Ramiz Dërmaku: Gashi ua fundosi shpresat
| E Merkure, 29.04.2015, 06:32 PM |

K.F.“ KOSDOVA“  WEINGARTEN DHE K:F: “ LINDAU“LUAJTEN  1. 1

GASHI  UA FUNDOSI  SHPRESAT PER TU  KUALIFIKUAR

Përgatiti: Ramiz Dërmaku

Të dielën në stadiumin e qytetit  Agronen Park , në Weingarten në pranin e mbi 70 shikuesëve u  zhvillua ndeshja futbolistike e qarkut  të Fridrischafenit në mes të Klubit Futbollistik“Kosova“ dhe  Klubit Futbollistik “Lindau“ nga qyteza Lindau. Në një atmosferë të qetë dhe me aksione mirë të koordinuara nga Kapiteni i ekipit kosovar z. Dugaxhin Shala, lojtarët e KLUBIT Futbollistik Kosoava, sulmonin pa ndërprerje portën  e mysafirëve. Pasë një aksioni të shpejtë dhe mirë të organizuar nga lojtarët e klubit futbollistik“Kosova“ , suilmuesi Gashi me një gjuajtje të furishme në minutën e 40, e tundi rrjetën e portës së kluibit futbollistik  Lindau, dhe kështu rezultati tani ishte  1 – o.  Shpresat e ekipit të Lindaus për tu kualifikuar në një rang më të lartë garash në kampionatin e ardhshëm i fundosi sulmuesi Gashi, dhe kështu  tani edhe loja u ashpërsua. K.F. nga  Lindau, i cili momentalishtë ndodhet ne vendin e tretë , ndersa klubi futbollistik“Kosova“ në vendin e nëntë e cila lufton për ekzistenë , zhvilluan një lojë të mirë. Referi ishte në nivel të detyrës dhe mjaftë bukur e ndau drejtësin. Pasë golit që shënuan Kosovarët,  sikur tek lojtarët e të dy ekipeve vërehej një agresivitet, nervozizëm. Mirëpo mos sy qeltësia e mbrojtjes se lojtarëve të mbrojtjes së klubit futbiollistik“Kosova“, lejoi që në , minutën e 85 mysafirët të barazojnë rezultatin- 1-1. Ne pasë përfundimit të ndeshjes e pyetëm Kryetarin e Klubit z. Bashkim Behluli, se a jeni i kenqaur me këtë rezulatat ? ( 1- 1) ai pa humbur kohe deklaroi; Ne vërtetë gjatë tërë kohës ishim më të mirë, mirëpo në minuatat e fundit si duket lojtarët tanë  nga lodhja lejuan që rezltati të barazohet 1-1. Po, së pari shokë gazetarë ju përshëndesë ; Ju, redaksin e Gazetës Kombëtare“Bota sot“, stafin e portalit informativ “Zemra shqiptare“, për punën që po bëni për Klubin e mërgatën tonë. Unë thotë , kryetari i klubit z. Bashkim Behluli, kërkoj nga të gjithë mërgimtarët tanë, që meren me futboll,  e që momentalishtë luajnë në klubet gjermane nëse dëshirojnë të na ndihmojnë klubin tonë , janë të mirëseardhurë. Edhe një herë u falenderohemi nga zemtra shok gazetarë Ju dhe redaksinë e “ Botës sot “ dhe të portalit “Zemra shqiptare“.


Punuar me 29.o4.2015

(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: