazetat tona, por TIKA vazhdon të rindërtoj e ndërtoj qindra xhami, pa e penguar askush. Kjo organizatë është shtet në shtet, nuk e pyet dhe nuk e përfill asnjë institucion të Republikës së Kosovës, ndërton e shëmton si ti teket. Është bërë makthi i traditës shqiptare.

Po shteti ynë ku është? Sepse, po të kishte shtet, nuk do të lejonte shëmtira të tilla: në Lezhë nuk do ta përdhosnin Kështjellën shqiptare me pllakën e shëmtuar, në Prishtinë nuk do t’i faleshim sulltanëve kriminelë, dhe as nuk do të guxonin të mbronin pushtuesin, nëpër Kosovë nuk do të ndërtonin xhami në mënyrë të egër, duke ua zënë vendin shkollave, teatrove e kopshteve të fëmijëve. Pesëqind vjet pushtuesi osman nuk ndërtoi xhami në Arbëri sa ndërtoi për dhjetë vjet të ripushtimit. Elita politike në Prishtinë dhe në Tiranë janë të korruptuar, ua ka mbyllur gojën ish-pushtuesi, prandaj institucionet shtetërore të ne, herë i tolerojnë përdhoseshit  e historisë e të simboleve kombëtare, duke ua shkelur syrin, që të bëjnë veprime të dënueshme, herë i ndërsejnë. Kështu, me elitën e papërgjegjshme e të shitur, dy shtetet shqiptare rrezikohen të dalin nga boshti evropian dhe të përplasin në kaosin islamik.

Deri kur? Derisa t’i tolerojmë.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: