Salihu: Kërkesat e hoxhallarëve për të shkuar në Turqi
| E Enjte, 30.07.2015, 07:59 PM |

NGA ARKIVI I SERBISË DHE HISTORIK I VRANJËS

SITUATA POLITIKE NË PRESHEVË ME RRETHINË PAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DHE KERKESAT E DISA HOXHALLARËVE DHE PLEQËVE SHQIPTARË TË PRAPAMBETUR, PËR TË SHKUAR NË TURQI.

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Presheva me rrethinë, gjithmonë mori pjesë në Lëvizjet politike, kulturore e patriotike mbarë kombëtare. Andaj, për ta shqyrtuar situatën politike në Preshevë e rajon pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos gjatë vitit 1948 dhe lindjen e kërkesës së Shqiptarëve të Preshevës për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë, së pari duhet të shkruajmë për situatën politike në ish-Jugosllavinë socialiste dhe më gjërë në botë.

Situata politike në Preshevë e rajon ndërronte sipas situatës politike në botë dhe në ish Jugosllavinë socialiste. Themelimi i Inforbyrosë komuniste ishte vazhdim i Kominternesë, e cila u shua më 1943. Inforbyro u themelua si baraspeshë e botës perëndimore-demokratike. Blloku socialist kërkonte mënyra se si përsëri të bashkojë botën socialiste.

Askush nga anëtarët e PKJ në Preshevë haptas nuk ishin deklaruar kundër kësaj Rezolute, as në mbledhjet partiake, as  jashtë tyre, por në  mënyrë të mësheftë kundër saj deklaroshin pos të tjerëve edhe disa anëtarë të PKJ me përkatësi nacionale shqiptare dhe në masë të duhur edhe popullata shqiptare e Preshevës.

Më pas në materialet partiake të gjetura në arkivin e Beogradit dhe të Vranjës  thuhet se “elementët armiqësore” shfrytëzuan rezolutën e Inforbyrosë në një kampanjë të fëlliqur për ta akuzuar PKJ për nxitjen e shovinizmit ndaj Shqipërisë dhe kundër Shqiptarëve. Pastaj se Jugoslavia ka mbetur e vetme dhe se regjimi i tashëm do të dështojë. Ndërsa elementi reaksionar shqiptar agjiton se si ky rajon duhet t’i bashkangjitet Shqipërisë sëbashku me Kosovën.

Më tej në material partiak thuhet: u zbulua se këto elemente mblidhnin nënshkrime të qytetarëve të vendbanimeve të Preshevës për bashkim me Shqipërinë.Pra në këtë kohë lindi idea e bashkimit të Preshevës me Kosovën e Shqipërinë.

Në atë kohë u shpreh “antipropaganda” ndaj Jugosllavisë : se Rusët janë në Shqipëri vetëm të ndihmojnë bashkimin e Kosovës me Shqipëri, sikur ata luftojnë që Serbët dhe Malazezët t’i  vetëm se ishte në pyetje Kosova, të cilën Jugosllavia nuk deshti t’i jap Shqipërisë.

TENDENCA E DISA HOXHALLARËVE DHE PLEQËVE SHQIPTARË TË PRAPAMBETUR

Në materialin arkivor të gjetur në Arkivin Historik të Vranjës shkruan se tendenca e dytë, bartës e të cilës ishin disa Hoxhallarë dhë pleqë shqiptarë të prapambetur, mbështetja e tyre për Turqinë. Parollat e ture kryesisht drejtoheshin se Shqipëria edhepse ishte vend dhe shtet I Shqiptarëve është e prapambetur, primitive, e varfur, e vogël dhe se nuk paraqet kurrfarë forcë dhe fuqie në të cilën duhet të mbështeten Shqiptarët. Ndërsa Turqia është vend i Islamit dhe e Muhamedit, e cila dikur ishte fuqi e madhe dhe do të bëhet prap fuqi e madhe, sipas Kur’anit dhe propagandimit të Hoxhallarëve, pra vend industrial dhe i zhvilluar,i cili do t’i mundësojë Shqiptarëve prosperitet.

Duke e pasur parasysh Jugosllavinë e viteve 1930, pozitën e vështirë të Shqiptarëve dhe shpërnguljen e Shqiptarëve në atë kohë dhe se shumë familje shqiptare i kishin farefisin në Turqi u përhap tendenca e fortë propagandistike e shkuarjes në Turqi.Kështu shumë Shqiptarë deklarohen turqë  dhe duke e pasë parasysh marrëveshjen me Turqinë ofruan mundësi “joshëse” ndër Shqiptarë që ta vizitojnë por edhe të shpërngulen për nëTurqi. Në këtë i ndihmoi shumë organizimi i ndërmarrjes autotransportuese “Putnik”.

Edhepse pati tendencë të tillë, e cila mori hov, në materialet partiake thuhet sikur PKJ dhe disa qarqe të pakicës shqiptare e luftuan këtë tendencë.

Propagatorët kryesorë të orientimit, të shpërnguljes për Turqi ishin Hoxhallarët dhe disa pleqë shqiptarë fetarë të prapambetur.

Ndërsa në material thuhet se elementet proshqiptarë shovinistë, si I quajnë komunistët jugosllavë dhe komunistët shqiptarë projugosllavë shumë ashpër e sulmuna këtë tendencë për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi.

Për ta ilustruar më mirë këtë tendencë po citojmë Ali Aliun nga libri i S.Latifit, Përtej ferrit, f. 83 : “Mu në këtë kohë të acarimit të marrëdhënieve Shqipëri-Jugosllavi, pushteti serb “inicoi” të ashtuquajturën “çështje turke” për t’u regjistruar turq të gjithë ata që nëpër qytete dinë të flasin, pos shqipes edhe turqisht. Për t’i shpëtuar përndjekjeve nga sigurimi shtetëror, të etiketuaritt “reaksionarë” kishin filluar ta ndërrojnë kombësinë edhe shqiptarët që s’dinin të flitnin turqisht…(Atëherë s’e kishin kuptuar se kjo kishte qenë parapërgatitje për dëbimin e shqiptarëve-myslimanë për në Turqi, që do të pasojë më vonë, kur Shkupi do të bëhet “epiqendër” për shndërrimin e shqiptarëve në turq dhe transportimin për në Anadoll)”

Referencat

1.Arkivi Shtetëror i Serbisë në Beograd, Fond KPJ, K.113/3,4,5  I 6

2.Arkivi Historik i Vranjës, Fond Sreskog Komiteta KPJ u Presevu, 1948.godine

3.Skënder Latifi, Përtej ferrit (Bisedë me Ali Aliun), Prishtinë, 2008



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: