Lutfi Alia: Nga bankat e shkollës, në kremtimin e 50 vjetorit (1)
| E Diel, 24.05.2015, 07:40 PM |

MATURA E VITIT 1965:

NGA BANKAT E SHKOLLËS, NË KREMTIMIN E 50 VJETORIT (1)

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

Nё qershor tё kёtij viti, mbushet njё gjysëm shekulli, nga dita kur përfunduam shkollën e mesme dhe morëm deftesën e maturës, qё ishte dhe liçenca pёr tё hyrё nё jetёn tonё tё pavarur.

Njeri pas tjetrit, i kaluam tё katёr vitet e gjimnazit. Ishin vite tё bukura, hiroshe dhe intensive.

Nё atё spacium tё shkurtёr kohe, kolektivi i klasёs sonё iu pёrkushtua mёsimeve, ndёrtoi raporte miqёsie, krijoi pёrvojё tё pasur rinore dhe hapi perspektivat e jetёs.

Kanё kaluar 50 vjet, nga qershori i 1965, por ajo periudhё mbetet e pashlyer nё memoriet tona e sa herё e kujtojmё, ndjehemi krenarё si maturanta tё Gjimnazit “Qamil Guranjaku”.

Nё vitin 1961 kur filluam gjimnazin, ishim 40 adoleshenta, 14 vajza e 26 djem, që na bashkoi nё njё klasё, dëshira e jonë dhe e prindërve tanë për të na arsimuar, ndёrsa disa nga shoqet dhe shokёt e shtatёvjeçares nuk patёn mundёsi tё vazhdonin mё tej shkollёn.

Ne ishim djem e vajza nё moshёn delikate tё adoleshencёs, periudhё qё shprehej me ndryshime nё zhvillimin tonё fizik dhe atё psikoemocional, kёsisoj vitet e gjimnazit ndikuan nё pjekurinё dhe formimin tonё arsimor e na pёrgatitёn pёr tё hyrё nё fazёn e pjekurisё ligjore.

Tё gjithё ishim banorё tё lagjeve veriore tё qytetit, tё shtrira mbi bulevardin kryesor, qё e ndante nё dy pjesё Elbasanin tonё tё bukur. Shumica ishim nga lagjet Spahikore, Sulejmania dhe Haxhias, tё tjerёt vinin nga lagjia e Kalasё, nga Pusi qё Lahet Vetё, Buza e Zaranikёs dhe nga Arat e Sul Domit. Bashkёmoshatarёt tonё, qё banonin nё gjysmёn e poshtёme tё qytetit, frekuentonin gjimnazin “Qemal Stafa”.

Kolektivi i klasёs sonё i pёrket gjeneracionit, qё ishim lindur nё 2 – 3 vitet e para pas çlirimit, si kuptohet i kishim ndjerё e pёrjetuar vёshtirёsitё ekonomike tё asaj periudhe, fillimisht reciprokun e triskat, mё pas blerjen me lista nё dyqanet e ushqimeve dhe nё vazhdim tollonat.

Ishim njё kolektiv nxёnёsish tё thjeshtë nё tё gjitha aspektet, të dashur dhe të sinqertë, tё zellshёm e tё disiplinuar, çapkёna dhe hokatar, nga njёherё rrёmujaxhinjё, rrallёherё zhurmёmёdhenj, por dhe miqësor e kolaborativ, që komunikonim e nderonim njeri tjetrin me respekt të admirueshëm. Ne ishim njё kolektiv djemsh e vajzash, qё mbetëm për herë miq të mirë.

Ato katёr vite gjimnazi, qё i pёrjetuam sё bashku, janё pjesa më e bukura e jetёs sonё.

Ishin vite plot vitalitet e dinamizëm rinor, tё mbrujtura me miqësi, me dituri dhe kulturё, ishin vite me aktivitete intensive didaktike, kulturore e shoqёrore, qё ndikuan nё arsimimin tonё, si dhe nё formimin e personalitetit e tё karakterit tё sejcilit nga ne.

Sociologёt dhe psikologёt ndeshin vёshtirёsi pёr ta pёrkufizuar e skematizuar moshёn e viteve tё gjimnazit, pasi kjo periudhё e jetёs ёshtё njё tranzicion i ndёrlikuar, qё pёrkon me kalimin nga puberteti dhe adoleshenca, nё rininë e parё plot vitalitet.

Vitet e gjimnazit janё njё periudhё shumё komplekse. Ne ishim nё njё moshё, qё ende pranonim kujdesin dhe tutelёn e prindёrve, por ishim dhe nёn ndikimin e rritjes intensive dhe zhvillimit tё intelektit, qё na nxisnin tё arrinim pavarёsinё emocionale, tё fitonim “liri iniciative”, pёr çka na pёlqente tё dukeshim tё rritur e tё sigurtё, anì se ende ishim “njomёshtakё”.

Pёrcaktimi i kufirit tё adoleshencёs, nё njё farё mёnyre ёshtё arbitrar, pasi shprehet me shumё aspekte, qё ndryshojnё nga individi nё individ, ndryshe nё vajzat dhe ndryshe nё djemt, ndikohet nga statusi familjar, por varet dhe nga impakti i shkollёs dhe i shoqёrisё.

Si kriter pёrcaktues i kapёrcimit tё fazёs tё adoleshencёs, merret pjekuria emocionale dhe sociale, e “deklaruar” zyrtarisht ditёn kur merret deftesa e maturës, qё dёshmon se nxёnёsi ёshtё pjekur, ka arrijt aftёsimin arsimor dhe kulturor, ka formimin idividual tё personalitetit dhe tё karakterit, ka fituar eksperiencё, ёshtё i gatshёm tё luaj rolin dhe tё marri pёrgjegjёsitё e tё rriturit dhe i aftё tё ndjeki rrugёt e jetёs nё mёnyrё tё pavarur.

Kёtё fazё komplekse tё jetёs rinore, kolektivi i klasёs sonё e kapёrceu me dinjitet e nё kёtё arritje, ishte i pamohueshёm roli i familjeve tona dhe i pedagogёve tё apasionuar e tё “rreptё” tё gjimnazit “Qamil Guranjaku”, qё na edukuan e na udhёhoqёn nё kёtё rrugё, tё cilёn dhe ne e pёrballuam me impenjim intensiv nё mёsime, me shoqёrizim tё admirueshёm dhe me pёrgjegjёsi.

Nё se njё grup psikologёsh, sociologёsh dhe antropologёsh, do tё kishte jetuar ato vite bashkё me kolektivin e klasёs tonё, do tё kishin kuptuar si u rritёm dhe si u formuam ne dhe nё konkluzionet e nё klasifikimin e fazave tё jetёs, pas adoleshencёs (tё kulmuar me pjekurinё seksuale), pa hezitime do tё kishin shtuar fazёn e parё tё maturimit rinor, tё pёrcaktuar me moshёn 18 vjeç, qё shёnon pragun e parё tё burrёrimit, tё ligjёruar me letёrnjoftimin (kartёn e identitetit).

Nё vitet e gjimnazit, ne u rritёm jo vetёm fizikisht, por dhe intelektualisht e moralisht, u arsimuam, formuam personalitetin dhe karakterin tonё me moral tё lartё individual dhe shoqёror.

Klasa e jonё ishte si njё ekuipazh i kompletuar, qё udhёtonte nё tё njёjtёn anije, sejcili nё rolin e vet, duke bartur mbi vehte copa jete, fragmente kohe, edukatёn dhe kulturёn familjare, normat etiko-morale personale dhe shoqёrore, aftesitё intelektuale, gёzimet dhe çaste hidhёrimi, sukseset dhe dёshtimet, na shoqёronin pёrvoja, mbresat, kujtimet, dёshirat, ёndёrrat e shumta (jo rrallё tё thyera nё mёnyrё tё pamёshirёshme), si dhe ndjenjat e bukura tё dashurisё sё herёshme.

Nё ecurinё nga viti i parё nё vitin e katёrt tё maturёs, u rritёm dhe e ndjemë potencёn e pjekurisё, qё konsolidohej gradualisht, duke na ndihmuar t’i pёrgjigjeshim pyetjeve retorike tё moshёs sё adoleshencёs dhe tё rinisё sё parё: “Kush jam unё?” “A do ta nderoj vehten dhe prindёrit?” “Çfarё perespektive do tё kem nё jetё?” “Nё cilin fakultet do tё studioj”, madje nё vitin e katёrt, nё mёnyrё autokonspirative, filluam tё pyesim vehten:“Kur do tё fejohem dhe kur do tё martohem” etj, etj.

Vitet e bukura tё gjimnazistit i pёrjetuam si muzika e njё simfonie rinore nё katёr kohё, si simfonia e 5-tё e Beethoven-it (simfonia e fatit: Allegro con brio, Allegro, Andante con moto, Allegro finale).

Nё melodinё e simfonisё tonё “tё pambaruar”, nё 4 vitet-kohёt, jeta e jonё rrodhi si njё melodi me tingёllimё tё fuqishme, qё shprehu potencёn tonё rinore, impenjimet e guximёshme, energjinё, emocionet, ndjenjat e miqёsisё tё sinqertё, dёshirёn e madhe pёr t’u arsimuar, por dhe pёrpjekiet e mundimet tona, pёr tёpёrballuar forcat e kundёrta tё fatit.

Pasi trokitёm nё “portёn e fatit” tё vitit tё parё tё gjimnazit, vazhduam me kurajo dhe entusiazёm ecurinё nё vitin e dytё, tё tretё e tё katёrt, kësisoj e ndёrtuam fatin tonё dhe arritёm triumfues nё finale, në provimet e maturёs. Ashtu si simfonia e fatit e Beethoven-it edhe simfonia e jonё rinore ishte optimiste dhe ne dolёm fitimtar.

Duke analizuar nё retrospektivё ato vite tё bukura dhe tё vrullёshme rinore, zgjova shumё kujtime dhe mbresa tё pashlyera pёr shoqet e shokёt e mi bashkudhetarё nё atё shtegёtim katёr vjeçar, andaj vendosa, qё disa nga aspektet mё tё rёndёsishme tё jetёs sonё t’i rrёfej nё kёtё shkrim.

Shkolla e mesme 11 vjeçare “Qamil Guranjaku”.

Ishte shkollё e konsoliduar dhe me tradita. Programi mёsimor katёr vjeçar i gjimnazit, ishte i kompletuar e tepёr impenjativ, i strukturuar me njё bashkёsi lёndёsh, qё garantonin nivel tё lartё pёrgatitje. Nёse nё programin mёsimor do tё ishin latinishtia dhe gjuha greke e vjetёr, gjimnazi ynё nuk do tё kishte asnjё diferencё me liceun shkencor mё tё mirё tё vendeve perёndimore.

Pedagogёt tonё ishin me eksperiencё, shumё kёrkues, madje tё rreptё. Nё veçanti, ne admironim drejtorin e gjimnazit, Jovan Beça, intelektual dinjitoz, serioz e miqёsor. Nё opinionet tona rinore, drejtorin e imagjinonim njё figurё e largёt dhe autoritare, por kur e njohёm mirё, e kuptuam se ai ishte drejtori dhe edukatori mё i mirё, pedagogu modest, respektues e miqёsor.

Nё ato vite tё largёta 1961 – 1965, marrёdhёniet mёsues – nxёnёs ishin tё “ngurta”. Autoriteti i mёsuesit kёrkonte distancё, nuk pranonte konfidencё. Kёto raporte diktoheshin nga pedagogjia tradicionale shqiptare, por nё vitet e mё pasme u modifikuan dhe u “revolucionarizuan”, ose per t’u shprehur me saktё, disa nga vlerat e asaj shkolle u prishёn.

Mёsuesit tanё ishin autoritar, serjozё dhe pedantё, por jo tё ftohtё dhe as indiferenta me nxёnёsit. Puna fisnike e mёsuesve na impononte nderim, bindje me respekt. I pёrshёndesnim me mirёsjellje. Ne iu drejtoheshim: Zotni mёsues e Zonja mёsuesve, pasi pёr ne ishin “zotat”, qё na jepnin dituri.

Njё vend tё veçantё nё jetёn tonё kishte mёsuesi kujdestar. Pёr katёr vitet e gjimnazit, mёsuesi pёrgjegjёs i klasёs sonё ishte Kosta Retos, pedagogu i rreptё i kimisё. Mёsues Kosta ishte fjalpak, por autoritar dhe vendimtar me ndёrhyrjet e tij humane dhe pedagogjike. Na qortonte me njё vёshtrim tё rreptё, na lavdёronte me njё buzeqeshje.

Jo rrallё ndodhte, qё gabimet tona dhe rezultatet e dobёta nё mёsime, ua fshehnim prindёrve, jo nga frika, por nga turpi. Nё kёto situata dёshprimi, na ndodhej pranё mёsues Kosta. Ai nuk na trajtonte si adoleshenta problematikё, tё paaftё dhe te pakorigjueshem, por miqёsisht e me shumё kujdes kёrkonte tё zbulonte shkaqet e gabimeve tona, tё kuptonte botёn tonё, na ndihmonte me kёshilla e nё mёnyrё tё veçantё, i zgjidhte kёto situata tё komplikuara nё takimet me prindёrit tanё.

Gjatё viteve tё gjimnazit, ne patёm fatin tё arsimohemi dhe te edukohemi nga njё kolektiv dinjitoz pedagogёsh, tё cilёt na dhane dituri, na edukuan dhe insistuan ne formimin tonё intelektual. Ata na bёnё tё njohim jetёn dhe botёn ndryshe. Meritojnё t’ua prezantoj mёsuesit tonё: Jovan Beça, Nexhmie Bordi, Karmelina Papleka, Kosta Retos, Ferdinand Shkalla, Fatmir Selita, Nazif Shmili, Shemsi Totozani, Agron Frasheri, Bulent Tela, Kadri Shupeja, Sytki Ҫerekia, Kosta Panxhi, Jorgo Kanazakis, Kost Hyka, Xhavit Saraçi, Fatush Kovaçi, Ndriçim Beluli etj, tё cilёt mbetёn figura tё nderuara pёr te gjithё ne, nё ato katёr vite gjimnazi.

Nderimi i jonё pёr mёsuesit ishte i pastёr, i sinqertё, madje mbetet edhe sot i pandryshuar.

Me metodёn pedagogjike qё aplikuan ato, kuptuam se mësuesit nuk ishin antitezë e nxënësit, por ishin udhëheqësit tonё. Nё vitet e gjimnazit mësuam dhe u bindёm mёsuesve urtёsisht, pa frikë, pa na bёrtitur, pa dacka, pa çok dhe pa tё goditurat me vizore nё pёllёmbёn e dorёs, qё ndonjёri prej shokёve, apo shoqeve tona, i kishte provuar nё shkollёn shtatёvjeçare.

Ne mësonim dhe nuk ishim tё shtrënguar të mësonim. Në ato vite gjimnazi, kishim mësues dhe jo urdhërdhënësa, kishim edukator e tek ata gjenim autoritetin e dijes, tё kulturёs e tё edukatёs dhe jo të zgjidhjeve me dhunё, pavarësisht se e çfarё natyre mund të ishte dhuna: e lehtё apo e rёndё, psikologjike apo fiziko – nervore. Ne e urrenim dhunen pasi ёshtё shprehje e pseudo-kulturёs.

Shkolla tё arsimon dhe tё pais me dituri, por tё jep dhe edukatё, zhvillon tek nxënësi mirёsjelljen, qetësinë, natyrën e shtruar, vëmendjen dhe respektin. Për ne, qё ishim djem e vajza me botë ende të paçelur dhe njё pjesё me edukatë larg të qënit në lartësinë e një jete të vërtetë qytetare, këto mësime ishin të thella e me vlera, pavarёsisht se ne nga njё herё i nёnvleftёsonim.

Mёsuesit tonё ishin autoritar, por dhe komunikues, ishin profesional, depërtues e mbreslёnёs në natyrat tona të buta, ishin modele pёr tu imituar dhe ne pёrpiqeshim tё bёheshim dishepujt e tyre. Nё kёtё atmosferё pedagogjike, ne u rritёm, u edukuam dhe u arsimuam.

Gjatё kёtij udhёtimi katёr vjeçar, disa nga shoqet e shokёt e klasёs tonё, nuk mundёn tё pёrballojnё intensitetin e mёsimeve dhe mbeten pas. Njё grup tjetёr, kur pёrfunduam vitin e tretё, si Aishe Myftiu, Durim Muzhaqi, Bujar Demeti, Nexhip Alla, Shpresa Bena, Drita Nasufi, Janulla, Bardhyl Metani, F. Dunga, Skender Shyti, u transferuan nё shkolla profesionale.

Nё ato vite, shkollat e mesme prefesionale preferoheshin, sepse jepnin pёrgatitje teknike, kesisoj ndёrrimi i shkollёs, shoqeve e shokёve tonё iu garantoi punёsim tё shpejtё.

Po atё vit, Veronika Todri dhe Mirketa Çobani, shkuan nё Institutin e Lartё tё Arteve, nё degёn e dramaturgjisё dhe u bёnё dy artiste tё njohura teatri dhe filmash. Nё vitin 1997, Veronika Todri pёr aftёsitё e larta aktoriale, u nderua me çmimin “Aleksander Moisiu”, ndёrsa nё vitin 2001 iu dha titulli “Nderi i Elbasanit”, vlerёsime kёto, qё na bёjnё tё ndjehemi krenar pёr shoqen tonё tё klasёs.

Po atё vit, Bilbil Ciro, Tomorr Arapi dhe Isuf Qosja, e lanё gjimnazin dhe vazhduan studimet nё shkollat e larta ushtarake, ku u diplomuan oficera dhe bёnё karrierё dinjitoze nё ushtri.

Me largimin e kёtij grupi tё madh shokёsh e shoqesh, ne mbetёm 24 maturanta e sё bashku arritёm nё provimet e maturёs, qё i kurorzuam me suksese, madje vazhduam dhe studimet universitare.

Kush ishim ne maturantёt e vitit 1965?

Ishim vajza e djem tё thjeshtё. Vetёm 5 prej nesh ishin fёmijё nёpunësish, tё tjerёt ishin nga familje puntorёsh. Nё vitin e parё tё gjimnazit i mbanim librat nё çanta bezeje, pёrjashto Vason, qё kishte çantё lёkure. Nё vitet e tjera, librat dhe fletoret e mbёshtjella me faqe revistash, i mbanim lidhur me njё llastik, pёr tё treguar se ishim “rritur” dhe ishim origjinala me kёtё “modё tё re”.

Visheshim shumё thjeshtё e shumica nuk kishim kapota pёr periudhёn e dimrit. Ne djemtё ishim tё detyruar t’i qethnim flokёt shkurt, madje karrè. Nё vitin e dytё filluam tё ndjekim modёn e asaj kohe, mbanim balluke “kalipso” dhe i lyenim flokёt me brilantinё, por shpejt e braktisёm, pasi nuk gjenim mё brilantinё nё dyqane. Dhe vajzat e klasёs sonё visheshin thjeshtё dhe flokёt i mbanin tё te lёshuara, disa i prisnin tё shkurtёra, sipas modelit Mina,vetёm Janulla i bёnte flokët gёrshet, me një model gjysëm tradicional e gjysëm modern.

Nё shkollё shkonim nё grupe sipas lagjeve dhe tё gjithё bashkoheshim nё rrugёn “Rinia”, e shtrirё krah shkollёs sonё . Ne ato vite nuk ekzistonin autobuzat urbanё.

Pasi rrjeshtoheshim nё sheshin e pasёm tё shkollёs, hynim nё rradhё nё klasat tona. Bankat ishin pёr dy nxёnёs, por me qё ne ishim shumё, rrinim nga tre nё njё bankё, sigurisht uniseks, vetёm djem e vetёm vajza, ndёrsa nё vitin e dytё, me insistimin e mesuesve u emancipuam dhe filluam tё rrinim djem e vajza bashkё. Kadri Çopja ishte i pari, qё u ul nё njё bankё me vajzat, rrinte nё mes tё Engjёllёs dhe Lolёs.

Kujdestari i klasёs sonё, pёr tё katёr vitet e gjimnazit ishte Paskal Papajani, nxёnёs shumё i mirё, fjalё pak e me autoritet shoqёror. Detyra e kujdestarit i pёrshtatej Paskalit, jo vetёm per rezultatet e mira nё mёsime dhe sjelljen shembullore, por dhe se ishte djali mё shtatmadh.

Sekretari i rinisё ishte Reshit Trungu, miqёsor dhe i respektueshёm, por autoritar dhe kёrkues nё mbledhjet e rinisё. E respektonim dhe e nderonim dhe kur na kritikonte pёr çapkёnllёqet tona, apo kur merrnim nota jo tё mira.

I pari i klasёs absolut ishte Vaso Qano, nxёnёsi i shkёlqyer dhe shembullor, pёrherё i vleresuar me notёn maksimale, i shquar pёr sjelljet me edukatё dhe me shumё kulturё. Kurrё nuk pёrdori fjalё banale e fyese, nuk dinte tё fliste ashpёr, por gjithmonё me butёsi, me etiketё dhe me dashamirёsi. Vaso ishte aktiv dhe nё aktivitete jashtshkollore. Bёnte pjesё nё grupin e teatrit tё shkollёs dhe nё orkestrёn e Shtёpisё sё Kulturёs, ku luante nё violençel, nё fizarmonikё dhe nё kontrabass.

Gjatё katёr viteve tё gjimnazit, unё dhe Vaso ishim shokё banke.

Tё gjithё ne mёsonim, por rezultatet vareshin nga intensiteti i studimit dhe nga aftёsitë individuale. Ishim djem e vajza tё zellshёm, por nuk ishim tё pёrkryer. Nuk ka pse tё shtiremi dhe tё mburremi duke thёnё: “Nё gjimnaz isha nxёnёse apo nxёnёs i zellshёm e i sjellshёm”, pasi askush nuk beson. Nё rrёfimet tona pёr ato vite, nuk ka vend pёr “Belulin”, as tё shtiremi moralista me autolёvdata para fёmijёve, duke deklaruar: “Kur unё isha nё gjimnaz, isha më i miri i klasës ...”

Ne ishim djem e vajza me virtyte dhe me vlera, por kishim dhe mangёsi dhe difekte. Mёsonim, por natyrisht nga njё herё neglizhonim, pёr pasojё mёsuesit na vinin notёn katёr, çka na dёshpronte ne dhe prindёrit tonё, por krijonte keqardhje dhe reagim dhe ndёr shokёt e shoqet e klasёs.

Ndodhte tё bёnim zhurmё gjatё mёsimit, kёsisoj nuk i shpёtonim qortimeve dhe ndёshkimeve. Dhe jasht shkollёs, nga njё herё bёnim çapkёnllёqe e “zullume”, nё ndonjё rast ishim tё ekzagjeruar. Probleme kishim nё raportet me tё tjerёt jasht shkollёs, ku pёr shkak tё mungesёs tё tolerancёs, ndonjё rast perfundoi me grindje, pasi disa djem ngacmuan me fjalё gocat e bukura tё klasёs sonё. Nga djem tё urtё dhe tё bindur, Bikja dhe Tomi shndёrroheshim nё “trima tё zjarrtё” kur dikush e tepronte me ngacmime.

Vitet e gjimnazit, pёrkojnё me tranzicionin nga adoleshenca nё rininё e herёshme, njё periudhё delikate, gjatё sё cilёs fillon tё shprehet autostima. Ështё interesante, por e vertetё, se autostima me shpejt u shpreh tek vajzat, qё prezantoheshin serjoze, dinjitoze, autoritare, ndёrsa tek ne djemt erdhi mё vonё, andaj nё raportet mes nesh e me tё tjerёt, kryenim ndonjё “marrёzi” adoleshenciale, qё cёnonte sjelljet tona shoqёrore.

Nё klasёn tonё, raportet djem-vajza ishin miqёsore, serioze, tё sinqerta, me respekte reciproke, por mes nesh ekzistonte dhe njё “mur ndarёs”, qё ishte ndrojtja, ndjenja e “turpit”, sidomos tek vajzat, tё cilat ishin tё rezervuara, tё distancuara e nuk krijonin konfidenca me ne djemtё.

Gjatё pushimit tё madh, zakonisht vajzat rrinin tё veçuara, por edhe kur rrinin me ne,  nuk mund tё zhvillonim biseda tё “turpёshme”, p.sh nuk mund tё diskutonim pёr ndjenja dashurie, apo tё tregonim barcaleta me ndonjё fjalё tё ekzagjeruar, apo banale.

Dikur njё djalё nuk mund tё rrinte nё njё bankё me njё vajzё e kёtё mentalitet e kapёrcyem shpejt, por kishte dhe pengesa tё tjera, tё tipit social – kulturor, tё lidhur me traditёn patriarkale familjare, qё na shoqёroi “tinёzisht” nё vitet e gjimnazit, madje na ndoqi pas dhe nё universitet. Kёto ishin pengesa tё “padukёshme”, qё kishin krijuar njё bllok psikologjik, njё hendek virtual kulturor, qё na ndante ne djemtё nga vajzat. Natyrisht kjo situatё nuk ishte mbizotёruese, ndeshej rrallё, por dhe ne djemtё nuk ishim puritanё.

Rinia e ditёve tё sotme, kur tё lexoi kёto rrёfime, do tё thotё: “Ju paskeni qenё kolektiv fanatik!”. Natyrisht ky paragjykim nuk ёshtё i drejtё, pasi pёr kohёn qё i referohem, pra pёr vitet 1961 – 1965 ne ishim nxёnёsa aktiva, qё kontribuam nё progresin kulturor dhe emancipimin e jetёs shoqёrore. “Ndrojtja – turpi” i asaj kohe ishte vlerё shoqerore, por bartёte nё vetvete dhe njё konservatorizёm atavik, qё ngadalёsonte ritmet e emancipimit e tё shoqёrizimit.

Ndёrsa shprehem pёr kёtё aspekt delikat kulturor, m’u kujtua thёnia e L. Bovio: “Turpi ёshtё inteligjenca e femrave”. Pa diskutim ndjenja e turpit ёshtё mençuri dhe virtyt i femrave, por kur ёshte i ekzagjeruar, i drejton nё individualizёm tёpёr vetmitar e tё egёr, i mbyll nё vetvete.

Sipas mitit te Prometeut, Zeusi, pёr t’i dhёnё fund mosmarrёveshjeve tё njerёzve nё organizimin e komuniteteve, e urdhёroi Hermesin, qё ndёr pengesat e tjera, tё shkatёrronte dhe “turpin”, pra e diktoi tё vepronte pёr emancipimin e shoqёrisё tё asaj kohe.

Ndrojtjen - turpin, femrat shqiptare e kishin pёrjetuar me shekuj, por shkolla dhe formimi kulturor i ndihmoi tё emancipohen dhe tё integrohen denjёsisht nё jetёn shoqёrore. Kolektivi i vajzave tё klasёs sonё, kontribuoi dhe u bё pjesё integrale e emancipimit tё femrave shqiptare.

Nё klasёn tonё mbretёronte njё miqёsi e pastёr dhe e sinqertё. Flisnim e bёnim shaka me njeri tjetrin, por nuk e kapёrcenim pragun normave tё edukatёs e tё tolerancёs shoqёrore. Kёshtu psh, askush nuk guxonte t’i bёnte komplimenta te ekzagjeruara, ta ironizonte me qёllim te keq, apo tё ecnin bashku me dorёn krahaqafe, ose dore mё dore si rinia e sotme, pasi nё ato kohё, kёto sjellje ishin sakrilegje. Kёto pengesa u kapёrcyen, vetёm kur vetё vajzat i shembёn kёto tabu.

Ne kaluam katёr vite bashkё, por vajzat e klasёs i njohёm pak, sidomos botёn e tyre tё brendёshme, ndёrsa vajzat na njohёn shumё mirё. Ne nuk shtireshim, ishim tё çiltёr, tё hapur, pa paragjykime dhe flisnim pa ndrojtje, ndёrsa vajzat flisnin mё pak, ishin tё rezervuara e tё mbyllura, megjithatё ishin shumё tё afta pёr t’i kapur dhe interpretuar fjalёt dhe sjelljet tona.

Nё ato vite tё adoleshencёs, nё shpirtёrat tonё delikate shpёrtheu dhe ndjenja e dashurisё. Nuk e kam fjalёn pёr dashurinё shoqёrore, miqёsinё, nderimin dhe respektin e sinqertё pёr njeri tjetrin, por i referohem dashurisё sё vёrtetё, asaj qё i ndez instinktet dhe emocionet, qё i trazonte shpirtat tonё tё ndjeshёm rinor . Djemt dhe vajzat e klases tonё nuk i shpёtuan kёtij “zjarri”.

Dashuria vjen nё menyre instinktive, nuk mёsohet nё shkollё. Tё gjithё ne e pёrjetuam kёtё ndjenjё tё bukur, delikate dhe eksplozive, por shumica e kaloi nё mёnyrё platonike, nё heshtje, e mbajten  tё ndryme brenda vetvehtes. Ndonjё djal apo vajzё e klasёs sone, mund tё kishte sentimente pёr ndonjёrin apo ndonjerёn, por nuk i shprehu. Nё ato vite, tё flisje publikisht pёr dashurinё ishte tabu, ishte e pamundur tё tregohej rreth kёsaj ndjenje sublime.

Ne djemtё rrallё herё konfidonim me njёri tjetrin pёr ndjenjat tona, por me shumё rezerva, sejcili e mbante sekret brenda vehtes, nё rast te kundert mund te behej subjekt ngacmimesh nga shoket e shoqet, ndersa vajzat ishin ekstremisht konspirative, ishte e pamundur te zbuloje ndjenjat e tyre.

Nё fak dashuria ёshtё njё sekret intim, ёshtё ndjenje private, qё u pёrket vetёm dy tё dashuruarve, por kёto ndjenja janё shpёrthyese e nuk i shpёtojnё syrit tё tjerёve, kuptoheshin menjёherё se i kishte zёnё qymyri, andaj jo rrallё, nё ato vite bёheshim objekt interpretimesh e thashethemesh.

Mjaftonte tё shihnin nё bisedё intime me njё vajze apo me njё djalё e thashethemet e “dashurise” mbushnin jo vetem shkollёn por dhe tёrё Elbasanin.

Ne djemt shprehnim simpati dhe admirim pёr bukurinё fizike dhe karakteriale tё shoqeve tona tё klasёs, por kёto vlerёsime nuk shprehnin ndjenja dashurie, madje asnjё nga djemt nuk u shpreh se dashuronte ndonjerёn nga vajzat e klasёs. Kёto ndjenja simpatie, vajzat e klasёs sonё i dinin, pasi dikush nga djemt ishte “spiuni”, qё u rrefehente atyre pёr opinonet tona.

Ndryshe nga ne, vajzat ishin mё tё pjekura, mё tё avancuara, mё praktike. Konfidoheshin me njera tjetrёn, tregonin, komentonin pёr ne, por i mbanin mbyllur brenda rrethit tё tyre, ishin shumё konspirative. Si kuptohet, nё aspektin sentimental, ishim ndarё ne dy kampe: ne djemt te “izoluar”, nuk dinim çfarё flisnin vajzat pёr ne, ndёrsa vajzat i njihnin tё gjitha sekretet tona, si komplimentat dhe nofkat qё iu kishim vёnё, andaj ato vazhdimisht ishin superiore ndaj nesh.

Simpatia reciproke mes djemeve dhe vajzave tё klasёs tonё, nuk ishin ndjenja dashurie, por miqёsi e sinqertё, e ndёrtuar ne raporte barazie, nё respektin dhe besimin reciprok, nё sinqeritetin dhe stimёn pёr njeri tjetrin. Marrёdheniet qё kishim ndёrtuar nё klasёn tonё e pёrjashtonin lidhjen afektive, prandaj miqёsia mes nesh mbeti e pastёr e fuqishme e pёrherёshme.

Shumё psikologё dhe sociologё insistojnё se dashuria, nuk mund tё kthehet nё ndjenjё miqesie, ndёrsa unё mendoj tё kunderten, ёshtё plotёsisht e mundёshme, pasi ne maturantat e vitit 1965 dhe pse kishim sentimente, ruajtem nje miqesi te paster, te sinqerte, te bukur, sublime.

Nё klasёn tonё ekzistonte “kodi i nderit”. Ne i respektuam dhe i nderuam shoqet tona dhe ata na nderuan e na respektuan si miq tё mirё e nuk u dashuruam me njeri tjetrin.

Miqёsia e jonё nuk ishte maskё, nuk ishte e shtirur, ishte dhe mbeti e vёrtetё.

Ne i ishim perkushtuar me perparesi mesimeve, por dhe sjelljet shoqёrore i kishim ndertuar me thjeshtёsinё e gjёrave tё vogla, tё pёrditёshme, tё atyre qё mbushnin jetёn tonё tё gjimnazistit, por dhe nё simpatinё, nё intimitetin, nё dashurinё shoqёrore, nё respektin reciprok.

Kёtё solidarietet e shprehnim duke ndihmuar njeri tjetrin nё mёsime.

Ne dhe mёsuesit tonё.

Studionim rregullisht, madje dhe sё bashku, çka na ndihmoi tё pervehtёsonim me mirё mёsimet. Lënda e letërsisë, na pëlqente më shumë, pasi na përfshinte të gjithëve në botën e letrave. Mësimin e bënte të bukur mësuesja e talentuar Nexhmie Bordi, e cila kur spjegonte me zërin e saj të butë e kumbues, mjaftonte të tërhiqte vëmendjen tonë, duke na imponuar ta ndiqnim tё pёrqёndruar. Ajo nuk e ngrinte zërin kurrë, por ashtu si pa e kuptuar as ne vetë, në klasë mbreteronte heshtja dhe vëmendja e jonë përqёndrohej tek e folura e saj e rrjedhëshme e bukur dhe tek dora vogëlane, që rendiste në dërrasën e zezë aspektet kryesore të temёs.

Mesuese Nexhi ushtroi ndikim të madh në formimin tonë, sidomos me studimin e literaturës më të mirë botërore e kombëtare. Kështu njohem Homerin, Eskilin, Virgjilin, Danten, Shekspirin, Geten, Tolstoin, Pushkinin, Balzakun, Gogolin, Twenin, Naimin, Kadaren, Driteroin, Xoxe, Shuteriqin etj.

Pjesën e fundit të orës së mësimit ia dedikonte leximit të pjesëve nga veprat e këtyre shkrimtarëve të mëdhenj. E fillonte vetë leximin. E degjonim të mrekulluar. Lexonte sikur i këndonte frazat, si të ishte një aktore e vёrtetё teatri. Kur lexonte monologun e Hamletit, në klasë krijohej një atmosferë shekspiriane. Pasi pёrfundonte leximin e paragrafit tё parë, apo të strofës sё parё tё njё poeme, mё pas ia kalonte leximin Vasos, qё lexonte me mjeshtri admiruese e nё vazhdim impenjonte të tjerët me rradhë, Paskalin, Lolёn, Veronikёn, Engjellushen, Thanasin, Agronin, Reshitin, Agimin, etj.

Krahas kësaj metode efektive mёsimi, mёsuese Nexhi na sugjeronte t’i blinim këto libra, kësisoj të gjithë krijuam dhe bibliotekat personale me kryeveprat e letërsisë botërore dhe shqiptare.

Pёrgjithёsisht, ekziston opinioni se matematika dhe fizika, janё lёndёt mё tё vёshtira tё gjimnazit dhe pedagogёt e tyre mё tё rreptët. Në fakt ne ishim me fat, pasi pёr stereometrinё, trigonometrinё dhe algjebrёn, kishim mesuese Karmelina Papleka, e cila me mirёsinё, butёsinё dhe metodikёn e spjegimit dhe tё zhvillimit tё mёsimit, i kishte zbutur ashpёrsitё dhe vёshtirёsitё e kёtyre lёndёve. Kurrikula e gjimnazit nё ato vite ishte komplekse dhe garantonte formim tё pёrgjithshёm me nivel tё lartё arsimor dhe kulturor. Kёrkesat dhe veshtirёsitё e matematikёs ishin tё larta, por jo mё pak ishin kerkesat nga mёsuesit e tjerё nё lendёn e fizikёs me mёsuesin Bulent Tela, nё kimi me Kosta Retos, nё gjeografi me mёsuesit Kol Papajani dhe Njazi Shkembi, në letërsi nga Nexhi Bordi, nё biologji nga Kadri Shupeja, në astronomi nga Sytki Ҫerekia, ne histori nga Kosta Hyka etj.

Krahas zhvillimit tё mёsimit tradicional tё kimisё, mёsues Kosta Retos organizoi rrethin shkencor tё kimisё, qё frekuentohej nga e gjithё klasa njё pasdite nё javё. Me ushtrimet, me eksperimentet dhe me diskutimet sё bashku, plotёsonim boshllёqet dhe arrinim tё pёrvehtёsonim lёndёn, çka e kurorzuam me rezultatetë mira nё fund tё vitit arsimor. Kjo metodё mёsimi konkretizohej dhe nё mbrёmjet argetuese, ku zhvillonim eksperimente tё vogla, por spektakolare, që i pёrjetonim në një atmosferё gazmore.

Gjatë viteve të gjimnazit studiuam dy gjuhë të huaja, rusishten me mësues Fatmir Selita, lëndë që e kishim filluar në shtatëvjeçare dhe frengjishten me mësuesin Nazif Shmili, që e filluam në vitin e parë të gjimnazit e me pas vazhduam me Shemsi Totozani dhe Agron Frasheri. Vlen të theksoj se frengjishten e përvehtësuam më mirë se sa rusishten, për faktin se teksti i frengjishtes, ishte me metodik dhe me impenjativ, por ishte dhe pasioni i mёsuesve tonё, te cilet na ndihmuan duke na aktivizuarnë bashkëbisedime vetëm në gjuhë frenge. Në orën e parë të mësimit, për të na bindur për rëndësinë e mësimit të gjuhës frënge, mësues Nazifi, tregoi një bracaletë tё lezetshme: “Një ditë macja pa një mi dhe iu turr ta kapte, por miu ishte i shpejt dhe u fut në një vrimë të shtëpisë. Macja qëndroi para vrimës e pasi u mendua pak, filloi të lehtё si qen hamhamham. Miu mendoi se macja u largua, andaj doli dhe macja e kapi. Qeni që e shikoi kёtё skenë e pyeti macen: Çfarë bëre që e detyrove miun të dilte nga vrima? Macja iu pergjigj: mёsova një gjuhë të huaj”.

Mësimete gjuhëve të huaja, ndikuan në rritjen e nivelit të kulturës sonë, por na shёrbyen dhe në vitet e universitetit, për të studiuar me tekste në gjuhë ruse dhe frënge, pasi në ato vite, mungonin  tekstet univeristare në gjuhën shqipe dhe përgatitia e jonë bazohej kryesisht në shenimet, që i mbanim gjatë leksioneve, që zhvillonin pedagogët tanë.

Nё lёndёn e biologjisё mёsues ishte Kadri Shupeja. Ishte autoritar dhe kёrkues. Ai kishte njё zakon, i mbante sytё gjysёm tё mbyllur e kjo pamje krijonte nje atmosfere humori mes nesh. Ditёn e parё tё mёsimit, Bardhylka nuk e pёrmbajti tё qeshurёn e na tha “po flenё Kadriu”, por ai e dёgjoi dhe e ngriti tё pёrgjigjej pёr temёn e ditёs. I bёri aq shumё pyetje sa Bardhylka u hutua e nuk pёrgjigjej si duhet. Ditёn e parё e filluam me notë negative dhe kjo ngjarje ndikoj, qё tё ishim tё vemendshёm e tё mos provokonim me keto lloje humori.

Nё programin mёsimor tё gjimnazit ishin dhe lёndёt teknologjike. Mёsuesi Ferdinand Shkalla, qё zhvillonte lёndёn e vizatimit teknik dhe praktikёn prodhuese, ngrijti njё ofçinё tё vogёl nё mjediset e shkollёs, ku ne mёsuam tё pёrdorim tornon, frezёn, instrumentat e axhusterisё dhe tё kryenim instalime elektrike, kёshtu fituam shprehi teknike, qё nё vitet e mё pasme na ndihmuan nё jetёn tonё familjare. Mёsues Ferdinand Shkalla mbeti pёr herё mё i dashuri nga nxёnёsit, pasi ai ndёrtoi marredhёnie korrekte dhe miqёsore, qe na imponin respekt dhe bindje.

Si kuptohet tё gjithё mёsuesit e gjimnazit tonё ishin kёrkues, çka kishte ndikuar tё mos krijoheshin diferenca ndёrmjet fizikёs dhe biologjisё, matematikёs dhe letёrsisё, kimisё dhe gjeografisё, kёsisoj ne ishim tё detyruar t’i studionim mirë tё gjitha lёndёt. Kjo metodё pedagogjike ishte e frutёshme, pasi garantonte formim tё pёrgjithshёm tё kompletuar, por shprehte dhe prirjet e sejcilit nga ne.

Me rezultatet me tё mira ne matematikё e fizikё ishin Vaso Qano, Thanas Arapi, Paskal Papajani, Violeta Mahmutaj; nё kimi Jalldyz Doçi, Kadri Çopja, Arta Xhaxho, Niko Ziu, Agim Lazareni; nё biologji Engjellushe Abdyrrazaku, Ilia Xhima, Cvetan Kavaja, Fatbardha Çoçoli, Liliana Koçi, Lume Lufta, Flora Gjini, Bardhylka Pojani; nё disiplina shoqerore dhe ne filozofi Reshit Trungu, Agron Gani, Hysen Xhaja, Ymer Kaleci, Mihal Papamihali, Hasan Peqini etj.


Vazhdon .... pjesa II

(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: