Stuttgart - Mbrëmje Festive - Kulturore dhe Familjare
| E Merkure, 17.06.2015, 06:09 PM |

Njoftim!

Mbrëmje Festive - Kulturore dhe Familjare me rastin e 137-vjetorit  të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët punojnë dhe jetojnë në Stuttgart me rrethinë, por edhe në tërë Republikën e B.W. e më gjerë, se me datën 27.06.2015 (E Shtune) prej orës 18:00, do të organizohet një mbrëmje Festive-Kulturore dhe Familjare nga Shkollat shqipe të Stuttgartit me rrethinë!

Kjo mbrëmje po realizohet falë bashkëpunimit të prindërve, nxënësve dhe arsimtarëve të këtyre shkollave shqipe, të cilat kanë për qëllim, që fëmijët tanë, të ruajnë gjuhën, kulturën, të mësojnë për historinë dhe traditat tona Kombëtare, si dhe prejardhjen e prindërve të tyre, sepse po na troket në derë rreziku i asimilimit të gjeneratave të cilat po vijnë pas nesh.

Kjo mbrëmje Festive-Kulturore dhe Familjare me rastin e 137-vjetorit  të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, është e veçantë për të gjithë Shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë ata!

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte ajo e cila  vuri gurë-themelin e formimit të shtetit të pavarur Shqiptar!

Të gjithë e dimë se patriotët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ishin ata të cilët e udhëhoqën këtë lëvizje për tri vjet me radhë, deri në shuarjen e saj.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pas Kuvendit të Lezhës, është një ndër ngjarjet më me rëndësi historike për popullin Shqiptar!

Në këtë mbrëmje festive do t´na argëtojnë këngëtarët tanë të mirënjohur: zot. Ermail Fejzullahu dhe zonj.Syzana  Jashanica.

Prezenca juaj do ta madhështon këtë mbrëmje festive-kulturore dhe familjare!

Ne çdo herë jemi mirënjohës për kontributin e dhënë të bashkë mërgimtarëve tanë ndaj shkollës shqipe, këtu në mërgatën Shqiptare, andaj ndihemi krenar për bashkëpunimin  që kemi!

Shpresojmë se do të gjeni kohë të lirë, që të jeni të pranishëm në këtë mbrëmje Festive-Kulturore dhe Familjare!

Ju dëshirojmë çaste të këndshme dhe të paharrueshme në këtë Eveniment për të gjithë shqiptarët pa dallime!

Programi festiv do të mbahet më 27.06.2015

( E shtune) duke filluar prej orës 18:00.

Adresa :Uhlberghalle

Mahlestraße 16

70794 Stuttgart- Filderstadt

Vend-parkime të mjaftueshme.

Me respekt:

Arsimtarët e shkollës shqipe

Zejnije & Zeqir Asllani

Stuttgart, Tel:017634859704



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: