Simpozium: ''Pjetër Bogdani - Kolos i Kulturës''
| E Enjte, 25.06.2015, 05:02 PM |

NJOFTIM

Shoqata e Shkrimtarëve “SHTJEFËN GJEÇOVI” në Zym të Hasit, ditën e shtunë, më 27 qershor 2015, në orën 10, Ju njofton se mbahet simpoziumi shkencor në temën “PJETËR BOGDANI - KOLOS I KULTURËS KOMBËTARE SHQIPTARE”.

Në këtë eveniment kulturor pritet të marrin pjesë shumë njohës të figurës së të Madhit Pjetër Bogdani, si: Prof. dr. Mahmud Hysa, Prof. Anton Berishaj, Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Ndue Ukaj, Fahri Xharra, Dr. Gjon Berisha, Lazër Stani, Dr. Don Nikë Ukgjini, Dr. Besim Muhadri, Pater Nue Kajtazi, Don Ndue Ballabani, Frrok Kristaj, Migena Arllati, Nikollë Kërhanaj, etj.

Mund të lajmërohen (me kumtesa) edhe njohës të tjerë të kësaj figure të madhe të kulturës shqiptare. Pjesëmarrja duhet të konfirmohet menjëherë.

Luteni që titujt e kumtesave të na i dërgoni më së largu deri më 25 qershor, kurse kumtesat për botim t’i sillni (në formë elektronike) në ditën e mbajtjes së simpoziumit, ose të na i dërgoni me postë elektronike më së largu deri më 27 qershor 2015.

Personat kontaktues:

Frrok Kristaj (frrokkristaj@hotmail.com); (frrokkristaj@gmail.com), tel. +377 44 124 295

Nikollë Kërhanaj (nikollekerhanaj@hotmail.com), tel. +377 44 938505


Këshilli Organizativ

(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: