Drita Lushi: Sonte dua t'i pёrkas tёrёsisht ndjenjёs
| E Diel, 25.01.2015, 05:57 PM |

DRITA LUSHI

 

SONTE, DUA T’I PËRKAS TËRËSISHT NDJENJËS

 

Lirika dimri…2015

 

BRISHTËSI GRUAJE

 

Jam kaq e brishtё,

Pёr tё tё thёnё,” ja, ky ёshtё fundi”

Por jam kaq grua, sa s’mund

Tё luaj pafundёsisht lojrat e tua.

Nuk di sa dashuri mund tё ketё

ende, brenda teje…

Brenda meje, asnjё pikё urrejtje…

 

 

MËNGJESEVE…

 

Mua, më pëlqen të fle mëngjeseve.

Ti,

Vjen që pa gdhirë, në të vetmen rrugë

që ndodhet poshtë ballkonit tim,

dhe aty më pret, deri në zgjim

Të tjera ditë, maskohesh

e shkon më larg,

dhe përsëri bën zgjimin tim,

me rrugë që vetëm ti i di.

***

Mua më pëlqen të fle mëngjesesve

…sepse ti,

mbrëmjeve më mbyll portat e gjumit

m’i ndal të gjitha ëndrrat aty,

dhe zgjuar më rri në sy.

***

Nëse ke vendosur të më

zgjosh mëngjeset me puthje,

e të më çelësh, çdo ditë të re…

Duhet, më parë…

Të më lësh… të fle….

 

 

SONTE, DUA T’I PËRKAS TËRËSISHT NDJENJËS

 

**

Eshtë kaq e paktë koha,

dhe kaq shumë ato, që duam të themi.

Sa mizore vrapojnë minutat

aq sa më duket,se të gjitha orët,

nisin e mbarojnë brenda një puthjeje.

Sa e vogël është koha,

Teksa sytë, zhyten thellë në sytë e tu

E vështrimet futen në lojza dashurie të bukura.

Sa e paktë është koha,

Kur gishtërinjtë formojnë

mes tyre, nota të dridhshme dashurie.

***

S’dua t'ia di më paskësaj,

ç’do të ketë,

apo ç’diell do të ngrohë mbi ne.

***

Nesër, ndoshta do shkruaj trisht;

Po sonte, dua të shkruaj plotësisht

ndjenjën time.

Të ndihem e saj tërësisht.

Sa e pakët koha, sa pa kuptim

Kur, Zemra s’ngopet së prekuri

Zemrën me nxitim…

Sa e paktë është koha,

Dhe sa e madhe ndjenja

 

 

DUHET TË  VISH…

 

Ka kohe, që dua të të prezantoj qytetin tim;

Ti ke degjuar për të,

Ke lexuar,

dhe kaluar bri tij;

por është ndryshe ta njohësh,

përmes syve të mij.

***

Përshembull,ndësa bëj plane,

Mendoj të ta prezantoj si një

shok, mik, apo burrë;

Dhe veten,

si e dashura e tij e përhershme

Që nga lindja gjer në vdekje.

***

Ka kohë që dua të të prezantoj qytetin tim

sepse ai më njeh hapat, gëzimet, trishtimet

dehjet dhe dhimbjet;

Në do të më shohesh në sy përsëri

Duhet të njohësh se s’bën qytetin tim…

****

Ee.. që kjo të ndodhë,

duhet të vish patjeter këtu,

qoftë edhe në këmbë….

 

 

KUR GRINDEMI

 

Sa herë ne grindemi,

Ti me ngulm më kërkon paqe.

E, me puth vrulltas në buzë

Ndesa unë, veç lehtë në faqe

***

“Më kurre s’do ketë sherre” vazhdon ti

Unë qesh…dhe t'them ne sy:

“Qe të ketë puthje në faqe,

Duhet me pare,të ketë zënka,

Dhe që të ketë puthje në buzë

Duhet më pare, së paku luftë”

 

 

NDJESI…

 

Mund të mblidhja, fjalët me te bukura

për të t’i thënë ty.

Mund të gjeja dhjetra fjalë të ëmbla

që mund t’i thuhen atij që do, në sy.

Madje,

dhe dymijeepesëmbëdhjetë mund të gjeja,

ose, sa ka ditë ky vit…

Po s’mundem,

jo se s’sdij,

po s’dua…

***

Por,

do të të thoja,

që kam nisur të flas me gjestet e tua,

dhe shpesh përsëris ato që ti thua;

të të imitoj në zë, e në sy…

Por,

fjalë të mira,s’mund të të them ty.

***

Por,

mund të të them gjithashtu,

Që,teksa eci rrugëve të qytetit tim,

ku ka harta dëbore të pashkrirë,

dhe trotuare ende të ngrirë

më ngatërrohen në hapa

që në “ një… dy”…e deri në fund,

mendimet e çuditëshme, për ty.

Unë mund të thoja me dhjetra fjalë të mira

siç do ti;

Mund të gjeja,dhe pesëmbëdhjetëmijë;

Por s’mundem..

ndonjëhere më duhet të bëj

sikur s’di.

***

Por…

nëse do ti…

Mund t’i kthesh në fjalët që do,

Të gjitha këto ndjesi.

 

 

TE DUA KËSHTU…

 

***

Të dua në një mënyrë të veçantë

Jashtë trupit dhe prekjes.

Të dua jashtë saj tërësisht.

Jashtë saj që e quajnë “dashuri fizike”

Kështu të ndiej, kështu thellësisht.

Unë, në trishtim ty të dua,

Po ashtu në të gjitha gëzimet;

Por më shumë, se shumëçka

Të dua për dhimbjet.

Edhe nëse nuk qesh me ty

Të dua të qeshësh çdoherë,

Por nëse do derdhësh lot

Edhe loti im, me tëndin do bjerë.

Do jem aty, me ty

Sa herë do jesh në nevojë

E do ta ndjesh,

që edhe dhimbja do qeshë se s’ben

E shpirtin do ta lehtësojë.

Nëse e ndjen shpirtin tënd

Me të paqtë, të butë dhe të gjerë,

Aty është i shkrirë dhe shpirtin im

Veç ti di ta ndjesh këtë; veç ti.

***

Ja kështu të dua…

Kjo është dashuria, që s’vdes kurrë.

Sepse edhe mishi,

dhe trupi

dhe zemra

nje ditë vdesin…

e s’mbesin…

Ti,

duhet të jesh i lumtur,

që të dua pikërisht kështu

Dhe në asnjë tjetër mënyrë…!

***

Kështu do jem përherë me ty

Do më jesh çdoherë këtu.

 

 

EDHE NJË BURRË

 

***

Ti, hiqesh i fortë,

sikur mendjen s’e vret;

sikur je i pathyeshëm…

i vendosur,

dukesh më shume se burrë,

në ato ç’ka thua.

***

Por, ja..

ja që të mbahet pakëz goja,

kur flet me mua.

***

Ti s’je kaq i lirshëm sa dukesh

Ty, të tradhëton edhe lëkura.

Sepse dhe një burrë, mund të skuqet në fytyrë

teksa ka përballë, e në sy e sheh një Grua…

 

 

SHQETËSIM GRUAJE (TË DASHURUAR)

 

Ndonjëherë,

me mbulon si një rrobë e bezdisëshme pasiguria;

nëse më do dhe sot  si dje,… si mbrëmë,

nëse ke menduar për mua gjatë ditës,

nëse të gjitha fjalët m’i ke thenë me shpirt,

nëse dashuri me mua bëre dhe mbrëmë,

duke më pas pikërisht edhe në mendje…

nëse do  më japësh puthjen siç e  dua unë,

nëse do më thuash fjalët përkëdhelëse që më pëlqejnë…

 

Ndonjëherë,

Më mundon, padurimi, malli pasiguria…

Deri sa shfaqesh përballe meje Ti

…dhe… e buzëqeshur,dashuria.

 

 

ATIJ…

 

Ai, është burrë.

Madje më i madh se unë;

Por ndonjëherë,

Me vjen ti përkëdhel kokën e flokët, si një fëmije çapkën,

e me atë theksin që u drejtohemi  shpesh vogëlushëve,

ti them:”sa i miiirë, sa xhaaan të kaaam.”

E shoh me sy të qeshur,

dhe e përfytyroj në të shkuarën.

***

Befas, rizgjohem, dhe e shoh si një burrë,

që më tërheq

me zgjuarsi, spontanitet, shpirtbutësi,buzëqeshje…

me zgjon emocion, ankth,paqartesi…

që më bejnë të skuqem kur  i mendoj…

sepse  me duket, sikur m’i lexon këto mendime edhe Ai.

Eehhhh!

***

I dua tek ai, të dy;

Fëmijen – burrë

dhe Burrin – fëmijë.

 

Zot, ç’janë njëkohësisht,

Kaq të bukura, këto dy ndjesi?

 

Këto  i mendoj, sa herë jam me të;

Qesh me vehte kushedi sa herë,

dhe kurrë s’ia kam thënë atij.

***

Shtshtshtsht…unë jam tani grua,

dhe një grua, s’duhet të bjerë në dashuri.

 

 

KUR QESH…

 

Të kam thënë që është e rrezikshme

Të më bësh për të qeshur?

Të kam thënë, e di (dhe ti).

Sepse,

sa herë ti flet dhe unë qesh

Nis të të dua nga fillimi përsëri.

Por…

U bënë kaq shumë.

E unë, s’kam në plan të bie në dashuri

sepse,s’mund

sepse, s’di

sepse, s’dua

***

Ja, pse është e rrezikëshme

Ta bësh të qeshë një grua.

Ta pata thënë këtë.

Mos thuaj ‘’Jo”

 

 

Ç’ËNDËRRON MARTESË ME MUA ?

***

Kot e ke që thua:” Me ty do isha martuar

nëse do ishim të dy beqarë”

Natyrisht unë qesh, se për të qeshur është

Qesh, se s’është për të qarë.

***

As nje jave s’kisha për të ndenjur me ty;

E pas shtatë ditësh veten do shihje

në rrugë, ose diku pas dere ti;

Unë do qeshja me një burrë që trishtohet

Kur gruaja e le të rrijë larg e për karshi.

***

Pra, mos ëndërro më kot

Martesa me “sikur” e ojna fjale;

Nëse Dashuria është (dhe) lojë,

i pranon dhe xhestet e mia,prej të marre!

 

 

EDHE NJË  BURRË

 

***

Ti, hiqesh i fortë,

sikur mendjen s’e vret;

sikur je i pathyeshëm…

i vendosur,

dukesh më shume se burrë,

në ato ç’ka thua.

***

Por, ja..

ja që të mbahet pakëz goja,

kur flet me mua.

***

Ti s’je kaq i lirshëm sa dukesh

Ty, të tradhëton edhe lëkura.

Sepse dhe një burrë, mund të skuqet në fytyrë

teksa ka përballë, e në sy e sheh një Grua…

 

Dimer, 2015

Drita LUSHI



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: