Entela Binjaku: Vullnetarizëm… po si?
| E Enjte, 23.04.2015, 09:44 PM |

Vullnetarizëm… po si?

Nga Entela Binjaku

Shoqëria civile shqiptare gjendet shpesh nën “stresin” e pritmënive ndaj saj. Edhe pse pakkush mendon se  aktivizmi civil shqiptar i takon tërësisht kësaj periudhe dhe ka portretin e saj, sërish prej shoqërisë civile,  shqiptarët presin të shohin reagime të matura dhe të zëshme. Edhe pse shumica e qytetarëve  preferojnë të mbeten në pozitat e spektatorit apo “të ndjekësit” indiferent,  aksionet civile të  pjesëmarrësve të  paktë etiketohen prej njerëzve  si “punë të rinjsh”.  Pavarësisht pritmënive po të gërmojmë në  kujtesën shoqërore të së  kaluarës sonë të përbashkët,  në izolim nuk do të gjejmë as edhe gjurmë të shoqërisë civile. Kjo  ka ndikuar  dukshëm në skepticizmin që shfaqet sot  ndaj saj.  Po sikur të mos mjaftonte ky sfond i errët e bosh, shoqëria civile shqiptare u  kaplua edhe nga  informaliteti shumëdimensional,  gjë e cila bëri    ulet besueshmëria ndaj saj tek patrnerët ndërkombëtarë. Kjo nga njëra anë dëmtoi një imazh të sapokrijuar, por nga ana tjetër nxiti të tjerë të tregojnë seriozitet dhe këmbëngulje.

Sot shoqëria civile shqiptare jeton po ato dukuri dhe ka po ato tipare  që ka  një e re apo i ri shqiptar rreth të 25-tave: entuziazmin dhe pasigurinë, dëshirën dhe hezitimin, pasionin dhe mungesën e përvojës, pritmënitë dhe zhgënjimet, mosnjohjen e kanalizimit të energjive etj. Megjithatë në ndihmë të konsolidimit të saj  nuk kanë munguar kontribues më rëndësi përmes konsulencave apo sjelljes së përvojave më të mira. Javën e kaluar lëvizja “Mjaft” dhe Ambasada Amerikane në Tiranë zhvilluan një ëorkshop me temën : “Të bësh vullnetarizëm në Shqipëri”.  Në këtë aktivitet ku morën pjesë organizata të ndryshme jofitimprurëse që kanë në fokus të aktivitetit rininë dhe punën me të rinjtë, u diskutuan çështje të lidhura me vullnetarizmin, nevojën për të sistemuar ato element që e mbajnë vullntarizmin në pozitat e një  strategjie të brishtë dhe  me ndikim të paktë në shoqërinë tonë.

Edhe pse tek shqiptarët ekziston bindja se vullnetarizmi është shprehje e humanizmit dhe vlerësohet si i dobishëm dhe i nevojshëm, në këto dy dekada kjo strategji është aktivizuar kryesisht në raste ekstreme, siç janë përmbytjet gjatë stinës së dimrit, apo pas shpërthimit fatal i Gërdecit, pas aksidentit të shumëfishtë të   Himarës etj. Nisma të tjera janë të pakta, ose të izoluara,  gjë që nga njëra anë i bën të çmuara dhe nga ana tjetër të lëna të vetmuara.

Një ndjeshmëri e tillë në raste ekstreme mund të tregojë mjaft edhe për psikën sociale të shoqërisë sonë ku është turp të hiqesh sikur nuk e ke marrë vesh, dhe nga ana tjetër mund të duket si paburrëri “të mos japësh një dorë” kur kërkohet.

Në ëorkshop-in e datës 15 prill  u theksua nevoja që të gjitha organizatat pjesëmarrëse të jepnin kontributin e tyre i cili ashtu siç u shpreh edhe koordinatorja për aktivitetin Serena Leka “do të shkojë në drejtim të përmirësimit të angazhimit të përbashkët “. Ky aktivitet  u drejtua nga znj. Susan Stroud,  Drejtore Ekzekutive e “Risive në Pjesëmarrjen Civile” si dhe bashkëdrejtore e “Institutit të Shërbimit Global”,  organizatë që i kushtohet rritjes së njohurive dhe të kuptuarit të  shërbimit vullnetar.

Për ta përforcuar bindjen tonë se Shtetet e Bashkuara janë udhërrëfyes në konceptet e pjesëmarrjes qytetare dhe në vlerat e demokracisë znj. Stroud solli për të pranishmit disa statistika sipas të cilave,  62.6 milionë janë vullnetarë dhe më shumë se 36.3% janë vullnetarë të përfshirë nëpër organizata e organizma të ndryshëm. Më shumë se gjysma e amerikanëve janë vullnetarë, shifër e cila për 10 vjet ka mbetur e  pandryshueshme. Sipas znj.Stroud  nga sondazhet e kryera “ajo pjesë e shoqërisë që merret me vullnetarizëm është edhe më  e pëlqyer nga pjesa tjetër”.

Kohët e fundit në SHBA është kryer një sondazh tek vullnetarët.  Për këtë pyetësori u realizua tek ata vullnetarë që rikthehen. Sipas rezultateve  të dala arsyet e rikthimit të tyre lidheshin me këto faktorë: programimi i kohës siç ju voliste,  ndikimi  i  punës së tyre në shoqëri, mundësia për zhvillim profesional si dhe  mundësia për komunikim social përmes dhënies së hapësirave  për  krijimin e rrjeteve.

Në këtë ëorkshop znj.Stroud ju referua edhe një botimi me vlerë në këtë fushë “Effective NGO’s. The six practices of high-impact nonprofits”,  ku u soll shembulli i 12 organizatave më me ndikim dhe më të njohura në SHBA.

Mënyra se si organizohet shoqëria amerikane është përshkruar në mënyrë të përkryer nga mendimtari francez  Aleksis de Tokvil i cili duke shpjeguar demokracinë amerikane në gjysmën e parë të shekullit  XIX , fliste “për përpjekjet që bëjnë amerikanët për të formuar vullnetarisht  grupe në shërbim të interesave vetjake për të zgjidhur problemet që nga më të zakonshmet deri tek më të rëndëisshmet”.

Ndaj përvoja e sjellë në këtë ëorkshop është një vijimësi e një kulture të krijuar dhe konsoliduar me kohën e cila mund të shërbejë si udhërrëfyese për ne këtu.

Vullnetarizmi  në shoqërinë tonë mbetet  ende i pavlerësuar si faktor i rëndësishëm mbi të gjitha për shëndoshjen e demokracisë shqiptare. Rritja e pjesëmarrjes qytetare në aktivitete  vullnetare do të ndihmonte mjaft demokracinë shqiptare.

Por ndërkohë që nuk ja  kemi kuptuar dhe vlerësuar  rëndësinë,  na duhet të punojmë edhe për  edukimin e “brezit të  mijëvjeçarit” me vlerat e tij. Shkollat natyrisht  mund të bëjnë shumë në këtë drejtim, por ato nuk mund të mbeten të vetmuara në kontributin e tyre.

Të ndodhur mes asaj    “duhet” në këtë realitet që “ende nuk mundet” është e vështirë të gjendet  një qëndrim edukues për brezat e tjerë. Megjithatë pavarësisht përvojës së pakët në aktivizimin civil, mungesës së  traditës në shoqëri civile shqiptarët kanë një traditë të angazhimit vullnetar,  larg  atij të  komanduar apo të detyruar.

Kujtesa kolektive nuk duhet të lërë mënjanë kontributin vullnetar të shqiptarëve që në kohë të ndryshme i janë gjendur vendit.

Kujtimet e bashkëkohësve flasin se  pas Luftës Nacionalçlirmitare të rinjtë shqiptarë interesoheshin vetë  të rregjistroheshin në ato fronte ku vendi kishte nevojë. Ishte koha për të ndërtuar një sistem…është ende koha për të ndërtuar një sistem…të ndryshëm nga ai që kaluam…më të mirë dhe demokratik..



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: