Albert Vataj: Luigj Gurakuqi, 90-vjetori i vrasjes
| E Hene, 02.03.2015, 10:12 PM |

Ndërmëndje për shkodranin e madh dhe patriotin e paepur, Luigj Gurakuqi në 90-vjetorin e vrasjes

Luigj Gurakuqi (Shkodër, 20 shkurt 1879 - Bari, 2 mars 1925)

Nga Albert Vataj

Në mbrëmjen e 2 marsit të vitit 1925, sonte 90 vite më parë ekzekutohet Luigj Gurakuqi, hartuesi dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poeti, arsimtari, tekstologu, gjuhëtari, diplomati, deputëti dhe ministri i Financave të qëverisë së asokohëshme.

Pas shtypjes së Lëvizjes së Qershorit, Luigj Gurakuqi u largua për në Itali. Mbremja kobzezë të 2 marsit, arma e kushëririt të tij Baltjon Stamolla, e shtriu oa jetë në në derën e Hoteli Cavour. Ishte mbrëmja, dëshmojnë burimet, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Ai kishte kërkuar leje prej tyre që të largohej me arsyen "do t'shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij". Në xhepat e shkyer të ish-Ministrit të financave policia italiane gjatë ekspertizës gjeti vetëm 350 lira. Nëse mund të thuhet, ministri i Financave që zogistët e akuzuan për korrupsion, ndërroi jetë me çorape të grisura në themër.

Betejën e gjatë të dyshimeve rreth porositësiht të vrasjes e shuan një dokument, faksimile e cila qarkullon në internet.

N'organizimin e këtij atentanti kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë:

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)

Çatin Saraçit Hotel de la Ville...”

Citohet në faksimilen e dokumentit kompromentues. Se kush pagoi për vrasjen askush nuk mundi ta thoshte përfundimisht, veç aludimeve që ngrihen rreth ndihmës që ekzekutori kërkon nga personat, të cilëve edhe u drejtohet.

Kështu u shua një nga personalitetet më të spikatur të kulturës dhe atdhetarizmit, “Shqiptari i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, do të kumtonte Gjergj Fishta tek "Pika voeset".

“...pionieri i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flaket që thithi me themele kulturën e Përëndimit dhe si njeriun që punoi më gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.”, - do të shkruante për të Fan Noli.

E kushtuesja e Padër Anton Harapit, “Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, shkruan françeskani i madh te "Andrra e Prêtashit" kushtue Luigj Gurakuqit.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: