Bardh Nëngurra: Fatos Klosi, person Non Grata
| E Hene, 27.04.2015, 08:29 PM |

FATOS KLOSI DUHET TË SHPALLET PERSON NON GRATA DHE MOS TI LEJOHET HYMJA NË DARDANI

Nga Bardh M. Nengurra

Ka disa vite qe flitet, shkruhet, debatohet, komentohet dhe si pasojë e krejtë kësaj njerzit anmiqësohen dhe shpesh anmiqësitë kan edhe pasoja te tmerrshme per kohën e krijimit të Forcave të Armatosuna te Republikës së Dardanisë ( Kosovës ) te cilat forca zanafillën e vetë e kan qe nga koha kur pushtetin në Shqipni ende e kishte lideri komunist Ramiz Alia. Sado qe jan faktet dhe dokumentet zyrtare apo edhe fakti se ende janë gjallë personalitetet e asaj kohe, të asaj marrveshje megjithate panderpre qe nga fillimet e para te veprimtarisë se asaj marrveshje per formimin dhe trajnimin e ushtarve profesionist kjo marrveshje dhe njerzit qe jan dakordue per te,  pamëshirshem jan luftue , jan linque, jan ekzekutue nga pritat, nga pabesia , jan vra me ngulfatje dhe therje me kaqavidhë ( rasti i Gazetarit të parë të këtyne forcave te ndjerit Ali Uka ) , rasti i vrasjes nga prita e Ilir Konushevcit, rasti i vrasjes mizore te Ministrit të parë të Qeverisë se Republikës së Dardanisë ( Kosovës ) Kolonel Ahmet Krasniqi, rasti i vrasjes nga plumbi i bashkveprimtarve te vet Ardian Krasniqi *( per këte lexone librin " PAQJA E GJENERATLIT " Dialog me Komandantin Ramush Haradinaj te autorve Blerim Shala dhe Bardh Hamzaj ) , rasti i vrasjes në vijen e frontit te Komandantve Agim Ramadani e Sali Çekaj, likuidimi tinzar i disa eprorve te vijës institucionale qe të gjithë epror te karieres dhe profesionist dhe sa e sa pabesi e tradhëti tjera jan ba nga SHIK-u i Fatos Klosit në bashkveprim me enverostalinistët e Kosovës qe ishin grumbullue në te ashtuqujtunen LPK ( Levizja Per Republiken e Kosovës ). Këto dy rryma te financueme nga faktor te jashtem paraprakisht e inskenuen 1997-tshin në Shqipni me çrast u shkatrruen jo vetem institucionet shtetnore te shtetit shqiptar, por u rrenue totalisht vet shteti. Menjihere pas kësaj filluen edhe likuidimet e personaliteteve të shqueme shqiptare në veçanti ata të vijes institucionale te Dardanisë apo RUGOVISTVE sikur quheshin nga tradhëtaret e SHIK-ut dhe LPK-së .

Kjo asht vetem nji rezyme e shkurt e asaj kohe në këte shkrim dhe mendojë se në secilin shtet normal vetem këto fakte do mjaftonin te arrestohen personat e shumë perfolun per poshtersitë e asaj kohe si p.sh. Fatos Klosi, Xhavit Haliti, Milaim Zeka, Hashim Thaçi, Azem Syla, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Adem Demaqi, Rexhep Qosja dhe sa e sa te tjerë argat të Fatos Klosit dhe organizates se ti famkeqe mafioze e antishqiptare te SHIK-ut.

Mjerisht kjo asesi te ndodhë dhe nuk ndodh per shumë arsye. Une do ceku disa nga ato.

1. Jemi popull i lig i pa dinjitet dhe i pa sinqeritet.

2. Jan qyqana ata qe kan mbijetue nga maskarenjet e SHIK-ut dhe sot heshtin. ( Rasti dhe heshtja deri edhe te mbrojtja e ati qe ka dasht ta vras i Blerim Kuqit nga Suhareka ) .

3. Ligësia e gjykatsve dhe prokurorve vendor per ta krye punën me nderë, ata marrin mito dhe i heshtin e i hudhin akuzat dhe nuk lejojnë zbardhjen e tyne.

4. Mendësia idiote e jona se duhet te tregojmë solidaritet me te keqin, me anmikun ndersa asnjihere nuk mendojmë per njerzit e pafajshem, qoftë edhe kur ata jan shqiptar, mjafton qe ata mos te ken qen në te njejten linje politke e ushtarake me neve. A ne realitet nuk asht aspak fjala per solidaritet , por asht fjala per mitomarrje dhe frikë nga kerrcnimet e te akuzuemve .

5. Në vitin 1998 në Drenicë u paten zan robë aktivistë te ndryshem te KMDLNJ ( Këshilli per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive të Njeriut ) si dhe partive tjera te Kosovës dhe pos njenit qe ma nuk jeton ( i ndjeri Solkol Blakaj sekretar i PL-së te Gjergj Dedajt ) te gjith të tjeret jan gjallë dhe nuk e thonë asnji fjalë per torturat qe i kan pësue në burgun e te ashtuqujtun te UÇK-së se te vetqujtunit Shtabi i Pergjithshem i UÇK-së . Bile Gjergj Dedaj edhe ka ba kumari me po ata qe e kan maltretue aty tmerrsishtë dhe e kan perulë si nji rob te pa vlerë.

6. Heshtja e familjarve te viktimave, p.sh. Milaim Zeka kërrcnon gazetarin Mero Baze me fjalët; ... e kam vra Ahmet Krasniqin e spo te shkyj gojen ty ! Pse hesht tash trimi Mero Baze apo nuk ka bythë ta denoncon Milaim Zeken per kerrcnimin , ndersa paturpësishtë sulmon Sali Berishen dhe PD-në shqiptare pasi Salihu nuk e dergojë Ambasadorr në Dardani Mero Bazen, post te cilin Mero Baze e paska pas prit andaj me vite i paska pas sherbye Salës.

Poashtu pse heshtin familjaret dhe te afermit e Kolonel Ahmet Krasniqit,?! Pse nuk e denoncojnë Milaim Zeken te policia dhe me kerkue sqarim nga ai per deklaraten publike te Milaimit per vrasjen e familjarit te tyne?! Pse, pse, pse ....ka pseha pambarim.

Në Dardani jan lujt lojna te tmerrshme te linqimeve e likuidimeve te personaliteteve te partive rivale apo te levizjeve rivale në kohë lufte. Jemi popull idiot perderisa neve dolem në perkrahje te atyne qe ju shpallen luftë në radhë te parë Institucioneve te dala nga vota e popullit qe në vitin 1992 në zgjedhjet e para parlamentare e presidenciale te Dardanisë.

E ashtuqujtuna LPK i shpalli luftë Liderit popullor Dr. Ibrahim Rugovës dhe te gjitha organizmave shtetnore te krijueme nga Ai dhe bashkveprimtaret e ti dhe kjo LPK me perkrahjen e parezervë te SHIK-ut shqiptar në krye me Fatos Klosin dhe liderin socialist shqiptar Fatos Nano e perkrahsit e ti filloj me luftë vëllavrasëse në vend se me ju bashkue isntitucioneve dhe forcave ushtarake te formueme tashma dhe bashk te fillojnë luften kunder pushtuesit serb në Dardani.

Pra krejt këto krime jan ba dhe askush se dha asnji pergjigje pse u ban?

Perqudi tash në Dardani u kerkuen formimi i nji liste te ashtuqujtun VETERANËT E UÇK-së dhe në atë listë figurojnë emnat e personave te shumëperfolun per veprimet e tyne kriminele per vëllavrasje , nxitje te vëllavrasjës dhe per veprime tjera te liga deri edhe te dhunime te femnave shqiptare per te vetmin faj se ato kan qen simpatizante te LDK-së dhe Ibrahim Rugoves.

Mjerishtë në atë list asht edhe emni i kryekriminelit dhe kryeshpiunit antishqiptar ftyrë dhe gjak grekut Fatos Klosi.

Ky kriminel para pak ditve ishte musafir në nji program te RTK-së ku u intervistue nga Gazetari Berat Buzhalla dhe dy koleget e ti gazetar te EKSPRESIT e perditshme kjo Kosovare. Ato qe i foli Fatos Klosi në at program ishin rrena, ishin fjalë ogurzeza qe qellimisht fliteshin per ta ba mjegullë para opinionit dardanas  ate qe ka ndodhë dikur jo fort moti dhe ku ujku mizor i asaj mjegulle te asaj kohe ishte bash ky Fatos Klosi. Ky njeri shqipfolës paturpsishtë akuzojë personalitete te kohes shqiptare te viteve 1990-1999, mes tjerve edhe Liderin , Arkitektin , Vizionarin dhe Babanë e Dardanisë shtet i mvetësishem Dr. Ibrahim Rugovën.

Ato qe i foli Fatos Klosi ky kryeshpiun dhe kryekriminel antishqiptar i kohës se pushtimit serb te Dardanisë si dhe kohes së Luftës per çlirim te sajë irrituen pjesën dermuese te shqiptarve dhe pati shumë reagime, reagime te shkrueme në portale e faqe tjera si facebook , tviter etj bani mes tjerve edhe kryeministri i Dardanisë Prof Isa Mustafa. Reagim bani edhe analisti Halil Matoshi dhe bile Halili edhe kerkojë publikisht te shpallet person NONGRATA në Dardani Fatos Klosi. Më bani pershtypje titulli i reagimtit të z. Halil Matoshi;  " ISE MOS U BAN QYQAN SHPALLE PERSON NONGRATA FATOS KLOSIN ".

Te njejten gja kerkojë dhe unë nga Isa Mustafa lideri i qeverisë se Dardanisë dhe aktualisht edhe lideri i LDK-së parti kjo e cila ka qen  paturpsishtë dhe brutalisht e sulmueme pikrisht nga vet Fatos Klosi dhe lakejt e ti shqipfolsa te cilet bashk jan financue me paratë e Beogradit , Athines dhe Moskvës per ta bojkotue linjen institucionale te Dardanisë per tu çlirue ajo nga pushteti serb i Millosheviqit.

Nuk due te flas per ato qe i tha aty në RTK Fatos Klosi sepse me ju ba replikë idiotizmave e shpifjeve trilluese te ti do duhet te bahem i poshter po sikur ai, unë vetem perserisë ate qe e ka thanë Halil Matoshi, Isa Mustafa mos lejo ta shkel token Dardane ky qen bir qeni , ky tradhëtar dhe njeri qe noton në gjakun e shqiptarve te pafajshem qe i vrau ky dhe kasta e qakejve te ti.

Poashtu shkoj pak ma larg se Halil Matoshi. Unë ftojë shqiptaret qe ta presin në Kufi me protesta ardhjen e këti krimineli per ta marr mirnjohjen qe ja ndan vartësit dhe bashkpuntorët e ti në Dardani.

Mjaftë ma me poshtersi po perbalten figurat e historisë tonë dhe po ngriten kriminelet dhe tradhëtaret.


Borgenhaugen: 27.04.2015

(Vota: 36 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: