Gjon Neçaj: Sot Tropoja ishte mbushur me bujari dhe mikpritje
| E Premte, 08.05.2015, 08:23 PM |

SOT TROPOJA ISHTE MBUSHUR ME BUJARI DHE MIKPRITJE…

(Refleksione nga nje ceremoni nderimi)

Nga Gjon NEÇAJ

Ne ambientet e Bar Restorant Real, mesditen e sotme,  ne prani te dhjetra e dhjetra te pranishmeve nga Kosova, Tirana, Durresi, Lezha, Dibra, Çameria, Tropoja me fshatrat perreth, Gria e Krasniqes,  Nikaj Merturi, u organizua nga komuna Lekbibaj ceremonia e dhenies se titullit te larte “Qytetar Nderi” te Nikaj Merturit, Sadik Selmanit te Grise ( pas vdekjes ).

Aktiviteti u moderua me mjeshteri nga kryetari I Klubit Letrar te Krijuesve te Tropojes, poeti Lulzim Logu. Kryetari I komunes Lekbibaj, Gezim Meshaj, ne fjalen e tij, vuri theksin te mikpritja dhe sofra e shtruar e Sadik Selmanit per Nikaj Merturin, ndaj unanimisht, tha ai, keshilli I komunes ka votuar per dhenien e ketij titulli te nderuar.Mbi  bujarine, mikpritjen, nderin dhe burrnine e Sadik Selmanit, foli avokat Ramë Muja, duke evokuar pritjen qe ka bere Sadik Selmani I Grise Nikaj Merturit e jo vetem.Nder te tjera, ai falenderoi keshillin e komunes se Lekbibajve dhe Nikaj Merturin ne pergjithesi per vleresimin qe i beri Sadik Selmanit, sot ne naten e Shen Kollit, duke e shpallur “Qytetar Nderi”.

Pastaj  nje rezyme te mikpitjes se malesoreve ne pergjithesi, kulles se Sadik Selmanit te Grise ne vecanti, traditave ne breza te kesaj familjeje ne ze, nepermjet fjales se tij,   beri  autori i ketyre radheve.

Me interes ishin fjalet e zemres te vleresuara nga te pranishmit, te Frrok Vukajt, Fran Zhivanit, nga komuna Lekbibaj, burrave te nderuar te Grise, Avdi Rexhes, Ibrahim Kadrise, mysafireve nga Kosova, miqve dhe shokeve te Zeqir Lushajt, etj.

Fjale prekese ceku i biri i Sadik Selmanit, Zeqir Lushaj, krijues, publicist dhe intelektual, i cili pas dy dekadash ne emigracion tashme eshte kthyer dhe jeten ne Shqiperi.Ai mes emocioneve falenderoi keshillin e komunes Lekbibaj, te pranishmit dhe dha mesazhin e  vazhdimesise se pasardhesve te Sadik Selmanit,  per te ecur ne gjurmet e tij.Ai me krenari te ligjshme pohoi se ndonese ka tre dekada nga vdekja e te atit, Sadik Selmani, ai perseri na ka bashkuar sot dhe na ka nderuar ne, famljen dhe pasardhesit e tij.

Se fundi, familjaret shtruan nje koktei dhe dreke per te pranishmit, ku kjo ceremoni festive vazhdoi deri ne oret e mbremjes.

E te gjithe duhet te jemi Sadik Selmana…

Sot, jo rastesisht, ne nje dite jo te zakonshme per komunitetin katolik te Nikaj Merturit, ne naten e madhe te Shenkollit, jemi mbledhur ne kete ambient komod, per nje aktivitet disi te vecante, duke nderuar nje burre bujar, te mencur e te rralle ne malesine e Gjakoves, emri dhe virtyti i te cilit do kujtohen perjetesisht nga brezat e ardhshem, Sadik Selmani i Grise, i cili me kete emer mbeti sinonim i bujarise dhe mikpritjes  per  krahinen e Nikaj Merturit,  e cila  ndonese e prapambetur dhe e varfer ekonomikisht, por me zemer te madhe dhe me bujarine e shpirtit qe historikisht dyzuan jeten duke patur bashkeudhetare nderin, respektin, bujarine dhe besen per njeri tjetrin, per mikun dhe mysafirin.Ne kete hulli, duke patur si moto, madje te shkruar siper deres se odes se burrave ne kullen e tij, ”Mire se vini!”, e ndertoi jeten, vazhdimesine e saj, duke qene preludi i perhershem ne perditshmerine e tij, nje burre i njohur per mbare malesine, Sadik Selmani i Grise se Krasniqes.Para disa muajve, nje keshilltar i komunes Lekbibaj, aktivist  i pajtimit  dhe aktiv i perditshmerise, Fran Zhivani nga fshati Curraj, duke biseduar per hallet e krahines, mikpritjen dhe bujarine e malesoreve tane, me parashtroi mendimin per ta diskutuar ne keshillin  e komunes vleresimin e nje burri te njohur te nje dere mikpritese dhe bujare ne Gri, e njohur si kulla e Sadik Selmanit, e cila ka qene e hapur gjithmone per malesoret ne pergjithesi, e nikajmerturasit, ne vecanti.Frani kishte degjuar nga te paret e tij per te, se ai vete nuk e kishte njohur, e une duke e degjuar bashkebiseduesin tim,  miratova ne heshtje propozimin e tij duke e mbeshtetur, pasi isha nje njohes dhe personazh akular i mikpritjes dhe bujarise se Sadik Selmanit te Grise.

E me pastaj unanimisht keshilli i komunes Lekbibaj miratoi propozimin per dhenien e titullit “Qytetar Nderi” Sadik Selmanit te Grise, me motivacionin “Per mikpritjen dhe bujarine e treguar ndaj komunitetit te Nikaj Merturit,  si nje dere gjithmone e hapur dhe sofer e shtruar e dashurise njerezore”, duke zbatuar nje postulat te hershem te banoreve te katyre aneve, se “buka e dhane dhe bujaria nuk hupin kurre”.Me kete rast une falenderoj keshillin e komunes, , administraten dhe kryetarin Gezim Meshaj, gjithe banoret e Nikaj Merturit,  per mbeshtetjen dhe  per vleresimin e Sadik Selmanit, ne nje kendveshtrim ndryshe, duke perforcuar mendimin se mikpritja, bujaria, besa dhe dashuria njerezore duhet te jene vazhdimesi e brezave,  e kete mesazh duhet t’ua transmetojme atyre, cka komuna Lekbibaj e ka patur si moto ne vizionin e saj te perhershem, duke ruajtur tabanin e te pareve te kesaj krahine te virtytshme.Ne anen filozofike dhe materialiste, mikpritja eshte nje virtyt i lashte i Shqiperine veriore, se ashtu sic ka shkruar Edit Durham, e cila ka eksploruar anet tona ne vitet 1908-1910,  “ malësorët janë mikpritës e ata falin shtëpinë,  nën shprehjen e famshme “shtëpia,  para se me qenë e shqiptarit,  asht e Zotit dhe e mikut”.Keshtu njihet edhe kulla bujare dhe mikpritese  e Sadik Selmanit  ne Gri te Geghysenit, duke mbetur jo kulle, por keshtjelle e bujarise se malesoreve te ketyre aneve, e duke qendruar  perjetesisht nje universitet dhe shkolle per dashurine njerezore, cka ne tropojasve na ka munguar keto vite tranzicioni te stergjatur, por me besimin te rikthimi i traditave tona, besojme se te gjithe do jemi nga pak Sadik Selmana.Ne i  urojme familjaret, pasardhes te denje te deres  se Sadik Selmanit, ta mbajne me nder titullin e larte “Qytetar Nderi” .



(Vota: 80 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: