Xhevahir Cirongu: Këngëtari Demir Zyko - si lule maji
| E Diel, 24.05.2015, 10:17 AM |

Këngëtari popullor Demir Zyko, - mbeti si lule maji..!

Nga Xhevahir Cirongu

Antarë e simpatizanë të Shoqatës ‘’Tomorri’’, të cilët kishin ardhur atë ditëmbrëmje maji në pallatin e Kulturës ‘’A. Moisiu’’ të qytetit bregdetar të Durrësit, ishin të shumtë në numër. Të binin në sy,  sepse e veçanta ishte pjesmarrja e  banorëve të grupmoshave të ndryshme nga gjithë rrethet që jetojnë e punojnë në durrës, ku ndoqën me kureshtje të madhe filmin dokumentar ’’ Në kufijtë e legjendës’’ kushtuar Artistit të Popuullit Demir Zyko. Dokumentari ishte përgatitur nga RTSH.

Pikërisht ishte data 19 maj 2015, në Pallatin e Kulturës ''A. Moisiu'' Durrës, Shoqata Atdhetare e Kulturore ''Tomorri'' (dega Durrës), zhvilloi këtë aktivitet mbreslënës në kujtim të Artistit të Popullit Demir Zyko.Xha Demiri lindi në Maj të vitit 1911 në fshatin Gjerbës të Skraparit ,dhe largohet nga jeta më 2 Korrik të vitit 1992. Ai na la pas këngën dhe zërin si një bilbil prilli që do kujtohet në breza. Në këtë aktivitet përkujtimor, u imituan nga këngëtarë të tjerë edhe këngët e kënduara në vite nga Demir Zyko. I pranishëm në aktivitetin e kësaj shoqate ishte edhe Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetar të Durrësit z. Vangjush Dako, i cili falnderoj shoqatën Tomorri dhe antarët e saj për kontributin e tyre që i japin zhvillimit e përparimit në të gjitha fushat këtij qyteti.Gjithashtu, merrte pjesë edhe ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço.Kënga e zëri i Artistit të Popullit Demir Zyko dukej sikur zbriste nga tomorri e ‘’puthte’’ valët e bardha të detit Adriatik aty në Durrës. Me zërin e tij si një bilbil prilli,do qëndrojë në breza si një lule maji e çelur në lëndinën shpirtëror të folklorit të popullit tonë.

Ne mundëm të shkëpusim disa emra nga ky aktivitet për t’i sjellë në gazetën ‘’Dielli i Tomorrit’’, Ylli Sevdari,- Spatharë, Arshin Koromani,- Krastë, Bardhyl Xhamallati,-Bargullas, Stoli Shatro,- Leskovë, Ajet Hasani,- Kakrukë,Asllan Ibro,- Vëndreshë, Idari Carkanji,- Gjerbës, Zeqir Caka, - Osojë, Yzedin Mersinasi,- Çerricë,Kujtim Hasani , - Çorrotat, etj.

Në fund të aktivitetit u dhanë edhe stimuj të ndryshëm si: Diplomë, Çertifikatë, Nderi i Krahinës.

Kryetari i Shoqatës z. Hajri Nuhu falnderoj gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, duke u takuar edhe në aktivitetet e tjera për të mbajtur gjallë vlerat tona e për t’i çuar përpara ato nëpër breza.


Durrës, 19 Maj 2015

(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: