Asllan Dibrani: Lule Bajra dhe eleganca e saj artistike
| E Diel, 19.04.2015, 11:09 AM |

Lule Bajra dhe eleganca e saj artistike

Nga Asllan Dibrani

Talenti i saj është shfaqur në moshën 5-6 vjeçare. Ajo me kureshtje ndiqte   radion  apo televizionin  me ndonjë shfaqje  koncertesh , apo edhe festivalesh. Talenti i saj si këngëtare   e vogël u shfaq edhe në manifestime programore si pioniere  e shkollës fillore. Krahas rritjes së saj fizik  talenti i asaj vinte në skenë dita ditës edhe  ma shumë. Në moshën  16  vjeçare, famshmeshmeria e saj   morri dheun me  zërin e saj artistik. Prezantimi me këngë   të ndryshme,ishte  si e  veçantë ajo patriotike dhe atë në festivalin "Kosovarja Këndon"  në qytetin  e Ferizajt  në vitin 1985. Talenti i saj  jehoj  me një gërshetim artistik me këngën për Tefik Çangen me çka   shpërthej  me entuziazëm të madh   në zemrat e artdashësve  me të cilin rast fitoj  edhe shpërblimin  me vendin e parë në konkurrencën e më  se 62 këngëtareve.

Karrierën e vet e hapi me këngën e cila ia hapi dyert e suksesit. Bashkëpunoi me kompozitorë të ndryshëm,  po si e veçanta është edhe “Kisha dashtë” e realizuar nga Ilir Berani dhe Ardian Kastrati. Ajo shprehet se  kam filluar me këngë folklorike, pastaj kam vazhduar me këngë popullore dhe zbavitëse. Jam shumë e kënaqur që adhuruesit e mi po i mirëpresin këngët  e mia thekson Lule Bajra. Lule Bajra shprehet e brengosur me gjendjen e fundit që është bërë një përbaltje e këngës së mirëfilltë shqiptare nga  vlerat e saj. Lule Bajra është këngëtare e muzikës popullore, këngëtare e Radio Televizionit dhe pjesë e Estradës së Kosovës që morri pjesë në shumë festivale dhe  manifestime kulturore  në Kosovë deri sa morri  rrugën e kurbetit për në Zvicër  ma tepër se 20 vjet.

Karrierën e saj si këngëtare ajo e kujton nga qyteti i lindjes,Istogut me çka flet shumë me dashuri  për kujtimet që u rrit me këngën  shqiptare nga ajo qytezë e bukur. Ajo ndoqi mësimet  për mësuese  në Shkollën e Lartë Pedagogjike që i pëlqente edhe kultura,por në theks të veçantë ishte e dhënë pas këngëve patriotike që si inspirim i kishte trimat dhe burrat e mëdhenj të kombit. Ajo me këngët e veta  i lartësonte dhe i  nderonte  për mes zërit artistik të saj vlerat e tyre.  Ajo ngriti   vetëdijen  tek shqiptarët  si ta duan atë që duhet dashur dhe të çmohen vlerat e  kombit. Me kalimin  e kohës, Lulja vazhdoi karrierën e saj artistike nëpër festivale dhe koncerte të ndryshme në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, nëpër gjithë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo që jetonin shqiptarët.

Ndër aktivitet e saj më të rëndësishme theksojmë pjesëmarrjen e saj në Festivalin e Arbëreshëve (me karakter ndërkombëtar) të Italisë në Palermo ,Sicili në vitin 1988, Gjithashtu Festivalet tjera në at kohë që u organizonin në ish Jugosllavi. Zonja Lule Bajra vazhdon me pasion dhe dashuri të këndon ende nëpër mbrëmje muzikore, nëpër dasma dhe ahengje kudo që jetojnë shqiptarët e Zvicrës  Gjermanisë Austrisë e ma gjerë. Ajo u shpreh se Kosova është vendi ku mbushet  me energji pozitive për të vazhduar edhe më tutje me këngën e saj. 

Ajo së shpejti  do të del me një baladë te ilir Beranit me një këngë të re. Është shumë e angazhime neper mbrëmje familjare, diskoteka  shqiptare nëpër dasma gjatë sezonit veror në  Zvicër dhe shtete tjera të Europës.


(Zgjodhi për ZSH: Baki Ymeri)

(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: