Entela Binjaku: Dita Ndërkombëtare e Paqes
| E Diel, 27.09.2015, 05:49 PM |

Dita Ndërkombëtare e Paqes

Nga Entela Binjaku

Në kalendarin e ditëve të rëndësishme me impakt ndërkombëtar është edhe 21 shtatori, ditë të cilën Kombet e Bashkuara e kanë shpallur si “Ditën Ndërkombëtare të Paqes”. Që prej vitit 1981 e diela më e afërt me datën 21 shtator festohet në të gjithë botën si një ditë që promovon paqen përmes artit.

Fymëzuar nga rezoluta 55/282 e Kombeve të Bashkuara si një ditë plotësisht në shërbim të armëpushimit dhe një shoqërie pa dhunë, kjo datë fton shoqëritë kudo në botë t’i kushtohen asaj përmes artit.

Me  këtë rast organizohen aktivitete të ndryshme që kanë në qendër protagonistë të talentuar të vegjël e të rritur në fusha të ndryshme të artit.

Vogëlushja në foto quhet  Mireicy Aquino, një fëmijë që duket se ka lindur me pasionin për kërcimin. Ajo është vetëm 5 vjeç dhe është më e vogla që ka kërcyer ndonjëherë në një skenë të Kombeve të Bashkuara.

Nëna e saj është shqiptare dhe është kujdesur t’i mësojë gjuhën shqipe por edhe gjëra që flasin për fëmijët në Shqipëri.

Mireisi kërceu një pjesë të titulluar “Liria”në aktivitetin e zhvilluar  në Naumburg Band shell in Central Park, NY.  Ky kërcim paraqiste  kontrastin midis shtypjes dhe lirisë duke u dhënë të pranishmëve përvojën e një lirie që nuk njeh kufij.

Vigjilja për paqen ndërkombëtare është një përpjekje  kushtuar  transformimit dhe  promovimit    paqes përmes pjesëmarrjes në muzikë, art, poezi, vallëzim.

Vizioni i kësaj dite synon  të shërojë dhe të mbushë  jetën e njerëzve  dhe të komuniteteve që ata ndajnë e krijojnë sëbashku, kudo ku jetojnë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: