Lutfi Alia: Me tre kolegё italianё nё Tiranё
| E Shtune, 21.03.2015, 05:11 PM |

ME TRE KOLEGË ITALIANË, NË NJË KONFERENCË NË TIRANË

Nga Prof Dr Lutfi ALIA

Më 13 – 15 nёntor 2003, Ambasada Italiane nё Tiranё, nё bashkpunim me Ministrinё e Arsimit dhe me universitetet shqiptare, organizoi konferencёn ndёrkombёtare “Universiteti dje, sot, nesёr”, njё aktivitet i rёndёsishёm shkencor, qё i sugjeroi politikёs dhe stafit akademik shqiptar, se dy dekla-ratat e Bolonjёs, janё instrumentat themelore, ku duhej tё mbeshtetet reforma e arsimit tё lartё. Kjo konferencё prezantoi njё paradigёm tё re pёr arsimin e lartё shqiptar, me synime pёr t’i bёrё universitetet tona institucione tё lira, tё pavarura dhe autonome, pёr ta intensifikuar veprimtarinё kёrkimore shkencore dhe pёr ta bёrë atë pjesё integrale të didaktikёs, pasi vetёm kёsisoj pёrgatiten kuadro me nivel, qё plotёsojnë kёrkesat e shoqёrisё shqiptare me dituri shkencore bashkёkohore.

Krahas zhvillimeve social-politike dhe ekonomike, e ardhmja e Shqipёrisё pёrcaktohet dhe nga niveli profesional, shkencor, kulturor dhe teknologjik i universiteteve. Europa nuk ёshtё vetёm euro, banka, politikё dhe ekonomi e zhvilluar, por ёshtё dhe Europa e diturisё e modeluar dhe e konsoliduar nga sistemi i arsimit tё lartё, nga aktivitetet didaktiko - shkencore tё universiteteve.

Stadi politik, ekonomik dhe shoqёror i Shqipёrisё nё fillimet e mijёvjeçarit tё tretё, shtronte si kёrkesё, qё universitetet tona tё ngriheshin nё nivelin e atyre europiane, pra kёrkohej tё kryhej njё ndryshim cilёsor, duhej njё reformё e thellё e sistemit tonё universitar. Pikёrisht nёvitin 2003 po hartohej ligji i arsimit tё lartë shqiptar dhe kjo konferencё ishte njё kontribut paraprak, njё ndihmё e madhe pёr hartuesit, pёr legjislatorёt dhe pёr stafin e gjёrё tё pedagogёve.

Pёr kёtё konferencё ndёrkombёtare, Ambasada Italiane ftoi shumё personalitete tё stafit akademik tё universiteve italiane, si nga Roma, Bolonja, Torino, Ferrara, Siena, Peruxhia, Milano, Piza, Bari, Venecia etj. Nga Universiteti i Sienёs kishin ftuar: Prof Françeska Farabollini – pro rektore; Prof Fabio Berti ngaFakulteti i Shkencave Politike, Prof Giulio Ghelini nga Fakulteti i Ekonomisё dhe mua (L. Alia) nga Fakulteti i Mjekёsisё.

Sejcili nga ne pёrgatiti studimin respektiv, qё do ta prezantonim nё sesionet e konferencёs. Referatet ia dёrguam paraprakisht komisionit organizator, sepse i kishin kёrkuar per t’i botuar nё njё vёllim dedikuar këtij aktiviteti të rëndësishëm shkencor.

Prof Adriano Ciani, sekretari i Ambasadёs Italiane nё Tiranё, ideatori dhe pёrgjegjёsi i komitetit organizator tё konferencёs, na dёrgoi programin ku rezultonte se ne katёr pedagogёt nga Siena, na kishin caktuar moderatorё dhe konkretisht Prof Françeska Farabollini do tё drejtonte seancёn 3° plenare, unё isha caktuar moderator i sesionit 1°, Prof Berti nё sesionin 3° dhe Prof Ghelini nё sesionin 5°. Ky njoftim, mua mё gёzoi shumё, sepse shprehte vlerёsim dhe konsideratё, ndёrkohё qё politikanёt dhe disa drejtues tё universiteteve tё vendit tim, mё kishin harruar.

Tё tre kolegёt e mi vinin pёr herё tё parё nё Shqipёri dhe si mund tё imagjinohet, kurioziteti i tyre ishte i tejskajshёm. Edhe pse nuk ma kishin konfiduar, nga pyetjet e shumta qё mё bёnin, kuptohej se kishin njohuri pёr vendin tonё, kishin lexuar nё interneti dhe ishin informuar pёr historinё, kulturёn, politikёn, universitetet dhe besimet fetare tё popullit tonё. Kёtё fakt e kuptova para se tё niseshim, sidomos nga pyetjet e sociologut Fabio Berti, i cili ёshtё i njohur pёr studimet shkencore dhe per botimet e shumё monografive, sidomos kishte studiuar pёr imigracionin shqiptar.

Ne takoheshim shpesh dhe çdo herë ata më drejtonin shumë pyetje, kuptohet përderisa e vizitonin për herë të parë Shqipërinë, kishin kuriozitet ta njihnin sa më mirë vendin tonë. Gjate ketyre bisedave, si unë dhe kolegët e mi, vinim në provë njëri tjetrin për vërtetësinë e komenteve dhe të fakteve që diskutonim. Argumentat që ballafaqonim ishin të shumta, por kryesisht rreth historisë të vendit tonë dhe aktiviteteve të universiteteve shqiptare.

Gjatë udhëtimit me autobuz, nga Siena për në Firence, Prof Berti mё pyeti:

- Ç’lidhje ka emëri i Tiranës me Teheranin?

E kuptova se kishte lexuar në internet disa debate rreth këtij problemi, andaj fillova t’i tregoj si e dija unë këtë rrethanë historike.

- Ne fakt, mes emërit Tirana dhe Teheran nuk ka asnjë lidhje. Ky është një interpretim i gabuar, nga disa persona, që kanë shpikur një homonomi fallso, të lidhur me Sulejman Pashë Bargjinin, i cili kishte marrë pjesë në luftimet e Teheranit dhe pasi u kthye nga lufta në Persi, në vitin 1614 ndërtoi një xhami, një hamam dhe një furrë buke në qendrën e vjetër të Tiranes. Kjo datë lidhet me ndërtimin e xhamisë, por aspak me themelimin e qytetit, pasi Tirana ka ekzistuar shume kohë me parë, së paku dokumentohet që në shekullin e II para Krishti, e njohur si qendër banimi me emërin Tyros, emër me origjinë greke, që do të thotë “bylmet”, çka sugjeron se në fushën e Tyros, apo të Tironës, blegtorët ilir prodhonin djathin dhe nenprodhimet e tjera të qumështit. Kjo rrethanë mbështetet dhe me emërin e lumit Lana, që e përshkon mespërmes qytetin dhe si dini dhe ju, është emër blegtoral me origjinë greko-latine. Krahas zbulimeve të vilave urbane e rurale dhe mozaikeve të bazilikave paleokristiane, në qendrën e vjetër të Tiranës janë zbuluar dhe muret e një kështjelle të herëshme ilire. Gjatё pushtimit romak, si tregon Ciceroni, rreth keshtjellave ilire, u ndërtuan dhe qendrat urbane, kësisoj dhe Tyros u zgjerua si qendёr banimi, si dёshmojne zbulimet arkeologjike.

Ështё e dokumentuar se keshtjellat e Tyros dhe e Scampus, u shkatërruan nga barbarët ostrogotë në vitin 476 e.s. Luftimet e Bizantit kundër ostrogotëve, përfunduan në vitin 487, me marrëveshjen e armëpushimit, të firmosur në kështjellën e Petrelës nga Adamanti, komandant i ushtrisë bizan-tine dhe Teodoriku, mbreti i ostrogotёve, i cili më pas u detyrua të largohej pёr nё Itali dhe t’i linte të lira trojet iliro-arbërore. Do të kemi fatin ta vizitojmë kështjellën e Petrelës, që ndodhet në jug të Tiranës, pasi ne programin e konferencёs, janё parashikuar vizita dhe ne disa qendra historike.

Pra si kuptohet, Tirana ka ekzistuar shumë shekuj para Sulejman Pashë Bargjinit.

- Intersante, tha Prof Françeska, ky fisnik shqiptar ka emër mysliman, titull ottoman dhe mbiemër

të krishterë. Në Toskanë është një komunë me të njëjtin emër Bargjini.

- E vërtetë, i konfirmova. Vendlindja e tij është fshati Bargjini në periferi të Tiranës, nga e ka marrë mbiemërin familja e Sulejman Pashës. Në Shqipëri ka shume familje me emër mysliman dhe mbiemër të krishterë, si mbiemërat Popa, Gjini, Gjoka, Abati, Murga e shumë të tjerë. Kjo lidhet me faktin, se pas konvertimit në fenë myslimane, shumë persona ndryshuan vetëm emërin, por ruajtën mbiemërin e familjes. Populli ynё ka qenë i krishterё, por pas pushtimit turk, një pjesë e konsiderueshme u konvertuan në myslimanë. Aktualisht në Shqipëri bashkëjetojnë në harmoni katër besime fetare: myslimanët, katolikët, ortodoksët dhe bektashit.

- Në shumë informacione për Shqipërinë shkruhet se jeni vend mysliman. Në disa artikuj në gazetën Corriere della Sera dhe në gazetën Washington Post, theksohet se Shqipёria është vendi mysliman kryesor i Europës, ndërsa ti po na tregon se janë katër besime fetare, por bektashijt çfarë besimi janë? – më pyeti Prof Françeska.

- Nga të dhënat e census-it rezulton se 1/3 e popullates nuk deklarojnë përkatësine fetare, ndërsa 38 % janë të besimit mysliman synitë, 10 % janë katolikë, 15 % ortodoksë etj. Në fakt duhet treguar, se brenda besimit mysliman janë dhe bektashijt, një urdhër mistik, autonom, i pavarur, pacifist, liberal dhe patriotik, qё vetëdrejtohet nga Kryegjyshata Botërore në Tiranë.

Ky urdhër ёshtё themeluar në fund të shekullit XIII nё Persi, nga Bektash Veliu, nga e mori dhe emërin – Bektashijt dhe me pas u përhap në Turqi e nga ketu në vëndet ballkanike të pushtuara nga Perandoria Ottomane, madje besimi baktashi u shtri deri nё Hungari dhe në Ukrainë.

Bektash Veliu, gjatë udhëtimeve në Hindi, Kinë dhe nё vёndet arabe, u njoh me Budizmin, Zarathutrizmin, Hinduizmin dhe Myslimanizmin, nga tё cilёt mori shumё elemente të kulturës fetare, tё cilat i integroj nё ritet e urdhërit Bektashi.

Në Shqipëri bektashijt u pёrhapën në fund të shekullit të XVI. Diferencat ndërmjet myslimanëve synitë dhe bektashijve, janë më të mëdha, se sa diferencat ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve.

- Nga kjo që na tregove, - tha Prof Françeska, rezulton se në Shqiperi janё 4 besime fetare. Ky ёshtë informacion i rëndësishёm, pasi evidencon kulturën e tolerancës fetare të popullit shqiptar, por qё njihet pak nga ne, andaj shpresojmë, që kjo vizitë të na ndihmoj për një njohje mё të thellё dhe të këtyre aspekteve fetare të Shqipërisë.

- Harmonia dhe bashkёjetesa e besimeve fetare, ёshtё karakteristika e kulturёs shqiptare. Nё vendin tonё nuk janё zhvilluar luftra fetare, - pёrkundrazi shtova unё me krenari, - myslimanet, katolikёt, ortodoksёt dhe bektashijt, se bashku kanё luftuar kundёr pushtuesve te huaj.

Kështu vazhdoi bashkëbisedimi mes nesh, gjatë gjithë udhëtimit e krahas shakave e ndonjë barca-lete për variacion të bisedës, kryesisht ishim të përqëndruar rreth Shqipërisë dhe konferencës.

- Universiteti i parë në Shqipëri është hapur në vitin 1956, tha Prof Ghelini, përse me kaq vonesë?

- Kjo vonesë lidhet me rrethanat historike të Shqipërisë. Në fakt, universiteti i parë është hapur në vitin 1389 në katedralen e Shën Maries në Durr s, i njohuri Universitatum Studiorum Durrahensis, që u mbyll pas pushtimit turk. Ne vitet 1744 - 1769 ka funksionuar Akademia e Re e Voskopojes, por dhe ajo u mbyll, madje u shkaterrua nga turqit dhe grekët, tё cilёt dogjёn bibliotekёn dhe e shkatёrruan shtypshkronjёn, qё njihet si e para në Perandorinë Ottomane. Pushtimi pesëqind-vjeçar nga turqit, synoi të çdukte kulturën, arsimin dhe gjuhёn tonë, madje me ferman tё sulltanit, ishte e ndaluar të flitej e të shkruhej në gjuhën shqipe dhe këtë turqit nuk e kishin bërë me asnjë nga popujt e tjerë ballkanik dhe as me vendet e tjera që kishin pushtuar. Ky ishte një ndëshkim i rëndë hakmarrës, qё turqit kryen kundёr shqiptarëve, pёr rezistencën, kundër pushtimit otoman. Turqit kryen gjenocidin e shqiptarёve dhe synuan tё vrisnin kulturёn dhe gjuhen shqipe.

Shqipёria e fitoj pavarёsinё me vonesë, në fund te vitit 1912 dhe për shume dekada u pёrfshi në konflikte të brendëshme dhe nga dy luftat botërore, që e penguan hapjen e universitetit.

Në vitin 1946 u hapёn Institutet e para, nё vitin 1952 Fakulteti i Mjekёsisё dhe në vitin 1956 u themelua Unversiteti i Tiranës. Pas vitit 1991 u ngritën dhe universitete te tjera, mes tyre dhe shumë universitete private.

- Gjimnazet shqiptare jane tё nje niveli tё lartё, çka e konstatoj nё formimin e studentёve shqiptarë, që frekuentojnё Universitetin e Sienёs dhe qё kanё rezultate shumё tё mira. Kёtё fakt m’a kanё konfirmuar dhe kolegёt e mi nga univesitetet e tjera italiane, madje nё statistikat e botuara nga Ministria e Arsimit dhe e Universiteteve e Italisё, evidencohet se studentat shqiptarë, pёr rezultatet e larta, janё grupi i studentave, qё fiton mё shume bursa studimi – tha Prof Ghellini.

- Mё gezon ky fakt dhe më bën të ndjehem krenar, i thashё me pak mburrje, pёr kёtё lёvdatё tё merituar pёr arsimin e mesёm shqiptar.

- Ti je nё dijeni se nё fakultetin tonё, kanё ardh pёr azhornim shkencor pedagogёt e Universitetit tё Tiranёs, a mund tё na organizosh njё takim pёrshendetje me Zydi Dervishin, Petrika Thengjillin dhe Qazim Xhelilin, mё pyeti Prof Berti.

- Kjo ёshtё detyra më e lehtë pёr mua, i thashë, sepse ata do të jenë të pranishëm në konferencë.

Pasdite arrijtёm nё Tiranё. Nё aeroportin e Rinasit kishin dal të na prisnin dhe pasi u sistemuam në hotelin Internacional, në darkë dolëm sё bashku në shetitje nëpër qytet. Tirana iu pelqeu, sidomos qendra. Kur u ndodhëm përballë xhamisë dhe kullës veneciane të sahatit të Tiranës, Prof Françeska pyeti:

- Kjo është xhamia për të cilën na tregove?

- Jo, i thashë, kjo është xhamia e Et’hem Beut, e ndërtuar në fund të shekullit të XIX dhe është monument kulture, mbrohet nga shteti për origjinalitetin arkitektonik. Si e shikoni, portiku është në formën e germës L, i kufizuar me 14 kolona anësore, në ndryshim nga xhamitë tradicionale, qe e kane portikun në formën e germës U. Veçori tjetër është minaria e ndërtuar në pjesën perën-dimore, ndërsa xhamitë e tjera e kanë nga juglindja. Një tjetër karakteristikë dalluese e kësaj xhamie, jane zbukurimet masive floreale në mjediset e brendëshme, që shquhen per ngjyrat e shumta dhe teknikën e realizimit.

- A mund ta vizitojmë xhaminë? Pyeti Prof Françeska.

- Me sa di unё, gratë nuk mund të hyjnë brenda në sallën e lutjeve, pasi kanё një vend të veçantë anësor pёr lutje, ndërsa brenda hyjnë vetëm burrat për të kryer ritualet dhe lutjet sipas Kuranit.

Nё vazhdim vizituam rrënojat e kështjellës të Tiranës, korpusin qëndror të Universitetit, Galerinë e Arteve, ku qendruam gjatë, sidomos nё pavionin me pejsazhe ku dominon arti ekspresionist.

Kur dolёm vazhduam shetitjen dhe diskutimet pёr historinё e qytetit dhe rrethanat historike kur Tirana u be kryeqytet i Shqiperise.

Tё nesёrmen mё 13 nёntor, filluan punimet e konferencёs. Nё ceremoninё e hapjes moren pjese  ambasadori i Italise ne Tirane, disa ambasadorё tё vendeve tё tjera tё akredituar nё Tiranё, ndёrsa nga pala shqiptare ishin zv-kryetaria e Parlamentit dhe ministri i Arsimit dhe i Universiteteve.

Nga bisedat me pedagogёt e universiteteve shqiptare, tё gjithё u shprehёn se duhej tё vinte dhe kryeministri dhe ministra tё tjerё, pasi problematika e kёsaj konference ishte me rёndёsi tё veçantё pёr tё ardhmen e arsimit te larte shqiptar, çka kerkonte praninё dhe impenjimin e qeverise dhe te ministrive, por me sa duket pushtetarёt e asaj kohe nuk ishin shumё tё interesuar pёr universitetet.

Tematika e konferencёs ishte e pёrzgjedhur dhe justifikonte qellimet e këtij aktiviteti, që do te ndihmonte dukshёm nё kryerjen e njё reforme tё thellё tё arsimit të lartë shqiptar.

Me 14 nentor, u zhvilluan punimet ne sesionet paralele, tё cilat perfunduan nё darkё vone.

Nё mёngjez, zbritёm nё barin e hotelit per kafè dhe aty na njoftuan, se punimet do tё vazhdonin nё sesionet e tjera, nё mjediset e fakulteteve, pasi nё sallёn e madhe, do tё zhvillonte punimet njё konference  tjeter: “Fetё dhe civilizimet nё mijёvjeçarin e tretё – rasti Shqiperia”, njё aktivitet qё i dedikohej tolerancёs fetare tё popullit shqiptarё.

Kёshtu paraditja pёr ne ishte e lirё dhe ne vendosёm tё vazhdonim vizitat nёpёr Tiranё.

Ndёrkohe filluan tё vinin pjesmarrёsit e konferencёs tjetёr. Pjesmarrja ishte masive.

Ndёrsa bisedonim, nё tavolinen tonё u afrua At Zef Pellumbi. Erdhi pёr tё mё takuar. Njiheshim prej kohёsh. Ishim takuar disa herё sё bashku me Nёnё Terezёn. Pasi u pёrshendetёm e prezantova me kolegёt e mi italianё tё Sienёs.

At Zefi i uroi mirseardhjen me njё italishte tё bukur dhe me kёnaqёsi tё veçante iu tha:

- Gёzohem qё u njohёm e nё veçanti qё vini nga Siena, ku mёsuesi dhe udhёheqёsi im shpirtёror At Gjeçi ka studiuar nё Siena, madje atje eshte shugruar prift. Nje koinçidence e bukur. At Gjeçi me fliste me shumё mall pёr qytetin tuaj tё bukur, me katedralen me mozaikun mё tё madh nё botё. Ju keni dhe bankёn e parё nё botё, Monte dei Paschi dhe ndertesen e bashkise, qё nga shekulli XIII.

Kolegёt e mi u entusiazmuan dhe i shprehёn komplimentat pёr njohuritё e tij pёr Sienёn.

E ftuam per kafè dhe ai pranoi me shumё kёnaqёsi.

- A do te diskutosh nё konferencё, - e pyeta.

- Po, kam njё fjalё tё shkurtёr, jo mё shumё se 10 minuta. Do t’iu transmetoj nje mesazh per harmonine fetare, bazuar nё thёnien e At Gjergj Fishtёs: “Kemi Bajram dhe Pashkё, por Shqipёrinё e kemi bashkё”.

Biseda zhvillohej rrjedhshёm dhe tepёr miqёsore. Kolegёt e mi, e pyetёn rreth ripёrtritjes tё besimit katolik nё vendin tonё dhe At Zef Pellumbi, thjeshtё dhe bukur i tregoj per arritjet dhe ruajtjen e kulturёs katolike e nё veçanti theksoi impenjimin e brezit te ri.

Nderkohe, arrijti Kryemyftiu Sabri Koçi dhe pas tij hyri Hirёsia e Tij A. Janullatos, i shoqёruar nga njё suitё njerёzish.

Po afronte ora e fillimit te konferencёs, andaj u ngritёm dhe pasi u pёrshёndetёm me At Zefin, u nisёm tё dilnim, por punonjёsit e sigurisё na ndaluan, pasi po vinte presidenti i Republikes e pas tij erdhi dhe kryeministri me disa ministra.

- Kёta zotёrinj, do tё kishin bёrё mirё tё vinin sё pari nё konferencёn e universiteve, tha Prof. Françeska, me njё ton kritik dhe me keqardhje, pёr mungesёn e tyre nё ceremoninё e hapjes.

Pasi u lirua kalimi, dolёm nga hoteli dhe para shkalleve u ndodhem perballё me Kryegjyshin Dede Reshat Bardhi, i cili sapo me pa, me thёrriti nё emёr. U pёrshёndetёm me perzemёrsi. Ishim takuar disa herё, madje nё gusht tё vitit 1993, shkuam nё Kryegjyshatё bashke me mikun tim Shaban Sinani, pёr njё intervistё pёr besimin bektashi, qё u botua ne gazeten “Shqip”. Pasi e prezantova me miqt e mi italiane mё pyeti:

- Dhe ju jeni keni ardh pёr konferencёn tone?

- Jo, i thashe, ne jemi ne konferencёn tjetёr, atё pёr universitetet.

- Mos ikni pa mё takuar, tё pres nё Kryegjyshate bashkё me miqt tuaj italianё, tё pimё njё kafe sё bashku, - na ftoi me shume dashamiresi Dede Reshat Bardhi.

Me shumё mirёsjellje, na kёrkoi leje tё largohej, pasi po afronte ora e fillimit tё konferencёs. Ndёr personat qё e shoqёronin ishte M. Dova, dy baballarё dhe çuditёrisht njё ish-mёsues. Mё thёnё tё drejtёn u befasova, qё mes tyre ishte dhe ky person, i cili nё vitin 1967, kur filloi fushata kundёr fesё dhe institucioneve tё kultit, ai detyroi kolektivin e mёsuesve dhe nxenёsit e shkollёs 8 vjeçare, tё shembin dy tyrbet e fshatit, ndёrsa tani po shfaqej si bektashi i devotshёm. Çfarё hipokriti!.

Kёtё ngjarje ua tregova kolegёve tё mi italiane e ata nuk shprehёn habi, madje filluan tё qeshin. Nё atё çast, m’u kujtua njё thёnie e Niçes: “Ruhuni nga ekstremistёt, pasi ata shquhen pёr aftёsinё ta çorientojnё shoqёrinё”. Prof Berti, pёr tё lehtesuar kёtё rrethanё na tregoj dy barcaleta me ekstremistёt, keshtu e kaluam me tё qeshur dhe e harruam kёtё ngjarje jo tё pёlqyeshme.

Ndёrsa shetisnim nё trotuarin pёrballё Pallatit tё Kulturёs, Fabio na propozoi tё hynim nё librari. Prof Ghelini dhe unё e aprovuam, ndёrsa Prof Françeska tha:

- Ndёrkohё qё ju po do te qendroni ne librari, une po bej njё shetitje e pas njё gjysёm ore takohemi ketu para Pallatit tё Kulturёs.

Kur dolёm nga libraria, Prof Françeska nuk kishte ardhur ende. Duke pritur, vazhduam bisedat per librat qё blemё. Prof Ghelini po veshtronte nga xhamia e Tiranёs dhe pa nё ballkonin e minares njё grua, qё pёrshendeste me dorё.

- Me duket se ne minare ёshtё ngjitur njё grua? – tha Ghelini, me njё ton habie.

- Nuk ka mundёsi, i thashё une. - Gratё nuk mund tё ngjiten nё minare.

- Shikojeni, jam i bindur se ёshtё grua, - insistoi Ai.

Jo vetёm ne, por dhe disa qytetarё tё tjerё, po vёshtronin tё befasuar nga kjo ngjarje. Me tё vёrtetё ishte njё grua. Ngjarje pa preçedenta. Nuk kishte ndodhur kurre, qё njё grua tё ngjitej deri sipёr nё minare. U afruam pёr nga xhamia dhe po vёshtronim lart.

Pas pak, silueta e kesaj gruaje u çduk e pas disa minuta, nga dera e xhamisё doli Prof Françeska Farabollini, me njё Kuran nё dorё.

Po vinte drejt nesh me një gëzim të dukshëm dhe sapo u afrua na tregoi çfarë kishte ndodhur.

- Kur ju hytë në librari, - tha Françeska, - unë shkova të vizitoj xhaminë. Hyra brenda e pashë një person të ulur në gjunjё, që po falej. I ndoqa me vemendje ritualet që kryente, por nuk kuptoja çfarë thonte. Pasi mbaroi, ai u kthye per të dal dhe kur me pa mua, me habi me foli në gjuhën shqipe. Nuk kuptova, çfarë tha, por nga mënyra e të folurit kuptova se me pyeti, andaj për të kapërcyer këtë situatë të ngatёrruar, me ndrojtje iu përgjigja në italisht.

- Jam italiane, jam profesoreshë në Universitetin e Sienës e me vjen keq, që nuk kuptoj e nuk flas gjuhën tuaj.

Ai m’u pergjigj në italisht.

- Mirë se erdhët në xhaminë tonë, Unë quhem Bledar Myftari, jam hoxhё. Me çfarë mund t’i u ndihmoj?

- Për xhaminë tuaj me kanë folur shumë, sidomos për zbukurimet floreale e isha kurjoze t’i shikoja.

Ai me mirësjellje më tha tё hiqja kepucët dhe me ftoi të hyja në sallën e lutjeve, që ishte e mbuluar tërësisht me qylyma shumëngjyrёshe dhe filloi të më spjegonte. I tёrё mjedisi i bendshёm dhe kupola ishin tё mbushur me piktura tё bukura floreale. Me shumë krenari theksoi se afreskët, ishin realizuar nga dy klerikë tiranas. Pasi përfundoi më dhuroi Kuranin. Nga mirësjellja e tij përfitova dhe e pyeta, në se mund te ngjitesha në minare dhe të kundroja qytetin e Tiranёs. Per nje çast ai hezitoi e mё pas mё tha:

- Dakort, ngjitu por pa këpucë.

Prof Françeska vazhdoi të tregonte, si u ngjit në minare, nga ku kundroi pamjen e bukur tё Tiranёs dhe se na kishte parё dhe pershendetur nga lart. Sa e pabesueshme, po aq reale ishte kjo ngjarje që ajo e përjetonte me një gëzim të veçantë. Fabio dhe Xhulio e vështronin me admirim dhe me habi, por dhe e përgezuan për këtë iniciativë të guximëshme dhe pa preçedenta.

- A e di se je e para grua në botë, qё je ngjitur në minare? – e pyeta une, duke ia theksuar këtë meritë, e konkretizuar në Tiranë.

- Po, - mё tha, - jam plotësisht e bindur, por u ndërgjegjёsova se besimi mysliman në Shqipëri, nuk ёshtё konservator dhe as fanatik. Pkërisht ngjarja ime është dëshmi se feja myslimane dhe hoxhallarët ne vendin tuaj janë me kulturë dhe toleranta. Ky është një myslimanizëm europian.

U kthyem në hotel dhe këtë ngjarje ia treguam kolegëve të tjerë, të cilët të entusiazmuar nga kjo ndodhi e rrallë, filluan t’i bëjnë komplimenta Prof Françeska, që u bë heroina e ditës mes kolektivit tё italianëve.

Pasdite ndoqëm punimet nё sesionet e tjera. Të gjithё ishim tё kenaqur, si nga pjemarrja, ashtu dhe nga impenjimi i pedagogёve shqiptar, si me referimet dhe nё diskutimet rreth tematikёs tё trajtuar nё sesione. Vlerёsimet e kolegёve tё mi nuk ishin thjeshtё komplimenta kortezie, por njё realitet, i shprehur nga pedagogёt shqiptarё, qё u impenjuan nё debatet me kulturё duke theksuar domoz-doshmёrinё e njё reforme tё thellё tё universiteteve shqiptare, qё tё arrinin nivelet dhe tё ekuivalentoheshin me universitetet europiane. Diskutimet vazhduan deri vone nё darkё. Kolegёt shqiptarё ishin tё etur tё diskutonin, pyesnin si funksionte autonomia, per kurikulat e fakulteteve tё universiteteve italiane dhe mundesitё e shkёmbimit tё eksperiencёs, sidomos pёr pёrfshirjen e studentёve tanё nё programet Erasmus tё vendeve europiane.

Kjo ditё e konferencёs u mbyll me aktivitete intensive dhe me sodisfaksion tё pёrgjithshёm.

Në paraditen e 15 nëntorit u mblodhëm për konkluzionet përfundimtare të çdo sesioni dhe për hartimin e deklaratës për konferencën e shtypit.

Prof Françeska Farabollini, në emër të kolegëve italianë bëri një deklaratë të veçantë.

- Konferenca ndërkombëtare “Universiteti dje, sot dhe nesër”, ia arriti plotësisht qëllimit. Uroj që institucionet përkatëse dhe kolegët shqiptarë ta vlerësojnë këtë informacion të rëndësishëm, që u transmetua me referatet e shumta e me nivel tё lartё shkencor dhe ta përdorin me sukses në reformën që po zhvillojnë dhe në hartimin e ligjit të ri të arsimit të lartë shqiptar.

Për ne ishte një eksperiencë e bukur, që e përjetuam me intensitet. Njohëm bukuritë e vendit tuaj, në veçanti kulturën e mikpritjes të rrallë shqiptare dhe nivelin bashkёkohor tё kolegёve shqiptar.

Keto pak ditё qё jetuam nё Tirane, ne mësuam shumë dhe dëshiroj, që këto vlera shqiptare t’i njohi më mirë Europa dhe bota.

Pasdite morem avionin dhe u kthyem nё Itali. Nё rradhët e miqëve të Shqiperisë, u shtua dhe grupi i madh i profesorave italianë, në mes tyre dhe tre kolegët e mi nga Siena.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: