Gani Mehmetaj: Shpërfytyrimi i shqiptarëve
| E Diel, 02.08.2015, 03:28 PM |

Shpërfytyrimi i shqiptarëve

Ideologjia islamike është nacionalizëm arabë, ashtu si ideologjia komuniste ishte pansllavizëm rus. Ç’kanë shqiptarët fatkeq më këto dy ideologji, të cilave iu ngjitën duke rënë pre e klasave politike kriminale. Arabët e mendësisë mesjetare me nacionalizmin islamik duan ta mobilizojnë popullatën kundër perëndimit, ndërsa ne jemi në taborin e Perëndimit.

Nga Gani MEHMETAJ

Pamje më kërcënuese për qytetërimin evropian e më të shëmtuar për sytë se sa "falja" e Bajramit të madh në Sheshin Nëna Terezë, në qendër të Tiranës, nuk kam parë në faqe të dheut. Një lumë njerëzish sektesh e ngjyrash të ndryshme, përkuleshin e ngriheshin nën qiellin e hapur, kinse i falen Zotit, ndërsa i braktisën xhamitë e teqetë. Tirana nuk pipëtinte, u ndal lumi i veturave, rrugët u braktisen, si të pritej hyrja e hordhive të Xhingis Kanit. Tiranasit mbyllen dyer e dritare, fëmijët s’hapnin gojë, shihnin me tmerr përtej grilave ritualin e pazakonshëm, të paparë në qytetërimin evropian. Edhe më të habitur ishin ata që nuk e dinin hilenë e bashkësive fetare myslimane: mendonin se u ngrysën Evropë, por me ndihmën e këtyre myslimanëve mesjetarë u gdhinë Azi. Në tërë këtë ritual të pazakonshëm të mijëra njerëzve, që ngriheshin e përkuleshin, mungonin vetëm devetë (gamilet) e beduinëve. Nuk kishte as shpata të lakuara arabe, shami beduinësh e rekuizita të tjera luftarake. Arabë pati, ata ishin instruktorë e urdhërdhënës që u tregonin “beduinëve shqiptarë”  se si të rreshtoheshin në formacion lufte.

Atmosfera mesjetare e kohës së xhihadit ishte aty, në Sheshin Nena Terezë: sa e frikshme aq anakronike. S’ta kapte mendja që mund t’u ndodhte kjo hata shqiptarëve, nuk e shpjegoje se si mund të shpërfytyroheshin në atë shkallë. Mungonte vetëm akti final: pas faljes së  “sabahut” zakonisht hordhi beduinësh mësynin kështjellat e qafirëve që t’i bëjnë rrafsh me tokë. Çuditërisht vjelësit e kësaj traditë beduinësh nuk mësyn godinat qeveritare, nuk u derdhen rrugëve të Tiranës që të kapnin qafirët për zverku, nuk pushtuan as kështjella kaurësh, ndërsa do të duhej, që të mos u shkonte falja huq. Kur i lejojnë hordhitë e tilla të dalin në rrugë si në shkretëtirat arabe, në vend se të falen atje ku e ka dhënë Zoti i myslimanëve, atëherë duhet të pritet çdo gjë: rrënim objektesh qeveritare, republikë islamike, pushtim i të gjitha poreve të shoqërisë shqiptare nga hordhitë islamike. Kur qeveritarët tolerojnë në mënyrë kriminale që feja islame të pushtojë jetën publike, institucionet qeveritare, policinë, shërbimin e fshehtë, shkollat, rrugët, sheshet, madje edhe dhomat tona të fjetjes me zërin e çjerrë e në kupë të qiellit të altoparlantëve që ta plasin timpanin e veshit, atëherë pse të mos sfidohen këta qeveritarë të squllët që e lejojnë terrorin? Vitin tjetër beduinët në Sheshin kryesor, Nëna Terezë, nuk do të mjaftohen me falje bajrami, nuk u quhet “sevapë” po nuk e ndoqën traditën islamike të sulmit rrënues mbi godinat e qafirëve (qafirë janë ata që nuk e besojnë islamin e nuk u nënshtrohen ligjeve të sheriatit).

A kapën fondet islamike majat e shtetit?

Kështu, në shekullin XXI një grusht mercenarësh të financuar nga fonde të dyshimta, ta imponojnë primitivizmin e skajshëm. Një grusht mercenarësh të shitur, bëjnë rrëmujë sa që shqiptarët në vend se të merren me problemet fondamentale, e shpenzojnë energjinë për t’iu kundërvënë fushatës rrënimtare të këtyre islamikëve. Një grup islamikësh mercenarë po na e zënë frymën, bëjnë si të duan e ku të duan, pa përfillur të drejtat tona kombëtare, pa u brengosur që po na i shkelin liritë individuale.  Disa parti politike janë kapur nga fondet e dyshimta islamike, prandaj i kanë futur në Kuvend deputetët me prejardhje aziatike, të cilët fyejnë e mohojnë kombin e atdheun e shumicës. Një grup islamikësh të ardhur nga Anadolli e shtetet arabe ua kanë mësuar arsyetimin prej idiotësh disa partive tona, kinse po e tolerojnë agresionin islamikë për hir të votave të besimtarëve, ndërsa duan ta fshehin arsyen e vërtet: fondet islamike e blenë kreun e disa partive politike e të institucioneve, i blenë votat për deputetët aziatik që po e përdhosin Kuvendin e shumicës shqiptare në Kosovë. Dhe shqiptarët e mjerë heshtin para këtyre aziatikëve ardhacak.

Shpërfytyrim më të frikshëm të shqiptarëve nuk është parë as në kohën e pushtimit më të egër të Perandorisë turke. Kjo shëmti nisi njëzetë vjet më parë në territoret etnike (Maqedoni e Kosovën lindore), vazhdoi me intensitet në Kosovën e pas çlirimit, ndërsa u përhap si kancer në Shqipëri. Sa më të zëshëm bëhen shqiptarët për bashkim me Perëndimin, aq më të dhunshëm tregohen shoqatat islamike, në përpjekjet për të na kthyer në mesjetën e tyre. Maskarada e ditës së Bajramit të madh këtë synim kishte.

Duhet ta kujtojmë se sprovat e para për dalje në rrugë të beduinëve shqiptarë pati fillimisht në Prishtinë, mirëpo policia u tregua efikase dhe, ua ngjeshi më kërbaç shpinës. Ndërkaq, në Tiranë tri vjet radhazi e provuan beduinët derdhjen në rrugë, bllokimin e trafikut e të jetës së qytetit. Sigurisht, po nuk i pengoi dikush sërish do të provojnë ritualin shkretinor. Dje e bllokuan arterien kryesore të kryeqytetit, nesër mund ta bllokojnë shtetin. Varet a kanë interes Serbia, Turqia, Irani e shtetet arabe. Në Tiranë, ditën e Bajramit vdiq shteti laik.

Kur nisi shpërfytyrimi i shqiptarëve?

Shpërfytyrimi i shqiptareve nisi në Kosovë me ndërtimin e qindra xhamive ilegale, pa e pyetur komunitetin dhe pa marr lejen e institucioneve shtetërore. Pjesa dërmuese e xhamive u ndërtuan në mënyrë të dhunshme nga fondet e dyshimta turke, serbe e arabe. Komuniteti shqiptar  protestonte, kurse disa emisarë i kërcënonin natën, apo i thërrisnin me telefonata të fshehta ditën.  Policia nuk i mbrojti nga kërcënimet e shantazhet. Komunitetit në vend të xhamive të cilat i kishin me tepri, kërkonte shkolla, ambulanca, kopshte fëmijësh e qendra rekreative. Por për këto gjëra askush nuk pyeste, atyre ua ndërtonin xhaminë para syve. Ka ndodhur në dhjetëra raste kur planifikohej ndërtimi i shkollave, mirëpo derisa pritej leja e zyrtarëve të korruptuar të komunës, islamikët e ndërtonin xhaminë në të njëjtin vend pa pyetur askënd, apo mbase jepnin para nën dorë në komunë.

Në katundin Vitomiricë (Pejë), bie fjala, shqiptarët u ngritën kundër ndërtimit të xhamisë, me javë e mbronin katundin e tyre natën e ditën nga islamikët e Tiranës si në kohë okupimit, kur mbroheshin nga Serbia. Policia e komuna nuk u ndihmoi. Askush nuk i përfilli protestat e tyre kundër ndërtimit të xhamisë, që financohej nga një shoqatë islamike e Tiranës. Pse nuk i dolën në ndihmë komunitetit zyrtarët e komunës së Pejës? Janë të korruptuar?  Kanë urdhër nga lartë për lejimin e ndërtimit të xhamisë ilegale politike, apo duan konflikte?

Rast i njëjtë ka ndodh edhe në lagjen e autorit: u ndërtua xhamia e paligjshme, në vendin e shkollës së ligjshme. Kërkesa e financuesit ndërkombëtar për ndërtim të shkollës nuk u tumir, ndërsa u tolerua ndërtimi i xhamisë disa qindra metra vijë ajrore larg xhamisë tjetër. Një grusht zyrtarësh të korruptuar u joshën nga fondet e dyshimta islamike, duke i marr në qafë mijëra fëmijë, të cilët mbetën pa shkollën e tyre. Madje duke kaluar rrugën kryesore për të shkuar në shkollën “Gjergj Fishta” dy kilometra larg, disa fëmijë ranë kurban të xhamisë, sepse i shtypën veturat.  A i zë gjumi ata zyrtarë komune dhe ata islamikë që u bënë shkaktarë të këtyre fatkeqësive?

Bashkësitë islame nga Tirana, Turqia e Arabia Saudite ndërtojnë me dhunë xhami në Kosovë, ndërsa zyrtarët e korruptuar në Prishtinë, Pejë, Gjilan e disa qytete të tjera nuk i pengojnë, ose ua shkelin syrin të vazhdojnë  ndërtimin ilegal. Tirana që nga koha e qeverisë së Mustafa Krujës e të ministrit Ernest Koliqi nuk e ndërtoi asnjë shkollë në Kosovë a në territoret etnike, ndërsa ndërtoi dhjetëra xhami! Çfarë shpërfytyrimi! Disa qarqe janë tejet aktiv në shkombëtarizim, ndërsa tmerrësisht pasiv në fuqizimin e kulturës kombëtare.

Nga xhamitë ikën mbi 100.000 shqiptarë të Kosovës

Nëpër katunde e qytete myezini me altoparlantë gjigant e terrorizon popullatën, duke e transmetuar edhe predikimin e hoxhës me zërin në kupë të qiellit si në shtetet më primitive arabe. Altoparlanti i xhamisë pos që ua prish çdo ditë gjumin qytetarëve, i shqetëson edhe katër herë të tjera gjatë ditës, në mënyrë të pafalshme, më arrogancë e primitivizëm. Kot që nuk shkoni në xhami, kur ata të futën dhunshëm në shtëpi dhe ta imponojnë një fjalor të çoroditur të hoxhës analfabet që fletë e kërcënon me mikron në dorë.  Altoparlantët pa kufizim të zërit, çirren në kupë të qiellit, duke terrorizuar popullatën. Ndërkaq, ata që nuk duan të shkojnë në xhami, apo që nuk duan të dëgjojnë predikimet e tyre janë shumica absolute e popullatës. Pakica e terrorizon shumicën, sikurse në shoqëritë totalitare arabe e komuniste.

Aty ku janë ndërtuar xhami njerëzit janë duke i shitur banesat e shtëpitë gati falas, që të ikin nga altoparlantët terrorizues. Ndërtimtarët kanë rënë në pikë të hallit, sepse banesat u kanë mbetur zbrazët: askush nuk do të blejë apartamente a shtëpi afër xhamisë që ua prish gjumin pa lind dielli dhe nuk e le as njëherë të bëjë gjumin e pas ditës.

Nga xhamitë ikën mbi njëqind mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi pesëdhjetë mijë shqiptarë të Shqipërisë, duke kërkuar shpëtim në vendet e kishave. Qeveritarët e korruptuar e islamikët e kriminalizuar menduan se me xhami do t’ua heqin mendjen nga stomaku i zbrazët. Xhamitë  i braktisën edhe miliona fatkeq arab për të kërkuar shpëtimin në Evropën Perëndimore. Jemi bërë të krahasohemi me arabët fatkeq fal qeverive tona të kriminalizuara. Bota e qytetëruar ua merr kapitalin vendeve islamike, ndërsa ne morëm “instruktorët” fetarë nga Arabia Saudite, Turqia e Irani. Ata në vend të fesë mbollën përçarjen fetare, në vend të durimit tradicional, kultivuan urrejtjen fetare vrasëse. Dhe frytet e punës së tyre kriminale po i vjelim të gjithë.

Kosova, Shqipëria e  territoret etnike janë bërë poligon qitjesh e eksperimentesh nga më të shëmtuarat.  Shpërfytyrimit i ndihmuan institucionet shtetërore që nuk e arrestuan dhe nuk e burgosën asnjë hoxhë dhëmbë palarë e analfabet që shkumëzonte kundër historisë kombëtare e nxiste përçarje fetare. Kështu i trimëruan analfabetet, të cilët për një lirë turke e arabe lehin kundër Skënderbeut e personaliteteve historike. Dhe asnjëri prej tyre nuk është shqiptarë, por i ardhur në Kosovë në kohën e Perandorisë turke.

Islamizmi do të shkërmoqet mu si komunizmi

ShBA-të do ta shkërmoqin islamizmin, ashtu sikurse e shkërmoqen para tridhjetë vjetësh komunizmin e Bashkimin Sovjetik. Deri atëherë shqiptarët do të pësojnë nga islamizmi, ashtu sikurse pësuan nga komunizmi. “Evropa do të bëhet islamike”, çirren ca mercenarë shqiptarë mu sikur serbët e shqiptarët dikur për komunizmit që u bë hi e pluhur.

Prandaj, duhet ta kërkojnë me urgjencë ndihmën e SHBA-ve e të Evropës Perëndimore në mënyrë që ta luftojmë islamizmin që po i shpërfytyron shqiptarët. Na shpëtuan nga Serbia le të na shpëtojnë nga islamizmi. Ne duhet të integrohemi në BE jo me refugjatë që po e frikësojnë Evropën gati sa islamikët, por duke i zgjidh problemet e popullatës me fabrika e vende pune, në vend të xhamive koti. Problemet nuk zgjidhen nëse përpiqemi t’i dendim me hashashin islamik pjesën e varfër të popullatës, duke i bërë mish për top për luftëra fetare arabe, apo skllevër të turqve. Duhet  të kërkojmë nga SHBA-të, NATO e Bashkimi Evropian të na çliroj nga Turqia, Arabia Saudite e Iranit.

Por së pari duhet të kërkojmë të na çlirojnë nga klasat jonë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar.



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: