Bardh Nëngurra: Sa lehtë shiteshin vajzat e vëllaut
| E Diel, 04.10.2015, 09:08 PM |

SA LEHTË SHITESHIN VAJZAT E VËLLAUT

( Ky tregim asht histori nga ngjarje e vertetë qe ka ndodh në anet e Podgurit, këtu vetem emnat jan të trilluem )

Nga Bardh Nengurra

Rezet e diellit tashma kishin fillue të mshifen pas bjeshkës së Rusolisë dhe muzgu i mbramjës afrohej. Në mesin e hotel - kafenesë në parkun e Banjës në nji tavolinë bajshin llafe dhe cakrrojshin gotat e rakisë Cufë Lushi dhe Xajë Cubi. Kamarieri ju rrinte perbri dhe i shikonte me kurreshtje. Cufa dhe Xaja zgërdhiheshin dhe hanin mezen e ftohët dhe derisa pertypeshin ju shkonin jargë e pshtymë nga goja. Ishin dehun mirë dhe kur ndijshin se jarget ju varen nepër mjekërr ata i fshijshin ato me mangët e këmishës. Zani i tyne i pa akorduem dhe perplotë belbëzime ishte neveritës.

Mirpo askush pos kamarierit nuk jua varte se çka flisnin. Këta njiheshin si njerëz pijanec në at rreth dhe bile askush nuk i perfillte pasi ishin të dyshimt dhe perfliteshin edhe si birramel te UDB-së. Si bashkpuntor të saj dhe askush nuk dëshronte shkaku i kësaj as te ketë punë me ta.

Cufë Lushi kishte qen kryeplak i fshatit menjiherë pas Luftës së Dytë Botnore sikur quhej lufta antifashiste e viteve 1940-1945.  Ai per ta bind pushtetin komunist të Jugosllavisë ndahet nga bashkëshortja shqiptare dhe djalit të vetëm e të vogël qe kishte pas me te, pasi ndahet ja sjell per njerkë nji malazeze.

Ishin tre vëllazen djemt e Demë Lushit, ata kishin zbrit në rrafsh para disa dekadave nga bjeshkët e Rugovës dhe ishin vendos pergjithmonë në nji fshat buz Drinit të Bardhë.

Vëllau i madh Meti vdes bukur i ri dhe len pas vetit nusen me tre djem e nji vajzë. Cufa kishte ba disa tentime ta shnderojë kunatën por nuk ja kishte dalë andaj nga inati pamëshirshem e ndan ate me femijet tue i qitë perjashta shtëpisë në mesin e dimnit me çrast e veja e Metit dimnin me femijet e vegjel e kalon në nji pojatë te bagtive qe e adaptojë si shtëpi banimi.

Vëllau i tretë Lami ishte bari i deleve dhe ai motin e kalonte me to në bjeshket e thata të Alpeve shqiptare.

Cufa vetë ishte zot shtëpie dhe sillej me kuleten plot para nga kafeneja në kafene dhe pinte e bante qefe. Jetimin Dikun ja bante kujdes malazezja me te cilen Cufa ishte martue per ta dëshmue lojalitetin per bashkim-vëllaznim me popujt sllav. Per ta deshmue veten si komunist i devotshem.

Lami kishte per grue nji jetime e pa babë dhe motër e pa vëlla nga familja e Kukaj të fshatit Prekaj. I falë Zoti me te tri vajza me radhë dhe posa ato mbushnin 14 vjet i zoti i shtëpisë Cufa i fejonte per djemt e miqëve të gotave te rakisë qe i kishte apo per far birameli tjeter te pushtetit. Te paren vajzë te vëllaut e fejoj per nji djalë në fshatin Kalaj dhe ajo e shkretë nuk e trashëgojë atë burr sepse vdiç posa lindi femiun e parë vajzë e cila mbet jetime pa nanë ende pa ja thithë gjinin e sajë.

Flitej se Grisha e shkretë vdiqë nga tuberkulozi dhe se atë e kishte marr nga torturimet qe ja kishte ba burri i cili se kishte kursye asnji ditë nga druni dhe dajaku. I pelcet zemra të shkretës pasi as nuk kishte ku të ankohej e të kerkon ndihem. Baba qoban me dele në bjeshkë e axha pijanec rrugve nëper kafene me shkije e malazez dhe me ndonji shqipfolës të nivelit të vetë.

Cufë Lushi sikur u kujtue se ashtu si me të paren vajzë te vëllaut qe pat ba tregti tash te ban edhe me të dyten, me Timen , vajzën tjeter. Ngriti gotën dhe pershendeti bashkpijanecin dhe i tha, ndëgjo o Xajë Cubi, të kam mik dhe më ka shkue mendja ta trashim këtë miqësi edhe ma shumë. A don ta jap vajzen e vëllaut tim per djalë?

Po si nuk due o Cufë , por djalin e kam ende të ri. Edhe vajza asht e re tash sa ka fillue te shkoj në shkollë, po i shpallim te fejuem dhe kur mbushin 14-15 vjet i martojmë i thotë Cufa dhe perseri ngrit goten me raki kumbulle per ta cakrrue me Xajen dhe pasi cakrruen ja shtrinë dorën njeni tjetrit. Hajde me hajr na koftë kjo miqasi.

Kamarier na sjell edhe nga dy gota me shlivë * ( serbisht raki e kumbullës ).

Pija dhe cakrrimi i gotave vazhdojë atë mbramje deri sa u mbyll kafeneja. Ngriten te dehun drrasë dhe as me pague nuk paguejn. Nesër ti sjellim dinarët i thotë Cufa kamarierit qe as ti kundershtonte nuk guxonte se do e humbiste punën po u ban nervoz Cufa dhe Xaja, ata ishin njerëz te pushtetit.

TIMA

Vajza e Lam Lushit rritej si stojzovalle, në shkollë ishte nxanësja ma e mirë , sukseset e saja ishin shembull per  te tjerët. Ajo kishte shok klase edhe Mulin , nji djalë zeshkan e shtatshkurt dhe i krrusun në kurriz sikur t`ishte far plaku. Ata se dinin se ishin të fejuem qe moti dhe se nji ditë do jen burr e grue. Mirpo me kohën dikush ju tregon dhe tash Tima fillojë të e injorojë çdo kontakt me te. Muli rritej dhe kur erdh në kohen e pubertetit filloj ti fliste bukuroshës së klasës dhe filloj ta ngacmojë  me fjalë qe nuk ishin te bukura si do i shprehte secili djalë te fejuemes së vet, ato ishin fjalë pise dhe Tima fillojë te frigohet nga ai njeri.  Vitët shkollore iknin njena pas tjetrës dhe erdhi koha e perfundimit të semimaturës. Tima u shpall nxanësja ma e mirë jo vetëm në lasë, por në shkollën ku ajo shkonte. Ambicjet e sajë per shkollim, andrrat per tu ba mjeke ishin të hatashme.

Me deftesën e mbarimit të shkollës fillore në dorë e gëzueme dhe plot buzqeshje vendos të shkon te nana dhe ti tregojë asaj se ka vendos të bahet mjeke se do shkoj në shkollën e mesme të mjeksisë dhe pastaj do vazhdon fakultetin e mjeksisë .

E ama Mirja ishte në oborr tue shku kah shtalla e lopëve kur Tima e thirri; oj nanë , oj nanë , po nal njihere moj dhe shihmi notat e mia te shkollës, du të bahem mjeke oj nanë du të të jem mjekja e jote, e babës dhe e keti populli që po vuen kaq shumë. Mirja kishte pas nji shekë në dorë dhe kur ndegjoj të bijën ti fliste ashtu sheka i ra nga dora dhe u step. Ju afrue pran dhe në vend që ta perqafoj ajo me lot per faqe heshtazi i tha , mbylle mos të ndëgjon ai i madhi, por çfar shkolle moj bi ti do bahesh nuse sivjet në vjeshtë, ti je e fejueme , të ka fejue axha yt derisa ka pi raki në kefene me shokët e ti pijanëc. Tima piskati me za, kurren e kurrës jo, unë do shkollohem, nuk e marr per burr at injorant atë njeri i cili më sjell frikë vetem kur e mendojë. Axha le të prish atë fejesë ashtu si ka dit ta baj dhe kjo punë nuk do bahet kurr per të gjallë .

Perplot pezem dhe me lot per faqe iku e shkoj në qilarin e të amës dhe aty u shtri permbys e filloj nji vaj me dënesje të forta sa gurit e drunit do i vinte keq per te.

Nata e zuni me kryet në prehrin e nanës dhe të nesermen fare nuk doli nga dhoma.

Nana atë ditë duhej të shkonte në bjeshkë bashk me fëmijët e vegjel dhe atje do mbetej tanë veres deri vonë në vjeshtë bashk me femijet dhe të shoqin Lamin.

Tima i tha se nuk do vjen atje , do sheh ma vonë ndonji ditë tjeter.  U perqafuen me lot per faqe me të amen dhe u mbyll në dhomë.

Derisa të gjithë ishin të angazhuem per me pregadit gjanat per tu ngjitë në bjeshkë, Tima ngadal pa u diktue del nëper deren e kapxhikut në bahqe të pemve dhe nga aty del trup arave në rrugën qe qonte Mitrovicë - Pejë. Fatmirsishtë vetem pas pak vjen nji autobus dhe ajo ja ban me dorë te ndalet.

Per fat shoferi kishte pas qen serb dhe kjo i drejtohet me fjalët, të lutëm më merr deri në qytet , do shkoj të kerkojë ndihëm te policia , dojnë të më martojnë me dhunë, pa deshiren time , axha im me ka fejue kur isha bebe në djep, të lutem...... dhe lotët i shkonin rrëke faqeve. Nuk kam para per biletë a më merr të lutem deri në qytet. Shoferi u skuq në ftyrë , dukej qartë se ati i theri ne shpirt kjo që ndëgjojë dhe i tha ulu ulu nuk ka problem per biletë fare.

Autobusi u ndal në stacion të Pejës. Udhtarët zbriten nji nga nji dhe secili shikonte Timën por fare pak e shikonin me keqardhje, kishte të tillë qe në trunin e tyne bluenin ide se si ta pengojnë të shkoj ajo në polici.

Tima zbriti dhe i tha per të saten here shoferit , të falemnderit shumë, zoti të rujt. Ecte me hapa të shpejt , thue se kishte frikë se e ndiqnin mbrapa, mundohej të permbahej e mos të diktohej nga kalimtarët se asht në arrati. Ajo ishte e zoja sado e re me moshë, ishte shtatë lartë me bel të holl , flokët e zeza si korb të gjata perplot krryle i mbulonin shpinën dhe vareshin deri te laku i kambëve. Ftyra e saj e zgjatun e mollëzat e faqeve kuq si mollë dhe hunda e drejtë paksa e lakueme në fund si shqep shqiponje jepshin nji pamje te hatashme te femnes.

Ecte me hapa të shpejt dhe gjoksi i saj virgjër ku posa kishin fillue të dallohen dy gjinjë te vockël e të rrumbullaktë dridhej nga ecja me shpejtësi qe e bante.

Ma në fund mori frymë thellë, arriti aty ku ishte nis. Në hymje të derës në stacionin policor ajo kethue kryet pas per tu sigurue se nuk e ndjeku kush dhe u fut mbrenda.         ***

Familja e Cufë e Lam Lushit u lajmrue se vajza e tyne Tmë Lushi asht plasue në konvikt të nji shkolle të mesme diku në nji qytet të Kosovës dhe se ajo asht në sigurimin dhe mbrojtjen e organeve arsimore të Kosovës dhe në mbrojtje të policisë. Nese dikush shkon dhe tenton ta gjej, tenton ta kerrcnojë apo ti baj çfardo presioni per ta nderpre shkollimin ai njeri do arrestohet dhe do gjykohet me shumë vite burg. Cufë Lushi këtu nuk kishte fuqi të ndermerrte asgja, ai mllefin e vetë e shfryu me të vëllain Lamin dhe me shamje e kerrcnime nanës së Timës të mjeres Mire e cila heshte dhe në mbrendi te shpirtit ishte shumë e lumtun sepse e mbante shpresa se e bija i paska shpetue matrapazllaqeve dhe poshtersive tradicionale qe i ka kurdisë axha  burre pijanec dhe ilig, i pashpirt.

Dy vite Tima nuk u duk fare, ajo mbarojë me sukses të shkelqyeshem dy vitet e shkollës së mesme të mjeksisë. Malli per nanën e kishte pervlue, motrat dhe vëllaznit ma të vegjel i ishin ba si pasqyrë e meditimeve, asaj i dukej se secili femijë qe takonte asht vëllau apo motra e saj. Lotët i shkonin faqeve kur i kujtohej jetimja, mbesa e sajë qe rritej te dajet dhe e cila flente me Timen sa kjo ishte në shtëpi.

As Cufë Lushi nuk ndejti duer kryq, ai i porositi familjen e Xajë Cubit qe të heshtin , të duket se i kan que durt nga ajo fejesë dhe se nuk jan ma të interesuem per ta realizue me martesë.

Ishte kjo nji grackë në të cilen ra nana e Timës e cila bashk me nipin e vet e dinte se ku asht Tima. Ajo dergoj nipin e vet Demë Selen qe ti thotë Timës të vie në shtëpi per pushime shkollore , te vie se gjithçka asht harrue.

Mirja ishte në bjeshkë bashk me të shoqin dhe femijet e vegjel, ishte ditë gushti e viteve te 70-ta të shekullit të kaluem kur nga autobusi Mitrovicë - Peje ne afersi të Drinit të Bardhë atu në lakun e rrugës perskaj urës zbriti nji vajzë shtatlartë me flokë kaqurrela te gjata deri te laku i kambëve. Ngadal mori rrugën per në fshatin komshi me fshatin e sajë dhe u zhduk në rrugicat e fshatit.

Kalimtarët e rastit e shikonin me kurreshtje por ecja e sajë dhe qendrimi trimnor qe dallohej qe në stilin e ecjes i bante të gjithë ta shikojnë e mos të flasin asgja.

Në mbramje diku tue prendue dielli ajo e lodhun e dermueme arriti para dyrve të stanit në bjeshkë.

Sa gëzim e sa loti u derdhë, sa puthjet me motrat e vëllaznit e vegjel, sa shtërngimi i fort i durve te jetimes e cila menjihere filloj me pytjet; .. teze , po ku ike ti, pse nuk më more edhe mu me veti? Pse me le ? Më ka marr malli per ty shumë.

Ajo natë iku pa gjum per të gjithë. Te gjith ishin të gëzuem pos babës Lam i cili e qortojë i tha se Cufën e ka vëlla, se ai asht zot shtëpie dhe se ai ka pas të drejtë ta vendos fatin e sajë. Tima e kundershtojë ashper dhe sado qe dinte se i ati nuk asht njeri i keq dhe se edhe ai ndinte keqardhje per të bijen ajo shfryni sa mujti mllefin në Lamin i cili i ishte shtrue zakoneve te pakuptmta dhe respektonte jasht mase te vëllain ma të madhe Cufën.

Te nesermen dita me diell , Lami mori delet dhe i leshoj pllajave të bjeshkes. Hata me Ramën qe ishin femijet ma të rritshem të Lamit i leshuen lopët per kullosë ndersa në stan mbeten Mirja me të bijen Timen dhe fëmijet e tjer të vegjel. Mejremi vuri kusinë mbi zjarr dhe i tha të bijës do ta baj nji kaqamak se moti nuk ke ngran bija ime. U ulen njena perbri tjetrës rreth zjarrit qe ishte i ndezun në mes të stanit dhe në kusinë qe varej në nji singjir nga trani i stanit Mirja perzinte kaqamakun dhe fliste me të bijen. Femijët kishin dalë tashma jasht dhe ndegjohej vetem zani i tyne se si lunin dhe kendonin tue vrapue si qingjat nëper lendinat e shumta te asaj stanishte.

Per nji çast dera e stanit u hap furishëm. Mbrenda u futen pesë burra. Timës ju dridh trupi kur mes tyne pau Mulin ish shokun e saj të klasës. Nuk arrit as te ngritet nga shkambi kur mbi te u sulen katër burra, i pesti kapi per dore Miren dhe e hudhi anash dhe ajo ra me tanë peshen e sajë mbi nji tinar djathi me crast humbi vetdijen dhe mbet në vend si e vdekun.

Tash të pesë burrat me dhunë moren Timen e nxoren perjashta në lendin afer lisit të Pojës ku mrizonin delet në mengez dhe aty e lidhen kambë e duersh, e shtrinë per toke në shpinë,  si bisha filluen tja zdeshin rrobat dhe pasi e zdeshen lakuriq , i thanë Mulit, ja ku e ke kecej tash dhe do bahet perjetë e jotja.

Epilog.

Cufë Lushi kishte pas marr vesh nga dikush se Tima ka ardh dhe ka shkue ne bjeshkë te e ama. Ai shkon shpejt te Xajë Cubi dhe e porositë se çka me ba e me i dhan fund kesaj pune me at vajzë të perdallë qe jua paska marr ftyren dhe ka shkue në shkollë.

Veprohet sipas porosisë se vet Cufë Lushit, dhunohet në perzencen e kater burrave tjerë mbesa e ti nga njeriu qe ky ja kishte zgjedh per shok jete derisa i dehun ka gëlltitë meze e raki kumbulle . Ky dhunim u ba fati i Timës per jetë të jetve. Andrrat e sajë u shuen, mantili i doktoreshës mbet anderr e mirë, dhe ajo mbet aty me dhunë dhe kalbet si druni i premë në ahishte mes dushkut e mykut të malit.



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: