Alarmant numri i grave të bëra “synet” në Egjipt
| E Marte, 12.05.2015, 05:29 PM |

Më shumë se 92%  e grave prej moshës 15 dhe 49 vjeçare në Egjipt janë bërë “synet”. Ky operacion bëhet duke i gjymtuar gjenitalet e grave, pra heqja e pjesës së dukshme të klitorit me supozimin që gratë të ndjejnë një kënaqësi minimale gjatë seksit.

Këto statistika i ka paraqitur  ministri i shëndetësisë së Egjiptit, Adel Adawy i cili u shpreh që në zonat rurale këto shifra janë edhe më të larta.

1 në 4 gra në botë që është bërë “synet” është nga Egjipti, dhe më pak se 1/3 e operacioneve kryhen nga doktorët.

Rreh 30 përqind e grave të bëra “synet”, pajtohen me këtë praktikë sepse sipas tyre ky operacion bëhet për arsye fetare.

Numri më i madh i grave (rreth 125 milonë)  që bëhen “synet” është  i përqendruar në 29 vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme, kurse 3 milonë gra të tjera janë në vende të tjera të botës (23,000 në Britaninë e Madhe).



klankosova.tv

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: