Lekë Mrijaj: Momente që mbahen në mendje
| E Hene, 23.02.2015, 07:33 PM |

Në jetën e njeriut  janë  disa  momente    mbahen    mendje  dhe  për asnjë çast nuk harrohen

Shkruan: Lekë Mrijaj

Në jetën e njeriut janë disa momente që mbahen në mendje dhe për asnjë çast nuk harrohen gjatë jetës pavarësisht moshës se profesorit apo edhe ish-nxënësve të tij kjo ndodhë me persona të veçantë e të admiruar si mësuesi,arsimtari,profesori etj. të cilët kujtohen,nderohen përherë më pietet e krenari. Të shkruash për Profesorin e Gjuhës Angleze z. Dodë Ndrecaj-n do thotë të rikthesh në memoriet  ish-nxënësve të tij njeriun e idealeve gjatë kohërave të ndryshme të lëvizjes si dhe okupimit  i cili edhe ishte keqtrajtuar e rrahur brutalisht nga policia okupatore serbiane e qytetit për të vetmen arsye se reflektonte me dije e ideale të trashëguara nga paraardhësit e tij të gjenezës me një përgatitje të bujshme profesionale me aftësi të filluara-edukuara nga vendlindja e tij Përlina e Klinës e cila nxori njeriun e dijës në fushën e arsimit,shkencës dhe kulturës sonë kombëtare që shkëlqyen shumë breza si në nivelin fillor gjithashtu edhe në arsimin e mesëm duke i pajisur me njohuri të përgjithshme edukative-profesionale më lëmin e gjuhës angleze ndaj personalisht si ish-nxënësi tij mburrem-krenohem për punën e sakrificën e tij i cili për asnjëherë nuk kursente kohën apo vetën e tij pra jepte gjithçka nga vetja e tij që zgjidhte gjitha metodat që vetë ligjërimi i tij të bëhej më i kapshëm për çdo nxënës.

Puna e tij e zellshme,njeri i paepur,i lindur,i rritur e i veshur me petkun e dashurisë për të edukuar brezat e tij tamam si mirditor e shqiptar vetë personalitetin e tij e ka rinuar dhe akoma po e rinon atë. Ne ishim nxënës të tij,por sot ai edhe duket më i afërt,më i rinuar me i lehtë për shoqërinë tonë pra një unifikues e këshillëdhënës në gjitha sferat  madje edhe më vlerë më të madhe. Krahas punës se tij profesionale si profesor e përkthyes i profesionalizuar i gjuhës angleze në kohën e okupimit si dhe periudhës se pasluftës ne OSBE … është marrë edhe me shkrime,analiza,opinione e përkthime të ndryshme të nivelit kombëtar e euroatlantik si dhe ka në dorëshkrim shumë analiza-hulumtime të ndryshme shkencore kombëtare vlen të përmendet se Prof. Dodë Ndrecaj është njeri nder faktorët kryesor i cili vendosi dhe mbanë ura lidhëse me vëllezërit tanë Mirditorë të Lezhës e Rrëshenit dhe të Lugut të Drinit të Klinës. Aktualisht punon në zyrën e tij ligjore të liçensuar si përkthyes adekuat i Gjuhës Angleze në Përlina të Klinës.

Ndaj edhe është bashkautor i  Fjalorit Anglisht-Shqip-me Gramatikë  me Prof.Sci Bajram Beci-n fjalor i ribotuar për të 9 herë radhazi pra është një fjalor i shkathtësive i integruar e i ridizeajnuar mirë i hartuar në mënyrë profesionale e teknike në plotësimin e nevojave të nxënësve të shkollave fillore të ulëta-larta dhe atyre të nivelit të mesëm pa përjashtuar të interesuarit  të tjerë në zgjerim të dijës në gjuhën angleze. Fjalori përfshin gjithsej 12000 fjalë që kanë një frekuencë të madhe si në gjuhën e folur po ashtu ne te folur e shkruar tamam ne letraren e gjuhës angleze me qellim të përvetësimit te drejtshkrimit e drejtshqiptimit të gjuhës se sotme të moderuar angleze i cili  u ofron nxënësve të arsimit fillor e të mesëm si dhe të tjerëve të interesuar  kuptim dhe njohuri të thella nga fusha e arsimit e kulturës, dhe njëkohësisht duke i orientuar në fusha të caktuara të tyre të cilat do të jenë të specializuara. Ndaj të gjithëve atyre që dëshirojnë të marrin njohuri e dije në gjuhën angleze ju jepet mundësia për punë praktike (internship), me anë të së cilës përmes këtij fjalori ju mundësohet të aplikojnë dituritë dhe shkathtësitë e tyre të fituara në fushat e tyre përkatëse.


18.02.2015-Klinë.

(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: