Drita Lushi: Edhe dhimbja është Dashuri
| E Merkure, 25.02.2015, 08:37 PM |

…edhe dhimbja është Dashuri

Ese, për një vdekje

Nga Drita Lushi

Kur je pjesë e një kortezhi të gjatë dhe të largët, ke kohë edhe të  lotosh,edhe të mendosh, por edhe qeshësh, edhe të meditosh… njëkohësisht…sepse e tille është jeta, vazhdimësia.

S’do të kisha marrë kurrë guxim të shkruaja për një vdekje,  po të mos kuptoja, që edhe vdekja mund te jetë e mbarë, paçka se dhëmb. Ndoshta kam arsye të mendoj kështu me mendje të kthjellët, sepse lidhja e gjakut s’është e drejtpërdrejtë por përmes fëmijes tim.

Ajo, mbushte 83 në 23 shkurt dhe disa orë më vonë ndërroi jetë,por bashkë me lotët ishte kënaqesi tek shihje njerëz që hynin e dilnin në shtëpi, tek tregonin për këte grua kujtime, të mbushura me humor,ndodhi dhe gjëra të bukura. Nëna e tim shoqi dhe gjyshja e bijës time, duhej të ndihej lumtur edhe në ikje, tek shihte bijtë, bijat dhe nipërit te mbledhur rreth trupit të saj të pajetë, tek flisnin për të.

Ajo jetonte prej 11 vitesh larg vendlindjes në Kryeqytet, por shpirtin e kishte atje ku u lind, u martua u rrit dhe u plak…

…Andaj shprehja e saj dhe e shumë të moshuarve të tjerë kur thonë : “Tre ditë e në dhe” duket sikur edhe Zoti vetë e dëgjoi dhe amanetin që të prehej pranë bashkëshortit ne Ersekë, e dëgjuan Djemtë e saj..

Ka lezet dhe vaji, dhe më shumë se kudo, në këto raste kupton, se sa dashuri ka përmes asaj dhimbje që lë i vdekuri.

E teksa mendoj, kortezhi nisur nga Tirana,arrin prek fshatrat e parë të Ersekës, e pastaj  Mollasin,Qinamin dhe arrijmë në Selenicën, ku kjo grua, që më priti nuse në atë shtëpi të ndërtuar me mund dhe djersë, ishte plot…me njerëz këtë herë jo për dasmë.

Shtëpia e saj priste të zonjën paçka se të vdekur. Vaji ishte i bukur. M’u duk sikur aty mori kuptim të qarët, trishtimi, vajtimi i grave që kishin mbushur konakun për tu përshëndoshur me bashkëfshataren e tyre.

M’u duk sikur mes lotëve, qeshnin muret dhe orenditë e shtëpisë.

Ishte mallëngjim. Më shume se një dhimbje ishte dashuri..

Dhe mu dukën aq të bukur ato lot. Sepse dhe loti merrka vlerë dhe zë vend, aty ku ke kaluar jetën,dhe ke të gjitha kujtimet.

Kisha marre pjese në dasma në ate fshat, por jo në hidhërime.

Sa i desha ata banore ato çaste…sa i desha ato gra me të zeza dhe lotët e tyre.

Ishin mbledhur që në mengjes dhe për të percjellë në varreza atë grua të mirë.

Filloi të bjerë dëborë dhe të frynte. Ndërsa rrugëtonim për në

qytet u bë më e dendur. Ajo ishte nga vendi ku Dëbora e ka shoqëruar gjithnjë…por është ndjerë ngrohtë, ashtu si sot…në lamtumirë mes kaq shume njerëzve…Dhe ajo dëborë, ishte përshëndetja e natyrës për Të.

Nuk ka vdekje më të bardhë se kaq.


Ersekë, 25 shkurt, 2015

(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: