Reshat Nexhipi: Kush çka thënë për Muhamedin
| E Merkure, 15.07.2015, 07:44 PM |

Rast: Festa e Bajramit

Kush çka thënë për Muhamedin dhe Bektashizmin

Nga Reshat Nexhipi

Për Muhamedin, sipas rendit alfabetik

Annie Besant: Muhamedi ishte njëri prej të dërguarëve më të mëdhenj të Zotit.

Bernard Sho: ,,Muhamedi duhet të quhet shpëtimtar i njerëzimit.Ai predikoi

një fe, krijoi një shtet, ndërtoi një komb, shkroi një kod moral, filloi një numër reformash sociale e politike, ndërtoi një shoqëri të fuqishme dhe dina

mike  etj.

Faktopedia, f.140: ,,Profeti i fundit dhe më i rëndësishmi midis 26 profetëve islamë ka qenë Muhamedi,,

Lamartini: “Muhamedi ka organizuar, ushtri, ligje, imperatori…miliona njerëz në një të tretën e botës. Themeloi bashkësi shpirtërore, e cila bashkoi popujt e tërë gjuhëve dhe të racave... kaliti dashurinë ndaj Zotit të vërtetë, i cili është Një...

Lamartini: Për më pak se dy shekuj pas paraqitjes së tij, Islami me besim dhe me armë ka sunduar tërë Siujdhesën Arabe, pastaj në emër të All–llahut (xh.sh.) ka vazhduar t’i çlirojë Persinë, Horasanin, Transskasaninë, Indinë Perëndimore, Sirinë, Abisininë, të gjitha vendet e panjohura në Mesdhe, Spanjë dhe një pjesë të Galicisë (Francë)”.

Lamartini: S’ka njeri që mund të marrë guxim të krahasojë çdo njeri të madh në historinë moderne me Muhamedin.

Leonardi:,,Muhamedi ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj, më të sinqertit, njeri çfarë njerëzimi kurrrë më parë nuk ka njohur. I madh, jo vetëm si pejgamber, por edhe si patriot dhe shtetar, ndërtuesi shpirtëror kryesor, i cili e ka ndërtuar popullin e madh, shtetin e madh, dhe shumë më tepër nga tërë ajo –fenë edhe më të madhe. Përveç tjerash, ka qenë lojal ndaj njerëzve të tij, por mbi të gjitha, lojal ndaj Zotit”.

Majkël Harti: “Muhamedi është njeriu i vetëm në histori, i cili, arrijti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë politik... ka luajtur rol shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e Islamit se sa Jezui për zhvillimin e Krishterizmit...personalitet më me ndikim në historinë e njerzi

mit..

Thomas Carlyle: “familja e Muhmedit ka qenë prej atyreve më modeste, kurse ushqimi i tij më i shpeshtë, buka e elbtë dhe uji; në shtëpinë e tij me muaj të tërë nuk ndizej zjarr në votër…Asnjë Perandor me uniformën e vet të art, nuk ka pasur aq nderim e përulje si ky njeri me atë xhybe, të cilën e ka qepur me duart e veta. Unë gjej te ky diç të heroit të vërtetë”.

 

Për bektashizmin, sipas  rendit alfabetik

 

Mitat Frashëri: gjeneza e këtij sekti është e vjetër 2300 vjet para se të fitojë fizionominë e re, nga  ana e Haxhi Bektashit në shekullin 13. Ky patriot i shquar, djalë i Abdylit dhe kryetar i Kongresit të Manastirit si dhe i Ballit kombëtar,gjenezën e bektashizmit e shpjegon në mënyrë figurative, duke e krahasuar doktrinën bektashiane me një pemë, e shkulur 2000 vite para Krishtit, por që ka qendruar e gjallë, duke u shartuar nga një vend në vend tjetër, gjer në ditës e sotme, ose gjer në shekullin XIII, kur bektashizmi merr fizionminë e vet, gjegjësisht themelohet përfundimisht nga ana e Haxhi Bek

tashit.

Moikom Zeqo ’’Bektshianët kanë qenë atdhetarë nga më të shkëlqyerit në të gjitha kohët...Ata jo vetëm që krijojnë të vetmen rrugë bashkimi për tërë shqiptarët me fe të ndryshme, gjë që nuk e bën dot asnjë fe tjetër në Shqipëri, por janë edhe komunitet fetar  që krijon lidhje pa asnjë paragjykim  në mëny

rë të barbartë me besimin te Zoti për të gjitha fetë e tjera të njerëzimit...Histo

ria do të provojë në të ardhmen që bektashizmi me  rrënjë të thella në kombin shqiptar do të lulëzojë dhe do të ketë,  gjithashtu, ringjallje të vazhdueshme,,

(M.Z.Bektashizmi dhe shqiptarizmi, Tetovë, 2002, f.24-25.)

Papa Palit II. Ky,sipas Baba Mondit, ka thënë se ,,Po të mos ishin bektashi

njtë,nuk do  kishte  Shqipëri,,

Roberto Morako de la Roka: “Feja muslimane sunite, të cilën shqiptarët e përqafuan dhe e toleruan për një interes material të llogaritur, mund të konsiderohet si e perënduar me dëbimin e turqëve. Prandaj, e ardhmja  në Shqipëri do të duhej të shtrohej nga të gjithë ata që e duan vendin, si një mjet për të zgjeruar rrugën drejt atij paqëtimi fetar që është i strumbulluar i përparimit të gjithë rajonit”. (R.M. Roka, Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944, Tiranë 1994, f.43).

,,Zëri I Bektashizmës,,revistë,Detroit, viti   I dytë , nr.1:Petku bektashian  është simboll kujtimi,  i mbetur qysh prej kohrave  të profetit Adam dhe u respektua edhe nga profeti Muhamed, të cilit  i ishte komunikuar nga ana e engjëllit  xhebrail  natën e Miraxhit. Profeti Muhamed këtë dhuratë hyjnore ia veshi dhe ia la amanet të madhit Ali, përmes një ceremonie të posaçme.

,,Zëri I Bektashizmës: Prej të madhit Ali, e  trashëguan Imam Hasani, Iman Hyseni  dhe të gjithë imamët  e tjerë, dorë pas dore, deri sa erdhi tek Piri ynë  Haxhi Bektashi i shenjtë,,.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: