Viktor Mërkuri: Greqia, në një Eurozonë të vështirë!
| E Marte, 07.04.2015, 05:59 PM |

Greqia, në një Eurozonë të vështirë!

Nga Viktor Mërkuri

Kur u themelua eurozona, krijuesit e saj parashikuan një progres gradual drejt një "zone optimale të monedhës", e karakterizuar nga integrimi fiskal, lëvizjen e lirë të punës, si dhe bashkimin politik. Por ky proces nuk ka ndodhur, dhe siç po tregon kriza e pafund greke, eurozona mbetet plot me dobësi strukturore dhe jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj goditjeve të brendshme.

Sytë e Evropës edhe një herë janë të përqëndruar tek Greqia. Edhe një herë mbledhjet e Këshillit Evropian dhe Euro-Group janë të dominuara nga kriza e vazhdueshme greke. Por rrënjët e problemeve janë më afatgjata se cfarë duken dhe mund të ndiqen në disa karakteristika të shoqërisë greke. Organizata për Bshkpunim dhe Zhvillimi Ekonomik (OECD), Komisioni Evropian, FMN-ja dhe Banka Botërore kanë theksuar raport pas raporti një paaftësinë themelore të modelit grek për të prodhuar një normë të qëndrueshme të rritjes afatgjatë. Aftësia dinamike e ekonomisë për të rialokuar burimet është e ulët, kostoja e hapjes së një fabrikë të re të prodhimit është e lartë dhe institucionet e tregut të punës janë të ngurtësuara. Kur Greqia hyri në Eurozonë, konvergjenca e normës së interesit, e kombinuar me rritjen e çmimit të pronës së paluajtshme e futi ekonominë në një rrugë të paqëndrueshme dhe aspak të sigurt. Gjatë viteve para falimnetimit të  firmës së shërbimeve financiare ndërkombëtare “Lehman Brothers”, norma e rritjes arriti 4,3%, por kjo ishte ndërtuar në një flluskë të paqëndrueshme të konvergjencës dhe deficiteve të akumuluara të llogarisë aktuale.

Shpenzimet publike u rritën me shpejtësi për shkak të një ligji për rritje të pagave dhe mungesave të kontrollit të shpenzimeve, ndërsa aftësia për të nxjerrë të ardhurat nga taksat ishte e dobët. Një kulturë e shmangies së taksave, mashtrimit tatimor të gjerë dhe një administratë tatimore jofunksionale ka qenë një temë e madhe nga Komisioni Evropian.  Shpenzimet publike u rritën në nivele Suedeze, ndërsa të ardhurat nga taksat mbetën “Mesdhetare”. Në mendimin e tim ,problemi themelor është mungesa e dëshirës shoqërisë greke për të modernizuar mënyrën e funksionimit institucional të saj.

Jam I bindur qe Europa ka ende nevoj për Greqinë, por nuk jam më optimist për gjendjen e ekonomisë greke sesa FMN-ja, Komisionin Europian, OECD apo Banka Botërore. Por, në fund të fundit , Grexit  (daljes së greqis nga Eurozona)do të jetë një vendim politik I cili me shumë mundësi do vëjë në pykpyetje idealet europiane të fitauara deri më sot. Para së gjithash, një Grexit do të ishte shumë e kushtueshme në aspektin e mirëqenies. Pa mbështetjen e Bankës Qendrore Evropiane, sistemi bankar grek do të ndërpriete nga aksesi në tregjet ndërkombëtare. Së dyti, ekziston një rrezik i qartë dhe i pranishëm i një krize ekonomike e cila do të përshkallëzohet në një situate e veshtire politike. Një nga arsyet që vendi përfundoi në probleme të thella ekonomike është sistemi jofunksional politik, me një nivel të ulët të besimit dhe të deficitit të qartë institucional, nivelet e mirëbesimit do të përkeqësoheshin edhe më tej dhe kjo do të përshkallëzonte edhe më tej dhunën.

Së treti, Evropa gjithashtu duhet të marrë parasysh mjedisin e ndryshuar gjeopolitike. Rritja e  tensioneve gjeopolitike në Evropë pas konfliktit të përshkallëzuar në Ukrainë ,do të rrezikonte të destabilizonte një pjesë të Europës që ka dëshpërimisht nevojë për stabilitet. Nivelet e konfliktit në Ballkan kanë rënë kjo për shkak të një ambicie të qartë për të bërë shtetet post-jugosllave një alternativë të vërtetë për Bashkimin Evropian..

Së katërti, ekziston një rrezik i qartë se reformat e nevojshme të sistemit politik dhe ekonomik në Greqi do të qëndrojnë të ngecura nën kaosin politik pasi është e argumentuar se mungesa e presioneve politike ka bërë që qeveria greke qëndron shumë pak e gatshme për të bërë reformat e nevojshme strukturore.

3 janë problemet kryesore financiare me të cilat duhet të përballet qeveria greke urgjentisht:

-Problemi i likuiditetit. Mbledhja e taksave është në rënie, dhe Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kohët e fundit paralajmërojnë se Athina nuk arriti të përmbushë objektivin e saj primar për vitin 2014.

-Konpensimi i një pjese të borxhit. Greqia ka për të kryer kompensimet vjetore të borxhit ndaj FMN-së mes të marsit dhe korrik, dhe Bankës Qendrore Evropiane mes korrik dhe dhjetor. Deri tani, Athina ka zhvilluar shlyerjen e një pjese të borxhit të saj ndaj FMN-së, por ato para u tërhoqën nga rezervavat e fondeve të sigurimeve shoqërore, ministrive dhe kompanive shtetërore.

-Tërheqja e depozitave bankare. Rreth 20 miliard euro janë tërhequr nga sistemi bankar grek që nga dhjetori. Tërheqjet bankare u ngadalësuan përkohësisht pasi Athina arriti një marrëveshje me kreditorët e saj në 20 shkurt për të zgjerimin e programit të saj të shpëtimit për katër muaj.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: