Fatime Ahmeti vjen me romanin “Likja''
| E Merkure, 12.08.2015, 06:43 PM |

Fatime Rr. Ahmeti këto ditë erdhi para lexuesve me veprën e pestë me radhë, përkatësisht pas katër përmbledhjeve me poeyi, tani ajo botoi romanin “Likja”. Fatime Ahemti deri më tash ka botuar këto vepra: “Ishuj e brigje” (poezi), “Rilindja”, Prishtinë, 2001, “Bekim i virgjër” (poezi), SHSHK “Anton Pashku”, Prishtinë, 2004, “Unaza e lindjes” (poezi), SHSHK “Anton Pashku”, Prishtinë, 2008, “Fotografia mbi urë” (poezi), ULKK, Prishtinë, 2013 dhe tash pra me romanin “Likja”, ULKK, Prishtinë, 2015.

Fatime Ahmeti është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Republikës së Kosovës. Dhe, deri më tash ka marrë pjesë në të gjitha manifestimet letrare e kulturore që mbahen në trojet etnike shqiptare. Mjaft shpesh edhe është laureuar me shumë çmime për poezi, por edhe me mirënjohje për kontribut dhënë kulturës shqiptare.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: