Reshat Nexhipi: Fjala e lirë
| E Marte, 20.01.2015, 08:30 PM |

Qyteti, më prestigjioz në Evropë, pa dashje, bëri vërdallë, tërë botën.

- Disa opinione lidhur me fjalën e lirë dhe  me masakrën në Paris-

Nga Reshat Nexhipi

Hyrje e shkurtë

Fjalët e titullit janë një komentuesit në internet, me iniciale  S.F.  i cili shton se, citoj ,,Liderët e shteteve të ndryshme, duke përfshirë edhe katër klerikët tanë, me në krye ,,komandantin,,tyre, duke marrë pjesë në marshin  ,,spektakular,,të Parisit, lojtën rolin e bretkocës që i vuri këmbës gjemb, duke menduar se është patkua dhe do shëndrohet në kalë,, shkruan ky njeri, duke interpretuar jo si duhet fjalën e urtë popullore, por me qëllim i cili  fare lehtë kuptohet. Pikërisht kjo dhe disa komente të tjera, lidhur me  ngjarjen  në fjalë, më nxitën të paraqes  edhe unë opinionin im, sepse  për shkak të moshës dhe profesionit që kam, në rrugë ose gjetkë, si dhe përmes telefonit, shumë njerës, të njohur e të pa njohur për mua, kanë kërkutë dinë mendimin im, lidhur me masakrin në Paris.I vetëdishëm që, pyetjet e njerëzve të pa njohur, mund të jenë provokative, por duke  e ditur që edhe refuzimi, për të mos iu përgjigjur pyetjeve të njerëzve të kësaj kategorie për  raste të tilla delikate, është  gjysmë përgjigje, isha i detyruar të mos  i refuzoj. Meqënëse numri i bashkëbiseduesëve të mij është  goxha i madh, edhe ky tekst do të jetë i tillë, por duke  bashkuar disa  pyetje  të ngjajshme  në një vend.

Opinioni im për mendimin e lirë

,,Nëse, ka njeri që, mësëtepërmi e çmon lirinë e  fjalës, jam  pikërisht unë, sepse për shkak të mendimit im të lirë para studentëve maqedonas, lidhur me historinë e popullit shqiptar, kam qenë i pezulluar 20 vjet nga ana e Universitetit  të Manastirit, kurse magjistrimi dhe doktorimi, më zgjatën plot 12 vjet,, i jam përgjigjur  pyetjes të një gazetarit provokues nga Manastiri, kurse një tjetrit i kam thënë: ,,Lirinë e mendimit,  aqë tepër e preferoj sa që, edhepse, jam autor i rreth 500 shkrimeve publicistike, nga sfera e historisë, ose të mijra faqeve, baraz me rreth 20-30 libra të formatit mesatar, këto të dytat nuk i kam preferuar, sepse, përveç shpenzimeve materiale, të cilat më mungonin, zakonisht kërkojnë recenzent, që do të thotë përzjerje në lirinë personale të autorit  për një ngjarje ose personazh të caktuar, gjë që, pothuajse nuk ndodh me shkrimet  gazetareske, publicistike, të cilat i kam praktikuar dhe i praktikoj vazhdimisht, duke ua dedikuar lexuesëve të rëndomtë, të cilët nuk kanë patur mundësi të njohin historinë e kombit të vet, gjë që nuk vlen  me njerëzit e shkencës, të cilët, janë të informuar,ose lehtë mund të informohen përmes internetit, siç është ajpedi, të cilin, për shkak edhe të shtrenjtësisë, nuk e posedon dot çdo njeri. Për ndonjë duket sikur dola njëçikë nga tema, por  nuk është ashtu, sepse e tërë  kjo ka të bëjë me  ngjarjen në fjalë, gjegjësisht me lirinë e sicilit, a do shkruajë shkurtë ose gjatë, a do përdorë stil të lartë, ose popullor për ta kuptuar çdo lexues, pa marrë parasysh nivelin e shkollimit të tij.

Pyetja rreth marshit në Paris

,,Ka ndodhur një gjë  tepër e qëlluar, por do të ishte edhe më e qëlluar sikur një veprim të tillë ose të ngjajshëm Franca, mos them Evropa, të organizonte edhe lidhur me masakra të tjera më të tmershme se kjo, siç janë  veprimet kriminele, morbide megalomane dhe fashizoide të regjimit serb ndaj popullatës të pafajshme shqiptare etj.,,i jam përgjigjur një të interesuarit  nga Shqipëria  duke shtuar se vetëm atëhere katër  përfaqësuesëve  tanë do t iu kishte edhe më tepër  hije dhe lezet të shkojnë në Paris, edhepse, kishin qëllim të mirë, sepse nga dy të këqiat zgjodhë atë më të përshtshmen,,-i them ati, duke  e njoftuar edhe me mendimin  e një tjetri i cili më tha, citoj ,,Me veprim e saj Franca mori më qafë dhe vuri në sëklet  tërë ato shtete  që u solidarizuan me të, të cilat tani, duke përfshirë edhe Shqipërinë,   në vend që të merren me problemet e popullit, duhet të preokupohen me mbrojtjen e vendit nga sulmet  eventuale islamiste gjë që kërkon jo vetëm mund por edhe shpenzime të mëdha,, i tregoj pra bashkëbiseduesit  shqiptar  mendimin e  këti    pa njohuri për mua, i cili e përfundoi me thënien popullore, përsëri citoj ,,Pjesëmarësit i futën këmbës gjemb aqë të thellë saqë nuk ka doktor që t ua largojë kollaj,, opinion ky të as nuk e përkraha poe as nuk e demantova dot.

Pyetja e një sllavo-maqedonasit, me botkuptime proserbe dhe  albanofobe.

Pa u prezentuar më shtroi një pyetje nga e cila kuptohej se çfarë yrneku njeriu është ai. Për arësyet që i theksova më sipër, nuk e refuzova dot, por, kur  vura re që e tepëroi me pyetjet  provokative dhe  u ,,xhindos,, me disa përgjigje të mia, nuk munda të  frenoj durrimin pa i thënë se ,,ka zëra që thonë, me të cilat, personalisht nuk pajtohem fare, që, e tërë kjo është bërë  apostafat  për të kompromituar islamizmin, ose për çështje biznisi, gjë që u dëshmua, sipas zërave në fjalë, me shitjen maramëndëse të gazetës me karikaturën e profetit,, i them unë ati, pak si me tërsëllëm, dhe, kur pas kësaj, në shenjë mospajtimi bëri pyetje edhe më provokative, ja mbylla telefonin, por çfarë do prodhojë kjo sjellje e ime, që nuk është në natyrën e karakterit im, edhepse  që ka të bëjë me mendimin e shprehjes së lirë, mbetet të shihet, sepse, siç më tha një nga bashkëbiseduesët e latpërmendur, citoj,, Ligji për fjalën e lirë, ore vëlla, vlen vetëm për maqedonasit, por jo edhe për ne shqiptarët,,. Mu duk i dyshimtë, sepse nuk u prezentua, prandaj nuk e zgjata më.

Një pyetje  sa absurde aqë edhe interesante

,,Mua, kjo ngjarje, më kujtoi vrasjen e vitit 1920, sepse emnusi i tyre i përbashkët është gjakderdhja, si dhe fakti që vrasësit të dy ngjarjeve ishin të nxitur  nga jashtë,, më thotë në telefon një i pa njohur dhe kërkoi të dijë mendimin im. Meqënëse nuk e njihnja, por dukej që njihte mirë historinë, i thashë ,,O zotri i nderuar, pyetja Tuaj është shumë e qëlluar, por përgjigjeja është e komplikuar, prandaj do ishte mirë që të takohemi  dhe të bisedojmë jo vetëm rreth kësaj çështje, por edhe për shumë të tjera të pa zbardhura që na preokupojnë dhe që kanë të bëjnë me hisorinë e popullit shqiptar, posaçërisht nga periudha që ka lidhje me pyetjen e Zotrisë Suaj,,.Nuk e zgjati më, por e mbylli telefonin, pa u prezentuar kush është dhe prej nga është, gjë që flet për pyetje provokative, edhepse, të jem i sinqertë, opinioni i tij nuk është për të anashkaluar.

Si përfundim

Për të mos më keqkuptuar, e pashë të udhës edhe njëherë të theksoj se jam absolutisht  kundër gjakderdhjes, si çdo njeri me mend në kokë, gjë që vlen edhe për  fjalën e lirë, por, sa i takon kësaj të fundit, do kisha sugjeruar që te respektohet fjala e urtë popullore,,Çpomë por mos dalë gjak,, e cila, në lexim të parë, duket tepër e thjeshtë, madje për ndonjë edhe banale, por, sipas  gjykimit im, është me plotkuptim.

Por, më domethënëse dhe si kapak i tërë kësaj ngjarje teroriste, sipas gjykimit tim, është prononcimi i  një gruas së moshuar, e cila, lidhur me karikaturën e Profetit, tha: ,,Shakaja do kripë, por kripë me karar,, Se  çdeshte të thotë kjo plakë analfabete me këtë, po ua lë lexuesëve ta komentojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: