Drita Lushi: Atje ku majat puthen me qiellin
| E Hene, 11.05.2015, 08:01 PM |


ATJE KU MAJAT PUTHEN ME QIELLIN, DHE MJEGULLA FLIRTON ME DIELLIN.

Nga Drita Lushi

Të udhëtosh drejt Veriut, nuk është si të udhëtosh drejt zonave

të tjera, që janë më të afërta, ku edhe relievi për të arritur deri në to, nuk është aq i thyer e i vështirë, i bukur dhe grishës si ai drejt Alpeve.

E duhet te nisesh nga Tirana,të udhetosh shtatë orë për të prekur pjesën më Veriore të Shqipërisë.

Kur je grup, çdo gjë bëhet më e lehte, më e bukur, më e arritëshme, lodhja largohet dhe alegria të përfshin në vorbull duke bërë, që orët të minimizohen pa kuptuar.

Pasi kalojmë nëpër një terren jo shumë të lehtë arrijmë të shohim dhe shijojmë pamjen e mrekullueshme te Liqenit të Vaut të Dejës i cili, kur mendon se mbaroi dhe humbi pas një kodre, të shfaqet paritur pas një bregu e kodre tjetër

Udhëtimi nëpër liqenin e Komanit, është një mrekulli mes mrekullive.

Majat e thepisura prekin qiellin si pa të keq, dhe këmbët e tyre në ujin ngjyrë kalter në jeshile i japin udhë tragetit në të cilin udhëtojme ne, dhe ku muzika, nuk ndaloi që nga ngjitja në të, derisa prekëm përsëri tokën. Në atë liri të pafundme ndiheshe dyfish i lirë të kërceje dhe lodhja, duket se tretej hapësirave te kaltra që na mbulonin si kurora Maji, i cili sapo kishte hyrë…

Një gjarpërim rruge do na dërgonte pikërisht në luginën e Valbonës, ku gjeje ngjyra, njerez, liri, pamje të virgjëra, dhe ushqime të paprovuara më parë.

Veriu të ndjell drejt tij për nje sërë bukurish dhe shtrirje gjeografike interesante, por edhe historike e mitike.

Atje ka qene dhe është shume e theksuar mikpritja, besa, gjakmarrja, vllaznia, fiset, kanuni.

Mes atyre maleve e majave ku bora nuk shkrin kurrë edhe në verë, ne atë luginë ku (lumi) Valbona dredh belin kodrinave të gjebëra, humbet dhe shndërrohesh ose në nje meditues të heshtur ose në kuriozin më të papërseritshem në tokë….



Drita Lushi, maj 2015

(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: