Llojdia: Edicioni i 7–të i Aulona Inter Folk Festival
| E Hene, 04.05.2015, 05:44 PM |

Edicioni i 7 –Të i Aulona Inter Folk Festival dhe një histori e shkurtër e tij

Nga Gëzim Llojdia

Edicioni i 7 – të i Festivalit Ndërkombëtar “ Aulona Folk “ do të zhvillohet prej datës 7, 8, 9 Maj 2015.

Edhe ky edicion, për të shtatin vit me radhë, shënohet në kuadër të hapjes së Sezonit Turistik 2015 dhe ndryshe nga vitet e kaluara Festivali do ti paraprijë ditës së çeljes së sezonit duke u mbyllur në ditë hapjen e tij.

Data 9 Maj që është dita e çeljes zyrtare të Sezonit Turistik nga Bashkia e qytetit të Vlorës por që këtë vit përkon edhe me Ditën e Europës, do të kulmojë me një aktivitet të larmishëm të gjithë grupeve pjesëmarrëse në Festival duke filluar me Paradën e kostumeve, koncertin në skenen e çeljes së Sezonit Turistik dhe në mbrëmje do të mbyllet me koncertin e madh me numura të zgjedhura nga grupet pjesëmarrëse.

Në skenën e festivalit këtë vit do të ngjiten ansamblet folklorike të ardhura nga Italia, Polonia, Maqedonia, Kosova, Turqia, Bullgaria si dhe grupet folklorike nga Shqipëria.

Në këtë edicion do përshëndesin edhe këngëtarët e mirënjohur Enkelejda Arifi e Hysni Alushi, si dhe një grup vallesh nga Tropoja me korifeun e valles tropojane, mjeshtrin Deli Metaliaj.

Festivali do të hapet nga grupi i valleve burimore të fëmijëve të Qendrës Kulturore “ Bajram Tushi” të qytetit, kjo si një mision i këtij festivali për të promovuar dhe nxitur artin e bukur  të trshëgimisë shpirtërore e tradicionale në breza.

President Nderi i Edicionit të 7-të do të jetë Akademik Kristo Frashëri.

Moderatore e festivalit e mirënjohura Silvana Braçe.

Në mbyllje të Festivalit, për grupin me performancën më të mirë, do të ndahet Kupa e Festivalit, si çmimi më i lartë që ndan ky manifestim folklorik.

Deri tani Kupa e Aulona Inter Folk Festival ka shkuar në  Kroaci, Sllovaki, Kosovë, Tiranë ( Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore), Bullgari dhe Itali.

Festivali ka nisur rrugëtimin në Majin e vitit 2009 dhe prej at’here kanë ardhur si pjesëmarrës 60 Ansamble nga dymbëdhjetë vende të europës.

Për nga përmasat, pjesëmarrja dhe standartet menaxuese është festivali folkloric ndërkombëtar më i madhi në trojet shqiptare ndërkohë që është unikal në lidhjen e turizmit kulturor me turizmin natyror sidomos në startim të sezonit turistik në një qytet bregdetar.

Festivali mbështëtet financiarisht nga donator të ndryshëm, ente private e publike, si një projekt kulturor  e integrues.

Edicioni i 7-të mbështetet kryesisht nga Bashkia Vlorë, AMSHC, Instituti Italian i Kulturës, Dhoma e Tregtisë etj.

GRUPET PJESËMARRËSE    AULONA INTER FOLK FESTIVAL

7       – 9 MAJ 2015

1.BULlGARIA,    SofiE  (  Ansambli “ Detelina” )

2  TURQIA,      Inegol  ( Ansambli  “Inegol Kafkas Folklor” )

3. MAQEDONIA,     Shkup  (  Ansambli “Ilirida” )

4.  POLONI,     Torun  ( Ansambli “Mlodi Torun” )

5.    ITALI,      Ostun ( Ansambli  “Citta Di Ostuni”)

6. KOSOVA,     Prishtina ( Ansambli  “Bajram Curri” )

7. SHQIPËRIA,     Elbasan  (Ansambli  Dance Plus )

8. Këngëtarët :    Enkelejda Arifi, Hysni Alushi

9. Valltarët e Tropojës.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: