Ukshin Zajmi: Ajet Bllata - Kaçak i Anamoravës
| E Hene, 02.02.2015, 08:00 PM |

Ajet (Sopi) Bllata-Kaçak i Anamoravës

Nga Ukshin Zajmi

Në fshatin pitoresk të Gallapit, Bucë, i cili gjendet në komunën e tanishme    Lebanës, në qarkun e Jabllanicës, afër Leskocit (aktualisht në territorin e Serbisë) në vitin 1861, në familjen e Ahmet Sopit, lindi Ajeti. Në këtë familje të dalluar, Ajeti u rrit deri në moshën 16-17 vjeçare, duke u dalluar nga vëllaz;ria e shoqëria e fshatit  në shkathtësi fizike, por edhe si përson që po e krijon përsonalitetin e vet  duke mbrojtur ineteresat përsonale e të familjes, por edhe të rrethit në fshat. Rrethanat e përgjithshme bënë që edhe ky fshat të përfshihet në vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të pazarllaqeve të pushtetit të atëhershëm otoman dhe rusë në interese të Sërbisë, andaj forcat serbe shtuan dhunën ndaj banorëve të Bucës. Ndonëse u kundërshtua nga banorët, por forca e bëri të vetën, andaj bucasit u detyruan të shpërngulen, duke lënë tërë pasurinë e krijuar denbabaden. Në këto kushte u detyrua shumë shpejt të lëshoi shtëpinë edhe familja e Ajetit. Mirëpo, në shpejtësinë e largimit, kur banorët kërcnoheshim me vrasje e djegie, familjaret e harrojnë fëmijën Zeqir, në djep në sht;pi dhe largohen. Dikund, pas nja 20-25 kilometra levizje, me ato pak plaçka që kishin arritë t’i marin e bartin, hetojnë se në shtëpi ka mbetë djali i vogël. Shumica pajtohen që të vazhdojnë rrugën, duke e sakrifikuar fëmiun, por kur merr vesh Ajeti, atbotë 16-17 vjeçar, nuk pajtohet dhe merr kalin e babait, e me një armë të meshefur në trup, kthehët në fshat. Në ato moment ushtria dhe qytetarët serb kishin ndezur shtëpinë, ai nëpër flakë e tym hyn në shtëpi, gjen djepin ku ishte i vendosur Zeqiri, e merr ate dhe largohet me shpejtësi në drejtim të antarëve tjerë të familjes. Kur e hetuan serbët, ata filluan ta gjuajnë me armë, por edhe ky, shkrep dy- tri të shtëna dhe lëshon territorin e fshatit.

Rrugës, duke ndjekur gjurmët e rrugëtimit të familjes nëpër at dimër me borë e acar të shumtë, ai vendos që asnjëherë të mos e harron këtë katrahurë të familjes së tij dhe të bashkëfshatarëve, dhe betohet se nuk do të duron më asnjë torturë e zullum të serbëve ndaj tij e bashkëkombasve të vet.Në këtë vendim edhe më tepër e solli vaji i Zeqirit gjatë rrugës që e bartte.

Ardhja e familjes së tij në fshatin Topanci të Kosovës në rrethin e Gjilanit, tash territor i komunës së Dardanës, vendosja në Gradec n; fillim e pastaj zhvendosja mbi fshat  pa asgjë e në borë e shtoi dëmbjen e tij për shtëpinë, që vetëm ai e pa duke u djegur, për bagëtinë e shpërndarë nëpër oborr e duke ngrënë misër e grurë që vetë ata ua kishin hapur dyert kur kishin dalë nga shtëpia. Aty, antarët meshkuj të familjeve të ardhura nga rrethina e Toplicës e territore tjera, me mjete që i morën në fshat ndërtuan disa koliba me copa dheu dhe u vendosën në to. Pastaj shkuan në Topanicë, morën gratë dhe fëmijët dhe filluan jetën në këto dheare deri në pranverë, kur u shkri bora, e filluan të ngrehin shtëpiza, një herë të ndërtuara me drunj. Dhe në këtë lagjë të re të Topanicës, që më vonë, po me ndikimin serb edhe do ta quajnë Bllatë, nga se vendi ishte me ujë të bollëkshëm, ujësinë hesapi, e që kishte dhe baltë të shumtë. Në këtë vend, pos familjeve Sopi të ardhura nga Buca, u vendosën edhe familjet: Hoti nga Bajra, Krasniqi nga Rukoci, Krasniqi nga Stërgllava, Krasniqi nga Voja e m; von; erdhen dhe blen; pasuri edhe Berish;t  nga Svirca e brendshme, pra pjesa e këtij fshati shqiptar që është nën administrim serb.

Fillimi i punëve për gjallërim në vendbanimin e ri të banorëve të rinj, bënë që ata të bien në sy të mirë për punën e madhe, si në ndërtimin e shtëpive ashtu edhe në punimin e tokës dhe mëkembjen e blegtorisë. Edhe Ajeti, që aq shumë nuk i shkonin punët bujq;sore për dore, ai filloi të njihet me rrethin dhe bashkëpunon me shokë të kalibrit të tij në rethinë. Ai njihet me Vesel Kosovicën (Bunjaku) e mandej shkon edhe në Karadak, ku njihet me trimin e kësaj ane Idriz Seferin e shokë të tij. Menjiherë i heton edhe zullumet që i bënin disa kapadainj serb ndaj popullatës shqiptare të kësaj ane, e që ishin banorë të fshatrave serbe për rreth lagjës e fshatit të tij të ri. Në këtë kontekst dallohej Stojan Domoroci, i cili kishte bërë që bashkfshatarët e tij të ndihen krenar e të bënin dëmë të medha ndaj shqiptareve, si duke ua lëshuar kafshët nëpër të mbjellat e tyre e edhe dëmë të tjera. Mirëpo Ajeti, një veprim të tillë nuk mund ta duronte, andaj shumë herë serbëve ua mori kafshët që i  gjente në arat e shqiptarëve, si të familjes së tij ashtu edhe të bashkëfshatarëve. U kërkonte pronarëve të bagëtive dëmsore që të paguanin dëmin e bërë nëpër arat e shqiptarëve, andaj ai u armiqësua bukur shumë me serbët e posaçërisht me Stojanin.

Për heqjen qafe të Stojanit ai bashkëpunoi me Vesel Kosovicën, dhe një ditë Veseli kishte marrë vesh se Stojani, me suiten e tij kishte vendosë për të dalë në gjueti në malet e Marecit, andaj atij ia zunë priten në luginën e lumit Krivareka. Përderisa Stojani me suiten e tij, shumica shqiptare, vinin drejt prites, Ajeti e Veseli bisedonin se ku do qëllonin. Ajeti  thot, nëse është i qëlluar në kokë aty e kam goditur unë, kurse Veseli ia kthen, nëse është i goditur në gjoks aty e kam qëlluar unë, dhe dy pushke krisën thuaja përmenjëhjerë. Stojani ra nga kali në tokë, dhe tri herë gjuan në drejtim prej nga i erdhën plumbat dhe plandoset i vdekur në tokë, ndërsa suita e habitur nga një ngjarje e tillë, që nuk u kishte ndodhur më parë, filluan të qëllojnë në ajr. Një antar i suitën hetoj nga kishin ardhur plumbat, andaj filloi të qëllon në drejtim të Ajetit e Veselit, por këtai a kthejnë një plumb afër këmbëve, duke i sinjalizuar se edhe një herë nëse gjuan në drejtim të tyre ata do ta vrasin.

Vrasja e Stojan Domorocit bëri jehonë të madhe në Gallap e Karadak.  Serbët e kësaj ane u tmerruan, kurse shqiptaret filluan të gëzojnë një liri më të madhe, sepse u liruan nga zullumqari i madh i kësaj ane. Mirëpo, për këtë u hidhua mikëpritësi i Stojanit, ku kishte pasë qëllim ai të shkonte pas gjuetisë nëpër malet e Marecit, andaj ata, pas një kohe ia zunë priten Vesel Kosovicës dhe në shenj hakmarrje për Stojanin e vranë. Ajeti u hidhërua tej mase, andaj vendosi të hakmerret për shokun e tij dhe shkoi e ua ndezi shtëpinë vrasësve të Veselit, por asnjë antarë  të asaj familjeje nuk e lëndoi. Pushteti i atëhershëm, i çliruar nga vrasja e Veselit filluan ta ndjekin Ajetin. Një natë, ate e rethuan në shtëpi. Ajeti kërceu nga një dritare e shtëpisë së tij në kokat e dy xhandarëve serb, ua mori armet dhe me armët e tyre vrau edhe dy xhandar të tjerë dhe iku në malin Lugu i Thanave.

Prej kësaj kohe Ajeti fillon të kalon jetë kaçaku.

Një natë, derisa ishte duke shkuar në Roganë, afër Tyrbës së këtij fshati kur ishte duke vëzhguar terrenin, heton hijet e xhandarëve të cilët ishin duke kontrolluar levizjet e njerëzve natën, ai i vretë të gjithë antarët e atij ekipi vëzhgues dhe kthehet prapa.

Edhepse në Bllatë ishin edhe tre kaçak të tjerë: Rama, Kadriu e Emini, Ajeti nuk bashkëpunonte shume me ta. Përderisa Ajeti kishte lidhje me trimat e Karadakut e të Gallapit, Ramë Hoti-Bllata dhe Emin Bllata kishin lidhje me Ramë Bllacën e Therandës, kurse Kadri Topalli-Bllata, ka qenë i plagosur dhe ka ecur me paterica e s’ka mundur të largohet nga fshati.

Një ngjarje Ajetin e tronditi shumë. Ai ishte i fejuar me një vajzë të kësaj ane. Familja e vajzes, kur merr vesh se Ajeti është në konflikt me pushtetin e atëhershëm vendos që të ndërprej këtë miqasi, jo duke u marr vesh me Ajetin dhe familjen e tij, por krye në vete, duke ia dhanë vajzën një tjetri.  Andaj, Ajeti i tmerruar tej mase për këtë tradhtëti, e në anën tjetër i kishte dhënë vetës fjalën se nuk do të vret shqiptarë, ai për të mbuluar këtë poshtërim që ia kishin bërë, vendos  të vepron kundër vullnetit të vet. Ditën kur martohej kjo vajzë, përndryshe edhe e fejuara e tij, vret dhëndërrin dhe një kusheri të tij dhe u del në prit krushqëve në vendin e quajtur Bujnoc, në mes të Poliqkës dhe Marocës, i plagos disa dhe e merr nusen. At natë, ai hyn dhëndërr ndërsa shtëpinë e ruajnë një kusheri dhe mixha i tij Aliu. Por, këta dy dikur i zënë gjumi kurse rreth 30 xhandarët që e kishin rrethuar lagjen e zanë dhe e lidhin Aliun kurse Ajetin e zanë fjetur , I cili armet i kishte pas lënë në qerren e nuses, dhe, edhe ate e lidhin me pranga. Ashtu të lidhur Ajetin dhe Aliun i marrin për t’i dërguar në stacionin e xhandarmërisë në Konçul. Rrugës duke i quar në stacion, kur i afrohen Gradecit, mëqe lumi kishte qenë i ngrirë Ajeti rrëshqet nëpër akull dhe u mëshifet xhandarmëve nëpër shelgje. Ata Aliun e qojnë në Konçul, ndërsa Ajeti vjen në Topanicë,  e urdhëron Ismajl Nallbanin që t’ia prenë prangat në duar dhe arratiset. Aliun, mëqe ai nuk kishte bërë asgjë pas pak ditësh e lëshojnë.

Duke qëndruar një natë në afërsi të fshatit Dajkoc, tre xhandar e hetojnë dhe i afrohen Ajetit duke e rrethuar. Duke e parë vetën ngusht, Ajeti xhandarëve  u thot, ç’jeni duke u friguar kështu, ejani dhe ndezim nga një cigare duhan, se une jam Ajet Bllata. Ata  lëshojnë armët nga pozita gati dhe afrohen. Përshëndetën me Ajetin, i cili ua ofron kutinë e duhanit. Ata pasi dredhin nga një cigare ia kthejnë kutin e duhanit  Ajetit, i cili, në at moment ua drejton armën dhe u thot:

-Sonte u qoftë falë, se nuk po u vras, por dijeni se tjetër herë, nëse u hetoj se po më përcillni, do t’u vras sikur shokët e juaj te Turbja e Roganës. Tash, ndizni cigarette  dhe nisuni drejt Muçivercit. Nëse e ktheni koken prapa unë u vras, e nëse vazhdoni rrugën drejt kurgja-kërkujt!

Përderisa xhandarët shkonin rrugës, Ajeti u mëshef pas një lisi dhe i vështronte duke rrugëtuar. Ai, me këtë e pa se rrethi përditë e më shumë po i ngushtohej.

Ajeti në këtë kohë largohet pak edhe nga fshati dhe shkon në Karadak, ku së bashku me Idriz Seferin dhe bashkëluftëtarët e tij por edhe me luftëtarët e Gallapit si Ibrahim Zhujen e të tjerë përgatiten për të luftuar kundër turqeve. Në këtë kohë kryeçetniku Kojicë Papoviqi i Marocës kidnapon dy vajza shqiptare: një në Kremenatë e tjetrën në Kranidell, atij  ia organizojnë një ndeje në Kolloleq. Ajeti duke ndëgjuar për këtë bëmë që e poshtëron popullin shqiptarë, ai kthehet në Bllatë dhe kërkon shokë për t’i ndihmuar në hakmarrje. Mëqe shoket e tij ishin angazhuar në fronte të ndryshme kundër pushtetit otoman, ai vet shkon në Kolloleq dhe në shtëpinë ku ishte organuzuar ahengu, për nderë të kidnapimit të vajzave shqiptare, vret disa serb të asaj shtëpie. Në Bllatë merr vesh edhe për disa zullume që i kishin bërë disa serb të Ranillugut, andaj mëqe i njifte shkon ne Ranillug, i vret ata dhe prej aty shkon ne aradhat shqiptare të Idriz Seferit në Karadakut. Me të arritur në Karadak, Ajet Bllata nga shokët e vet qortohet:

-Ajet, ti po thua se je hakmarrë për ahengun që e kanë mbajtë në Kolloleq me rastin e rrëmbimit të vajzave shqiptare nga Kojicë Papoviqi, e në të vertetë, ti gjatë kësaj kohe ke vjedhë kafshë nëpër stallat e shqiptarëve e bile edhe ke dhunue gra shqiptare?!

Ajetit, ky qortim i bie sikur rrufeja në të kthjelltë. Habitet dhe ulet bri një lisi dhe mendon se prej nga kjo dezinformatë. Dhe duke analizuar rrjedhat në lagjen e tij e në rrethinë për pasurimin e bashfashatarëve, kupton se një gjë të tillë e kanë bërë vetëm djemt e kaçakatut, tashmë plak, Kadri Hoti -Topalli. Edhepse njerit djali njëherë ia pat tërhjekë verejtjen, sepse e zuri për një trillim të tillë te Dardha e Isakut, aty e detyroi  ta hapë një gropë dhe e gjuajti nja dy herë, sa për ta friguar, dhe e liroj të gjallë. Në atë gjendje të tendosur ai niset për në Bllatë. Pas një dite arrinë dhe në oborrin e Kadri Topallit, plakut i thot përgatite qerren dhe dil e merri kufomat e djemve. Kadriu e lut të mos e bënë një gjest të tillë, por,plakut i drejtohet:

-Agja Kadri unë kam respekt për Ty dhe trimërit e Tua, por nuk mundëm të pranoj poshtërimin që ma kanë bërë djemt Tu duke më akuzuar për vjedhje dhe çnderime!

Me gjithë lutjet e Kadri Hotit, ai nuk e dëgjon fare dhe asaj rruge shkon drejtë te Ara e Eminit, ku ishin duke punuar djemt e tij, njeri prej cilëve tenton të ike, por Ajeti në ikje e vret, pastaj e vretë edhe të dytin dhe kthehet prap, drejt në oborrin e plakut, i tregon për aktin që e ka bërë dhe sërish shkon drejt e në Karadak. Bashkë me trimat e Idriz Seferit,  Ajeti merr pjesë në aksione të ndryshme kundër perandorisë otomane.

Planifikimet  serbe  për    pushtuar sërish Kosoven dhe Luginën e Vardarit  dhe  formimi  i  aradhave  çetnike nëpër vise të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të eliminojnë trimat e këtyshëm bënë që ky aktivitet të shtohet edhe në rrethinën e Bllatës. Në këtë sferë dallohej Veliçk Domoroci e Miladin Kolloleqi. Mëqe Lotë Vaku me shokët e tij likuiduan Miladinin, Veliçku mbeti në radhë, dhe ai e dinte se kundërshtarin më të madhe e ka Ajet Bllaten, andaj, ai filloj propogandën ndër shqiptarë për largimin e Ajetit nga skena. Për këtë kontribuoj edhe deputeti i Gjilanit në Kuvendin e Serbisë Toma Popoviqi, i  cili ndërmjetëson mes shqiptarëve të armatosur dhe “naçallnikut” të rrethit për shpërnguljen e tyre në Turqi. Kjo marrëveshje, ishte si vijon: “Kaçakët e armatosur duhet ta lëshojnë Serbinë, t’i dorëzojnë armët në Greqi dhe prej aty të kalojnë në Turqi” [1]. Veliçku, megjithë planet për ta likuiduar, një vepër e tillë i dukej e pamundur, andaj u angazhua në sferën tjetër, për ta larguar Ajetin. Ai e bindi xhaxhain e Ajetit, se ai vetë do ta largon drejt Turqisë madje edhe vetë do ta paguan këtë rrugëtim. Familjarët e Ajetit, duke biseduar ,e bindën Ajetin që me gruan e tij dhe  më katër fëmijët jetima të vëllait të tij Hasanit të largohet drejt Turqisë. Dhe, dikund në gusht apo shtator të vitit 1912, Ajeti me gruan e tij Ajeten, dhe katër fëmijët e Hasanit: Jakupin, Haven, Mustafen dhe Dinoren në përcjellje të Veliçk Domorocit nisen për në Turqi, pasi çetniku serb i paisi me dokumente përkatëse dhe i përcolli deri në kufi të Greqisë, ku ua pagoi buletat për në Stamboll. Në ndarje Ajeti u detyrua edhe të dorëzon armët, andaj, sipas Dinorës që u ka treguar fëmijëve të vet, kur Ajeti ka dorëzuar revolen e stolisur me argjend Veliçkut, ka qarë si fëmijë, dhe atij i kishte thenë:

-Kam pasë ba be që me këtë revole me te vra ty, e sot po ta dorëzoi, kur hallall nuk ta baj, e për këtë akt, e dij se as unë nuk do të kem, prej sotit, ditë të bardhë më, se po e thej betimin tim.

Një gjë e tillë ka ndodhe edhe më vonë, e këtë e përshkruan Milosav Jeliç, në librin e tij “Kronikë e Jugut” ku flet për shërnguljen e Kaçakut Zyber Bislimi dhe 15 shokë të tij me tren nga Kaçaniku i Vjetër [2].

Ajeti, vet i gjashti do të vendosen në Adana të Turqisë. Atje do të detyrohet të punon punë bujqësore, veprimtari këtë që asnjëherë nuk e ka ushtruar, andaj e ka pasë të vështirë. Dhe, në këtë siklet, kur atij një bashkëfshatar ia kthenë vadën në arën e vet, ky me shati e mbyt ate, dhe kështu bie ndesh me pushtetin turk. Por, mëqe ende nuk kishin kaluar pesë vite qëndrimi në Turqi, kishte të drejtë të kërkonte transferim në tjetër shtet, si refugjatë që ishte. Ai, për t’i  ikur dënimit e për t’iu afruar sërish trojeve shqiptare kërkon transferim në Shqipëri.  Një kërkesë e tillë i pranohet nga pushteti turk, por në këtë rrugëtim tash nuk do të bashkohen fëmijët e mëdhenj të Hasanit: Jakupi dhe Hava, të cilët ishin akomoduae në këtë vend, andaj, ai me grua dhe me dy fëmijet e vegjël të Hasanit: Mustafen dhe Dinoren, nisen drejt Shqipërisë. Dikund në vitin 1916 ai vendset ne fshatin Karp të Kavajes.

Në këtë vend, ai ndërton shtëpi dhe fillon një jetë të re. Mirëpo, dikur shtohet kërkesa për ujë të pijes dhe vendos për të gropuar një pus për ujë. Duke biseduar për këtë çështje me banorë të atyshem e të cilët kryesisht ishin kosovar, ai pas disa ditësh merr një kërkese nga dy veta të Anamoravës për t’ia kryer këtë punë. Pasi merren vesh për çmim, fillojnë punën dhe duke gropuar e gjejnë edhe ujin. Ajeti u thot mihësve që të punojnë edhe një ditë. Mirëpo, këta dy punëtorë, të porositur nga ndonjë armik i tij apo edhe nga pushteti serb, në këtë ditë shtesë të punës, kur shkon Ajeti për t’u dëshiruar punë të mbarë e mirëseardhje, ata nga fundi i posit e gjuajnë me pushke gjuetie  dhe e plagosin rëndë.

Ajeti menjëherë nxjerr revolen dhe njerin puntor e vret në vend e tjetrin e plagos në pus. Sipas rrëfimeve të Dinores, Ajeti filloi të renkon e të ecë nëpër oborr ashtu i  plagosur dhe nga dhëmbjet shkulte disa rrënjë pemësh që i kishin nga katër pesë vjet, duke thënë, se edhe këtu me gjetën për të më vrarë. Kështu përfundoi jeta e Ajet Bllatës (Sopi) dikund në vitin 1938 në fshatin Karp të Kavajes.

Literatura:

[1]Tahir Z. Berisha: “Në fokus të ngjarjeve-Bisedë me Sinan Hasanin”, Prishtinë, 2005, faqe 24.

[2] http://portalb.mk/95126-shkuarja-e-kacak-zyberit/

Kadrush Sylejmani:”Lotë Vaku, emblemë trimërie, në fronte përballë çetnikëve”, Fejton, vazhdimi 6, Zëri, Prishtinë, 11 mars 2006

Rrëfimtarë: Femi Sopi, Limon Sopi, Shefik Sopi, Gjilan, dhjetor 2014-Janar 2015.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: