Festivali XX Mbarekombetar 'Pianisti i Ri'
| E Enjte, 21.05.2015, 07:45 PM |

Festivali  XX Mbarkombetar 'Pianisti i Ri' zhvillohet ne shkollen e pare artistike, Liceun Artistike ‘Jordan Misja’, nga shoqata EPTA Albania ( seksionin shqipetar te European Piano Techers Assotiation ), me qender ne Londer krijuar 1978.

Ne Shqiperi u krijua fal nismes te themeluases saj, pianists e pedagoges se shquar Carola Grinda qe takoi kontaktoi me mesuesen tone Nadiezhda Porodini  , qe me mbeshtetjen e mesuesve te Liceut Artistik u legalizua EPTA-Albania  me1994.

Projekti  i pare  kombetar i EPTA Albania s ,Festivali Kombetar ‘Pianisti i Ri’, filloi rrugetimin e tij me  nismen e  Znj.Takuina Adami , njeheresh president e shoqate, per tu bere Mbarkombetar me 2004, duke aktivizuar keshtu  trevat mbare Shiptare.

Ne historine e saj 20 vjecare, ajo ka enkurajuar e ballafaquar  talentet  nga 6 deri 18 vjec te shkollave muzikore Tirane, Durres , Elbasan, Vlore , Shkoder e Korce por dhe ato te qyteteve   Prishtine, Gjilan, Prizren, Peje e Mitrovice, por dhe talente nga  Mali i Zi e Maqedonia .

Sot, shume nga pjesemarresit e edicioneve te para jane mesues  ne shkollat tona te muzikes, apo pedagog ne Universitetin e Arteve, por shume te tjere studjojne ose punojne jashte vendit. Ja si eshte shprehur njeri prej tyre , pianisti Redi Llupa qe sot eshte Prof. ne Forst School of Music, Miami, Florida SHBA:

‘Kam kenaqesi te vecane kur degjoj qe sot festivali ‘Pianisti I Ri’ ende vazhdon te kultivoje e te frymezoje shume pianiste te trevave shqiptare. Organizim I tij me stimuj e masterclasse , me koncerte e informacione profesionale me ka ushqyer nga viti ne vit per te krijuar baza te  forta me kerkesa per te perballuar studimet jashte .’

Fale nje pune te kujdeseshme  te stafit organizativ, per te fituar kohen e humbur te 45 vjeteve te sistemit te kaluar, qe limituan kontaktet e shkollave tona me boten, EPTA Albania e mbeshtetur nga Liceu Artistik ‘Jordan Misja’ , e njeheresh ne sherbim  te sistemit arsimor muzikor te talenteve tona, angazhoi ne jurite e fastvaleve ne vite figura  qe kishin pervoje artistike . Midis tyre ne vite kane dhene ndihmese kompozitoret Cesk Zadeja, Thoma Gaqi ,pianistet e karrieres si Margarita Kristidhipi e Anita Tartari , Rudina Ciko ,por dhe mesuese me rezultate si  Maria Rafael,Nadiezhda Porodini, Linda Zemlaku,Valvona Shehu e tej, krahas figurave kryesore te vet EPTA s , duke filluar qe nga personaliteti kryesor I saj ,  Carola Grindea, Presidenten e EPTA -Belgjikes Diane Andersen, presidentin e EPTA- Zviceres Klaus Volters, sekretarin e EPTA -Kroacis Jaksa Zlatar , Zv presidentin e gjemanise Heribert Koch e zv presidet te Norvegjise Elin Person e shume te tjere qe na kane dhene nje ndihmese te jashtezakonshme  per pedagogjine dhe talente tana.

Nje vlere te vecante  per pjesemarresit e festivaleve ne vite   luajten e vazhdojne te luajne veprimtarit  e saj plotesuese   si; masterclaset, promovimet e librave professional, workshopet por dhe prkethimet e letararures pedagogjike bashkohore nga revista priodike ‘Piano Journal’e organ i vet EPTA-s qendrore ,qe  i kane dhene atij vleren e nje shkolle verore per mesuesit dhe nxenesit pjesemarres.

Ne kete aspect, vlen te permendom Workshopin  ne perfundim te festivalit I me 1995 te kryesuar nga Cask Zadeja .   Kompozitori yne i shquar , I angazhuar pre vitesh  ne njekjen e sistemit tone  arsimor muzikor, midis te tjerash theksonte faktin se’ shkolla jone ka nevoje per riorganizim pedagogjik me kerkesa te qarta e jo te rastesishme. Ajo nuk mund te jete ‘kombetare’ pse vepron ne Shqiperi. Ajo mund te quhet kombetare kur ka krijuar repertorin e saj original, ku gjen vend interpretimi i larte cilesor ne zberthimin emocional te vepres.’

- Nje tjeter aspect te  rrenesishem  kane lojtur   mbi 25 masterclasse  te organizuar me prof.  te shkollave te ndryshme  europiae, nga te cilat permendim ato nga shkollat e universitetet e Gjermanise,  Italise,Frances, Kroatcise e tej  me  prof . Till Engel, Roberti Domingos, Aleksander Hushlov, heribert Koch, Kiril Ribarski, Grerard Fremi, Francesco Monopoli, Massimo Somenzi, Marcella Crudeli e tej dhe jo vetem per specialitetin e pianos, por dhe per kanto, fryme e harqe.

-Librat e promovuar  muzikor |; Ramadan Sokoli ‘Pjese pianistike per fidanishten e pianisteve te rinj’, Sabrie Nushi ‘Album Pianistik’ nr 1, 2. Andre Hajdu ciklin ‘Milky Way’ kane pasuruar repertorin, ashtu

si dhe libra teorike si Jaksa Zlatar ‘Nje hyreje ne interpretim°, perkethyer nga Zana Suteriqi, Hamide Stringa ‘Nje jate mbi tastjere’ , (monografi e artistes Lola Gjoka), Geory Scandor ‘ Si te luajme ne piano’ ,perkthyar nga Valbona Xoxa e tej kane zhilluar horizontin e njohurive sit e mesuesve ashtu dhe pjesemarresve.

-  Nje rol shume te rendesishem kane lojtur koncerte pas festivalve.  Jane organizuar shume koncerte  me talentet e perzgjedhur   , si koncerte bamiresie ne TKOB   , ne ndihme te °Shtepse te  femijeve jetime° dhe °Shtepine e te moshuarvene°  kane qene pervoja jone e pare, por dhe  ne shkollat e skenat e qyteteve  si Durres , Shkoder, Fier , Vlore , Elbasan por dhe  ne Itali , Kosove , Kroatci e tej ,qe kane ndikuar ndjeshem ne formimin e personalitetit artistik te pianisteve te rinj.

Kurse per talentet me te spikatur, per fituesit e Cmimit, ‘Lola Gjoka’,(ne emer te pianists tone te pare , artistes Lola Gjoka , qe morri pjese e u dallua  ne konkursin nderkombetar ne Vjene qe me 1933),ne i kemi aktivizuar ne koncertet e  eventeve nderkombetare te EPTA  s;    si nxenesin Elvis Peci ne Londer me 1997, nxensen e Vlores, Annarita Hitaj ne Novi Sad 2003, Dorina Komanin ne  Kristiansun , (Norvegji),2006, nxensen Gysi Teqja ne  Lubjane, (Soveni) 2009 e tej.

- Nje rol te rrendesishem kane luajtur ne promovimin e talenteve tona dhe  bursat qe kane dhene antaret e jusise per masterclasse nderkombetare si  per nxenesit  Herton Mikeli e Marsida Koni ne Itali,  per Kostandin Tashko dhe pianistin korcar Llambi Cane  ne Belgjike per vitet 2012, 2013,  apo 10 vjecari Orenc Graca nga Elbasani me 2014 ne Itali e tej.   Raste keto qe perfundojne me bursa te pjeseshme ose te plota per studime jashte sic ndodhi me maturantet, Dorina Komani ne Norvegji, Mariola Lishi ne Hollande, Annarita Hitaj ne Gjermani, Llambi Cano ne Itali e tej.

Kane qene keto suksese qe kane terhequr vemendjene sekretares organizative znj. Nadia Lasseson , krutare e jurise se festivalit XVII-te shkruan ne revisten ‘Piano Journal’ midis te tjerash;’Te dhenit e mesimit te pianos ne Shqiperi eshte marre shume seriozisht. Performancat e etydeve, shumica Cerny te mberthenin  me muzikalitetin e brendeshem dhe linjat  e gjata te frazes me artikulim te brendeshem delikat. Aspekti me I rrendesishem I ketij konkurimi ishte muzika shqipetare. Pasuria e vprave te mrekullueshme te Tonin Harapit(1925 -1991), Cesk Zadese (1927 -1997), Simon Gjonit(1925 1991)  Limos Dizdarit (1942), e Fehim Ibraimit(1935 -1997) . I shijuam ato me kenaqesi, sepse femijet duke e  mirkuptuar muziken e tyre  e percjellin  ate me  natyrshmeri  e aftesite artistike .’

Suksest e talenteve tona jane ndjere dhe ne edicionin e II te festivalit Nderkombetar Pianodrom ku 12 vjecarja Iva Zurbo dhe pianisti i ri Kostandin Tashko, te mesueses Valbona Shehu realizuan me sukses recitale te plota pianistike. Ata  si dhe pianisti 11 vjecar  Orenc Graca I mesueses Violeta  Sulkuqi e Liceut te Elbasanit  qe sapo eshte perzgjedhur te marre pjese  ne  Festivalin e Talenteve qe zhvillohet  ne qershor te ketij viti ne Moske, jane talente qe jane vleresuar me shume cmime te para absolute dhe ne konkurse nderkombetare.

Kto fakte te bindin per punen e kujdeseshme pedagogjike te mesuesve tane  , jo vetem nga Tirana por dhe Durresi, Elbasani, Vlora Shkodra , Korca e Prishtina   te cilet EPTA –Albania eshte perpjekur  ti  vleresoje cdo vit.

Aktualisht, ne kete edicion te XX mbi 100 pianistet pjesemares do te gjykohen nga juria e perbere nga 5 antare . E kryesuar nga Prof. Flavio Zaccaria docent  konsevatorit °Giuseppe Tartini° te  Triestes,  me antare ., Lejla Pula , Presidente e shoqate °Chopin°  Kosove, Teresa Trevisan , pergjegjse e project Erasmus konservatori Trieste, (Itali), Heribert Koch , president EPTA-Gjermani( Gjermani) dhe dirigjrntin tone te mirenjohur , Oleg Arapi.

Pjesemarresit jane te ndare ne 5 kategori sipas moshes dhe vleresohen me cmime e diploma  pas cdo kategorie ku vleresimet kryesore jane 5 cmime  te para absolute, Cmimi ‘Beethoven ‘ , cmimi ‘Chopin’dhe cmimi ‘Andre Hajdu’(kompozitor izraelit bashkohor) dhe ‘ Cesk Zadeja’

Por nuk perfundon me kaq. Ne koncertin e Finalisteve, Dt 24 Maj  ne Universitetin e Arteve, qe merr kuptimin e nje koncerti Gala, me fituesit e ketyre cmimeve kryesore te ketij edicioni, si dhe fituesit e Cmimeve te I ra absolute te vitit te kaluat ,  konkurohet per 4 cime te tjera. Ato jane Cmimi ‘Lola Gjoka’, ‘ Crola Grindea’( themeluesja e EPTA s), ‘Filippo Trevisan’( pianist Italian qe humbi jeten aksidentalisht) dhe Cmimi” Orkestra RTSH’  qe I jep mundesine ianistit te ri te luaje me orkestren e RTSH –s ne sezonin koncertal 2015-2016.

Kete vit , dt 25 Maj, masteclassin e zhvillon prof. Heribert Koch ,i cili eshte

njeheresh dhe Drejtor Artistik i  Masterclaseve ne qytetin Duren te gjermanise.   Ai do  perzgjedhe direkt nga festivali  nxenesit per te  dhe ne prfundim te tij , do jape  nje burse per te ftuar ne Gjemani nje nga talentet  pjesemarrese te masterclassit tone ne masterclasin ndekombetar  ne Duren te gjermanise ,qe zhvillohet ne muajin Gusht 2015. Jane shanse qe nuk vijne rregullisht, po qe ndikojne ndjeshem ne arritjet  tona.

Kete vit ne ndihme te mesuesve po pergatitet materiali ‘ Momentet  historike ne filozofie e lojes ne piano’ shkeputur nga numuri i fundit te revistes “Piano Journal’pergatotue nga Herton Mikeli,  dhe per nxenesit ‘Keshilla per pianistet e rinj’  shkeputur nga libri ‘Tonin Harapi’ i Spiro Kalemit.

Presidentja aktuale e EPTA-Albania-s Znj. Klodi Zheji , njeheresh dhe zv/drejtore per muziken ne Liceun Artistik  “ Jordan Misja”   shprehet  se ; festivali i EPTA –s, unik ne llojin e vet,  gjate ketyre 20 vjetve eshte bere tribuna e aritjeve te shkollave tona muzikore . Ne kete prvjetor , gjej rastin  te falenderojme te gjitha subjektet dhe individet qe e kane mbeshteur  ate,  duke ndimuar keshtu integrimin artistik te talenteve tona ne arenen nderkombetare.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: