Reshat Nexhipi: Pse Leka ilir u deklarua për grek
| E Premte, 13.03.2015, 08:00 PM |

Histori

Si  dhe pse, Leka i  Madh ilir, u deklarua për grek

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Njerëzit  e tillë, të cilët, për interesa personale,  mohojnë  origjinën e vet, kushedi sa të suksesshën të jenë në profesionin e tyre, duhet  të ndëshkohen nga bashkëatdhetarët  e  vet, e jo të dekorohen, siç ndodhi  me  akademikun  maqedonas  të Shkupit, gjë që vlen edhe për  spiunët  ose politikanët  shqiptarë  të cilët permes veprimeve të ndryshme  kanë dëmtuar ose dëmtojnë  kombion e vet. Por, t i kthehemi titullit. Që Leka i Madh kishte origjinë ilire, tanimë e dinë edhe zogjt  e pemëve, përveç se ndonjë  grekofilit shqiptar ose historianit që i ka mbetur ora  dhe mendja në kohën e komunizmit. Për origjinën e tillë të tij, është shkruar dhe stërshkruar  jo vetëm nga studijuesë  tanë por edhe të huaj, prandaj do të ishte e tepërt të përsërisnim të njëjtat gjëra, përveçse faktit që monedha e Shqipërisë mban emrin e tij dhe që  këtë, Greqia, sa e di unë, kurrë nuk  e ka kontestuar, ose të ketë  reaguar, siç ndodh me emrin e Maqedonisë. Përndryshe, sa i përket pyetjes  që qendron në titull, janë tri shkaqe kryesore  për këtë.

Rrenditja e shkaqeve

1. Leka i Parë, pra gjyshi i Lekës së Madh, nëse mund ta quaj kështu, për të marrë pjesë në Lojrat olimpike, para Komisionit përkatës, mohoi origjinën maqedonase (ilire) duke u paraqitur me origjinë  të largët, që përputhej me atë të  grekëve, gjegjësisht  helenëve. Meqenëse, në ato lojra, zuri vend të lartë, ndoshta të parë, grekëve u konvenonte ta paraqesin para botës si të vet. Pikërisht aty ka gjenezën ngatëresa lidhur me origjinën e  Maqedonëve të vjetër, kuptohet edhe e Lekës së Madh, ngatëresë kjo, e shkakëtuar, jo nga  grekët, por, nga anëtarët e familjes së  mbretit tonë ilir. Prandaj, Greqia, ka plot të drejtë që ka përvehtësuar Lekën e Madh, edhepse historianët grekë janë të vetëdishëm  për këtë ngatëresë të madhe historike, gjë që dëshmohet edhe me, siç thashë, mos kontestimin  e emrit të monedhës së Shqipërisë.

2. Të njëjtin gabim bëri edhe  pasardhësi i Lekës së Parë-Filipi II, i cili  kur pushtoi Greqinë, për t i përfituar grekët kundër Persisë, deklarohej për grek, gjë që i përgji

gjej  grekëve, për të mos thënë para botës që në krye kanë një   barbar, siç i quanin maqedonët më parë.  Pra, edhe Filipin II, sikurse Lekën e Parë, për arësyet që thek

sova, e vendosën në rradhën e grekëve, gjë që  vlen edhe  për djalin e Filipit II-Lekëln e Madh, i cili pas vdekjes së T et, vazhdoi politikën e tij lidhur me përkatë

sinë etnike.

3. Që ky i fundit kishte dëshirë të deklarohet për grek, fajtor ishte edhe edukatori i tij Aristoteli, i cili,  për interesa poashtu personale, për të prosperuar në profesionin e vet,  deklarohej për grek-helen, duke e fshehur  pra origjinën  maqedonase (ilire) të tij.Vepronte kështu   edhe për të bashkuar forcat greke dhe maqedonase kundër Persisë të cilën e  urrente pa masë për shkak të vrasjes nga ana e saj të një mikut dhe njeriut më të afërt të tij. Për t u hakmarrë për këtë, ka lexuar  literaturë të shumtë që kishte të bëjë me taktikën luftarake etj. të persianëve dhe të cilën ia përcillte  nxënësit të  vet- Lekës së Madh, gjë që  pati efektin e dëshiruar, gjegjë

sisht  qe një ndër shkaqet kryesore për fitoret legjendare të tij kundër perandorisë më të madhe të asaj kohe-Persisë-thonë disa nga biografët e tij.

Në vend të përfundimit

Nga  sa thashë, del se, ka dallim të madh midis origjinës, deklarimit  dhe ndjenjave të një personi. Dy të parat, origjina pra dhe deklarimi, lehtë zbulohen, por është   pak vështirë me të tretën. Kjo vlen  edhe për Lekën e Madh. Se çfarë origjinë ka patur dhe si deklarohej, thamë, por si ndjehej, mund vetëm të supozohet në bazë të  sjelljeve dhe veprimeve të tij, por jo edhe të  vërtetohet  plotësisht. Kjo vlen edhe për plot personalitete të sotme, në vende të ndryshme të botës, siç  janë edhe Shqipëria me Maqedoninë, posaçërisht kjo e fundit, ku, edhe një akademik i njohur, siç thashë, për arësye  që kuptohen, pra për interesa personale, deri para penzionimit, nuk ka dashur të deklarojë origjinën shqiptare të tij, duke u deklaruar për Maqedonas, pa kërkuar fare ndjesë gjatë pranimit të një dekorate, nga ana e  njerëzve të gjakut të tij.!!!

Ps. Lidhur me origjinën e Lekës së Madh, sa   pa hiç, do kujtoj lexuesit  vetëm me tekstin në vijim. Në revistën maqedonase “Dello”, 10. 05.1996 të Shkupit,  thuhej se  CIA (Ekspertët e saj), deklarojnë: ,, Leka i Madh dhe Maqedonët e Vjetër ishin ilirë,,. Kjo revoltoi tepër albanofobët maqedonas, njëri prej të cilëve, përmes shtypit, deklaronte: ,,Opinioni i  ekspertëve të  CIA-s shkon në favor të historianit Reshat Nexhipi nga Manastiri  i cili disa herë ka shkruar që Leka i Madh u takon shqiptarëve,, etj.etj. (,,Makedonsko delo,, nr.154 dhe ,,Fokus,, nr.38, Shkup), kurse një nga të lartpërmendurit, duke mos patur argumente  të tjera, për të më diskredituar, u përpoq, permes shtypit, të më paraqesë si agjent të CIA-s, gjë që, për mua, ishte një lavdëratë e tepëruar dhe e pa merituar, prandaj dhe e falendederova thellë nga zemra, duke  i  thënë se ,,Do të isha i lumtur që të  kisha atë zotësi, por, fatkeqësisht, nuk e kam.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: