Ilmi Veliu: Ndërroi jetë Fatmira Çeliku
| E Marte, 30.06.2015, 09:01 PM |

NDËRROI JETË FATMIRA ÇELIKU

Nga Ilmi Veliu

Në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë gjuhëtarja dhe gazetarja e njohur shqiptare, Fatmira Ramadani-Çeliku, e bija e piktorit  e veteranit të arsimit shqip në Kërçovë - mësues Danit dhe bashkëshorte e poetit të famshëm kërçovarë - Kalosh Çeliku. Fatmira Çeliku, për shumë vite ishte redaktore e Programit për Fëmijë, pran televizionit shtetëror në gjuhën shqipe.

Fatmira Çeliku, jo vetëm që ishte punëtore shumë e zellshme në drejtimin e sajë profesional, por ishte edhe një person i dalluar me karakterin e saj të butë e të këndshëm. Me ikjen e Fatmirës në amshim, një zbrazëtirë shumë e madhe do të ndjehet, jo vetëm në familjen e sajë-në Kërçovë e Shkup  po edhe tek kolegët e TVM-së, por edhe te esnafi i gazetarisë shqiptare në përgjithësi.



(Vota: 38 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: