Lutfi Alia: Urdhëri Françeskan në Shqipëri (5)
| E Diel, 07.06.2015, 08:21 PM |

URDHËRI FRANҪESKAN NË SHQIPËRI – 5

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

Aktiviteti i urdhёrit françeskan nё trojet tona, vazhdoi tё intensifikohet nё shekullin XIX.

Krahas misionit apostolik, françeskanёt kontribuan nё rizgjimin e ndjenjave kombёtare, nё hapjen e shkollave nё gjuhёn shqipe dhe pёr mirfunksionimin e tyre hartuan tekste mёsimore, sidomos  gramatika tё gjuhes shqipe, qё u perdorёn nё shkollat e malesise se veriut.

Nё ato vite, nё famullitё shqiptare shёrbenin shumё prifterinj dhe murgj italianё, disa prej tё cilёve kishin studiuar gjuhёn albaneze nё kolegjet italiane, por kishte dhe tё tjerё qё nuk e njihnin gjuhen tone dhe ritet fetare i zhvillonin ne gjuhen latine, qe ishte e pakuptueshme per masen e popullit. Per te zgjidhur kete mosperputhje dhe per t’i bere sherbesat fetare, te kuptueshme per popullit, disa nga misionaret hartuan fjalore dygjuhesh italisht–shqip dhe latinisht–shqip, duke i ndihmuar ata te pervehtesonin sa me mire gjuhen shqipe.

Nё vitin 1848, Luca da Monte Giove OFM, botoi “Dizionario italiano- albanese”. Kjo vepёr ruhet si dorëshkrim në bibliotekёn e Komunës së Todit, në Itali (Cod. 224, format 8°, me 328 faqe).

Nё vitin 1858, frati Dario Bucciarelli OFM, la nё dorshkrim “Grammatica della lingua albanese”, vepёr, qe u ruajt ne Biblioteken e Gjuhadolit nё Shkodёr. Ne vitin 1861, frati Dario Bucciarelli u shugerua ipeshkev ne katedralen e Shkodres, ndersa nga qershori 1864 deri shkurt 1878, sherbeu ipeshkev i Dioqezёs sё Shkupit.

Nё vitin 1862, Frati Bonaventura da Francavilla OFM, hartoi dhe la nё doreshkrim: “Elementi grammaticali di lingua epirotica”. Kjo veper me 110 faqe, ruhet nё bibliotekёn e françeskanёve nё Shkodёr.

Veprat mё tё herёshme dhe kёto te fillimit te shekullit XIX, sherbyen si tekste gramatike te gjuhes albaneze ne Kolegjin e Shen Pjetrit ne Montorio – Roma, qe funksiononte qe nga viti 1711, ku u formuan dhe u shugruan shume klerike italiane, qe u derguan me misione ne dioqezat albaneze, ashtu si dhe nje numer i konsiderueshme klerikesh shqiptarё, qe u rikthyen e sherbyen ne famullite tona, ku dhe hapen shkollat e gjuhes shqipe. Keto Tekstet te klerikeve italiane, jane perdorur dhe per mesimin e gramatikes nga nxenesit e shkollave shqipe, qe u hapen ne trojet tona.

Ne vitin 1833, Prefekti i Misionit françeskan per Serbine dhe Albania, u emerua At Françesko Rossi – minorit, nga Montalto Ligure. Bazuar ne pervojen e viteve te shkuara, At Rossi OFM vendosi ta permiresoi vepren gramatikale tё At Françesko Da Lecce, keshtu gjate tre dekadave studioi dhe hartoi tekstin “Regole grammaticali della lingua albanese, sulle tracce di buoni gramatici del Padre Francesco M. Da Lecce”, qe u botua ne vitin 1866.

Gramatika e At Rossi, eshte tekst morfologjie, sintakse dhe me elemente fonologjie, i cili ruhet ne Biblioteken e Shtetit ne Shkoder.

Paralel me librin e gramatikes, At Rossi hartoi dhe nje fjalor italisht-shqip: “Vocabolario italiano – epirotico, con tavola sinottica”. At Rossi, fjalorin e ka shkruar ne dialektin gegenisht.

Keto vepra u shtypen nё tipografinё e Kongregacionit tё Shenjtё tё Propagandёs Fide – Romё, ne vitin 1866. Nuk eshte e qarte pse u vonua shtypja e tekstit te gramatikes dhe pse te dy veprat dolen ne te njejtin vit, madje dolen nga shtypi ne te njejtin muaj, janar 1866.

Si per tekstin e gramatikes dhe per fjalorin, At Rossi ka perdorur alfabetin e At Françesko Da Lecce, pra ruajti vazhdimesine e shkrimeve me alfabetin e Pieter Bogdanit, qe perdorej nga fraçeskanet ne shkrimet e tyre ne gjuhe shqipe.

Ne studimet albanologjike rreth veprave te At Françesko Rossi, me shume i eshte kushtuar vemendje Gramatikes dhe me pak fjalorit te tij, por per mendimin tim edhe fjalori ka rendesi, pasi permban disa fjale ne shqip, qe nuk jane ne perfshire ne fjaloret e gjuhes tone te botuar ne vitet e fundit, por dhe per faktin se per here te pare, ne kete fjalor ndeshim emerin Shqiperia.

Fjalori i At Rossi permban rreth 11 200 fjale, pra eshte pak me i vogel se ai i At Françesko da Lecce dhe ka disa veçori ne aspektin e perkthimit te fjaleve nga italishtia ne gjuhen shqipe.

Nje nder risitё e fjalorit te At Rossi eshte se gjejme per here te pare te shkruar ne veprat e klerikeve italianё, emёrin Shqiperia si sinonim i Albania dhe Arberia.

Konkretisht ne kete fjalor rezultojnё keto perkthime:

Albania – Shqypnii, ia, iis; Arbeni, ia, iis.

Albanese – shqyptaar, ii, it; shqiptaar, ii, it;

Emertimi i banoreve te trojeve tone me emerin shqiptar, e kemi ndeshur dhe ne disa autore te tjere te huaj dhe vendas, por asnjeri nuk ka specifikuar emerin Shqiperi, pasi atdheun e tone te gjithe e quanin dhe e shkruanin Albania - Abreria.

Si kuptohet, ne gjysmen e dyte te shekullit XIX, emertimi Shqiperia per trojet tona, tashme perdorej masivisht dhe paralel me emerat Albania dhe Arberia.

Ne fjalorin e At Rossi kam konstatuar se ka mosperputhje me perkthimet ne fjalorin e At Françesko Da Lecce, keshtu psh emerin Aquila, Françesko da Lecce, e perkthen shqype, ia; orlo, ii, ndersa At Rossi, çuditerisht nuk e perdor emerin shqipe - shqiponja, por e perkthen: sokol, i; orli, it, qe dihet, jane sinonime te shqiponjes, te perdorura nga banoret e malesise te trojeve veriore.

Nje nder françeskanet me te shquar te gjysmes se dyte te shekullit XIX eshte frati Leonardo De Martino OFM, poeti i shquar me poezi italo-albaneze, perkthyesi ne gjuhen shqipe i literatures liturgjike dhe i autoreve te famshem italiane, luftetar i vendosur per pavaresine e Shqiperise.

Leonardo De Martino u lind ne vitin 1830 ne nje familje te thjeshte te komunitetit arberesh ne Greçi te Puljes. Fillimisht hyri ne kuvendin Sant Angelo dhe pasi u shugrua prift, ne vitin 1865 e derguan misionar ne Shqiperi, ku sherbeu per rreth kater dekada ne dioqezen e Sapes.

Vitet e sherbimit ne vendin tone, si shprehet vete Fra De Martino, ndikuan t’i rizgjohen ndjenjat e atdhedashurise, per vendin e origjines se tij. Krahas aktiviteteve misionare, kontribuoi denjesisht ne arsimimin dhe ripertritjen politike te kombit shqiptar, duke u shprehur hapur per çlirimin nga roberia 5 shekullore e Otomaneve dhe shpalljen e pavaresise te vendit tone.

Padyshim Leonardo De martino, ky arberesh i shquar, rradhitet nje nder perfaqesuesit dinjitoz te plejades te rilindasve shqiptarё te shekullit XIX.

Frati Leonardo de Martino OFM, pjesen me te madhe te aktivitetit misionar e zhvilloi ne Zadrime dhe ne Lezhe, por shpesh kryente dhe udhetime apostolike ne malesine e Shkodres, te Tropojes, Pukes, te Hasit, te Mirdites etj. Per nje periudhe kohe sherbeu sekretar i Prenk Bib Doda, kapedanit te Mirdites, i cili ishte shume aktiv ne veprimtari patriotike per shpalljen e pavaresise te Shqiperise. Gjate kohes te qendrimit ne Orosh, ishe dhe mesuesi i te birit dhe te femijeve te tjere te familjes te kapidanit.

Krahas aktivitetit misionar, Fra Leonardo De Martino u impenjua ne mbarvajtjen e shkollave qe ishin ngritur prane famullive te dioqezes se Sapes. Personalisht u aktivizua dhe jepte mesime ne shkollat e gjuhes shqipe, madje ka qene mesuesi dhe mentori i Ndre Mjedes (1866- 1937) dhe i Zef (Gjergj) Fishtes OFM (1871-1940), te cilet i veçonte si dy nxenesit e tij me te zellshem.

Ne vitin 1871, ne kishen e fshatit Koterr, Fra De Martino e pagezoi Fishten, me emerin Zef, i cili vetem me pas, kur u shugerua prift, mori emerin Gjergj, si e njohim te gjithe Gjergj Fishta.

At Leonardo de Martino dha kontribute ne perkthimin ne gjuhen shqipe, te shume veprave te letersise italiane dhe sidomos ne perkthimin e liturgjise dhe per keto aktivitete, E. Koliqi shkruan: “Ai ishte nder ta paret, qe perktheu ne gjuhen shqipe me aftesi te mrekullueshme. Perktheu shume autore te famshem italiane. Ne vjershat me subjekte patriotike, ashtu dhe ne ato me subjekte fetare, perdori mjeshterisht nje leksik te pasur gjuhesor. Ishte i pari qe futi ne poezine shqiptare, metriken italiane mё komplekse”.

Ne vitin 1857 perktheu “Passione di Gesu Cristo – Mundimi i Jezu Krishtit”, nje poezi elegante dhe harmonike e Pietro Metatasio (1698 – 1782), qe pershkruan praktiken e “Via Crucis” (Udha e Kryqit). Ne hyrje te ketij botimi, vendosi nje krijim te tijin, nje sonete, qe ia dedikoi Imzot Pietro Severini, Ipeshkevi i Nenshatit nё Zadrime.

Vlen te theksohet se At De Martino, eshte autori i parё, qe ka shkruar soneta ne gjuhen shqipe, pra ёshtё i pionieri i kesaj gjinie letrare i letersise tone kombetare.

Ne vitin 1869, perktheu ne shqip dhe botoi “Pater Nostro” dhe “Ave Maria”, qe kendoheshin ne ritet liturgjike ne kishat tona.

Kjo literature katolike, prej kohesh qarkullonte nder banoret katolike, ku ishte perhapur nga murgu Pieter Zarishti (1806 – 1866), i cili me ndihmen e priftit kosovar Ndue Bytyçi (1847 – 1917), i shperndante si volantina ne popullaten katolike. Kjo pervoje e ndihmoi At De Martino, t’i mblidhte keto shkrime ne shqip dhe t’i botonte ne veprat e tij.

Nё vitin 1868, frati Leonardo de Martino OFM, prelat dhe poet i shquar, i mirenjohur si Leonardo albanezi (Leonardi shqiptar), botoi ne Trieste “Il lamento della prigionera – Vaji i te burgosunes”, qe eshte perkthimi, ose me sakte pershtatje, apo varianti shqiptar i vepres te Tomasso Grossi (1790 – 1853) “Il lamento della prigioniera milanese – Vaji i te burgosunes milaneze”.

Botimin e variantit ne shqip te kesaj vepre, ia dedikoi rilindeses se shquar shqiptare Dora d’Istria. Ne faqen e pare te librit “Vaji i te burgosunes”, De Martino vendosi nje poezi te tijen, qe ia bashkoi dedikimit: “Shkrimtares se perndriteshme, princeshes Dora D’Istria”.

Ne kete poezi flet per nje dhurate, njё penё argjendi, te cilen vajzat e varfera katolike shqiptare, ia dergonin dhurate princeshes, nepermjet At Leonardo De Martino da Greci dell’ordine dei  Minori Osservanti.  Kete dhurate te bukur te vajzave shqiptare, At Leonardo De Martino e shoqeron me nje homazh poetik: “Ështё e madhe sa njё pendё e patёs, me moton tё mbishkruar: Dora d’ Istrias, nga vajzat e varfёra katolike shqiptare Stigmatine”.

Poezia shoqeruese, u stampua ne nje karton elegant, me germa te arta. Keto vajza te varfera – pra motrat Stigmatine, i drejtoheshin Dora D’Istrias, ne emer te te gjitha grave shqiptare, me te cilat u bashkuan ne kor dhe  burrat shqiptarё tё Albania dhe tё Epirit, te kolonive arbereshe te Italise, te arvanitasve te Greqise dhe te ishujve Jonike, te cilet derguan poezi te shkruara ne dialektet e tyre te gjuhes shqipe, qe u botuan ne nje vellim ne Livorno.

Nё keto poezi, evidencohet kombesia shqiptare e princeshes, te cilen e cilesojne “Ylli i gjalle i Albanise” dhe shprehnin admirim, mirenjohje dhe dashuri per rilindasen tone te shquar.

Mesazhit te Fra De Martino, Dora D’Istria iu pergjigj  menjehere me nje leter te shkruar ne gjuhen franceze dhe e firmosur nga ajo vete personalisht:

“Reverendo, Ati im. Pasi u ktheva nga nje udhetim ne Itali, gjeta poezite tuaja te bukura dhe letren tuaj xhentile. Ju them se mezi pres dhe jam shume e gezuar dhe e lumtur te marr penёn, qe me dergojne te hireshmet vashezat albaneze. Pranoni Reverendo, Ati im, devotshmerine time perfekte. Dora d’Istria”.

Ne mars te vitit 1870, At De Martino mori nje leter nga murgu Dedё, i kuvendit françeskan te Shen Martinit ne Martanesh, i cili i kerkonte ta ndihmonte te sistemohej ne ndonje kuvend tjeter, pasi kishte mbetur vetem nje familje e krishtere dhe ndertesen e kuvendit ia kishte dorezuar Baba Jasharit, i cili kishte hapur teqen e Martaneshit. Kjo situate ishte e shpeshte ne trevat, ku popullata ishte konvertuar ne myslimane, sidomos ne Shqiperine e mesme. At Martino iu pergjigj me nje here letres te murgut Dedё, te cilit i sugjeroj te mos largohej nga vendi ku kishte sherbyer me vite, por te vazhdonte te jetonte e te predikonte dhe pse kishte mbetur vetem nje familje. Kete keshill murgu Dede e mirepriti dhe vazhdoi te jetoj me popullin e kesaj treve, qe e respektoi dhe e nderoi dhe pse ishte klerik i fese katolike. Murgu Dedё jetoi ne nje kapelle te vogel te fshatit Peshk, ku vdiq dhe e varrosen malesoret. Brezat pasardhes e quajne “tyrbia” e Dedes dhe i ndezin qirinj.

Gjate nje misioni apostolik nё Nikaj – Mertur, Frati De Martino njohu françeskanin At Giampiero da Bergamo, i cili e informoi se prej vitesh sugjeronte krijmin e Urdherit te motrave Stigmatine, por nuk kishte gjetur mbeshtetje. Me ndermjetesine e Fra De Martino, ne vitin 1874 u derguan per studime ne Firence, dy vajzat e para shqiptare Lulib Malja nga Shala dhe Dile Gjonaj nga Shllaku e me pas 4 vajza te tjera. Gjate kesaj kohe, Fra De Martino vazhdoi perpjekiet per hapjen e shkolles per formimin e motrave ne Shqiperi. Ne kete aktivitet, pati mbeshtetje dhe perkrahjen e arbereshit Françesko Krispi, minister i arsmit i Italise, i cili e vleresonte dhe e nderonte mikun De Martino. Me 4 janar 1880 u inaugurua shkolla e pare femerore ne histroine e vendit tone, ku jepnin mesim motrat Sigmatine shqiptare, te cilat u shugruan motra ne Firence. Kjo shkolle femerore vazhdoi te funksionoi deri ne vitin 1946, kur u mbyll nga regjimi komunist dhe u rihap ne vitin 1991.

Ne vazhdim te aktivitetit krijues, ne vitet 1879 – 1880, frati De Martino shkroi nje drame pastorale, me titull “Nata e Krishtlindjes”, madje pjese nga kjo veper, J. De Rada i perfshiu ne vepren e tij Antologjia (Girolamo De Rada: Antologia, 1896 f. 74). J. De Rada e njihte dhe kishte leterkembim te shpeshte me Fra De Martino dhe per kontributin shpirteror, letrar dhe patriotik te tij shkruan: “I perndrituri De Martino, ka merita me shume se ne te gjithe, se po ngren lart shpirtrat e banoreve te Shkodres dhe te Provnices te saj, ku ai sherben...

Per vlerat artistike te drames pastorale De Rada shkruan: “At Leonardo, famulltari i Troshanit te Mirdites, ka shkruar nje drame te shenjte pastorale, plot me te verteta, ёshtё drama e parё albaneze, e cila u interpretua nga nxenesit e shkolles popullore tё Kishes te Freterve Minore te Shkodres, naten e Krishtlindjes te vitit 1880”. (Fiamuri i Arberit. Anno I, n. 6 del 30 maggio 1884).

Dramen “Nata e Krishtlindjes”, vite me vone, Ai e botoi ne vellimin “Harpa arbnore”.

Pra, 135 vjet te shkuara, ne Shkoder, banoret ndiqnin shfaqe tetrale, andaj eshte me interes historik te theksoj dy rrethana te rendesishme kulturore dhe dy risi historike:

a.   Jeronim De Rada, vepren e fratit Leonardo De Martino, e quan drama e pare shqiptare.

b.   Dokumentohet, se ne vitin 1880, ne Shkoder ishte ngritur grupi teatral, qe jipte shfaqie per banoret, çka sugjeron se 25 dhjetori i vitit 1880, mund te festohet si dita e teatrit shqiptar.

Fra Leonardo De Martino, e vleresonte Jeronim De Raden, te cilit i kishte dedikuar nje poezi, ku me admirim theksonte se “De Rada me pene, bente ate qe Skenderbeu beri me shpate”, por nuk mungoj te theksoi se rilindasin tone te shquar, per tere jeten e ndoqen fatkeqesite.

Nё vitin 1881, frati Leonardo de Martino OFM, botoi “L’arpa di un italo-albanese”, nje veper imponente dygjuhehe me 440 faqe, me poezi ne gjuhen italiane dhe ne gjuhen shqipe.

Krijimtaria poetike e De martino eshte me inspirim Manzonian, ku shpreh shpirtin patriotik, duke nxitur ndjenjat kombetare te shqiptareve per te luftuar per pavaresi. Kjo vepёr eshte shtypur nё Tipografia dell’Ancora nё Venecia dhe nje kopje ruhet në Bibliotekёn e Françeskanëve në Shkodër.

At Justin Rota, ne vepren “Letratyra shqyp” e botuar ne vitin 1925, shkruan: “eshte mrekulli si ka mundur te shkruaj poezi kaq elegante, ne gjuhen e popullit. Ai mbetet nder poetet e pare shqiptar, qe shkruajti poezi ne metrikё te ndryshme, qe perdoreshin ne letersine moderne”.

Arbereshi Prof Papas Gaetano Petrotta, ne vepren: Popolo, lingua e litteratura albanese. Palermo 1931, faqe 100, shkruan: “De Martino mund te konsiderohet nje nder poetet kombetar shqiptar, i biresuar i Shqiperise, i cili kishte pervehtesuar zakonet dhe duke udhetuar neper malet dhe ne takimet e shumta me malesoret, kishte mesuar dialektin e veshtire gegnishte dhe me kete gjuhe, ai shkruajti poezite e tij me te bukura”.

Ne kete veper dygjuheshe, Fra Leonardo De Martino, shpreh perkatesine shqiptare, si bir i lindur ne komunitetin arberesh te Greci, si banore i trojeve shqqiptare dhe si qytetar italian, andaj vepren e tij dygjuheshe e titulloi “L’arpa di un italo-albaneze: Harpa e nje italo-shqiptari”. Emerin “Harpa” e huazoi nga Bibla, por u frymezua dhe nga poezia me te njejtin titull e Pietro Paolo Parzanese, i cili shkruante: “Kam ne dore harpen/jam shtegetar/e gjithe bota eshte vendi im”.

Ne fakt, At Leonardo De Martino, kishte filluar te shkruante poezi ne gjuhen shqipe, qe ne vitet ‘60, te shekullit XIX, por e intensifikoi krijimtarine letrare, kur erdhi misionar ne trojet tona, madje ne vargjet e tij perfshiu dhe shume fjale nga dialekti arbёresh, duke e pasuruar leksikun e krijimtarise. Poezite e tij ishin spontane dhe te mbushura me shprehje te bukura popullore shqiptare. Ernest Koliqi shkruan: “Poezia e De Martino, mbeti perhere e paster, e thjeshte, harmonike dhe e forte, duke i dhene bukuri dhe dinjitet letrar dhe gjuhes popullore”.

Fra De Martino kishte njohuri te thella te gjuhes shqipe, sidomos te gjuhes te malesoreve te trevave te thella, asaj qe disa autore e quajne gjuha origjinale, rrethane kjo qe i dha vlera te medha poezive te tij, por nga ana tjeter, me krijimtarine e tij intense ne gjuhen shqipe, ai i hapi rrugen krijimtarise letrare shqiptare, nje rrugё qe u pershkua dhe u pasurua nga shkrimtare te shumte te rilindjes shqiptare e ne kete rrafsh dhe nga shume klerike françeskane, sidomos me At Gjergj Fishten, nje nder nxenesit e tij te devotshem.

Ne poezite e shumta De Martino perdor nje gjuhe shqipe te rafinuar, me metafora dhe alegori te pelqyeshme, njelloj i perdor dhe ne poezite me natyre fetare (p.sh Il desiderio del paradiso – deshira per parajsen), kur i kendon Zotit, drites hyjnore dhe gezimit shpirteror.

Ne nje sonatё dedikuar At Anton Sak Bytyçi, shkruar me shume ndjenja patriotike, ai thekson: “mbrojtja e gjuhes eshte mbrojtje e atdheut” dhe kjo thenie ishte me shume rendesi per periudhen qe i referohet Fra De Martino, kur populli yne ishte ende ne presionin dhe shtypjen e eger turke, prandaj nxitja e ndjenjave kombetare, hapja e shkollave shqipe dhe mesimi i gjuhes shqipe, ishte me rendesi te madhe per rizgjimin e popullit.

Formimi kulturor i Fra Leonardo De Martino ishte me permasa dhe me respirim te gjere europian, çka reflektohet ne raportete e miqesise dhe komunikimin e tij me personazhet me te famshem te kohes, qe jane nje motiv tjeter, ku duhet perqendruar studimi i jetes dhe i vepres te klerikut tone. Veprimtaria letrare e De Martino ishte e njohur ne Itali dhe ne Europe. Ai eshte autor i mbi 28 librave ne gjuhen italiane, te vleresuara nga kritika e kohes. Ne katalogun unik te Bibliotekave Italiane jane regjistruar 17 vepra te tij, shumica te ruajtura ne Biblioteca Casa Carducci e Bolonjes.

Mbante lidhje dhe shkembente mendime me poetin e shquar italian Giuseppe Regaldi, profesor i historise ne Universitetin e Bolonjes; me te madhin Jeronim De Rada, bashkpunonte me Nicolò Tommasseo, me filologun italo-arberesh Demetrio Camarda (1821-1882), kishte miqesi dhe leter-kembim me nobelistin Giosuè Carducci, bashkpunonte me latinistin Giuseppe Gando (1816 -1880) dhe me Pietro Fanfani ( 1815 – 1879) autori i Fjalorit te gjuhes italiane; me Augusto Conti (1822-1905) filozof dhe pedagogjist; me Vito Fornari (1821-1900) teologo, filozof dhe drejtori i Bibliotekes Nacionale te Napolit, me arbereshin Françesko Krispi (ish minsitri i arsimit) etj.

Leterkembimi me keto personalitete te asaj kohe, eshte nje burim i madh informacioni per te ndriçuar jeten dhe vepren e Fra Leonardo De Martino, ne vitet kur sherbeu ne Shqiperi.

Ne vitin 1896, botoi ne organet e shtypit lokal te Shkodres shume krijime poetike ne shqip, si dhe shume poezi te shenjta dhe pjese liturgjike, qe i perktheu mjeshterisht ne gjuhen tone.

Per respektin dhe stimen qe kishte fituar At Leonardo De martino OFM dhe urdheri i françeskan, dy klerike misonar At Mariano Da Palmanova dhe At Giampiero Da Bergamo, kerkuan te ngrihej ne Shqiperi nje kolegj serafik, ku do te formoheshin kleriket françeskane shqiptare. Kjo ide e bukur u mirёprit dhe u aprovua menjehere si nga Superiori i Urdherit dhe nga Kongregacioni i Shenjte i Propogandes Fide. Pas disa medyshjeve, u vendos qe kolegji te ngrihej ne Shkoder.

Ndertesa e kolegjit u ndertua me subvencionet e qeverise austriake dhe me ofertat e shumta te banoreve shkodrane dhe u inaugurua me 14 korrik te vitit 1882, ne festen e doktor Serafiko.

Brenda pak viteve, ky institucion i dha frutet e veta. Aty studiuan dhe u shugruan 60 prifterinjt e parё, qe sherbyen me impenjim shembullor ne famullite e shumta te vendit tone.

Kolegji vazhdoi aktivitetin per shume dekada, duke kontribuar dukshem ne rritjen e numerit te klerikeve ne trojet shqiptare dhe fuqizimin e aktivitetit te kishave dhe te kuvendeve françeskane.

Zgjerimi dhe fuqizimi i françeskaneve ne trojet shqiptare, ndikuan qe Reverendo At Serafino Cimino, Ministri Gjeneral i Urdherit te Minoriteve, i dha misionit françeskan te Shqiperise, titullin Provinca e Shenjtes Anunziata (Lajmetares).

Ne vitin 1919, priori i Provinces u emerua kleriku shqiptar At Pal Dodaj OFM.

Pas disa dekadave aktiviteti misionar ne trojet tona, ne vitin 1881, Fra Leonardo de Martino u rikthyen ne Itali, me sakte nen presionet e qeverise austriake, qe ne ate kohe ishte “mbrojtese e katolikeve shqiptarё”, u detyrua te largohet nga Shqiperia, por kurre nuk i nderpreu lidhjet dhe nuk e humbi dashurine dhe respektin per malesoret.

Famullia dhe populli i komunes te Greçit e priti me shume nderime. Bashkia ne vitin 1882 shtypi nje manifest “Il leone dell’Albania a Greçi – Luani i Shqiperise u kthyen ne Greçi”, ndersa Fra De Martino, ne shenje mirenjohje dhe kujtim nga memdheu, i dhuroi Bashkise nje piktur ne vaj “Il grande immortale Eroe Albanese, difensore della cristianita G. K Skanderbeg – I madhi dhe i pavdekshmi, Heroi i Shqiperise, mbrojtesi i krishterimit GJ. K. Skenderbeu”.

Nuk dihet ne se kjo pikture eshte veper e tij, apo e ndonje autori tjeter shqiptare, por dihet se kjo pikture, ruhet ne mjediset e komunes Greçi ne Pulja.

Fra De Martino, se bashku me bashkqytetaret arbereshe Gerardo Conforti dhe murgu Luigi Lauda, krijuan komitetin politik te albanezeve ne Kalabri dhe ne Napoli, ku De Martino u ngarkua me detyren zv-presidentit dhe president ne Corigliano CaJabro.

Gjate viteve qe jetoi ne Itali, mbajti lidhje te ngushta me Jeronim De Rada e se bashku i percollen diplomacise europiane, mesazhe dhe peticione, per zgjidhjen e problemeve te Shqiperise dhe per domozdoshmerine e shpalljes se pavaresise nga Perandoria Otomane.

Vitet e pleqerise, ky “humilis servo” i kaloi duke shkruar. Gezonte nderim dhe respekt, aq sa shume kuvende françeskane ne Pulja, benin gara kush ta merrte “poetin e Shen Maries”

Ne vitin 1897, per merita patriotike, ne mbrojtje te çeshtjes shqiptare, iu dha titulli fisnik Konte i Comenda i Kurores tё Italise dhe Konte i Petrelёs dhe i Sfetigradit.

Ne vitin 1897, shtёpia botuese Laterza e Barit, i botoi librin: “La questione Albanese-Orientale e la nuova crociata”, qe eshte nje poeme heroike popullore. Ne fund te ketij libri ribotoi si shtese dhe nje shkrim te me parshem: “Vaji i bilbilit te burgosur” (Il lamento del rosignuolo prigioniero).

Ne vitet 1897 – 1898 e emeruan rektor i Santuarit Madonna di Valleverde dhe ne 1901 rektor i famullise Madonna del Caroseno ne Greçi.

Fra Leonardo De Martino, u nda nga jeta me 12 korrik 1923, ne moshen 93 vjeçare.

Ne çastet e fundit te jetes, para se te mbyllte syte, priti ne vizite dishepullin e tij te shquar, At Gjergj Fishten, i cili sapo ishte kthyer nga Parisi e para se te udhetonte per ne Shqiperi, u ndalua ne Greçi dhe e takoi, e perqafoj e u pershendet me mentorin dhe udheheqesin e tij shpirteror, me poetin e madh italo-shqiptar, fratin e shquar e zemermadh, qe e kishte pagezuar 52 vjet me parё.

Nё gjysmёn e parё tё shekullit XX, shquhen shumё françeskanё shqiptarё, tё cilet do t’i trajtoj nё shkrimin e ardhshёm.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: