Gjon Neçaj: Albani, Kampion i mundjes
| E Diel, 25.01.2015, 06:33 PM |

ALBANI, DJALI NGA NIKAJ MERTURI, KAMPION I MUNDJES

Nga Gjon Neçaj

Alban Neçaj ka lindur më 02.06.1991 në Peraj të krahinës së Nikaj Merturit , në Tropojë, por është rritur në Lezhë, pasi nga vendlindja, prindërit e tij u larguan për një jetë më të mire, kur Albani ishte vetëm 4-5 vjeç.

Në Lezhë, si shumë bashkëkrahinas, prindërit e tij dhe xhaxhallarët ndërtuan shtëpi dhe filluan një jetë tjetër në Lezhë, duke lënë në vegimet e kujtimeve të paharruara vendlindjen, Nikaj Merturin dhe Mserrin e dashur të tyre.

Kalonin vitet,  e Albani shquhej për një pasion që kishte lindur së bashku me të, atje në bjeshkët e vendlindjes, mundjen.

E falë punës së tij titanike, stervitjes, mbase jo në kushte të përshtatshme, Albani tashmë 23 vjeçar, është student në fakultetin e Fiskulturës , dega edukim fizik, viti i fundit, në Universitetin e Shkodrës.Me përkushtim e pasionin ,   me një stërvitje të herëpashershme, arriti që në vitin 2014 të dalë kampion në kampionatin kombëtar të mundjes në stilin greko-romak, në kupën e Shqipërisë  zhvilluar në Durrës me 6 korrik 2014, si  fitues i vendit të parë, duke përfaqësuar Klubin “Besëlidhja” të Lezhës.

Ai mban me dhjetra mirenjohje, medalje dhe çertefikata të fituara Brenda e jashtë vendit këto vitet e fundit.Albani është shpallur  15 herë kampion kombëtar  në stilin e mundjes greko- romake si dhe kampion në disa turne   në Itali. Turnetë që  ka të drejtë  të jetë pjesëmarrës,  janë Lojërat Mesdhetare me 22 mars në Madrid,  Spanjë,  pastaj me 16 qershor janë Lojërat Europiane në Baku,  Azerbajxhan,  si dhe Kampionati Botëror   në Las Vegas,  SHBA .

Këto turne janë planifikuar gjatë vitit 2015, prandaj kërkohet impenjimi i organizmave shtetërorë dhe sipërmarrjeve private për ta përkrahur Albanin financiarisht.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: