Albert Vataj: Franz Kafka, ndihej si një perëndi
| E Premte, 03.07.2015, 07:02 PM |

Nevojtar për shumë pak gjëra, ai ndihej si një perëndi

Nga Albert Vataj

Fjalët e filozofit gjenial të lashtësisë, Sokratit, i shkojnë shumë për shtat në mënyrë të veçantë Kafkës: „ Nevojtar për shumë pak gjëra, ai ndihej si një perëndi “. Talenti i tij i jashtëzakonshëm e ndërgjegjësoi të zgjidhte dhe ai zgjodhi, zgjodhi kufizimin e nevojave që nuk kishin lidhje me artin, zgjodhi sakrifikimin e përditshmërisë siç e kuptojnë njerzit e zakonshëm në favor të artit. Jeta e tij mund të përkufizohet si jeta e një njeriu që kërkonte të merrte nga ajo sa më pak të ishte e mundur, e nga ana tjetër ti jepte asaj maksimumin e mundshëm.

Sot 132 vite më parë, më 3 korrik 1883, do të vinte në jetë nga një çift hebreo-gjerman, Franz Kafka. Ishte Praga qyteti pritës, Praga e asokohjes si kryeqyteti i Bohemisë në mbretërinë, Austro-Hungarze. U nda nga jeta më 3 qershor, 1924 në Vjenë, ende pa i mbushur 41 vjeç, prej një tuberkulozit, i cili e përndoqi për 7 vite radhazi, deri sa e shuajti përgjithmonë.

Franc Kafka erdhi në letërsi si një nevojë e brendshme e një individi gjithnjë i papajtueshëm me realitetin. Ndoshta jo vetëm sëmundja, prej së cilës ai ishte i dënuar me vdekje, por edhe njeriu delikat e shpirtmirë, cilësi këto të përftuara nga e ëma një grua hebre, bënë që kjo penë ta ngjynte majën në zjarrin e vetëtimave. I ndryshtë, shumëçka tjetërqysh nga të tjerët, ishte kumti që mëtoi në një vepër, e cila për pak do të shuhej bashkë me të, nëse miku i tij do të ishte aq shpirtkazëm sa të çonte në vend amanetin e tij, asgjësimin e dorëshkrimeve.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: