Pëllumb Gorica: Heshtja kërkon të harrohesh
| E Merkure, 14.01.2015, 07:33 PM |

HESHTJA KËRKON TË HARROHESH

 

PËLLUMB GORICA

 

NË BALTOVINËN TËNDE

 

Në baltovinën tënde vallen e hedh,

egoizmi yt si mulli shkatërrimtar,

frikshëm, në palcë të rrëqeth,

sa kuja plaset në buzën e tharë.

 

O mishërim i pangopësisë së pasionit,

je mizori e ditës, si një kockë në fyt;

i zhytur në llumin e unit,

një grimcë e errët, ky portreti yt!

 

E pluhrose ngado thekshëm pafajësinë,

Si një fytyrë e vrazhdë e urrejtjes,

përplas mlleftas fatet e tjetrit papushim,

të ngjitësh në piedestal fatalitetin e vetes.

 

 

JE SI DIELL I FTOHTË

 

Si ëndërr po humb në sytë e mi,

s’je pranverë, por dimër me acar,

edhe pse në dukje shfaq  bukuri,

këngën e zemrën ti ma ke vrarë.

 

Akull, brymë je diku në pafundësi

por qielli sot është pak më ndryshe

e fjalët m’i hedh para vetes me neveri,

me dashurinë që vret në ndryshkje.

 

Prej teje si udhëtar pa stacion largohem,

s'më pëlqen qielli i zënë nga retë,

po shkoj drejt zemrash që përmallohen,

të gdhend mes buzëve një këngë sonet.

 

 

HESHTJA KËRKON TË HARROHESH

Një krimineli

 

U largove nga bota me një rënie,

theve qeshjen nën peshën e ndërgjegjes,

me heshjen pagove një lot të ngrirë,

si hermetik durove orët e prehjes.

 

Me sytë e ngrirë si manekin,

kudo ke mbjellur errësirë.

O trup katran, o i pashpirt,

tek ti historia vetëm nxin.

 

Mbi libër jete gdhende vdekje,

me farë dhimbjesh të pangour,

kjo kohë ka shumë uri dhe etje,

dhe ty me brryl të shtyu pasosur.

 

 

KY ËSHTË MASHTRIM

 

Si fytyrë e lotëve të ditës,

më fut në mijra labirinthe,

asosacion ngjyrë gri i jetës,

më ngjall brengën këlthitëse.

 

Ti shpesh më errëson dhe ditën,

trazon e heq fantazinë e këngës,

unë jam sfungjer ngopur me kthimën

lermë, lermë të tretem pakëz.

 

Në shpirt më ulesh si një shi,

me sy të shuar gjithë pendim,

rënkon për kohën gjithë mërzi,

por nuk bindem… është mashtrim.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: