Gjenevë, Botimpex në Panairin e Librit e të Shtypit
| E Hene, 20.04.2015, 03:04 PM |

Nga data 29 prill deri me 3 maj 2015, në sallonin e ekspozitave PALEXPO të Gjenevës, do të mbahet Panairi i Librit dhe i Shtypit. Në këtë panair, nga Shqipëria, do të marrë pjesë me stendë Botimpex, agjenci e eksport-importit të botimeve.  Botimpex do të ekspozojë libra të ndryshëm, letrarë, historikë, gjuhësorë, kulturorë, fjalorë e metoda të mësimit të gjuhëve, libra për fëmije, libra njohës për Shqipërinë, libra shkollorë, etj. Ato janë përgjithësisht libra të rinj e të pëlqyer, të autorëve  nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, arbëreshët e Italisë, si dhe nga treva të tjera shqiptare dhe bota. Do të paraqiten libra të shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, të Dritëro Agollit, Luan Omarit, Kristo Frashërit, Ibrahim Rugovës, Fatos Kongolit, Nasi Lerës, Shaban Muratit, Mira Meksit, Ferit Lamajt, Adelina Mamaqit, Alfred Papuçiut, Besa Myftiut, Ilir Ikonomi, Nelson Çabej, Luan Rama, Jean-Philippe Assal dhe Alain Golay etj. Midis tyre do gjeni titujt : « Mëngjeset në Kafe Rostand », motive të Parisit, i Ismail Kadaresë, « Jeta e një historiani », kujtime, të Kristo Frashërit, « Çështja e pakicave kombëtare dhe Shqipëria », studim i Luan Omarit, « Çështje të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare », studime, të Xhelal Gjeçovit, « Differentia specifia », ese, të Ibrahim Rugovës, « Të gjithë premtojnë Parisin » roman i Nasi Lerës, « Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë »,roman, i Mira Meksit, «Presheva, Bujanovci dhe Medvegja : dje, sot dhe nesër », monografi, e Institutit Albanologjik të Kosovës, « Mashtrimi i Madh », me rrëfime dhe analiza politike, i Bardhyl Mahmutit etj ; do të gjeni  fjalorë gjuhësorë për frëngjishten të Vedat Kokonës, Liljana Papës dhe Daniel Xhoxhaj. Por stenda do të ketë dhe dhjetra tituj të tjerë të llojëve të ndryshme me interes për çdo lexues.

Vizitoni stendën e Botimpex. Ka mjaft arsye për të ardhur në këtë stendë: do gjeni atje libra për vete, fëmijët dhe miqtë tuaj, do kini mundësi të vendosni kontakte për të pasuruar bibliotekat tuaja me libra në vijimësi, do gjeni informacion për gjëra që u interesojnë nga fusha e botimeve,…Ne jemi të sigurtë se librat që do të ekpozohen do të justifikojnë interesimin tuaj, do u përgjigjen nevojave tuaja dhe do u vinë për shtat shijeve tuaja dhe qytetarëve jo shqipfolës . Ndaj u ftojmë ta vizitoni stendën tonë e panairin, të gëzoni sa të jetë e mundur atmosferën festive që krijon libri.

Stenda e Botimpex do të jetë në rreshtin O 1516

Jini të mirëpritur

Edvin Bega, Drejtor i Botimpex



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: