Deo Graciani: Urrejtja dhe krimi që nuk njeh kufij
| E Hene, 23.03.2015, 10:35 PM |

Urrejtja dhe krimi që nuk njeh kufij

Nga Deo Graciani

Ndërsa bota e qytetëruar ka plot 15 vite që ka trokitur në shekullin 21, bota islamike psikologjikisht dhe fizikisht ndodhet akoma në shekullin e 15, ose më saktë në vitin 1436 sipas kalendarit islamik. Shoqëria mbarëbotërore për të ardhur deri këtu ku është tani ka kaluar në përballje, luftra dhe konflikte të panumërta. Akoma sot ekzistojnë diktatura në disa vende të botës.

Ndryshe nga gjithë këto përpjekje për progres që bëhen ngado për të kapërcyer problemet e ndryshme të shoqërisë, bota islame e zhytur përjetësisht në llumin e obskurantizmit, në vend që të përpiqet të flakë njëherë e mirë zhgunin e rëndë të fatalizmit islamik, përkundrazi po lëviz në kahun e kundërt, duke u zhytur në një barbari ekstreme, para të cilës edhe hunët e Atilës (shek V) apo mongolët e Xhenxhis Khanit (shek XIII) do të dukeshin më “humanë.”

Krimet islamike në shekullin 21 nuk kanë lënë pa prekur asnjë shtet të botës qoftë i zhvilluar, në zhvillim apo i pazhvilluar. Afrika, Evropa, Amerika, Australia, etj., po përballen çdo ditë me shpërthimin e pakonrollueshëm të urrejtjes dhe krimit islamik.  

Përpara disa ditësh, bota u shokua nga një krim i llahtarshëm që ndodhi në qendrën e Kabulit, dhe që u krye ndaj një vajze të re të pafajshme. Mënyra sesi u krye krimi jo nga një individ por një turmë e madhe njerëzish, tregon moçalin psikologjik ku e ka zhytur shoqërinë ideologjia islamike.

Vajza e re, u masakrua në mes të Kabulit ditën për diell. Për arsye që nuk dihen u lëshua kushtrimi në një xhami se gruaja e re kishte djegur Kuranin. Një turmë e madhe njerëzish, e përbërë kryesisht nga meshkuj, e sulmoi gruan e re brenda xhamisë, duke e nxjerrë në rrugë, ku e torturuan duke e rrahur me shkopinj dhe duke e goditur me gurë. Pasi e mbytën, trupin e saj e shkelën me këmbë. Edhe pasi gruaja tashmë kishte vdekur, bishat islamike nuk e kishin shuar akoma etjen e tyre për gjak. “Trimat” islamikë vendosën ta shkelin me makina. As me këtë nuk u mjaftuan, por e lidhën trupin e saj pas një makine duke e tërhequr zvarrë nëpër qytet. Më pas trupit të saj të masakruar i vunë flakën dhe pasi e dogjën, e hodhën në lumë. Drejtësi tipike islamike. Ndërsa gjithë kjo ndodhte policía nuk bënte asgjë. Kur qeveria vendosi të hapte një hetim, hoxha i xhamisë kërcënoi se çdo hetim i mëtejshëm do të shkaktonte revoltë popullore. Me pas, investigimet që u kryen nga policía dhe media nxorrën në pah se vajza jo vetëm që nuk kishte bërë asgjë por ajo ishte e diplomuar në studime islamike dhe po trajnohej për t’u bërë mësuese e religjionit. Kjo është turma në Islam. Një kriminel dhe dhunues lëshon kushtrimin dhe turma gjakatare dhe e pashkolluar i shkon nga pas. Kjo është shoqëria islame.

Suna Ibn Majah V:4290  “Allahu i do analfabetët dhe i urren njerëzit e shkolluar.”

Sahih Bukhari: Vëllimi 1, Libri 9, Numri 490 “Lutja bëhet e pavlefshme kur pranë personit që po lutet kalon një qen, një grua dhe një gomar.”  

Shkaku dhe përshkallëzimi i këtij lloj krimi, që është dukuri e përditshme në shoqërinë islamike tregon dy elemente të cilat e ushqejnë agresivitetin kriminal të ambjentit islam.

Gënjeshtra dhe dhuna në Islam janë mjetet kryesore që përdoren për përhapjen dhe sundimin e kësaj ideologjie. Dhe kur një predikues islamik e pyet: “Pse gënjeshtra dhe dhuna është e lejueshme në Islam,” përgjigjia që merr është: “Gjithçka është e lejueshme për përhapjen dhe sundimin e Islamit.”

Gënjeshtra dhe dhuna në Islam është një dukuri kolektive e rrënjosur thellë në psikikën e botës islamike. Në Islam, gënjeshtra që ushqen “akuzën” e blasfemisë, përdoret për të përsekutuar jo-myslimanët, për të arritur qëllime të ndryshme, për të zhdukur rivalët, për të mbuluar krimet, etj.  Pothuajse në çdo vend të pazhvilluar apo në zhvillim ku ka një komunitet të konsiderueshëm Islamik, kjo akuzë së bashku me dhunën që e shoqëron, përdoret për të kryer apo mbuluar krime të ndryshme. Nëse në këto vende do që të zhdukësh një rival mjafton që të dalësh në publik dhe të deklarosh me të madhe se një person ka djegur Kuranin apo ka ofenduar Muhametin dhe brenda pak sekondash turmat e etura për gjak i turren viktimave të pafajshme duke i masakruar.

Në Islam, myslimani nuk e ka të lejuar të mendojë me mendjen e vet, por me mendjen e turmës. Myslimani e ka të ndaluar të mendojë apo të arsyetojë. Ai asnjëherë nuk mund t’i bëj pyetje vehtes se mos vallë ky njeri që po vrasim dhe masakrojmë është i pafajshëm. Apo mos kjo që ka ndodur është shpifje. E njëjta gjë ndodh kur hoxhët dhe imamët sipas tekave dhe qëllimeve të tyre të mbrapshta lëshojnë kushtrimin nëpër xhami se dikush ka grisur një faqe të Kuranit, është parë duke e hedhur Kuranin në koshin e plehrave, etj. Apo kur këto “dijetarë” islamë lëshojnë fetvá (urdhëresa) për gjëra nga më absurdet që mund të pjellë mendja njerëzore. Turmat vihen menjëherë në lëvizje duke dhunuar, vrarë, djegur e shkatërruar gjithçka. Ky është realiteti islamik, i njëjti realitet që ripërsëritet prej 15 shekujsh.

Siç thotë intelektuali mysliman Alija Izetbegovic (ish-presidenti i Bosnjës):  “Në Islam, myslimani nuk ekziston absolutisht si qënie individuale.” Pra, në Islam njeriu nuk është asgjë më tepër përveçse pjesë e turmës, dhe nuk ka të drejtë as të mendojë në mënyrë individuale. Myslimani është gjithmonë i detyruar të ndjekë turmën e yshtur nga padija. Është i detyruar të ndjekë një hoxhë dhe imam të mbushur plot urrjejtje. Është i detyruar të ndjekë turmën kriminale, sepse kjo turmë është Islamike, dhe për hir të Islamit gjithçka është e lejueshme. Mijëra krime dhe masakra me një sfond të tillë kryhen çdo ditë në botën Islamike. Një kriminel mund të dhunojë një femër apo mund të vrasë dikë në mes të rrugës duke deklaruar se po e bën këtë krim në mbrojtje të nderit të profetit apo Kuranit. Dhe gjithë komuniteti e mbeshtet nëse krimineli është Islamik.

Krimet më makabre në shoqëritë islamike bëhen zakonisht pak sekonda pasi mbarojnë lutjet në xhami. E Premtja është një ditë e rëndësishme në Islam, dhe dita e zakonshme kur ndodhin shkatërrime, vrasje e protesta në shkallë të gjërë. Lutja kryesore e ditës së Premte në shumicën e xhamive prej 15 shekujsh ka mbetur e njëjta. Myslimanët i luten “Allahut” që t’u jape fitore ndaj jo-myslimanëve (të paféve).  Momenti pas lutjeve, pra daljes nga xhamia, është moment besimtarët janë më të etur për gjak se kurrë. Zakonisht kur njeriu del nga vend i faljes duhet të jetë i mbushur me dashuri dhe mëshirë, por në Islam është e kundërta, sepse predikimet dhe lutjet janë plot urrejtje dhe nxisin urrjejten.

Një studim gjthëpërfshirës i bërë mbi predikimet dhe lutjet ne xhamitë më të mëdha dhe popullore në vendet islame por edhe në vendet perëndimore, tregon se predikimet dhe lutjet e zakonshme të regjistruara me video brenda xhamive janë të mbushura me një urrejtje të llahtarshme që shprehet haptazi nga predikuesit dhe besimtarët. Refreni më i zakonshëm i predikimeve dhe lutjeve është që “Allahu t’u japë fitoren ndaj qafirave,”  “t’u presë gjuhën të paféve,” t’u ngrijë gjakun në vena,” “t’i godasë me çdo lloj sëmundje dhe epidemie,” “t’i shkatërrojë plotësisht vendet e tyre.” Ata luten çdo ditë nëpër tempujt e “Allahut” që “t’i zhdukë të krishterët dhe hebrenjtë,” “t’i godasë me zemërimin e tij,” t’i mbushë gjithë dëshpërim,” “t’i shtypë dhe t’i torturojë” etj. Në mbyllje i luten Allahut me këmbëngulje që t’ua plotësojë këto kërkesa. Dhe pasi janë lutur për shkatërrim dhe vdekje, predikuesi  e mbyll predikimin duke i thënë besimtarëve që “paqja qoftë me ta, së bashku me mëshirën dhe bekimet e Allahut.” Kjo është dashuria dhe mëshira islame që predikohet çdo ditë nëpër xhamitë e botës. Kur videot e regjistruara nëpër xhami u bënë publike, shkaktuan habi dhe çudi tek shumë njerëz, jo sepse nuk diheshin, por disa njerëz naive nuk e imagjinonin dot se brenda një objekti fetar mund të predikohej një urrejtje e tillë.

Këto përhapës dhe predikues të ideologjisë islamike të urrejtjes harrojnë atë çfarë Zoti i dashurisë, Krijuesi i gjithçkaje ka thënë në Fjalën e Tij të Shenjtë, Biblën, për këta njerëz dhe kombe që urrejnë apo lëshojnë mallkime ndaj popullit të Tij. ËSHTË E SHKRUAR: “Unë,” thotë Zoti, “do të bekoj ata që ju bekojnë, dhe do të mallëkoj të gjithë ata që ju mallëkojnë.” Gjithashtu në Dhjatën e re, apostulli Pal e rithekson edhe një herë rëndësinë e këtij mesazhi. Ai thotë: “Por nëqoftëse ne apo një engjëll nga qielli do t’ju predikonte një ungjill tjetër nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallëkuar.” Çdo njeri me logjikë të shëndoshë duhet ta bluajë në mendje domethënien dhe fuqinë e këtyre deklaratave.

Fjala e Zotit është vepruese dhe e gjallë, nuk është thjeshtë një copë letër. “Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese, më e mprehtë se çdo shpatë me dy tehe dhe depërton deri në ndarjen e shpirtit dhe të frymës, të nyjeve dhe të palcave, dhe është në gjendje të gjykojë mendimet dhe qëndrimet e zemrës.” (Hebrenjve 4:12) Ky është mesazhi i Zotit për njerëzimin: “Duajeni njëri-tjetrin, sepse dashuria është prej Perëndisë dhe kushdo që ka dashuri, ka lindur prej Perëndisë dhe e njeh Perëndinë. Ai që nuk ka dashuri, nuk e njeh Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri” (1 Gjoni 4:7-8).

E kundërta e urdhëresës hyjnore të dashurisë është mesazhi i mëposhtëm: “Luftoni ata që nuk besojnë në Allahun e as në botën tjetër, që nuk e konsiderojnë të ndaluar atë që e ndaloi Allahu dhe i dërguari i Tij” (Sura 9:29)  Ai që merr pjese në luftë të shenjtë (xhihad) për kauzën e Allahut, kur nuk e detyron asgjë që ta bëjë ketë përveç besimit në Allah dhe të dërguarin e tij, do të shpërblehet me plaçkë lufte nga Allahu nëse mbijeton, ose do të pranohet në parajsë nëse vritet në luftë si martir.” Muhameti (Bukhari Vëllimi 1, Libri 2, Nr. 35)

Pyetja që duhet t’i bëjë çdokush vehtes është vetëm një. Cilin do zgjedhësh, dashurinë apo urrejtjen?

Në mbyllje të shkrimi dëshiroj të citoj William Muir, një nga studiuesit më të shkëlqyer dhe spikatur të Islamit. Ai thotë: “Kurani është një nga armiqtë më kokëfortë të qytetërimit, lirisë dhe të vërtetës që bota ka njohur ndonjëherë.”



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: