Përkraheni nismën: Libra shqip, dhuratë për Plavë-Gucinë
| E Enjte, 02.07.2015, 05:48 PM |

Njoftim, për të gjithë krijuesit shqiptarë

MË 26 KORRIK 2015, MBYLLET  NISMA

“LIBRA SHQIP, DHURATË PËR PLAVË-GUCINË”

Qëndra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, në Tiranë, me president historianin dhe koleksionistin, Shpëtim Sala, njofton se e diela e 26 korrikut 2015 do të jetë dita e fundit përmbyllëse e Nismës

“LIBRA SHQIP, DHURATË PËR PLAVË-GUCINË”.

Deri tani kanë dhuruar librat e tyre disa autorë, si: Shpëtim Sala, Emona Metaliaj,  Vasfi Baruti, Shkëlqim Gjoçuka, Kristaq Shabani, Nikollë Loka,Frederik Stamati, Lulzim Ferati, Ramiz Lushaj e dhjetra të tjerë.

Libra do të dhurohen edhe nga Biblioteka e Franceskanëve në Shkodër, Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve “PEGASO” – Gjirokastër, etj.

Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë ka rregullat e saj përparësore për të gjithë dhuruesit: pranon libra në gjuhën shqipe, libra albanologjik, shkollor, artistik, shkencor, por jo libra politik e fetar.

Çdo liber te kete shenimin tuaj: “Dhurate per Plave e Guci”.

Gjithçka është konkrete: Nismëtari institucional, Shpëtim Sala ka vendosur në FB adresën e komunikimit:

QENDRA MBARËKOMBËTARE E KOLEKSIONISTËVE SHQIPTARË.

RRUGA “DON BOSKO”, Nr.29-TIRANË.

NUMRI I TELEFONIT CELULAR: 068 21 88 499.

Në përmbyllje: Kjo nismë dhe kjo ndihmesë, që po jep Shpëtim Sala, me Qendren Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë, deri tani, nuk e kanë dhënë, as shteti i Malit të Zi –jo se jo-, po as shtetet shqiptare, në Tiranë e Prishtinë, me institucionet e tyre të politikave të jashtme, kulturore e arsimore.

Pra, puna e ketyre nismëtarëve ka një kryefjalë: Kombëtare.

Nga të gjithë po burimon, më e para fjalë: Nderim!

Nisma e tyre është ftesë e hapur për të gjithë  krijuesit shqiptarë dhe ka një objektiv të lartë:

Libra shqip, dhuratë për Plavë-Gucinë!

Me 30 korrik 2015, librat e dhuruar do te dergohen ne komunen e Gucise, ne librarine e saj, dhe prej aty ato do te shperndahen ne bibliotekën e komunës së Plaves dhe në shkollat shqipe të Gucise e Plaves.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: