Gjon Keka: ''Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve''
| E Enjte, 21.05.2015, 07:36 PM |

Liber i ri i autorit Gjon Keka botuar nga Shtepia botuese Botart Tirane, "Anton Cetta  dhe filozofia e pajtimit te gjaqeve".

Libri ka dy parathenie:

"Nëse institucionet tona shtetërore nuk i ngritën një përmendore askund Anton Çettës, është Gjon Keka, që me këtë libër, bëri një gjë të tillë.Gjoni ishte fëmijë, krejt në moshë të njomë, kur po sodiste në vendlindjen e tij, një ceremoni të faljes së gjakut, të pajtimit të gjaqeve. Ai i ruajti me xhelozi imazhet e asaj ceremonie, që patjetër do ketë qenë madhështore, dhe ja sot, 25 vite më vonë, i shpërfaq para nesh me një notë të fortë emocionuese e filozofike, me plot shpirt e jetë."-Mr.Sare Gjergji, Shkrimtar.

"Panteonit të vlerave shqiptare i shtohet edhe një monografi tjetër për një figurë të rëndësishme të botës shpirtërore të vet, ndaj sfida e lexuesve mbetet e njëjtë si dhe për autorin. A e kemi kuptuar dhe përjetsuar mendimin filozofik të profesor Anton Çettës? Për autorin , kjo është tashmë një doktrinë që na e shtjellon mjeshtërisht përmes faqeve të këtij libri, për ne si lexues mund të themi se tashmë me këtë libër kemi fillin e Arianës prej nga mund të drejtohemi për të çarë përmes labirinthit të gjakmarrjes drejt paqëtimit social mes nesh.".-Dorian Koçi,Studiues, zëvendësdrejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Ky liber eshte shkruar ekskluzivisht mbi veprimtarine e prof. Anton Cettes ne pajtimin e gjaqeve dhe shtjellohet edhe fenomeni i gjakmarrjes dhe koncepti i pajtimit ne pergjithesi, Paqes dhe mbi ate te ndikimeve nga Kanuni i Leke Dukagjinit etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: