Lutfi Alia: Mjekja shkrimtare dhe poete Liljana Kristuli
| E Hene, 20.07.2015, 08:29 PM |

MJEKJA SHKRIMTARE DHE POETE LILJANA KRISTULI

Nga Prof. Dr. Lutfi ALIA

Në traditën shqiptare, festimin e vitit te ri, e shoqërojmë me shkëmbim dhuratash e pikërisht në fillimin e këtij viti, më erdhi me postë një dhuratë e veçantë, që ma dërgonte ish-studentia dhe kolegia ime Dr Liljana Kristuli, e cila jeton dhe punon në Anzio - Itali. Ishte një surprizë e bukur, që na gëzoi familjarisht. Liljana më dërgonte 5 libra të saj, të botuara në vitet e fundit.

Një nga librat ёshtё profesional: “Unë dhe dializa”, një udhëzues praktik për pacientët në dializë dhe për familjarët e tyre. Ky libër ёshtё shkruar me pasionin e mjekes dhe shpirtin e nёnёs, ku aftësitë e specialistes në këtë fushë, i shpreh me profesionalizëm, me thjeshtësi dhe perkushtim, duke i këshilluar të sëmurët, si të kujdesen e të shndёrrohen nё “mjekё” tё vetes, si të përmirësojnë cilësinë e jetës.

Librat e tjere janë tre nё prozë dhe një vëllim me poezi.

Ne librin “Heshtja nuk është zgjidhje”, i botuar ne vitin 2013, Dr Liljana trajton tema, që e preokupojnë shoqërinë e kohës, analizon ato dukuri, që trondisin individin, familjen, shoqërinë si dhuna, abuzimi, pedofilia, bulizmi, stalking, mobbing, drogat, qё jo pak janё tё pranishme dhe nё shoqёrinё shqiptare.

Ky libër iu drejtohet fëmijëve dhe adoleshentëve, kontigjentit më të brishtë dhe më e lëndueshëm të shoqërisë, atyre që kanë nevojë mё shumë se kushdo për kёshilla, për mësime, për t’u udhëhequr në shtigjet e drejta e të bukura të jetёs, por ёshtё dhe njё udhёzues i vlefshёm pёr prindёrit.

Këto probleme madhore të shoqërisë bashkëkohore, janë trajtuar nga sociologë, psikologë, analista dhe nga shumë shkrimtarë, por trajtimi i tyre nga Liljana shkrimtare – mjeke ka diçka të veçantë, pasi shpirti i saj i ndjeshëm i nënës, i gruas dhe i mjekes, që shëron dhe shpëton jetën, e kanё ndihmuar të depërtoi në botën e brendëshme, t’i analizoi ndjenjat delikate të femijëve dhe tё adoleshentëve, tё zbuloi ato hallka të dobëta, që thyhen e këputen me lehtë e kështu iu ka treguar rrugën per t’i parandaluar dhe për t’u kuruar nga kёto difekte shoqërore.

Në vitin 2014, botoi tre libra, qё nё fakt janё një triologji.

Në vëllimin me tregime “Mes për mes Europës deri në Paris”, Liljana përshkruan udhëtimin nga Korça – Parisi i vogël i Shqipërisë, deri në Parisin e Madh - kryeqyteti i Francës dhe i botës, një shtegëtim i gjatë i mushur me meditime, me mbresa, reflektime e rrëfime ndodhishë të rastit, por  dhe njё reminishencë e viteve të shkuara. Në kёtё udhёtim tё gjate ndërthuren e pёrballen dhimbja me gëzimin, përbuzja me krenarinë, dhuna me guximin, dёshtimi me ringritjen, keqtrajtimi psikologjik me vlerat shoqёrore, tradhёtia me trimёrinё, pabesia me besën, paburrёnia me fjalёn e nderit, nёnshtrimi me kundërshtimin, servilizmi me kryemëvehtësinë, mburria me thjeshtesine, tallja me autostimёn, mohimi me fitoren, dobësia me forcën, shtypja me rrebelimin, poshtërimi me personalitetin, nëpërkëmbja me dinjitetin, lufta e klasave me mendimin e lirё demokratik, shpifjet me të vërtetën, fyerjet me virtytet, mediokriteti me aftesitё, pesimizmi me optimizmin, vdekja me jeten, e mira me të keqen dhe në pёfundim, nga kjo pёrballje, Liljana e mbyll librin me njё sentencё kuptimplote: “Omnia vincit Amor - gjithmonë fiton dashuria”.

Ky lejtmotiv i Lilianёs, pёrkon me mendimet e Albert Einstein, tё shprehura nё njё letёr dёrguar tё bijёs Lieserl, ku i shkruan: “Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur t’i gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon tё gjitha tё tjerat, madje është prapa çdo fenomeni, që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhen në egoizmin e tyre të verbër. Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri ne jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria”.

Novela “Gra të harruara”, botuar ne vitin 2014, ështё një autobiografi, ku Liljana rrëfen copa nga jeta e saj, e lidhur me miqёsinё dhe jetёn e pesë shoqeve: Dritës, Kozetës, Lorkës, Teftës dhe Ljubës. Rrёfen në mënyrë origjinale, rrjedhshёm e bukur, me stil lakonik e nё mënyrë të çiltër.

Nuk ka truke, trillime, mistere dhe prapaskena, pёrkundrazi Liljana e pёrshkruan qartё kёtё miqёsi tё pastёr, tё konsoliduar me dashuri shoqёrore sublime. Kjo menyrё rrёfimi e nxit lexuesin jo vetëm të mos e ndëpresi leximin, por si thotё Oscar Wilde e fton tё reflektoi.

Leximin e kёtij libri e pёrjetova si njё film, ku Liljana dhe pesë shoqet e saj nuk janë personazhe si ata të filmit amerikan “Gra të dëshpëruara”, madje nuk janë as gra të harruara, përkundrazi janë gra që e duan jetën, qё ecin me guxim dhe krenari në rrjedhat e jetës, ndjekin ritmet e jetës së zakonëshme dhe ato të veçanta, ndeshen me dështimet, humbjet, zhgënjimet, dhimbjet, por nuk bien në dëshprim dhe as në depresion, nuk qajnë dhe nuk ankohen, as nuk mbyllen në vetvete, por kanë kurajon dhe forcën të përballen me të papriturat, me vёshtirёsitё, me pengesat qё i befasojnё madje, nё ndonjё rast dhe qe i lendojnё jetёt e tyre, por ato ngrihen me guxim e plot dinjitet, bëhen të forta si hëna.

Këto potenciale dhe virtyte të grave, Liljana i përshkruan plot pathos: “Këto gra i njeh, i dallon, nuk kalojnë pa u vënë re. Ata nuk bejnë asgjë për të terhequr vemendjen. Mund të vishen me asgjë, por rrezatojnë të mbeshtjella butësisht me bukurinë e shpirtit. Kur ecin, me to levizin dhe ëndërrat e tyre, mendimet, dëshirat, dashuritë, realizimet së bashku me humbjet dhe zhgënjimet. Gratë e forta nuk janë të përsosura, nuk janë të pagabueshme, nuk fitojnë gjithmonë. Edhe ato ndjejnë nevojën të qajnë mbi supin e dikujt, për të nisur nga e para. Por nisin nga e para dhe në mungesën e një supi, nuk kanë frikë nga sfidat, nga vetmia, nuk kanë frikë as nga vuatja. Gratë e forta nuk ndahen derisa realizojnë atë që kanë shkruar në zemër. Ato duan t’i pëlqejnë vetes.

Prania e tyre ndjehet kur i ke afër. Ndjehet më shumë dhe kur largohen, sepse lenë shenjë. Kur të tilla gra të vështrojnë, të sjellin ngjyrat e ylberit, shkëlqimin e diellit dhe argjendin e hënës, sepse gratë e forta nuk janë të çngjyrosura, nuk jetojnë ne hije. Ato janë si hëna. E pranishme dhe kur nuk duket, e bukur dhe kur është larguar edhe më e bukur kur pasqyrohet mbi liqen.

Nuk është e lehtë të kesh ne krah një grua me ngjyrat e ylberit, shkëlqimin e diellit dhe argjendin e hënës. Duhet të jesh mbret, e pranë teje ajo bëhet mbretëreshë....”

Trilologjia e Lilianёs, plotёsohet me vёllimin me poezi “Pemë e gjethe”, botim i vitit 2014, por para se tё shprehem pёr poezitё, do tё tregoj pak: Kush ёshtё shkrimtaria dhe poetia Dr Liliana Kristuli?

Liljana ёshtё çupё pe Korçe, e rritur midis Tiranës, ku banonte familja - dhe Korçës, ku banonte gjyshja me tezet, që i dedikuan tёrё kujdesin dhe dashurinё çapkёnes bredhamankë, e thënë me fjalët e gjyshes. Pёr ta “shtruar” mbeskёn “rrebele”, e dёrguan nё shkollё pa mbushur moshën dhe aty, nga viti nё vit, ajo u rrit mes librave shkollore dhe atyre tё bibliotekёs sё qytetit, qё ndikuan fuqishem nё edukimin dhe formimin e saj kulturor.

Nё vitet e adoleshencёs dhe tё rinisё sё herёshme spikatёn dhe aftёsitё e saj krijuese, lindёn poezitё e para, qё u bёnё bashkudhёtarёt e pёrherёshme tё jetёs sё saj. Nuk ёshtё rastёsi, qё nё njё poezi tё atyre viteve Liljana shpreh dhe temperamentin e saj “rrebel”: Kur bie shi/Çfarë bëj, e di?/Çadrën hedh/ Sandalet heq/Dal në rrugë/Si e marrë bredh/Me siguri/Jam e marrë disi...

Pasi mbaroi gjimnazin, ndoqi studimet nё Fakultetin e Mjekёsisё. Ne ato vite e njoha Liljanёn, studenten e urtё, fjalёpake, meditative, serioze, qё rrinte ulur nё bankёn e fundit, por aktive dhe e zellёshme nё mёsime dhe hokatare me shoqet e shokёt, qё e nderonin dhe e respektonin.

Nё korrik tё vitit 1977 u diplomua mjeke e pёrgjithёshme dhe nё shtator e emëruan në Tropojë.

Pёr 13 vite, iu shёrbeu banorёve tё Tropojёs, tё cilёt e donin, e nderonin, e respektonin dhe ruajnё kujtimet mё tё mira pёr doktoreshёn pe Korçe, si e quante tropojani Uk Buçpapa.

Liljana u martua me njё djalё tropojan dhe nga martesa, kanё dy fёmijё, njё djal e njё vajze.

Ne vitin 1990, Dr Liljanen e transferuan nё Tiranё, ku e emёruan ne spitalin e Pediatrisё. Puna nё kete institucion didaktiko-shkencor i hapi perspektiva tё reja profesionale dhe nё “kompensim” tё kohёs sё “humbur” e per t’u rradhitur krah kolegeve, dha katёr provimet pasuniversitare dhe filloi tё punoi pёr mbrojtjen e disertacionit, me studimin shkencor “Hepatiti Non A non B”.

Edhe se e impenjuar pёrditё nё spital, me studimin shkencor dhe nё familje, Liljana nuk rreshti sё shkruari poezi, madje shumё nga krijimet letrare janё reflektim i jetёs sё nёnёs sё pёrkushtuar dhe i aktivitetit si mjeke.

Dr Liljana erdhi nё Tiranё nё vitet e ndryshimeve tё medha social-politike dhe sё bashku me shumё kolege u bё pjestare aktive e lёvizjeve demokratike. Kohёt e reja, hapen dhe perespektiva tё reja nё jetёn e saj. Megjithёse kishte krijuar njё “komoditet” familjar, shoqёror dhe profesional, Liljana preferoi njё zgjidhje tё guximёshme, la Tiranёn dhe emigroi nё Itali dhe pse ishte e bindur, se do tё pёrballej me vёshtirёsi, me shumё tё papritura dhe tё panjohura. Ky vendim nuk ishte njё imitim spontan i fluksit emigrator, qё vёrshonte vrullshёm drejt perёndimit, por njё zgjedhje e menduar. E bёri kёtё sakrificё, per t’iu garantuar fёmijёve jetё mё tё mirё, mё tё begatё dhe me perespektiva.

Në Itali erdhi në nëntor të vitit 1993. Natyrisht nuk e pritёn me tufa me lule, por nuk gjeti as parajsёn. Qё nё ditёt e para u ndesh me vёshtirёsi dhe pengesa, qё i perballoi me guxim dhe me impenjim, pёr tё ndёrtuar njё jetё tё re dinjitoze. Liljana nuk i fsheh veshtirёsitё, pёrkundrazi i rrёfen me sinqeritet tё admirueshem nё librat e saj, por as nuk mburret pёr sukseset e arrijtura.

Nё Itali u detyrua tё filloi gjithёçka nga e para. Nuk kёrkoi ndihmё, nuk kishte asnjёlloj mbёshtetje e pёrkrahje, nuk u pёrkul dhe as nuk u dorёzua para vёshtirёsive, por veproi duke respektuar ligjet, rregullat dhe normat e vendit, qё e lejuan tё integrohej nё punё dhe nё jeten e shoqerise italiane. Fillimisht punoi vito alloggio në komunёn e Morlupo dhe në Romë. Mё pas në një restorant në Anzio, ku si tregon me humor, mёsoi të gatuaj “italisht”.

Nё atё pak kohё tё lirё qё i mbetej, studionte e mori atestat për Ozonoterapi, fizioterapi e Reiki, qё do t’i hapte shtigje tё reja pune. Ndёrkohё u bë anëtare dhe e Kryqit të Kuq Italian.

Pasi frekuentoi kursin një vjeçar “pёr inserimin e grave  emigrante të diplomuara në Itali”, nё vitin 1999 e aktivizuan si mediatore sociale nё Komizo (Comiso), ku Dr. Liljana kontribuoi intensivisht nё ndihmё tё emigrantёve kosovarё, qё u larguan gjatё persekutimeve e masakrave serbe.

Nё pak vite, jeta e imigrantes Liljana u mbush me punё tё shumta e tё ndryshme jo tё profesionit tё saj, por ajo nuk i pёrbuzi e nuk i refuzoi kёto punё, perkundrazi pёrveshi mёngёt e punoi jo vetёm pёr tё mbijetuar nё dhè tё “huaj”, por dhe pёr tё ndёrtuar tё ardhmen pёr veten dhe sidomos pёr femijёt, qё vazhdonin studimet nё shkollat italiane.

Gjatё vitit 2000 punoi nё asistencёn mjekёsore me ambulancat e Kryqit të Bardhë e njёkohёsisht u regjistrua nё Fakultetin e Mjekёsisё tё Universitetit “La Sapienza” nё Romё. Njё vendim i mençur, i shoqёruar me studime intensive, qё e privuan nga pushimet dhe argёtimet, pasi koha e lirё dhe lejet u mbushёn me libra dhe studime.

Kёto pёrpjekie, sakrifica e mundime tё Liljana Kristulit, nё vitin 2001 u konkretizuan denjёsisht dhe me sukses me diplomёn e dytё nё mjekёsi, me laurën italiane “mjeke-kirurge”.

Diploma e re plotёsisht e merituar, i hapi horizonte tё reja pune nё profesionin e mjekes. Fillimisht punoi  mjeke roje në spitalet e Anzio, Romës, Velletrit, Nettuno, Latina, Viterbo, Cannino, Gaeta, Tarquinia, Ronciglione, Frozinone, Ferentino, Ponza etj. Keshtu punoi deri nё vitin 2005, kur fitoi konkursin dhe u sistemua me punё në qendrёn e dializës nё Anzio.

Nё orёt e udhёtimeve me makinё nga njё spital nё tjetrin, Dr Liljana “fliste me veten”, recitonte vargjet e poezive, qё thurte nёn tingujt e muzikёs sё radios dhe nё darkё kur kthehej nga puna, merrte penёn dhe kartёn, si thotё Emma ime dhe i shkruante, i sistemonte nё qetёsinё e mbrёmjes dhe nё ngrohtёsinё e shtёpisё. Kёshtu shtoheshin poezitё njera pas tjetrёs.

Vitet 2013 – 2015, pёr Liljanёn ishin tё mbushura plot me suksese dhe tё ngarkuara me emocione. Djali, Albani u diplomua nё inxhinjeri civile, e bija Manjola mori diplomёn e dytё nё arkitekturё, pas tё parёs nё shkencat gjeografike. Nё gusht tё vitit 2014 Manjola u martua. Nё dasem ishin 180 te ftuar, gjysma e dasmorёve ishin tropojanё. Nё dhjetor, jeta e familjes u gёzua dhe u pasurua me nipin ParsFilip.

Atmosfera festive e kёtyre viteve tё bukura, e mbushur intensivisht me punё dhe gezime familjare, u zbukurua dhe me botimin e katёr librave, tre nё prozё dhe vёllimin me poezi “Pemё e gjethe”.

Le tё kthehemi te krijimtaria poetike e Dr Liljana Kristuli.

Lili Kristuli, në radhë të parë ёshtё poete shqiptare, poete qё ka shkruar shpirtin me shpirt ne poezi moderne plot ndjenja e art, ka thurur poezi metaforike brilante, surrealiste e ekzistencialiste, qe i mblodhi ne vellimin “Pemё e gjethe”.

Poezitё e Lilit janё sintezё mendimesh, qё evokojne çiltёrsinё dhe me pastёrtinё e femijёrise sё saj, atmosferёn shpёrthyese e gazmore tё jetёs studentore nё Tiranё; dhimbjet, mundimet, vuajtjet dhe vёshtirёsitё e jetёs; ndjenjat delikate humane tё mjekes nё Tropojё e mё pas nё Tiranё, dritësinë e viteve tё bukura qё kalon nё Anzio; misterin e rrugicave tё gurta tё Korçёs, detajet e alpeve tё ashpra, madhёshtinё e maleve, shpatet e thepisura tё bjeshkёve, misterin e pyjeve, sekretet e natёs dhe rrezatimin e dritës, si dhe bukurinё e qetёsinё e detit, qё e pёrkedhel qytetin e Anzio ku jeton.

Kjo hapsirё e gjёrё e jetёs sё saj nga Korça qytetare, nё jetёn nё Tiranёn kryeqytet, me vitet nё Tropojёn malore dhe deri ne Anzio tё Italise, gjenё pasqyrim në pjesën më të rëndësishme të krijimtarisë poetike, çka e bën poezinë e saj, me ngjyra shqiptare dhe me pёrmasa europiane.

Lili Kristuli ёshtё poete me dy identitete: shqiptare dhe italiane, shkruan me shpirt poetik dhe me mall shqiptar nё mjedisin italian, duke u rradhitur denjёsisht ndёr protagonistёt e grupit tё poetёve shqiptar, qё jetojnё e krijojnё nё emigrim,

Kritiku i artit Prof Enio Grossi, keto krijues, i quan poetёt e rinj italo-albanezё, tё integruar denjesisht nё historinё e re tё letёrsisё shqiptare dhe italiane.

Vёllimi “Pemё e gjethe”, ёshtё sintezё e mendimeve tё qarta poetike tё Kristulit, tё rradhitur nё vargje tё thurura e tё shpalosura bukur estetikisht, qё shprehin pasurinё e botёs shpirterore tё gruas intelektuale, me tё gjitha intimitetet, me forcёn, aftёsitё, dinjitetin dhe personalitetin e saj dhe kur i lexoja, plot entusiazem përsërisia: poezi tё fuqishme dhe tё bukura.

Çdo poet ka individualitet, ёshtё origjinal, i papёrsёritshёm, aq sa ndonjёherё kritikёt ndodhen para vёshtirёsive per t’i kategorizuar. Kёshtu ndodhi dhe me mua, kur lexova ciklin e poezive moderne e postmoderne tё Liljanes, nuk po mundesha ta tipizoj, si bёjnё zakonisht kritikёt e artit e nё kёtё mёdyshje i kёrkova njё kёshillё poetit dhe kritikut Rexhep Shahu, njohёsi mё kompetent i poezisё tё Kristulit, i cili mё ndihmoi ta pёrkufizojmё saktёsisht identitetin e saj poetik.

Poezitё e Lili Kristulit nuk mbyllen nё konturet e rimёs tradicionale, as nuk “zvarriten” nё varg tё lirё prozaik, por janё tё thurura lirshem nё ritёm tё bukur, ku shpesh rima vjen embёl dhe llogjike, pa sforcime, duke ruajtur bukurinё dhe ndёrlidhjen llogjike-estetike tё fjalёve, si shprehet me rimё nё poezinё “Pas yjeve”: “Kurrё nё hёnё s’mbёrrita/Pas yjesh u mahnita”.

Poezitё e Lilit janё njё monolog i ndershёm, i sinqertё, me ndjenja tё thella dhe delikate, janё  bashkёbisedim me veten, monolog i guximshёm dhe jasht skemave.

Poezitё e Lili Kristulit ngjajne vetёm me Lili Kristulin.

Poezitё e “vogla” tё saj janё vargje tё gdhendura me durim nё shkёmbin Jetё, janё gdhendje tё guximёshme, pa zhurmё, pa bujё, janё skalitje tё buta, me delikatesё femёrore, me kujdes e me dashuri nёne dhe me ndjenjat e holla humane tё mjekes, qё shёron jo vetёm dhimbjen fizike, por dhe atё shpirtёrore, madje dhe me poezitё.

Fjalёt qё ndёrtojnё poezitё e saj, i bёjnё magji lexuesit, e tёrheqin me lojёfjalёt kuptimplote, qё tё nxisin t’i rilexosh dhe t’i memorizosh pёr bukurinё shprehёse si nё poezinё “Ditet pipiruqe”: “Kam inat/ca ditё pipiruqe/Sa hap sytё/e diellin pì/Sa hap sytё/e diellin ndjej/Ato hop/ikin s’i gjej

Nё poezitё e Lilit mungojnё britmat, klithmat, thirrjet patetike, mёsimet, teoritё, moralizimet, pёrkundrazi janё poezi tё çiltёra, tё patrazuara, vargjet rrjedhin lirshёm, tё pastra, si uji i kthjellёt i krojeve tё bjeshkёve, ecin te qeta ne lakadredhjet e rrugicave kroçare.

Ajo i zgjedh fjalёt, i pёrpunon, i laton, madje i gjen pjesёn plotёsuese, shpesh i rimon, kёshtu çdo fjalё dhe çdo germё, ka vendin e vet ne varg, çdo varg ndjek shtegun e vet nes strofat edelikate dhe poezia merr formёn e saj tё pёlqyeshme, si shprehet harmonishёm nё poezinё “Ditё tё magjishme”: “Sa herё rrugёn e kam humbur/ Nuk ka qenё njё rastesi./O kish mjegull, o binte shi,/O dita ishte plot magji”.

Lili Kristuli nuk shkruan poezi shkolle, poezi libri, poezi mendje, as poezi pёr poezi, por shkruan poezi zemre, poezi shpirti. Fati e ka pёrcaktuar, qё serenata tё pёrthyhet me vajin e Ajkunёs, me sakrificёn e nёna Rozafёs, me dhёmbshurinё, humanizmin dhe dashurinё e Nёnё Terezёs.

Në krijimtarinё si poete, Kristuli nuk është sasiore, por cilësore, çka e dëshmon vëllimi “Pemë e gjethe”, i mbushur me poezi tё “vogla”, tё shpёrndara e tё mbledhura si gjethet e njё peme, ose mё saktё si lule tё bukura e aromatike, qё e zbukurojnё pemёn e saj poetike.

Kristuli, poezitё e saj nuk i thur nё strofa tradicionale, nuk tёrhiqet pas sasisё nё fjalё, nё vargje e nё strofa tё shumta, pёrkundrazi ёshtё e kursyer, ёshtё “cingunkё korçare”, ёshtё sintetike dhe hermetike nё mendimet, qё i seleksionon dhe i sistemon nё vargje tё mbyllura.

Asaj i mjaftojnё pak fjalё tё shprehi njё sentiment tё fortё, si nё poezinё me dy vargje “Shiu dhe vesa”, ku shprehet: “Kur sytё tanё kryqezohen/mbi barё loton vesё”.

Ndonёse shpesh ndjek modelin e poezive hermetike tё G. Ungaretti, E. Montale, M. Luzi, XH. Spahiu etj, eksperienca ekzistencialiste e ka orientuar Kristulin tё evokoi ndjenjat dhe sekretet e brendёshme, pёrballjen me realitetin e eger e tё shprehet nё mёnyrё origjinale, lirshёm, pa synime praktike e pa qёllime edukative e moraliste, kёsisoj ajo i jep kuptim fjalёve tё “mbyllura” nё poezitё e saj “tё ngushta”, si psh nё poezinё “Dobёsi”: “Njё hap larg meje/Qindra kilometra larg teje”.

Duke ecur nё kёto shtigje krijimtarie poetike, Kristuli ruan idividualitetin, nuk ngjanё me poetёt e tjerё. Ajo ёshtё poete moderne, i pёrdor nё menyre elegante e tё fuqishme fjalёt, figurat e shumta dhe veçanarisht metaforat, qё i radhit shkallё-shkallё dhe me shpirt kursimtar prej artiste, si nё poezinё “Posi hёnё e ngrёnё”, ku vazhdon: “Posi hёnё e ngrёnё/qё lёngon e brehet/brehur jam dhe unё/posi gjysёm hёne”.

Njё vend tё veçantё nё krijimtarinё poetike tё Lili Kristulit, kanё poezitё dhe sonetat e dashurisё. Ndёrsa lexoja kёto poezi, kuptova se brenda shpirtit tё Lilit gjallon shpirti krijues i Pablo Neruda, pasi ndjenjat e bukura tё dashurisё, shpёrthejnё nё poezitё e saj kur ndihet e trishtuar dhe larg, por emocionalisht shumё afёr, pranё me tё dashurin, si shprehet nё poezinё “Nuk e dija qё tё desha”: “Nuk e dija qё tё desha/E vogёl isha,/gonxhe, pa rritur./Pa mendim tё lashё./Si lule e harlisur/nё zemёr tё kam./Nuk dija qё tё desha”.

Tё gjithё poetёt nё botё shkruajnё poezi dashurie, por asnjeri nuk imiton tё tjerёt, tё gjithё janё origjinal nё shprehjen poetike tё dashurisё, ashtu dhe Lili Kristuli ka individualitetin e saj poetik, tё shprehur me larmi krijuese, nga poezi tё vogla hermetike, nё lirika tё kёndёshme plot ndjenja dhe deri nё soneta tё ёmbёla, me tingёllima melodioze, si “Udhёtari i vetmuar”i Franz Schubertit.

Dante Alighieri ka thёnё: “Dashuria ёshtё e para, gjithё tё tjerat vijnё pas”; pёr Albert Einstein “Dashuria ёshtë forca që përfshinё e rregullon tё gjitha tё tjerat, madje është prapa çdo fenomeni, që vepron në univers”; pёr Nёnё Terezёn “Dashuria ёshtё primordiale, andaj çdo veprim nё jetё duhet ta bёjmё me dashuri” dhe kёto potenciale tё dashurisё Lili Kristuli i ndjen dhe i shpreh nё mёnyre origjinale ne poezite e shumta. Nё njё poezi, ajo e sintetizon dashurinё nё tre vargje: “Nё se do tё mё braktisish/Pikё loti s’do tё derdh./Atё ditё do tё vdes”, kёsisoj evokon jo vetёm fuqinё e sentimenteve por dhe llogjikёn e dashurisё.

Ndjenjat e dashurisё, shpesh i shpalos nё mёnyrё metaforike si nё poezinё “Unё karthi e ti si zjarri”, ku shkruan: “Unё karthi e ti si zjarri/Lozim bashkё ne tё dy/Herё e parё qё loz me zjarrin/ Herё e parё qё loz me ty”.

Nё disa nga poezitё, Kristuli luan dhe me nocionin abstrakt tё fjalës, tregon rëndësinë dhe etikën e saj në jetën e përditshme, nё realitetin e botёs qё e rrethon, ku ajo ёshtё pjesё jo indiferente, si shprehet nё poezinё “Bije mbrёmja”, ku shkruan: “Bije mbrёmja/e mbulon kodra, male dhe dete./ Bota s’duket/ Njёsoj mbetet”.

Poezi pas poezie, Kristuli shpalos një univers ndjenjash dhe emocionesh të vërteta, të cilat i rradhit mjeshtërisht e me natyrshmëri admiruese dhe mes tyre nuk mungojnё poezitё simbolike dhe ato surrealiste. Në poezinë “Jam xixёllonjё”, animizohet e personifikohet vetia dhe me lojё tё bukur fjalёsh, shpreh dhe shpirtin e lirё tё saj: “Jam njё xixёllonjё/shkrep flakёroj/Natёn si yjet/Dritё rrezatoj./Ndiqe vezullimin/Pёrcёllon zig-zag./Unё loz me zjarrin/Ti xixёn s’e kap”.

Dita dhe nata, javёt, muajt dhe viti, nё poezitё e Lilit janë dinamike dhe ashtu si jeta e saj, ato hyjnë në marrëdhënie me njëri tjetrin, flasin e bisedojnë, njëra ankohet e tjetri i përgjigjet herё ashpёr e herё me fjalë përkëdhelëse, kësisoj, jeta e saj dhe njerёzimi është më i plotë.

Libri “Pemё e gjethe” shquhet për shprehje poetike të lartë, madje Kristulin e konsideroj mjeshtre e metaforës, pasi metaforat janë bashkudhëtare e të gjithë vëllimit, ku ato shkëndijёsojnё bukur ne shumicen absolute tё poezive.

Pёr Lilin, muzgu ёshtё piktor, qё ngadalё e lyen natёn nё tё zezё, por dhe i ndez yjet; ajo i shkund yjet dhe e zhvesh qiellin; pёrqafon natёn me dritё tё butё, bashkёjeton me hёnёn rrumbullake; e lanё ajrin me shi; lotёt rrjedhin lumё, por lumi nuk e gёrryen mallin; fjalёt e kёqia i bёn tё vdesin, mendimet e brishta janё si misёr i shkoqitur; “Ai” ёshtё dhimbja e ёmbёl nё çdo zgjim dhe malli i pashuar i ditёs, “Ajo” nimfё lumi; malli vjen kalaruar e largohet si sёmundje e rёnde; si ujё lumi ajo derdhet nёpёr duart e tij; zemra e saj ёshtё kaleidoskop; enkas pёr atё i qendis yje, diell dhe hёnё; gurёt skuqen, tkurren nga dhimbja qё poetia ndjen; dashuria e saj ёshtё si lumё i valёzuar, rrjedh turbulluar; nga memoria i nxjerr kujtimet, si ujin nga pusi me kovё; zemra e poetes ёshtё si harpё, me tela tendosur, qё derdh tinguj tё pёrsosur; ajo ёshtё si qielli ndriçues, por dhe si disk me kёngё tё pambaruara etj etj.

Si kuptohet, Kristuli luan bukur me fjalёt. Kёshtu mjeshtёrisht i ka qendisur vargjet me metafora, e figura letrare tё shumёllojshme, qё tё joshin nё leximin pa ndalur, pёr t’i pёrjetuar kёto rrethana tё lakmueshme poetike e mbi tё gjitha njerëzore.

Kёtё kёnaqёsi dhe emocionet qё tё krijojnё poezitё e saj, i shpreh qartё Ivan Shurbani, i cili librin e Liljana Kristulit “Pemё e gjethe” e vendos me krenari mbi zemёr, sepse i ndjen me zemёr poezitё e saj

Kristuli i ndërthur fjalet me njëra tjetrën nё mёnyre harmonike, andaj kur i lexojmё, na japin një ndjesi të fortë kёnaqёsie. Vargjet janё të besueshme dhe të veshura nё mёnyrё elegante me figura letrare, qё shpesh na drejtojnё në rrugë të panjohura, me të papritura poetike, ashtu si ishte dhe jeta e autores si imigrante nё Itali.

Në botёn poetike të Liljana Kristulit takon jo thjesht poezi që lexohen, por mbi të gjitha nga çdo poezi merr nje mesazh dhe ajo ç’ka merr, është pikërisht emocioni i shoqëruar me ndjesi të bukura, por dhe me drithërima, që prekin çdo shpirt të ndjeshëm njerëzor gruaje apo burri, mjafton të lexosh jo vetëm me sy, por dhe me zemer.

Lirikat e bukura, të ndërtuara me shpirt poetik dhe me mendje e zemër gruaje, nёne dhe mjeke, gjatë leximit, të krijojnë ndjeshmëri të thella pozitive.

Fjalёt dhe vargjet e vëna sup me sup, shkallë shkallë, sejcila në vendin dhe fronin që i takon, herё duke ndërtuar njё kёshtjellё lumturie, që të grish të qëndrosh dhe ta pushtosh, madje të bёnё dhe tё fantazosh, herё tё rradhitura si një mozaik, ku ke dëshirë të ndalesh e tё kundrosh ngjyrat e shumta dhe përmbajtjen, herё si tufa me lule aromёmirё, herё tё tjera poezitё janё tё mbushura me meditime tё thella, qё tё bёjnё tё reflektosh nё jetёn tёnde.

Poeeti Oscar Wild, duke iu referuar krijimtarisё poetike ka thёnё “Dua të jem një libër”. Disa nga miqtë e tij krijues mblodhën supet me skepticizëm, por shumë te tjere kuptuan se ai kërkonte shumë pak nga kjo jetë. Vetëm koha pak nga pak i dha të drejtë mjeshtrit të madh, që kish folur jo vetёm pёr veten, por për dëshirën e të gjithë poetëve dhe artistëve të vërtetë.

Shumë poetë lakmojnë të jenë një libër, por jo te gjithё munden, ndёrsa mjekja shkrimtare-poete Liljana Kristuli, me kёtё vepёr arrijti tё bёhet libёr, njё libёr i bukur poetik, qё prezanton jetёn dinjetoze tё njё intelektuale shqiptare.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: