Reshat Nexhipi: Maqedonia kodoshe
| E Diel, 22.02.2015, 01:40 PM |

Maqedonia kodoshe

Nga Reshat Nexhipi

Për ata që nuk e dinë, po u tregoj. Muaje të tëra, lideri i opozitës  maqedonase Zoran Zajev, deklaron se ka në dispozicion rreth 20.000 përgjime të bëra nga ana e Qeverisë në pushtet dhe se kur do t i prezentojë, do t i përngjasin bombave të cilat do ta largojnë menjëherë Qeverinë aktua

le etj.etj. Deklaratat e tilla tronditën çdo qytetar dhe sicili priste me padurim ,,shpërthimin,, e bombës së parë. Momenti erdhi, por qytetarët u ndjenë të zhgënjyer dhe të dëshpëruar, sepse,  paraqitjet e para kishin të bëjnë me disa përgjime të rëndomta që ndodhin në çdo qeveri të çdo vendi.U zhgënjyen sidomos prindët  e pesë maqedonëve të vrarë para do kohe në një vend afër Shkupit, duke i fajësuar pushteti aktual  shqiptarët të cilët gjenden në burg, edhepse, sipas avokatëve të tyre, pa asnjë argument të mirëfilltë. Prandaj dhe të zhgënjyer dhe të revoltuar mbetën edhe shqiptarët, posaçërisht prindët ose të afërmit e të burgosëve në fjalë.

Mirëpo, ky zhgënjim, sapo vjen dhe  po tregohet si i gabuar, sepse, me  paraqitjet  e tjera po  dalin në sipërfaqe shkëndijat e para të ,,bombave,, të liderit në fjalë i cili pas çdo paraqitje premton se paskëtaj do dalin  ,,bombat,, e pritura që, sipas tij, do detyrojnë Qeverinë aktuale menjë

herë  të dorëzohet. Pa marë parasysh se çdo të ndodhë paskëtaj, një është e sigurtë se emri i Maqedonisë mori dhenë, u dëgjua në tërë botën dhe, siç më tha një bashkëbiseduesi im, meriton të hyjë në librin e Ginisit, sepse, sipas tij, një përgjim i përmasave të tilla, nuk ka ndodhur në asnjë vend të Globit, duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të popullsisë, prandaj dhe, sipas tij, prej sot e tutje këtë shtet   bota do ta njohë me emrin Maqedonia kodoshe, gjë me të cilën, me siguri, do pajtohet edhe pala greke, me çka do marrë fund odisejada dy-tre dekadash lidhur  me çështjen e emrit- më thotë bashkëbiseduesi im, si me  shaka.

Ps. Në favor të këti opinioni, që ka të bëjë pra  me emrin e vendosur në titull, shkon edhe lista e  qindra  kodoshëve shqiptarë, të cilët i ka pothuajse në çdo komune të Maqe

donisë, në disa me nga rreth dhjetë sish, përveç  Prespës ku është evidentuar vetëm një i tillë, si dhe Manastirit, pa asnjë, edhepse vetëm në dosjen ime figurojnë dy nga Prespa dhe po aqë nga Manastiri.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: