Ramiz Selimi: Dikur emigrant, tani mjek në Linz
| E Enjte, 26.02.2015, 09:57 PM |

Dr. Sabedin Mustafa, mjeku me histori suksesi në mërgim!

Dikur emigrant, tani mjek i dashur në Linz

Nga Ramiz Selimi

Në dy dekadat e fundit diaspora shqiptare ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë, jo vetëm me integrimin në vendet ku jetojnë, por edhe më ngritjen e nivelit të arsimimit. Nga radhët e saj tani mund të takosh kuadër me të gjitha nivelet e përgatitjeve shkollore, duke filluar nga Doktor të Shkencave, Magjistra, Inxhinier të diplomuar, Arkitektë, Menaxher, Mjek,  Gazetarë, Shkrimtarë, etj. Shqiptarët kanë talentin dhe aftësitë që njëkohësisht të jenë edhe Biznesmenë, Intelektual, por edhe Sportistë me renome botërore. Gjithashtu  ajo ka prodhuar vitet e fundit edhe Intelektual të kalibrit të nobelistëve të shquar botërorë.

Njëri nga këta shqiptarë të shquar gjendet në Linz të Austrisë. Unë pata rastin ta takojë dhe të bisedojë gjerë e gjatë më të. Spitali i Linz-it nuk mund ta imagjinojë kuadrin e tij mjekësor pa Dr. Sabedin Mustafën. Ky mjek i dashur për të gjithë kolegët e tij, gjatë bisedës i vërtetonte të gjitha ato fjalë të mira, që dëgjuam nga drejtori i Spitalit dhe kolegët e tij.

Dr. Sabedini i takon gjeneratës së parë të mërgimtarëve. Ky është rasti më i mirë, se nëse punohet me vullnet dhe dëshirë mund të arrihen rezultate fenomenale, që për shumë njerëz në vendlindje janë të pabesueshme. Ai u lind në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Potoqan i ulët me 25.08.1972. Pas përfundimit të shkollës fillore në Bellacërk dhe Gjimnazit të mjekësisë në Prizren, me 1991 ai emigron në Austri.

Natyrisht më të ardhur në Austri, si çdo emigrantë kishte shumë plane për të ardhmen. Synimet e gjeneratës së parë, kanë qenë në përgjithësi çdoherë të kufizuara, synimi i tyre më shumë ishte që të ndjekin fatin në mërgim vetëm përkohësisht, për disa vite, për të krijuar kushte themelore për një të ardhme më të mirë në vendlindje, mirëpo Sabedini dëshironte patjetër të bëhet mjek.

Ai disa vite punojë si Infermier në spitalet e Linz-it dhe rrethinave, pastaj përfundojë shumë seminare dhe trajnime.  Siç tregon Sabedini, dëshira e madhe për të kontribuar në shërimin e njerëzve, ishte ajo që e shtyri të vazhdojë studimet në drejtimin e Ortopedisë, të cilin e përfundon me sukses në vitin 2008 në Insbruck.

Edhe si maturant kishte ëndërruar të bëhej mjek, mendonte të studionte në Tiranë ose në Prishtinë, por rrethanat e kohës e dërguan në një vend krejt tjetër, në mënyrë që krahas fitimit të përvojës së Infermierit, të diplomojë në Austri. Të jem i drejtë, thotë Sabedini, në fillim, si gjithë tjerët, i pata edhe unë vështirësitë e mia, në adaptim dhe integrim, sepse gjuha ishte e rëndësishme për një integrim të mirë, pastaj përshtatja me vetitë kulturore të vendasve ishte sfidë në vete. Pra, më shumë mendoja që me punën time familjes ti siguroja një jetë normale, se sa mendoja për studimet, por, asnjëherë nga mendimet nuk e kishte eliminuar dëshirën e diplomimit.

“Atëherë kur djali im fillojë shkollimin,  u zgjuan përsëri ato ndjena të shkollimit dhe vendosa ti vazhdojë studimet. Për të financuar studimet në Insbruk, gjatë gjithë kësaj kohe punoja edhe punë tjera, si përkthyes, apo infermier. Punën e Ortopedit dhe Kirurgut e bëjë me vullnet dhe dëshirë të madhe. Shumë pacient që kanë kaluar nëpër duar të mia, janë të lumtur me mua, asnjëherë nuk pata ankesa nga klientët e mi”. Tregonte i lumtur Dr. Sabedin Mustafa

Edhe pse nuk dyshon fare në kualitetin që mund të kenë mjekët kosovarë, ai mendon se studentët e mjekësisë duhet patjetër të dërgohen në vende tjera evropiane, për të këmbyer përvojat e nevojshme. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, thotë ai, u befasova për keq, në mënyrën e respektimit të vendit të punës dhe punës me pacient. Me kujtohet Manteli sterilë që përdorët në kirurgji, gjatë një operimi në Prizren ishte përvoja e parë e hidhur. Manteli kishte vrima, çdo gjë tjetër ishte, por sterilë nuk ishte, nuk dua ta kujtojë më shumë sepse po i bie që po kritikojë kolegët e mi në Kosovë, përkundrazi nuk dua të kritikojë asnjë, edhe ata kanë arsyet e veta.

Sikur të pyetej Dr. Sabedini për ndryshimet në mjekësinë kosovare, ai thotë se investimi i parë që do të bënte, do të ishte investimi në pajisje dhe inventar, pastaj dërgimi i stafit mjekësor në shtetet perëndimore, për të marr përvoja nga puna dhe kulturat tjera. Do të stoponte parregullsitë ekzistuese, si korrupsioni  dhe do të ju rriste pagat mjekëve, që mjeku të punojë në mënyrë të pastër dhe ku pacienti nuk do të paguante vizitën drejtpërdrejt mjekut.

“Më kujtohet kur unë së bashku me ndërkombëtarët punoja në Prizren, në vitin 2008 , një grua e moshuar ishte për vizitë tek ne, pas kontrollit që i bëmë, plaka e habitur u thonjte më të madhe pacienteve tjerë, se është një mjek që flet shqip, një mjek shumë i mirë dhe i cili nuk kërkon të holla. Kjo më kishte bindur se sa e vështirë është jeta në Kosovë për të moshuarit dhe për ata që nuk kanë mjete financiare. Shprehet mjeku nga Linz-i.

Nëse me epët mundësia thotë Sabedini, diturinë e fituar në Austri do ta ofroja edhe në vendlindjen time, në një forme ose tjetër. Ai kërkon që mjekët ta kenë respektin e merituar nga shteti, respekt i cili ka kohë që ju mungon. Sabedini dëshiron dhe e ka në zemër që rinia kosovare të ketë një perspektivë në vendlindje, prandaj apelon të te gjithë ata që mbajnë përgjegjësi që të punojnë fort e korrekt në ngritjen e mirëqenies dhe të shtetit ligjor.

Pastaj bashkatdhetarëve në Austri ju preferon mësimin e gjuhës gjermane, sepse nga aty fillon çdo integrim. Ne kemi shqiptarë, thotë ai, që edhe pas 30 viteve në mërgim nuk kanë arrit ta mësojnë gjuhën gjermane. Unë ju them atyre të përpiqen më shumë në integrim e arsimim dhe ti besojnë vetes, sepse cdo gjë është e mundur.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: